Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq falenderon homologun grek Alexis Tsipras për mosnjohjen e Kosovës


Kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij grek Alexis Tsipras, i cili ndodhet për një vizitë në Beograd.

Në këtë takim, Aleksandër Vuçiç ka falenderuar Alexis Tsiprasin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, në këtë takim dy homologët kanë biseduar për rrugën për në të ardhmen europiane të dy vendeve.

Në një deklaratë për medie, Vuçiç ka thënë se ka folur me homologun e tij se në pranverë do të zhvillojnë një takim në Selanik, për rë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për projektin e ndërtimit t hekurudhës më të mirë në rajon që do të lidhë Beogradin me Selanikun.

No comments:

Post a Comment

Shumica e diktatorëve përfundojnë pas hekurave ose në arkivol

  Ali Hertica Një lider nuk është domosdoshmërisht një mjeshtër i të gjitha zanateve që është ose mund të jetë efektiv në të gjitha situatat...