Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/01

Cikël Poetik nga Adem Zaplluzha



Adem Zaplluzha

Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 01.02. 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.

Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit.

Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë.

Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”.

Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij.

Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup.

Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan.

 Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002

Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe.

Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.

Disa nga veprat letrare :

“Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1974
“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995
“Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996
“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997
“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2000
“Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2007
“Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
“Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
“Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2008
“Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
“Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009
“Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
“Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009
“Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2009
“Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2010
“Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot, 2010
“Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
“Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot, 2010
“Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2010
“Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2010
”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2010
”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
“Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
“Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2010
“Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
“Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
“Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2011
“Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
“Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Sa afër e sa larg”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Vallja e zanoreve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
“Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
“Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
“Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2012
“Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
“Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“ Lisi në rrënjët e veta”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2012
“Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
“Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
“Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
”Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
“Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
“Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot
"Druri i pikëlluar", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Asnjë fjalë nuk frymon", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Lëreni zërin tim", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Mbi flokët e ullukëve", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Sytë e gurtë të erës", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Zjarri i mallit tim", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Dëneste bashkë me erën", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Atdheu i paçmuar", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Nëpër gjymtyrët e mjegullave", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Kur era teshtin", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Ndjekësit e enigmave", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Një grusht dashuri", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Kur dehen perënditë", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Daullet e një nate", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Stina asnjanëse", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Shi në qytetin tim", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Psalm i harruar", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Krakëllimat e natës", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Menatë vijnë lejlekët", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Fjetëm njëqind shekuj", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Loti i gotës së dehur", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Për kë po bie moj kambanë", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Si trenat e verbër", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Mbi shpirtin e erës pagane", Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
”Ajo nuk erdhi sonte” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”- Prishtinë, 2015
“Një hënë e zhveshur”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”– Prishtinë, 2015
“Nëpër plasaritjet e mureve”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”– Prishtinë, 2015
“Mes telave gjembor ”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Të vizatosh një zog në mur”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
”Nuk flenë as kuajt e dehur” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
”Fluturojnë zogjtë e verbër ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Një shi prej bryme” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Në prehrin e pemëve” Poezi,Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Zëri i largët i shiut ” , Poezi Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Yjet e ngrira të kujtesës ” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Thirrmat e hijeve” , Poezi, Shtëpia Botuese”TREND” – Prishtinë, 2015
“Dritaret e verbëta ” , Poezi, Shtëpia Botuese”TREND” – Prishtinë, 2015
“Përtej portave të mbyllura” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
“Malli i etjes” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kur qajnë pemët ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Të dielave në qytetin tim ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“ Nëpër brigjet e kujtesës” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Rrugës qante një stërqok”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kali im prej bore” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Përballë hijes së mollës ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Jehu i zërave”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Në kujtesën e pemëve ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Më mirë një gjysmë ëndrre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Një dry prej dylli ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016.
“ Në anën tjetër të mendjes”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Sa shumë ethe pat dimri sivjet”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Enigmat e kashelashave ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Nuk i them unë dot kësaj liri” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Fluturat prej letre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Fluturimi i gjinkallës”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kumritë prej deltine”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2016

Etj.

Fotografia e Adem Zaplluzha


MBRËMË NUK BISEDONTE ME ASKËND

Sonte degët e kësaj peme
Po i ngjajnë natyrës së vdekur
Qenkan ulur
Mbi këtë tryezë të rrumbullakët
Dhe bëjnë kinse lexojnë poezi.

Mani i moçëm i shkund gjethet
Nga degët e thata
Shkunden
Edhe stinët një nga një
Vetëm dimri paska mbetur
Një peng i madh mes gjetheve.

Përroi që asnjëherë nuk di
Se si duket heshtja e ujit
Mbrëmë nuk bisedonte
Me askënd
Edhe vetë ishte shndërruar në heshtje.

Nga kopshti i fqinjëve dëgjohej kollitja
E gjetheve të sëmura
Hëna qëndronte e varur
Si një zog pikëllimi
Mbi degët e njoma të natës lozonjare
Me lot mallëngjimi qante era.

