Mirëpo vetë Blushi sot ka treguar se ai nuk ka thënë asgjë të tillë. Sipas Blushit faqja që ka bërë këtë postim nuk është e Blushit, por është thjesht anonim dhe false.
Ai ka shkruar sot se u ka kërkuar shumë portaleve që ta përgënjeshtrojnë si lajm sepse nuk e ka thënë ai vetë, por kjo nuk është bërë.
“Shumicën prej tyre i kam komunikuar personalisht për tu thënë se Ben Blushi që kanë cituar nuk është Ben Blushi. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka bërë një përgenjeshtrim formal.
Jam i detyruar ti kujtoj se kjo është e vetmja faqe zyrtare, nga disa dhjetëra anonime, në të cilën mund të marrin mendimet,komentet, fotot, videot dhe aktivitetin tim.
Duke shpresuar se ky keqkuptim është mirekuptuar nga të gjithë u kërkoj portaleve ta postojnë këtë reagim të detyruar dhe të nevojshëm", shkruan Blushi.
No comments:
Post a Comment