Pas vrasjes së bujshme të ambasadorit rus në Ankara Andrei Karlov , kanë shpërthyer edhe polemikat.
As në këtë rast nuk mungojnë konspiracionet që britanikja “Indipendent” i ka renditur disa prej tyre.
Në Turqi, disa media të dorës së dytë të afërta me presidentin Erdogan dhe që shohin konspiracione në çdo ngjarje si “Yeni Shafak” akuzoi klerikun mysliman me bazë në SHBA, Fetullah Gylen.
Mediat ruse shkruajnë se përkrahësit e kësaj teorie nuk ka bazë reale për përfshirjen e Gylen në vrasje, pasi organizata e drejtuar prej tij “Hizmet” kurrë nuk është përfshirë në mënyrë aktive në konfliktin sirian.
Mënyra se si u soll vrasësi dështojmë se ai është një pjesëtar i grupeve salafiste terroriste.
Dhe kjo ka ndodhur edhe për një arsye tjetër; forcat qeveritare siriane mundën së fundi grupet salafiste në Siri.
Por, të tjera mediat pro qeveritare turke, akuzuan agjencinë qendrore inteligjente të Shteteve të Bashkuara, CIA, se qëndronte pas aktit.
Zyrtarë të lartë rusë thanë se pas sulmit qëndronte një vend i NATO-s, ndërsa vetë Presidenti Putin e konsideroi sulm terrorist.
Të tjerë publikuan fotografi të shumta të vrasësit të pretenduar, sipas të cilëve polici 22 vjeçar ishte pjesë e partisë së Erdogan dhe mbështetës i saj.
Spekulimet nuk përfunduan këtu, pasi të tjerë thonë se ambasadori nuk është vrarë me të vërtetë.
“Si mundet që dikush që qëllohet 8 herë me plumba të mos ketë asnjë njollë gjaku? Si e vunë në skenë vrasjen?”-shkruan dikush në Twitter.
Të tjerë janë të mendimit se gjithçka ishte një skenar i Presidentit turk Erdogan, i cili ka “planifikuar gjithçka” në mënyrë që të përshpejtojë shpërbërjen e lidhjes ruso-turke.
Megjithëse kjo duket e pabesueshme, një teori tjetër më reale është që ai do ta përdorë edhe këtë rast për të konsoliduar pushtetin e tij në emër të sigurisë, duke goditur kështu kritikët siç ndodhi me rastin e grushtit të shtetit të dështuar.
Të tjerë thonë se në vrasje është përfshirë direkt presidenti sirian Bashar al-Assad duke e shoqëruar edhe me motivet përkatëse. Assad dëshiron që të ketë një “thyerje” të marrëdhënieve turko-ruse, ku të fitojë Rusia që e mbështet fuqishëm atë dhe kjo do t’i hapte rrugë për t’u hakmarrë ndaj palës turke.
Videoja e vrasjes e shpërndarë në mediat botërore është e një cilësie shumë të larta të ngjashme me videot e prodhuara nga ISIS.
Nga vrasja, shfaqen fotografi me rezolucion të lartë të marrë nga fotografët në vendin e ngjarjes dhe pyetja është: si mundet të fotografosh kur në sallë shkrepen armët?
Të tjerë e lidhin me ngjarjen e vitit 1914 ku u vra në Sarajevë Franz Ferdinant që shkaktoi Luftën e Parë Botërore.
No comments:
Post a Comment