Pikërisht, si veprimtar në shoqatën “Vëllazërimi”, qe zgjedhja e temës së bisedës.
-Keni mbi dhjetë vjet që i kushtoni kohë organizimit të emigracionit. Si mendoni ju për detyrat e shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi?
Arqile Gjata: Nuk mund të marrë përsipër të flas për gjithë shoqatat. Diçka mund të them për shoqatën “Vëllazërimi” ku i njoh më mirë njerëzit dhe problemet. Bile vetëm mund të them sepse nuk mund as të orientoj, as të rekomandoj. Pra, në kushtet aktuale kur mendoj se shqiptarët nuk jam më emigrantë apo refugjatë, por një Komunitet në proces përshtatje dhe integrimi në shoqërinë bashkëkohore evropiane, bashkëpunimi me forcat intelektuale që kanë vlera dhe aftësi, është detyrë parësore e Shoqatës ‘’ Vëllazërimi ‘’
-Si të kuptohet “bashkëpunimi me forcat intelektuale”? Mos i ka munguar kësaj shoqate ku bashkëpunim?
A.Gj. -Fillimisht dua të rok mendimin se, Komuniteti ynë shqiptar në Greqi, akoma nuk është kristalizuar dhe aq më tepër të jetë i trupëzuar si piramidë shoqërore ( me të gjitha shtresimet e domosdoshme ekonomike, politike e kulturore ) dhe e çliruar nga konceptet frenuese përjashtuese ( selektive ) me prirje partiake, krahinore, a ideore .
Të gjitha këto e kanë burimin tek puna e pamjaftueshme, organizuese dhe programore e shoqatave në vite . Nga kjo mangësi nuk përjashtohet dhe vetë Shoqata ‘’Vëllazërimi ‘’ dhe pse në këto mbi dymbëdhjetë vjet të jetës së saj Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’ ka pasur, ka dhe do të ketë në gjirin e saj si forcë drejtuese, intelektual dhe aktivistë të devotshëm, të cilët kanë lënë gjurmë dhe emër për vete dhe i kanë rritur vlerat shoqatës si shoqata e parë e krijuar mbas viteve 90të.
-A mund të thuash se me çfarë qëllimesh e idesh u krijua shoqata?
A.Gj. -Shoqata u krijua dhe u mendësua si një forcë potenciale intelektuale aktive me pamje të qarta kombëtare dhe demokratike . Besoj se synimi i saj ka qenë i qartë që në krijimi: Veprimtari kulturore-artistike dhe fastive për të ruajtur identitetin e emigrantit shqiptar dhe përpjekje për të ndikuar mbi formulimin e ligjit dhe zbatimin e tij nga institucionet greke që ka lidhje të pashkëputur nga integrimi i këtyre emigrantëve. Ajo forcë intelektuale, që iu bashkëngjit Shoqatës ‘’Vëllazërimi ‘’ në hapat e para, hodhi bazat e një shoqate të trupëzuar me një fizionomi intelektuale, duke shfrytëzuar shkallë–shkallë hapësirat ligjore të drejtësisë në vendin pritës të emigrantëve. Natyrisht, jo gjithçka u zhvillua e qetë dhe pa ‘’përplasje ‘’. Dhe kjo ka arsyet e veta, si pasojë e disa faktorëve : Mungonte eksperienca e pakultivuar tek ne, ajo e emigracionit. Presioni i segmenteve ekstreme greke dhe famëkeqet – operacione “fshesa‘’ ngadalsonin daljen në shesh të forcave të reja. Lënia në harresë dhe pa asnjë përkrahje nga shteti amë etj...
-Praninë e intelektualëve e quajte parësore. A janë afruar ata rreth shoqatës suaj?
A.Gj.-Përvojën, fizionomin dhe portretin Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’ e ka nga puna, gjykimi dhe veprimet e mjaftë intelektualëve cilësorë Ata intelektualë ishin shumë, por po veçoj me vërtetësi: Albert Zholi, Kastriot Kaçupi, Tomor Topore, Petrit Andrea, por sidomos Myftar Kurti ( Tarja ) dhe Remzi Gjika, që si dy burra të mençur e të përkushtuar kanë lënë vlagë në kujtesën tonë . Krahas tyre në vazhdim: Vladimir Prifti, Mihal Jano, Vasil Logo, Mihal Dusha, Met Metani ku spikatin dallueshëm Flutura Tafilaku, Novruz Abilekaj dhe Jani Vaso Me inteligjencë dhe veprim aktiv kanë dhënë kontributin e tyre , Qamile Pajo, Natasha Metani, Evgjeni Gjata, etj. Për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave e gjej me vend të vlerësojmë Grupin polifonik ‘’ Vëllazërimi ‘’, drejtuar nga Kastriot Lekdushi dhe që merr jetë nga gruaja labe Vasilika Kurti.
