2017-01-31

Kosova përsëri ia tregon ‘dhëmbët’ Serbisë: Keni të bëni me shtetin e Kosovës!

Related image

NGA: ERONA BEHRAMI 



“Mendoj se është një hap shumë pozitiv për shtetin e Kosovës dhe në këtë formë ne duhet tu a bëjmë me dije se kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës dhe nuk është më këtu, kush kur të donë dhe saher të dojë dhe me vepru si të dojë. Provokimet e tyre po shihen saktë që i kanë qëllim provokues dhe që nuk janë vetëm këto që i kem pa por këto kanë me vazhdu edhe më tutje, nuk mendoj që ne duhet me na provoku dikush për të ndërmmarrë një hapë, këto janë procedura shtetërore që duhet respektuar çdo kush që do të hyjë në Kosovë”, ka thënë Berisha për gazetën “Bota sot”.

Gjatë ditës së sotme, edhe njëherë shteti i Kosovës ia ka treguar “dhëmbët” Serbisë.

Sot Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ia ka ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës, Alëksandër Vulinit, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e Serbisë.

“MPJ e Ks ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksandër Vulinit e cila ishte paraparë të ndodhte sot”, ka thënë Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Enver Hoxhajt.

Ky veprim i Ministrisë së Punëve të Jashtme është mirëpritur nga opinioni publik në Kosovë.

Deputeti Sadri Ferati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, ka thënë se ky është edhe një rast më shumë që dëshmon për seriozitetin e institucioneve të Kosovës.

“Edhe në këtë rast siç shihet, urdhëresat e institucioneve të republikës së Kosovës do të fillojnë më u zbatu nga zyrtarët serbë dhe ata duhet të kenë kujdes se si sillen në Kosovë për të mos pas nevojë me u nda në urdhëresa të tilla. Ajo lidhet sidomos me hyrjet ilegale ne Kosovë”, ka thënë Ferati.

Refuzimin e ministrit serb, Aleksandër Vulin, për të hyrë në territorin e Kosovës e ka vlerësuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha.

Sipas tij, ky është një hap pozitiv në rrugën e drejtë të shtetit të Kosovës, për mënyrën se si duhet të sillet një shtet.

“Është momenti i fundit dhe afati i fundit që ne të sillemi si shtet edhe unë e vlerësoj shumë këtë hapë dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Mendoj se është një hap shumë pozitiv për shtetin e Kosovës dhe në këtë formë ne duhet tu a bëjmë me dije se kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës dhe nuk është më këtu, kush kur të donë dhe saher të dojë dhe me vepru si të dojë. Provokimet e tyre po shihen saktë që i kanë qëllim provokues dhe që nuk janë vetëm këto që i kem pa por këto kanë me vazhdu edhe më tutje, nuk mendoj që ne duhet me na provoku dikush për të ndërmmarrë një hapë, këto janë procedura shtetërore që duhet respektuar çdo kush që do të hyjë në Kosovë”, ka thënë Berisha për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, deputeti Nait Hasani nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka dashur të komentoj rreth kësaj çështje duke thënë se me këtë duhet të merren institucionet përkatëse.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ndalimin e ministrit Vulin për të hyrë në Kosovë, e ka cilësuar si paralajmërim për fushata zgjedhore.

Sipas tij, ky veprim flet se politikanët në mungesë të aftësisë krijuese të partneritetit, po e rikthejnë sërish retorikën e konfliktit.

“Mendoj që është një paralajmërim për fushata zgjedhore. Politikanët në përgjithësi në Ballkan me mungesë të vizionit dhe aftësive për të krijuar politika progresive dhe agjende partneriteti kanë filluar që të rikthejnë retorikën e konfliktit. Ndalimi dhe mosrespektimi I ndërsjellët para mediave tregon se sa pak e respektojnë votuesin dhe krijojnë situata të cilat nuk i kontribuojnë ndërtimit të marrëdhënieve të mirëbesimit”, ka theksuar Abazi.

Ndërsa analisti i çështjeve politike, Jeton Kelmendi, duke folur për temën në fjalë, ka thënë se ndalimi që i është bërë ministrit serb nga Qeveria e Kosovës, më konkretisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në kushte normale do të duhej të ishte një gjë normale, por dyshon të jetë vendim i Qeverisë.

“Këtij personi dhe shumë personave të tjerë zyrtarë në Qeverinë e Serbisë u është ndaluar disa herë dhe më pastaj u është lejuar, kjo është vetëm një lojë biznesi që e bënë Qeveria sa për ta rikthyer sado pak për ta ruajtur atë autoritetin. Kjo Qeveri e ka humbur besimin nga qytetarët, madje, them se kësaj qeverie nuk i besojnë as vetë zyrtarët e kësaj qeverie. Unë ju them që sot se do t’a lejojë, se kësaj qeverie është vështir për ti besuar në qoftëse shikojmë sadopak të kaluarën e saj dhe premtimet e saj që kurrë nuk janë realizuar as për dy për qind. Këtë ndalim që mund ti ketë ardhë nga qeveria e Kosovës, sigurisht se paraprakishtë do të mund ta ketë marrë vizën për një ndalim të tillë nga Ambasada që dihet se cilat janë ato të huaja në Kosovë, sepse Qeveria kokë më vete ose me lejen e Kryeministrit, Isa Mustafa apo të Kryepresidentit, Hashim Thaci, përfundimisht se nuk e kanë guximin për asnjë gjë amo bash për asgjë, pra dhe ky ndalim qoftë se formalisht është bërë nga institucionet e Qeverisë së Kosovës” ka thënë analisti Kelmendi.

Por ndryshe mendon analisti Skënder Zogaj. Ai e ka vlerësuar mjaftë pozitiv refuzimin e ministrit serb, duke theksuar se pas ndalimit të trenit, ky është edhe një hap më shumë që tregon se Kosova po funksionon si shtet i pavarur.

“Me ndalimin e trenit të teletisur me xhingla-minglat ikonografëve kripto ortodokse serbe, institucionet e Kosovës e kanë paralajmëruar Serbinë se, ka përfunduar loja e kukuvajkave dhe se, Kosova do të fillojë të funksionojë si shtet i lirë dhe i pavarur. Reciprociteti do të jetë mënyra e mëtutjeshme e raporteve fqinjësore, nëse Serbia e dëshiron këtë ofertë e nëse jo, mundemi me jetua shpinë për shpine. Ndalesa e hyrjes në Kosovë e Aleksandër Vulinit, është gjëja më e rëndomtë që ka me i ndodh gjithmonë kendezëve nga pashallëku i Beogradit, të cilët duhet ta mësojnë se Kosova është djep i shqiptarëve dhe shqiptarët e përkundin sipas qejfit të tyre. Pra, kam bindjen e thelle se kjo ndalesë do të jetë e plote kuptimte institucionale dhe se, seriozisht duhet të aplikohet pa asnjë lloj lëshimi”, theksoi Zogaj.

Ndryshe, Vulin, sot është dashur të marrë pjesë në ceremoninë ku shënohet 100 vjetori i betejës së Toplicës në veri të Kosovës. Ndërkaq në muajin janar, Kosova ia ka refuzuar kërkesën edhe presidentit serb, Tomislav Nikoliq ta vizitojë Kosovën.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...