Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takohet me sekretarin e NATO-s:
Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, njofton kumtesa presidenciale.
Në takim me sekretarin Stoltenberg, presidenti Thaçi ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se me përkushtimin e tyre kanë arritur që të jenë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë.
“Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik”, u shpreh presidenti Thaçi.
“Aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO”, shtoi ai.
Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë biseduar edhe për angazhimin e autoriteteve kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun me Serbinë dhe raportet fqinjësore me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Përveç me presidentin, Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq.
Thaçi dhe Stoltenberg nuk kanë dhënë deklaratë për media ndërsa është paraparë një konferencë e përbashkët të sekretarit të NATO-s dhe kryeministrit të Kosovës.
*******
Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformimit të saj në një Forcë të Armatosur, Stoltenberg tha se NATO mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, kurse transformimi mbetet çështje ligjore që duhet ta zgjidhin institucionet e Kosovës.“NATO është e përkushtuar ndaj ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Ne nuk vendosim për këtë strukturë, vendosë vetë Kosova:, ka thënë shefi i NATO’s.
Isa Mustafa: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, peng i serbëve
Kryeministri i vendit Isa Mustafa, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media tha se Kosova ka nevojë për ndihmë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, pasi kjo çështje ka mbetur peng shkaku i deputetëve serbë.
Kryeministri Isa Mustafa, ka falënderuar për vizitën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke cilësuar këtë vizitë si një nder për institucionet e Kosovës si dhe për hapat që ka ndërmarrë Nato, në rritjen e bashkëpunimit me Kosovën.
“Më 5 dhjetor 2016 kam marrë pëergjigje në letrën time për bashkëpunim në shumë fusha si në bashkëpunimin praktik me NATO-n, për edukime, trajnime, logjistika, për pjesëmarrje në aktivitete të NATO -s, si dhe për përfshirjen e FSK –së, në aktivitete te caktuara. Kosova e vlerëson rolin e NATO-s”, ka deklaruar Kryeministri Mustafa.
Ky i fundit ka siguruar, Stoltenberg, se subjetet e politike në Kosovë pa dallim si pozita ashtu edhe opozita, janë deklaruar që Kosova është e angazhguar për integrim në strukturat evropiane.
Më tej numri një i Qeverisë, ka vlerësuar rolin e KFOR –it, duke shtuar, se prania e tij është element i rëndësishëm për paqen dhe ndjenjë e sigurisë, sidomos për komunitetet.
“Qeveria kërkon që të gjitha çështjet t’i zgjidhë përmes dialogut. Kemi normalizm të marrëdhënieve me Serbinë, por kemi pasur provokime sistematike për të cilat jemi marrë vesh në Bruksel që t’i kapërcejmë me paqe dhe mirëkuptim. Dialogu i deritanishëm ka dhënë rezultate positive dhe mbetet e vetmja alternativë në të ardhmen. Ju garantoj se popullata serbe është plotësisht e sigurtë në Kosove dhe askush nuk ka nevojë të shqetësohet”, ka thënë Kryeministri.
Më tej Mustafa është ndalur edhe tek çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. “Do bëjmë përpjekje që me Malin e Zi të kapërcejmë çëhstjen e ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin”, është shprehur Mustafa, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e NATO-s, për transformimin e FSK -së në FAK, pasi FSK –ja, sipas tij, ka bërë të gjitha përgatitjet.
“Ky proces po mbahet peng se nuk kemi përkrahjen e deputetëve serb, për shkak të ndikimit të Sebisë, dhe jo vullnetit të tyre”, ka thënë Mustafa. Sipas të njëjtit, Kosova ka bërë përparime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në lufytën kundër ekstremizmit të dhunshgëm dhe terrorizmit
Ndërsa në lidhje me pyetjen, se a janë të cënuar kifinjtë e Kosovës, Kryeministrit Mustafa, ka thënë se nuk ka informacione, nga institucionet e sigurisë për një gjë të tillë.
“Nuk kam informatë për cënim të territorit të Kosovës, po cënohemi me deklaratat dhe fushata, por nuk kemi informacion për cënim teritoresh”, ka thënë Mustafa.
Treni është nisur nga Beogradi dhe jo nga Rusia. Ne nuk do të dëhsironim të kemi marrëhdnëi të këqija as me Serbinë dhe a sme Rusinë dhe nuk do të dëshironim që dhuratat që I jepen Serbisë të përdorën për qëllime të caktuara në Kosovë.
Më tej kryeministri i vendit tha se Kosova e vlerëson lartë rolin e NATO-s dhe aspiron të jetë anëtare e saj.
“Republika e Kosovës është plotësisht për integrime evropiane dhe euro-atlantike”, tha kryeministri.
Ai tha se prania e KFOR-it në Kosovë është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Kryeministri më tej vlerësoi se Kosova periudhën e fundit është provokuar nga Serbia por tha se janë të interesuar që çështjet me Serbinë t’i zgjidhin përmes dialogut.
Ai tha se procesi i dialogut ka dhënë rezultate dhe mbetet e vetmja alternativë.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se institucionet e Kosovës janë të interesuara t’i integrojnë serbët në Kosovë dhe ai tha se popullata serbe është plotësisht e sigurt këtu.
Mustafa duke folur për fqinjësinë në rajon, tha Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe po bën përpjekje që ta kalojë çështjen e demarkacionit.
Mustafa: Qeveria e interesuar të zgjidh të gjitha çështjet përmes dialogut
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili po qëndron sot për vizitë njëditore në Kosovë.
Mustafa ka thënë gjatë një konference për media se falënderon NATO-n për gjithçka që ka bërë për Kosovën.
“Kosova vlerëson lart rolin e NATO-s dhe aspiron të bëhet pjesë e saj. Të gjitha pjesët e politikës në Kosovë, si pozitë dhe opozitë janë pajtuar për këtë dhe ky është qëndrim i yni i përbashkët. Vlerësojmë lart rolin e KFOR=it dhe shohim se është i domosdoshëm prania e kësaj trupi ende në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, Qeveria është thellë e përkushtuar që të gjitha çështjet përmes dialogut me Serbinë.
“Dialogu është strategjik, mirëpo përkundër kësaj ne kohëve të fundit kemi pasur disa provokime, për të cilat jemi marr vesh ti kalojmë në paqe dhe përkushtim dhe të ndërtojmë një mjedis ku do të mbizotëroj paqja”, ka thënë tutje Mustafa.
Ai tha se deri tani dialogu ka dhënë rezultate pozitive dhe janë të interesuar që të integrojnë të gjithë serbet në institucionet e Kosovës.
Stoltenberg është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi, dersia do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, trupat e KFOR-t, përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kryetari i Mitrovicës Goran Rakiq:
Insistojmë në zgjidhje paqësore
Kryetari i Mitrovicës Goran Rakiq ka thënë se e kanë njoftuar sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg për situatën aktuale në veriun e vendit.
“U pajtuam që KFOR-i të garantojë qetësinë dhe stabilitetin”, ka thënë Rakiq duke shtuar se bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë në një format tjetër.
Sipas Rakiqit tema e atyre takimeve do të jetë fati i murit e që siq tha ai serbët presin qe deri në një marrëveshje tjetër nuk do të ketë vendime të njëanshme.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve përveç Rakiqit në takim me sekretarin e NATO-s kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe kryetari i Graçanicës Vlladeta Kostiq.
No comments:
Post a Comment