KËNDEJ MUND TË SHKONI

Na i treguan udhët
Thanë: këndej mund të shkoni
Ne mbetëm të shtanguar
Si qirinj të ndezur
Midis dy udhëve.

Njëra na qonte në vdekje
Kurse tjetra
Drejtë rrugës së lirisë
E cila ishte e gjatë
Dhe e largët por e kapërcyeshme.

Kur deshën të na vrasin
Për herë të dytë
Ose të tretë
Me gjoksin e erës
I ndalëm plumbat vrastarë.

Na thanë se kinse kjo tokë
Është djepi i tyre
U përgjigjëm
Ka qenë
Është
Dhe do të jetë varri i juaj.

2

Ushtarët e verbër
Kishin shikime të plumbta
Akulli i acartë
U pikonte nga verbëria.

Ishin aq të verbër në mendje
Sa që kurrë nuk e dalluan
Zogun e lirisë
Nëpër hapësirat blu të Kosovës.

DEL NGA RAPSODITË

Çdo menatë
Atje përtej brigjeve të harresës
Zgjohet kujtesa
Nëpër një dhembje të pashëruar
Dizgjinët e erës
Kalërojnë mbi shpirtrat e mjegullave

Një nënë disa vjet me radhë
Nuk i ndal piskamat e gjëmave
Diku te retë e kristalta
Një copë mjegulle ëndërron shiun
Ëndërron vrapin e kalorësit
Të vetmuar
Në drejtim të universit të humbur

Ne ecim kah e panjohura
Zëri i kambanës i ndez qirinjtë
Një kërrabë e vjetër
Del nga rapsoditë e kohërave
Dhe me një arkivol të kaltër
Udhëton si një somnambul
Në një drejtim të panjohur

DIMRAT ME TËRBIM

Asnjëherë nuk kuptova
Se cili ishte ai vit kur derdhej shiu
Nga shtambat e urrejtjes
Vendi im
Qante si një fëmijë jetim

Qanin edhe zogjtë nëpër çati
Një fat i shkruar
Ose i pashkruar nëpër libra
Shfletohej si një histori e trishtuar

Gishtat e holla të mjegullave
Sa herë që i hapnin
Po aq herë edhe i mbyllnin plagët
E stinëve
Që shkelnin mbi lule të vrara

Dimrat me tërbim
Shfryheshin nga një dhembje
Ose heshtnin
Nën një copë guri të murrmë
Dhe pritnin shpirtin
E një tufani
Të zgjohej më në fund
Nga ëndrrat e zgalemave

BINTE NJË TJETËR LLOJ SHIU

Ecte
Ose ne të gjithë ecnim
Mbi një vig të paramenduar
Askund nuk ndaleshin hijet
Në imagjinatën tonë të etur

Binte një tjetër lloj shiu
Mbi flokët e stinës
Ngjizej po ashtu një tjetër lloj shtreze
Në lotin e gurit

Mali qante si kërthi
Fatin e një fatkeqësie
Qanin edhe degët kur thyheshin
Për qerpikët e erës
Me dënesje burrash qanin lisat

Kur erdhën lejlekët
Mbi çatitë e kafshuara prej korbave
Filluan të mbijnë disa lloje barojash
E dimri thahej në vetminë e shtrojerës

Binte një shi që s’i përngjante
Asgjëje të lëngtë
Sytë e gurtë të erës po ashtu qanin
Me një dënesje të paparë deri sot.