-A bëhen bilancetë veprimtarisë? Si konsiderohet “biografia” e shoqatës midis jush dhe jashtë saj?
A.Gj- Këto ditë Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’ mbush trembëdhjetë vjetorin e “lindjes” së saj. Bilanci na je kënaqësi të gjithëve që kemi dhënë kontribut brenda kësaj shoqate. Është bilanc me mjaft suksese, me shumë aktivitete, me shumë shtrime dhe zgjidhje problemesh që ka pasur komuniteti shqiptar në Athinë. Aktivitetet e shoqatës janë të shumta dhe tëngulitura në kujtesën e kohës. Ato janë demonstrime për të drejtat e emigrantëve, demonstrime drejtuar kundër veprimeve kriminale të ekstremistëve apo pjesëterëve të policisë, demonstrime për pavarësinë e Kosovës, për përmirësimin e ligjit të emigracionit etj. Kanëqenë veprimtari për fjalën shqipe, për shkollën shqipe., për kulturën shqiptare.
E gjykoj si të pa lejueshme dhe të pa moralshme, për këdo, të hedhësh baltë dhe për më tepër të mohoj punën dhe sakrificat e atyre emigrantëve, të atyre drejtuesve të shoqatave si ‘’ Vëllazërimi ‘’, ‘’ Atdheu ‘’, “Lushnja”,” Shoqata Punëtore”,”Përmeti”të tëtjerave që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe kundër racizmit . Ishin ata drejtues të këtyre shoqatave që morën përgjegjësi, organizuan, drejtuan dhe kërkuan më shumë të drejta për emigrantët, më shumë kushte lehtësuese për tu legalizuar . Ishin ata drejtues të këtyre shoqatave që zhvilluan herë pas here demonstrime të fuqishme, si ato të ideuara dhe drejtuar nga Shoqata ‘’Vëllazërimi ‘’ për çështjen e Kosovës, legalizimit dhe të tjera . Ishte Shoqata ‘’Vëllazërimi ‘’ ajo që mori nismën për organizimin e katër Festivaleve të fjalës artistike dhe të Ditës së Kulturës Kombëtare . Kush i ka jetuar dhe organizuar e di mirë se sa vështirësi dhe pengesa, sa lodhje, punë e përkushtim duhej .
-A i veçon kontributet e shoqatave?
A.Gj.-Nuk më takon të ndaj merita. Në këtë proces integrimi, pune dhe përvoje, çdo shoqatë ka krijuar emrin, frymëmarrjen e vet dhe fizionominë e saj në varësi të rrethanave, shkallës dhe nivelit të drejtuesve dhe kërkesave të anëtarësisë së çdo shoqate veç e veç .
-Si i përjeton nisiativat për riorganizim të emigracionit?
A.Gj.-Për çudi, sot, pas të vjelave, na dalin disa të vetëquajtur koordinatorë dhe iniciatorë, që kërkojnë të nxijnë dhe të fshijnë kontributin e drejtuesve të shoqatave, të intelektualëve, aktivistëve dhe gjithë emigranteve të tjerë që na mbështetnin, duke e radhitur veten e tyre në rolin e aktivistit dhe koordinatorit ‘’të një force intelektuale ‘’ të emëruar.
Duke u pozicionuar në rolin e një aktivisti të vjetër, e shoh të arsyeshme të shpreh mendimin se, duhet të ndahemi nga ideja e keqe ‘’ e përfaqësimit të emëruar ‘’ nga kushdo qoftë ai. Përfaqësimi dinjitoz kërkon dhe drejtues dijitozë, të kompletuar, cilësorë në çdo pikëpamje . Përfaqësimi me kulturë e dije kërkon dhe intelektual të vërtetë si drejtues dhe jo ‘’ intelektual ‘’ të prodhuar nëpër gazeta.
-Ke kundërshtime për këto ide?
A.Gj.-Unë dëshiroj ti them se nuk kundërshtoj, nuk kundërvihem, por::
Drejtuesi i ri thirret prej komunitetit për të bërë një punë, për të kryer një shërbim në të mirë të Komunitetit dhe nuk emërohet .
Drejtuesi i ri është një person që nuk përpëlitet apo të zvarritet dhe t’u ngjitet njerëzve të pushtetit dhe të politikës.
Po ashtu, nuk është aspak e pranueshme për një intelektual, për një publicist, që, si përfaqësues i një grupi të ri, me keqdashësi të mohoj vlerat e njerit- apo tjetrit, kur në të njëjtën kohë autori i shkrimit veçon emra, që nuk kanë vlera intelektuale dhe as veprimtari praktike. Mendoj se të tilla veprime përjashtuese (selekive) dëmtojnë dhe prishin dualitetin ( mirëkuptimin ) Drejtues intelektual +aktivist .
