Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/01

Murat Geci : Letër nga Tirana

OLTJONA SELAMAJ, NË LIBRIN “KUR FLASIN ZEMRAT…”

Nga: Prof.Murat Gecaj,publicist e studiues

Siç është bërë e ditur dhe më parë, ka dalë nga shtypi dhe është në qarkullim libri im, “Kur flasin zemrat…”(Tiranë, 2016).  Në këtë botim të ri flitet për afër 65 poete e shkrimtare, artiste e veprimtare të njohura (shoqëruar me mjaft fotografi): nga Shqipëria, Kosova e trojet tjera amtare. Gjithshtu ato janë nga ngulimet e shqiptarëve, si në shtete të ndryshme të Evropës, por dhe në Amerikë e Kanada.Librin në fjalë e pason ai i mëparshmi, “Për ju, krijuese” (Tiranë, 2015), ku është shkruar për 91 shqiptare të tilla.

Ndërmjet shkrimeve, për krijimtarinë e këtyre mikeve krijuese, kam patur  kënaqësinë që të botoj  edhe atë me titullin, “Oltjona Selamaj përuron dy libra poetikë, në “Art Galery”-Tiranë, në faqet 104-107. Në të, flitet se kjo autore, në shtator 2015, paraqiti përpara lexuesve të interesuar kryeqytetas përmbledhjen me poezi, “Panorama e shpirtit”.Ai ka 105  faqe dhe përmban 95 poezi të bukura, të ndara në katër cikle: “Pakëz qiell, nga ky qiell”, “Magneti i syve”, “Jam engëll i dërguar” dhe “E veçanta ime”.

Hyrjen e librit e ka shkuar  Kristaq F.Shabani. Ndërsa edhe vetë Olta, aty ka pak radhë. Ndër të tjera, ajo shkruan, me sinqeritet: “Në adoleshencë,  shpërthimi i ndjenjave poetike ishte një llavë e pandalshme vullkani emocional, ku gjeja qetësi e paqe, në kërkim të botës dhe vetëvetes…Poezia ishte mikja ime më e sinqertë, pasqyra e çdo ndjenje të brendshme, e cila, me fjalët e saj,  herë të ëmbla e herë të ashpra, më bënte të kuptoja më mirë ndjesitë e mia për botën e njerëzit, natyrën e problematikat sociale…”.

Libri tjetër me poezi, në gjuhën italiane, i cili u përurua po atë ditë, e ka titullin “Angelina luce”(“Drita engjëllore”).

Po, Oltjona  nuk e ka ndërprerë me kaq krijimtarinë e saj poetike. Megjithëse në emigracion, pra më banim në Rimini të Italisë, ajo gjen fymëzimin të shkruaj prsëri poezi të bukura. Ndër to, janë edhe ato kushtuar  vendlindjes, mallin e pashuar për njerëzit e saj më të dashur e të respektuar, për Shqipërinë, të cilën e mban prherë në mendje dhe në zemër.

...Me këtë rast,  i urojmë nga zemra autores Oltjona Selamaj: Shëndet të mirë, arritje në çdo fushë të jetës dhe krijimtari të pandërprerë poetike,  sasiore dhe sa më cilësore! Shpresojmë dhe besojmë që ajo, përsëri, do të kthehet ndërmjet lexuesve të kryeqqytetit tonë, për të përuruar libra të saj.

Tiranë, 1 shkurt 2017

.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...