2017-01-29

Kush është Xhorxh Soros, miqësia me Ramën dhe cilat janë teoritë konspirative për të


PROFIL/ Kush është Xhorxh Soros, miqësia me Ramën dhe cilat janë teoritë konspirative për të

Emri i miliarderit Xhorxh Soros është familjar në Shqipëri.

Së fundmi, duke përfituar nga fitorja e Trump në SHBA, ishte Kocco Kokëdhima ai që e vuri theksin te George Soros.

Kokëdhima tha se i shikon si të rrezikshme implikimet e fondacionit të Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, duke nënvizuar se shpresonte që presidenti i ri amerikan “do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri”.

“Për sa i përket aktivitetit të Fondacionit Soros këto vitet e fundit që ka lidhje kryesisht me interesin e këtij fondacioni për të ndikuar në zhvillimet politike në Shqipëri, unë personalisht e çmoj si të padobishme për vendin tonë këtë gjë”.

Soros është i njohur për mbështetjen e kandidatëve të majtë në shumë vende të botës përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, ku në fushatën e fundit, mbështet hapur Hillari Klintonin.

Soros është mik kryeministrit Edi Rama. Madje shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar edhe në dasmën e tretë të multimiliarderit para tre vitesh.

Ndërkohë që Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë.

Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko-social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacionit Soros në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeministri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama. Ndërkohë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës i dha Sorosit titullin “Qytetar Nderi”.

rama-soros

Ndërsa për herë të dytë ishte në dhjetor të 2014-ës, ku përveç një darkë me mikun e tij Rama, Soros zhvilloi një takim edhe me Lulzim Bashën.

Kush është Xhorxh Soros

Xhorxh Soros ka lindur në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Ai i mbijetoi pushtimit nazist dhe largua prej Hungarisë komuniste në 1947-ën për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës.

Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper, i cili pati një ndikim të thellë tek ai. Në 1956-ën, z. Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.

Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979, kur ai nisi të japë fonde për të ndihmuar studentët zezakë që të ndjekin studimet në Universitetin e Kejptaunit. Sot ai është kryetar i Institutit “Për një Shoqëri të Hapur”, si dhe themeluesi i një rrjeti organizatash filantropike. Më 1947 emigron në Angli dhe diplomohet në Shkollën Ekonomike të Londrës më 1952. Pas 4 vjetësh, më 1956 largohet për në SHBA dhe fillon veprimtarinë financiare në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut.

Më 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund), një firmë private menaxhimi e cila jep konsulencë për investimet dhe e ka prezantuar Xhorxh Sorosin si një nga financierët më të suksesshëm në botë. E fillon aktivitetin bamirës më 1979, kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).

Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.

soros-teaser-3_3

Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si Neë School for Social Research (New York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë. Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Teoritë konspirative

Shumë teori konspirative janë krijuar për financierin dhe filantropin amerikano-hungarez George Soros që nga rritja e pasurisë së tij. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me bindjet e tij politike dhe pasurinë e tij financiare. Autori Michael Wolraich e ka përkufizuar fenomenin me emrin “Anti-Sorosizmi”.

Anti-Sorosizmi është përmendur shpesh për shkak të rritjes së përdorimit të teorive konspirative politike anti-Soros në rrethet konservatore dhe nacionaliste.

Sipas një teorie konspirative të famshme, Soros përfaqëson shoqërinë Fabian. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1884 në Britani dhe ata që më vonë themeluan shkollën e famshme sot më të famshme në Britani “LSE”.

Ajo është themeluar nga një çift aristokratësh britanik.

Sipas teorisë konspirative, aty ka qenë i përfshirë edhe Xhorxh Orwell, i cili ka botuar librin “1984”.

Kjo shoqëri ku është i përfshirë edhe Sorosi, parashikonte në 100 vjet të vendosej socializmi botëror.

Atë që ka parashikuar Platoni.

Të gjithë këta janë platonistë dhe kërkojnë ngritjen e një qeverisje botërore.