-Atëherë, si mendoni për ecjen më përpara, për ndryshimet e nevojshme?
A:GJ.-Përmenda pak më lartë, se çdo shoqatë tani, ka krijuar modelin, portretin dhe emrin e vet......Prandaj i bëj thirrje anëtarësisë së Shoqatës ‘’ Vëllazërimi ‘’dhe veçanërisht intelektualëve : Ruaje Fytyrën tënde Shoqata ime e dashur !! Preferoj ta them edhe me gjuhën e anglezëve: ‘’ Save the face ‘’ se e kam dëgjuar në një moment domethënës.
-Kuptoj sikur i kërkoni ndryshimet brenda shoqatave. Apo keqkuptova?
A.Gj.-Në fillim të muajit Qershor Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’do organizoi konferencën e radhës për ripërtëritjen, forcimin dhe zgjerimin e saj në kufijtë e komunitetit shqiptar në Athinë. Më thoni një shoqatë tjetër që ka më shumë vlera dhe që kontribuon më shumë se shoqata mbarë kombëtare ‘’Vëllazërimi ‘’ në këto dymbëdhjetë-trembëdhjetë vite!
E thënë me sinqeritet dhe pa vetmburrje, besoj se nuk ka një tjetër të dytë si ajo, që ka disa pika kulmore në punën e saj në shërbim të emigracionit dhe vlerave kombëtare . Kjo është meritokraci e gjithë anëtarësisë dhe drejtuesve në këto vite....
Duke u nisur dhe nga ideja e shprehur në fillim të këtij shkrimi se : Ende akoma komuniteti shqiptar nuk është trupëzuar si një piramidë shoqërore me të gjithë elementët e vet të domosdoshme; ekonomikë, politikë e kulturorë dhe mungesa e një – Lobi - shqiptar, e vendos Shoqatën ‘’ Vëllazërimi ‘’ para një detyre që duhet ta kryej :
Të ketë si drejtues të saj ( që natyrisht nuk i kanë munguar ) intelektualë cilësorë, jo vetëm të prirur por edhe të aftë për të pasqyruar, pontecialin, forcën dhe dinjitetin e emigracionit shqiptarë.
– Ata intelektualë ( veçanërisht figura kryesore) duhet të jenë të vetëmjaftueshëm, të jenë të mbështetur nga shumica e anëtarësisë.
– Ata intelektualë ( veçanërisht figura kryesore) duhet ta ndërtojnë, drejtojnë dhe ta mirë besojnë anëtarësinë duke mbledhur rreth vetes të ndershmit, të menduarit, të përkushtuarit, të rinj dhe të reja, studentë dhe së gjithmonë, veç veprimtarëve të shumtë, një numër të konsiderueshëm intelektualësh.
– Ata intelektualë ( veçanërisht figura kryesore) është koha të punojnë me mendimin e ndritur se, FËMIJËT tanë do quhen Shqiptarë, për sa kohë ata do flasin gjuhën tonë Shqip –
-Dëgjoj: “duhet.. duhet”. Mos nuk janë bërë kështu gjërat?
A.Gj.-Në gjithë atë rrugë që ka shkelur, në tërë ato probleme me të cilat është ndeshur për t’i kapërcyer, në sa e sa arritje dhe vështirësi, është shumë e natyrshme që drejtues të shoqatës sonë, disa herë janë marrë me ‘’ vetveten ‘’ duke fabrikuar koncepte frenuese në raport me kohën dhe fushë pamjen e re që ka emigracioni i integruar shqiptar dhe perspektiva evropiane.e rajonit, brenda të cilit përfshihen, punojnë, jetojnë dhe kulturohen emigrantët..
-A pret ndryshime me këtë frymë që e shtron problemin? Ti, si veprimtarë i vjetër, a je i mbarsur me nevojën e ndryshimit?
A.Gj. –Unë po. Jam bindur. Nga ana tjetër, si anëtar i Shoqatës ‘’Vëllazërimi ‘’, kam besim se shoqata ime e dashur, do e ruaj fytyrën e sajë të bukur, duke pasur më shumë dëshirë dhe mendime për të renë, për intelektualët . Porta e fotografisë së Shoqatës ‘’ Vëllazërimi ‘’ është e hapur për të gjithë, pa përjashtime dhe sidomos ka nevojë për forcat intelektuale dhe të rinj në moshë . Në Shoqatën ‘’ Vëllazërimi ‘’ është dëgjuar dhe po dëgjohet melodia e kohës që përcjell komuniteti shqiptar në Greqi dhe më tej.
Bisedoi: Novruz Abilekaj
No comments:
Post a Comment