VAZHDON PO AI REFREN


Ka çaste nuk na kthehet në kujtesë

Fëmijëria pa ëndrra

Si një mollë e vetmuar

Dielli i përskuqur

Piqet në imazhet e horizontit



Ecim përskaj trotuareve

Nuk ndalemi në asnjë shitore

Ecim si kukullat në teatrin tragjik

Të përditshmërisë

Pas shpine i lëmë vitrinat e zhveshura



Lumëbardhi gurgullon në përgjumjen

E një dite pa rrugëdalje

Njerëzit kalojnë

Ecin pa e përfillur erën

Mjegulla e dendur na i shprish flokët



Të nesërmen

Vazhdon po ai refren

I përditshmërisë se numërimit të hapave

Dikush troket nëpër dritaret përdhese

E dikush tjetër

Te portat e yjeve të verdha



KUAJT E MI TË MIRË



Mbi një araba prej ëndrre

Udhëtoj nëpër fëmijërinë time

Më del parasysh

Rrugë e gjatë dhe e lashtë

Vrapi i kalit të zi

Pa frena nuk e ndalte trokun

Deri në Kostandinopojë



Më kujtohen imazhet e erës

Kur e ndaja misërniken

Me arabaxhiun babaxhan

Me një copë djathë dhie

Kapërdinim tërë bukën e çerepit



Nëse na premtonte koha

I pushonim kuajt

Në ndonjë han të vetmuar

Ku gjenim hanxhiun duke na pritur

Me pagurin e mbushur

Me verë të kuqe



Më pastaj sërish na prite

Një udhë e gjatë

Derisa arabaja tundej

Në ëndrrën e plepave

Kuajt e mi të mirë

Gjumin e bënin në ecje e sipër

Duke i numëruar

Gurtë e kuq të kalldrëmeve



NUK MARR DOT FRYMË PA TY



Të lutem o të përgjëroj

Mos shko në këtë çast

Me trenin e çmendur të mëngjesit

As me atë të mbrëmjes së vonshme

Nuk marr dot frymë pa ty



Kjo aromë e pemëve që zbret

Nga kujtesa e degëve

Ishte dikur në ëndrrën e flokëve të tua

Të lutem

Mos shko me trenin e çmendur



Jam pakëz i lodhur

Më dridhen këmbët e fishkura

Si purtekët e metaltë më dridhen

As duart më

Nuk i përngjajnë duarve

Kjo ëndërr e sfilitur po dënes si qilimi



Të lutem mos ik sonte

Nëpër shtegun e binarëve të verbët

Ti e di

Se unë tani jam shumë i lodhur

Nuk mundem t’i ndali

As të reshurat e verdha të stinës


DUART E MIA



Duart e mia

Si duart e pemës së egër

Marrin frymë

Qeshin me udhëtarët e vonuar

Qeshin me njerëzit

Që i kanë humbur kujtimet



Qeshin

Dhe i përqeshin zogjtë

Krahëthyer

Marrin frymë si gjelbërimi

Nën degët e këputura te shelgjeve

Ndërtojnë kala prej ëndrrave



Duart e mia

Si ato të erës asnjanëse

Nëpër skutat e gjelbërimit

I humbin rrugët



Dhe asnjëherë më shpresat

Nuk kthehen të pinë ujë

Në kroin e kujtimeve

Ku vërshojnë ëndrrat e përrenjve



Duart e mia

Nuk i përngjajnë asgjëje

Sepse çdo lëvizje e tyre

E përqafon pafuqinë

Herë janë si aroma e mushmollës

E herë si kundërmimi i ashtit të thyer

Në ndonjë trup të ndërkryer



SEPSE E NESËRMJA



Më thanë te mjegullat ka varre

Edhe përtej mjegullave

Pohojnë se

Lindin njerëzit me nga një sy

Dhe kur kanë kohë

Dynden si shirat në mesin tonë



Atje është ajo e përtejmja

Që i përngjan fjalëve të shthurura

Të vetëtimave

Ku njerëzit me xhelozi

I rruajnë ëndrrat e vjedhura

I rruajnë

Si vashat e vogla kukullat

E drunjta të erës



Nëse i lajmë duart me ngjyrat blu

Te ylberit

Dhe të reshurave ua marrim zemrën

Mund të takohemi me një tjetër kohë

Sepse e nesërmja

Më nuk do të jetë më nesër

Por një hapësirë krejtësisht tjetër

Mes të kaluarës dhe të ardhmes.