Teoria konspirative nga Malajzia

Ekziston një dallim për Sorosin, ai shihet ose si pjesëmarrës në treg ose punon për të ndryshuar rregullat që duhet të ndjekin pjesëmarrësit në treg. Sipas Mahathir bin Mohamed, kryeministri i Malajzisë nga vitin 1981 deri në vitin 2003, Soros mund të ketë qenë pjesërisht përgjegjës për rrëzimin ekonomik në vitin 1997 të tregjeve të Azisë Lindore. Sipas Mahathir, në tre vite, Soros bëri investime afat-shkurtra spekulative në tregjet e Azisë Lindore duke u marrë me aksione e pasuri të patundshme. Ndërsa Soros nga ana tjetër tha se Mahathir po e përdorte atë si kokë turku për të fshehur gabimet e tij dhe se Mahthir ishte një kërcënim për vetë vendin e tij. Për vite me radhë deklaratat e të dyve kundër njëri tjetrit kanë qenë të shumta. Në vitin 2006, gjatë një vizite të Soros në Malajzi për promovimin e librit të tij, ai u takua me Mahathir për herë të parë, dhe Mahathir e pranoi se nuk e shihte më Sorosin si përgjegjës të krizave financiare.

Teoria konspirative e Glenn Beck

Më 9 nëntor të vitit 2010 moderatori amerikan konservator Glenn Beck transmetoi një program një orë të gjatë të titulluar “Mjeshtri i Marionetave” dedikuar Soros-it. Ai ngriti akuza ndaj Soros në këtë emision duke thënë se ai kishte bashkëpunuar me nazistët kur ishte fëmijë dhe shumë njerëz e thërrisnin atë anti-semit. Beck vazhdoi të diskutonte për Sorosin në programet e tij që pasuan duke bërë akuza shtesë ndaj tij. Sipas Beck, Soros me ndihmën e të tjerëve po përpiqet të shkatërrojë ekonominë amerikane për të krijuar një Rend të Ri Botëror.

Teoria konspirative e “tregtimit të drogës” sipas La Rouche

Kandidati amerikan për presidente Lindon LaRouche dhe lëvizja e tij gjithashtu publikuan një raport që pretendonte se Soros ishte lideri i një tregu të paligjshëm ndërkombëtar të drogës. Qëndrimi anti-Soros i LaRouche daton që nga vitet 1990. Akuzat ndaj tij janë përsëritur me kalimin e viteve edhe nga anëtarë të tjerë të lëvizjes së LaRouche.

Disa iniciativa pro-demokratike që mbështesnin Soros janë ndaluar në Kazakistan, Turkmenistan dhe Rusi.

Në vitin 2011, revista Forbes publikoi një artikull të gjerë për George Soros, aktivizimin e tij dhe politikën e huaj amerikane. Në artikull shkruhej: “Soros urrehet sepse shumë aziatiko-qendrorë dhe europiano-lindorë besojnë se ai po përdor paratë e tij për të shkatërruar sistemet politike të tyre. Kjo pikëpamje ka tendencë të nxisë anti-amerikanizmin. Dhe u jep mundësinë diktatorëve të flasin kundër diplomatëve amerikanë”.


*****


Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha gjen një armik të ri, sulmon Xhorxh Sorosin: 
Mes Sorosit dhe Edi Ramës është një grua


Teksa fliste për pengimin e reformës në drejtësi nga kryeministri Rama, Berisha lexoi një sms nga një zyrtar Transparency International, i cili thotë se Rama në bashkëpunim me Sorosin shkarkoi grupin e punës që do të merrej me raportin për matjen e korrupsionit në Shqipëri

“Dardha e ka bishtin mbrapa dhe dardha është Xhorxh Soros, kam marrë emaile për të. Sorosi një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish komuniste. Midis Sorosit dhe Edit, cherchez la femme, po kjo është histori tjetër. Po, po, me dokumente, ja si qeshin, të gjitha këto e dinë këtë”- tha Berisha.

Më tej ai lexoi mesazhin e zyrtarit të TI:

“Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International Berlin si team-leader për të hartuar raportin e anti-korrupsionit për Shqipërinë. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testimet dhe mbledhjet në terren.

Pas dërgimit të katër kapitujve në Berlin, qendra atje u shqetësua shumë. Kam marrë e-maile ku kërkonin përsëritjen e testimeve në mënyrë të paargumentuar në dhjetor 2014. Krejt papritur kërkojnë shkarkimin e krejt grupit dhe pas 3 muajsh fillojnë procedurën për mbylljen e TIA-s në Tiranë.

Edhe sot e kësaj dite unë nuk e di kush e ka vijuar punën në vendin tonë. Skandali që morëm vesh më vonë ishte se ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri, i cili me pritshmëri të lartë u thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta.

Drejtori ekzekutiv i TI në Berlin është ish kryetar i Bashkisë së Budapestit, lidhje e ngushtë i George Soros dhe mik i Edi Ramës. Në vizitën në Berlin në gusht 2014 Rama zhvilloi një takim kokë për kokë me mikun e Soros dhe siç duket i la porosi të mos dëmtojë statistikat.”


No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...