Drejtori i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AAKI), Agron Selimaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Selimaj i ka njoftuar me vendimin e tij për dorëheqje Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, dhe Kryeministrin Isa Mustafa.
Në letrën e dorëheqjes, e cila është publikuar në faqen e AKI-së në internet, e cila është klasifikuar si “E KUFIZUAR”, nuk jepen arsyet e dorëheqjes.
Në letër lihet të kuptohet se Selimaj do të largohet nga AKI për të filluar “një kapitull të ri” në jetë.
“Pas një kohe te gjatë (me shumë se 7 vite), po besoj se tani është koha që unë dhe familja ime te fillojme një kapitull te ri ne jetën tone”, thuhet në letrën e Selimajt.
Letra e plotë:
“Te nderuar,
Përmes kësaj shkrese ju lutem ta pranoni me shumë respekt Kërkesën time për lirim nga detyra e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Pas një kohe te gjatë (me shumë se 7 vite), po besoj se tani është koha që unë dhe familja ime te fillojme një kapitull te ri ne jetën tone.
Ka qenë nder dhe privilegj i veçantë te ju shërbej z. President Thaçi dhe ju z. Kryeministër Mustafa. Këtë nder dhe privilegj ja dedikoj edhe Presidentes Jahjgaja dhe Presidentit Sejdiu. Gjithashtu, falënderoj për bashkëpunim të gjithë anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI.
Këto vitet e udhëheqjes së grave dhe burrave të Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë kanë qenë ndër vitet më të suksesshme të karrierës time. Çdo ditë qe kam kaluar ne AKI ka qenë kënsqësi dhe nder për besimin tuaj.
Puna, angazhimi dhe përkushtimi i punonjësve te AKI ka ofruar ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare te vendit tonë. Jam shumë krenar qe kam udhëhequr dhe shërbyer me gratë dhe burrat me te devotshëm te Republikës se Kosovës. Profesionalizmi i tyre ka bërë që vendi jonë të jetë me i sigurt se asnjëherë me parë.
Jam shumë mirënjohës bashkëpunëtorëve me te ngushtë dhe te gjithë kolegëve te aKI te cilët i besuan lidershipit tim. Ka qenë kënaqësi të ndihmohem nga çdonjëri prej tyre.
Përmes kësaj shkrese, falënderoj çdonjërin që ka pasur mundësi te punoj personalisht me mua dhe stafin e AKI. Kam pasur kënaqësinë të jem pjesë e ekipit me te privilegjuar dhe te gjithë do te me mungoni.
Ju falënderoj për mundësintë qe me ofruat ti sherbej kombit tonë.
Ju uroj sukses ne udhëheqjen e shtetit tonë te dashur.
Me respekt”
Emrat më të lakuar për shef të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) janë: ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, si dhe Fisnik Rexhepi, ish-këshilltar politik i ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, dhe Fisnik Rexhepi, ish-këshilltari i ministrave, Bajram Rexhepit e Bekim Çollakut, përmenden si kandidatë potencialë për postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ish drejtori i AKI-së zt. Agron Selimaj
Pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm të AKI-së, Agron Selimajt, në bazë të Kushtetutës presidenti së bashku me kryeministrin pas konsultimit me Qeverinë duhet ta emërojnë drejtorin e kësaj Agjencie.
Ambasadori Ylber Hysa
Në anën tjetër, drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se është shumë e rëndësishme që në këtë post të emërohet një person profesionit, prandaj apelojnë që emërimi i shefit të AKI-së të bëhet mbi baza të preferencave partiake.
Fisnik Rexhepi
Ndërsa Fisnik Rexhepi, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe më pas edhe i atij për Integrime Evropiane, Bekim Çollakut, ka thënë se nuk është kontaktuar nga zyrtarët e lartë qeveritarë për këtë çështje.
“Nuk e di, unë kam angazhime të reja tash, akademike dhe profesionale, kështu që jam i fokusuar tërësisht në atë drejtim”, është përgjigjur Rexhepi...
No comments:
Post a Comment