Mbi flokët e ullukëve

Kur patëm kohë t’i shprehim
Dobësitë tona
I vramë stinët para se të vinte bora
Dimri ishte një trishtim i ri për ne

Kallkanët e kristaltë vareshin buzë çative
Adem Zaplluzha

Kur acari kalonte lakuriq
Nëpër shëtitoret e qytetit
Vashat i gjuanin në kontejner
Qeskat e najlonit me shiringa të përdorura

Si pjalm bore lëshohej një lloj shtreze
Mbi flokët e ullukëve
Dimri veç kalonte rrugën e tij të gjatë
Kishte disa punë të pakryera me pranverën

Me një pallto të bardhë prej bore
Një dorë e fuqishme
I mbulonte mollët te kajsishtat
Pranvera si një lulebore
Pritet diku në fund të rrugës
Të çeli sërish një lule e re
Në shpirtin e madh të një peme


DIKU NË NJË HAN TË VJETËR

Medet nuk isha në gjendje
Që t’i shalojë kuajt e egër
Nata më rrëmbeu
Trishtueshëm më rrëmbeu
Si nëna foshnjën
Dhe iku me një grusht malli në shpirt

Mëngjesi ishte diku larg
Shumë më larg
Se sa mendimet e mija të këputura
baballarët pritnin në shtigjet e fjalëve
Që sa më parë
Të kthehen mërgimtarët

Ky gur i murrmë në trastën e kujtesës
Mbrëmë i përjetoi
Ofshamat e Drinit të Bardhë
Qante si një fëmijë ky lumë mitik
Nën rrënjët e shelgut të pikëlluar qante dita

Në shtegun e fjalës s’pushonte një tupan
Qante edhe honi i mbushur
Me pikëllim
Diku në një han të vjetër
Si trishtimi i shpirtit të lahutarit
Cijate një lahutë e vjetër


POETI I VËRTET

Fjala e poetit
Peshon më shumë se guri i Sizifit
Ai në heshtje bluan shpirtin e erës
Dhe nga fjalët e tij lindin vetëtimat

Kalorësve të verbër ua dhuron sytë e vet
Dhe si mjegullat hingëllon
Kur takohet me padrejtësinë
Më shumë se çdo gjë
I urren lajkat

Si uragani qesh
Me dyfytyrësinë e njerëzve
Është në gjendje ta pështyj diellin
Nëse nuk i ndriçon
Të gjitha pemët mbi tokë
Gjuan zotin me gur të stralltë të atdheut

Askujt nuk i përkulet për pekule
Shqelmon kurorën e famës
E cila s’ekziston në mendjen e tij
Poeti i vërtet
Edhe kur është në qivur
Ecën vertikalisht
Si rrapet e atdheut të tij


NË NJË DIMËR TË TILLË

Kur binte ajo borë e kuqe
Ne si minjtë vraponim nëpër shtëpi
Magjet ishin të djegura
Si kallamishtet e misrit në vjeshtë

Më shumë luteshim për një kafshatë buke
Se sa për Zotin
I cili na dukej i huaj
Ose as që nuk ekzistonte
Në zorrët tona të zbrazëta

Mbase ishte i ngimë
Sa që kur binte terri i zi i dimrit
I dëgjohej gogësima
Si ulërima e ndonjë bishe të tërbuar

Në një dimër të tillë
E të gjatë
Kishim kohë ta bluanim
Edhe strallin

I urituri nuk pyet se si ta kapërdij kafshatën
Por a mund të gjejë diku
Në grumbujt e mbeturinave
Ndonjë krodhe buke
Që në netët e gjata t’i bëjë ballë dimrit


Më lërë të vdes

Të lutem
Më lërë të vdes sonte
Nuk dua vdekje më të bukur
Se sa kjo kënaqësi
Që shtrihet në krahun e djathtë
Të fluturës së atdheut tim

Dje isha një tjetër specie
Adem Zaplluzha

Që i ngjasoja erës
Në sqepin tim të çarë
Buronte lumi i verdh
Po ai lumë
Që buron në kujtesë

