Faleminderit ushtarë Zvicëran !
Përderisa Greqia ka filluar masat represive ndaj ushtarëve që bënë gjestin e shqiponjës me duar, ushtria zvicerane i përshëndetë të gjithë shqiptarët kudo janë me gjestin e shqiponjës së bukur dykrenare.
Faleminderit, Zvicër!
__________________________
Greqi, 60 ditë burg për ushtarët që bënë shqiponjën
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka thënë sot se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.
Kështu, Mono Neës shkruan sot se kjo masë është kërkuar nga kreu i shtabit dhe është maksimumi i dënimin disiplinor që jepet për anëtarët e ushtrisë greke.
Kërkesa është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pritet që të firmoset nga Kamenos. Pas kësaj, nuk dihet fati i ushtarëve, nëse do të përjashtohen nga ushtria ose jo.
Fotoja ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, por ndërkohë, historiani Arben Llalla ngre pikëpyetje për origjinën e ushtarëve, raporton “Panorama”.
Ai shkruante dje se ata mund të jenë grekë, pasi identitetet e tyre nuk janë zbuluar kurrë dhe nuk ka asnjë reagim as të familjarëve.
Sipas tij kjo mund të jetë një lojë e qarqeve greke për të sabotuar tryezat e përbashkëta Greqi-Shqipëri.
********
Vetë ministri i Mbrojtjes në Greqi kërkoi dënim maksimal për këta ushtarë, madje pritet që për ta të mblidhet parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme.
Një veprim absolutisht i pamenduar gjatë nga këta ushtarë shqiptarë, mesa duket do të rezultojë fatal për ta. Pavarësisht faktit se foto të tilla kanë bërë edhe ushtarë shqiptarë në Itali, Amerikë, Francë, madje edhe qytetarë të këtyre vendeve, konkteksti historik në të cilën ndodhet Shqipëria dhe Greqia, bën që shteti ynë fqinjë çdo veprim të shqiptarëve ta marrë si provokim lufte, edhe nëse nuk është aspak kështu.
Kjo duket edhe në “terrorin” që Policia greke ka ndërmarrë si aksion ndaj shqiptarëve për të kjthyer për në vendlindje këdo që është pa letra. Rasti konkret ka ndodhur mbrëmë me një të ri, i cili tha se sapo kishte mbaruar punën, kur po kthehej në shtëpi, dy motorë të Policisë greke i presin rrugën dhe i kërkojnë dokumentet. Ai shkroi menjëherë pranë JOQ, për të paralajmëruar të gjithë shqiptarët e tjerë që të bëjnë kujdes në këto ditë.
“U habita se kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë, por që pas fotografisë së ushtarëve gjendja është acaruar edhe për ne të tjerët. Duke qenë se nuk më ka ndodhur më parë të më ndalë policia greke në këtë mënyrë, nuk i kisha marrë letrat me vete dhe u thashë që i kisha harruar në shtëpi. Ata më çuan menjëherë në komisariat. Nga aty telefonova familjen që më sollën letrat. Po u them të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Greqi, këtë kohë mos lëvizni pa letra. Edhe diçka tjetër, për mendimin tim ushtarët që kanë bërë shqiponjën kanë bërë gabim shumë të madh.”
********
Grekët i kap “makthi”, publikohet foto tjetër me shqiponjën në ushtri
Pak minuta më parë në agjencitë e lajmeve greke po qarkullon një lajm ku ka dalë në dritë një tjetër foto me një ushtar me uniformë të ushtrisë greke, i cili bën shqiponjën.
Megjithëse ende nuk dihet origjina dhe vërtetësia e kësaj fotoje por duket se autoritetet janë vënë në alarm pasi nuk dihet nëse këto janë episode të izoluara apo është një fenomen që ndodh kudo në Greqi pa rënë në sy të drejtuesve grekë, raporton Newsit.gr.
Nëse kjo foto është origjinale, ky do të ishte një problem i madh për Greqinë pasi thuhet se kjo foto është bërë në një repart serioz dhe tepër sekret.
No comments:
Post a Comment