2017-01-31

Edvin Kristaq Rama,dikur moti sfidonte ish kryeministrin shqiptar Prof.Dr.Sali Berishën: Vërteto një akuzë dhe unë jap dorëheqjen.Tash pse Rama nuk jep dorëheqje ?...

Edi Rama kryeministri

Kohë më parë Debati për drogën e ka kthyer arenën e Parlamentit në një skenë plot me akuza dhe replika, ku protagonistë ishin kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama si baron të drogës, ndërkohë që Rama e ftoi Berishën që të shkojë në Prokurori, duke theksuar se nëse provohet qoftë edhe një akuzë, ai do të largohej nga jeta publike. Mes Berishës dhe Ramës nuk munguan madje as fyerjet personale.
Rama-Berisha
Duke iu përgjigjur akuzave të bëra nga opozita, kryeministri Rama i kërkoi Berishës që të shkonin së bashku në Prokurori, ndërsa shtoi se nëse në qoftë se vërtetohet vetëm një nga akuzat e opozitës atëherë ai do të jepte dorëheqjen dhe do të nënshtrohej menjëherë hetimit. “Prokurorinë e keni ende nën hijen e frikës nga ai. Gjykatat, nuk diskutohet. Presidentin e Republikës me siguri do ta kishit 100 % me vete në këtë rast, kështu që unë ju bëj një propozim; Ta mbyllim këtu këtë debat dhe të biem dakord që unë, i pari; Saliu, i dyti; adjutanti ke SHQUP-i, i treti dhe gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje të neveritshme të shkojmë një e nga një përpara prokurorëve të çështjes. E, nëse ju do të provoni, jo të gjitha, por një, qoftë edhe vetëm një nga gjithë akuzat tuaja të gjithë këtyre ditëve, që lidhin mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjeshtë dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon, dhe do t’i nënshtrohem vetë ndëshkimit”, u shpreh Rama. Por ish-kryeministri Berisha replikoi duke e akuzuar Ramën se e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e narkotrafikantëve. “Pamë Edi Ramën të cilin me një shpejtësi të rrufeshme shndërroi Shqipërinë në vendin e narkotrafikantëve. Pamë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikut për mushkonja. Se si rriti mushkonjat në aeroplan dhe si ranë rrotat në rërën e Divjakës. Njëlloj siç është i lidhur bloza me tymin është i lidhur Rama me drogën”, tha Berisha ndërsa shtoi më tej se “është mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Evropë që shndërrove vendin tënd në Kolumbi. Me fjalimet e tua më kujtove fjalimin e lamtumirës së Enver Hoxhës”. Pas kësaj deklarate të Berishës reagoi sërish kryeministri Rama duke akuzuar paraardhësin se e ka përbaltur për 20 vjet Shqipërinë. “Mbase, për shkak të moshës dhe mosqenies anëtar i Partisë së Punës, unë nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë një fjalim lamtumire. Se po ta kishte bërë, zotrote do të kishte vdekur nga infarkti, se Hysni Kapo po vdiste dhe t’i i ngele Vitos në prehër. Llogarite të dëgjoje Enver Hoxhën të bënte fjalim lamtumire, do të kishe vdekur në vend. Tani, unë nuk të thashë as ty dhe as nuk ju drejtova gridërisë. Unë të them ty që e ke përbaltur Shqipërinë për 20 vjet, bëhu burrë dhe vërteto një dhe vetëm një nga akuzat e tua”, përsëriti Rama, ndërsa më pas debati degjeneroi në fyerje personale.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...