Sërish të lutem
Si asnjëherë më parë
Më lërë të vdes
Si zogu i ngrirë në mermerë

O të përgjëroj
Me zjarrin e shpirtit të kallur
Më lërë të vdes
Të thash
Nuk dua vdekje më të bukur
Se sa kjo lindje
Që i përket atdheut


KUR EGËRSISHT PUTHIM

Asnjëherë pa u ndalur
Kalojmë nën harqet e Urës së Gurit
Prej një ane të kujtesës
Deri te ana tjetër e hapave tona
Ne ecim si drurët

Në disa raste u përngjajmë gurëve
E në disa raste të tjera
Kur dalim nga lëkura e jonë
Nuk i përngjajmë as jetës
E as vetvetes

Udhët i matim me lotin e erës
Kur dita e jonë epike
I përngjan fantazmagorisë
Deri në ekzaltim
Dehemi nga kënaqësia

Sa herë që na teket pa asnjë arsye
Në secilën pikë loti
I përmbysim detet më të tërbuara
Dhe jemi aq larg vetvetes
Sa që fëmijëria e jonë na duket
Se është tërësisht e huaj

Kur egërsisht puthim
Trishtimin e jetës në ikje e sipër
Në gjumin tonë të përdalë
Si akaciet mbijnë
Disa lloje të barojave
Që sapo takohen me ajrin
Shndërrohen
Në larva të krimbave


DUART E TUA

Duart e tua të mjegullta
Më mbajnë gjallë
Sa herë që kam mall për ty
Shtrihem mbi ëndrrën time

Vetëm kështu jetoj
Mbase kjo qenka e vetmja mënyrë
Ku mund të vdes lirisht
Pa kurrfarë hezitimi

Duart e tua prej shiut të trëndafiltë
M’i ledhatojnë iluzionet
Kur më ndjekin dhembjet
Ndjej thirrjen epike të dashurisë

Duart e tua
Ah ato duar që m’i mbajnë gjallë plagët
Sa herë që i drejtoj sytë kah universi
Shikimi im depërton përtej çdo honi


DHE ATA TË TJERËT

Sonte do të ecim përtej çdo mundësie
Edhe nëse nën hapat e erës
Fshihen shpirtrat e akrepave
Ne do të ecim
Nëpër tehun e mprehtë
Të shpatës së gjetur
Do ecim nëpër llavën e vullkanit të përskuqur

Kur të mbërrimë deri te mermeri i kuq
Mes kolonadave të erës
Do i takojmë mbretërit
E të gjitha kohërave
Ata që abdikuan
Për disa shkaqe personale
Dhe ata të tjerët
Që i gjykuan dashnoret për tradhti

Por domosdo duhet të ecim
Nëse ndalemi
Kurrë më
Nuk do të jemi në gjendje
Të njëjtë si para
Ose pas lindjes së diellit
Përgjumja askujt nuk i bënë mirë

Sa herë që fjetëm
Nuk i patëm punët mirë
Gjumi i jonë i përdalë
Hynte nëpër çdo udhë të verbët
Hynte nëpër ato vende
Ku nuk mund të delte asnjëherë
I ngjante rërës së gjallë
Në shkretëtirën e shpirtit kryengritës


MBI SHPATULLAT E RRAPEVE

Atë çast hyjnor
Mbeta pa asnjë fjalë
U stepa para mjegullave
Kur ninëza
E lirikave të erës
Si një mbretëreshë prej uji
Hyri në shpirtin e malit

Lëvizën drurët si gurtë
As gjethet më
Nuk ishin në gjendje
Të heshtin
Nga korijet e lulëzuara
Vinte një fëshfërimë prej ëndrre
Ishte koha
E zgjimit të baladave

Nëpër degët e pemëve
Lulet çelnin
Disa specie zogjsh
Çelnin edhe duart e lisave
Disa lloje prej kashelashave
Mbi shpatullat e rrapeve
Era i krihte
Flokët e brymta të shirave


Përgatiti : Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...