Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/01

Akuzat kryesore të Ylli Manjanit kundër kryeministrit Edvin Kristaq Rama

Akuzat kryesore të Manjanit kundër kryeministrit
Ministra që flenë tek hoteli i Klemend Balilit me Dashnoret. Shefa policie që kanë fshehur skedën e Balilit. Një kryeministër që kërcënon gjyqtarët me telefon që merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat. Kukkë më parë, asnjë iministër i republikës nuk është larguar nga posti i tij me akuza kaq të rënda s aka artikuluar Ylli Manani në konferencën e tij të fundit për shyp. Ai ka thënë se edhe sikur kjo të jetë dita e tij e fundit në politikë, ai nuk mund të pajtohej me një qeveri të kanabisizuar. Sipas Manjanit që mbahet mend se në politikë nuk e ka pasur problem ka thotë gjithçka dhe të kundërtat e tyre, ai u largua nga qeveria pas deklaratës se ushtria duhet te ndërhyje kundër hashashit. “U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytyetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”- tha ai.

Ai theksoi se për këto akuza faktet i kanë shërbimet e huaja. “Mos m’i kërkoni mua, i kanë shërbimet e huaja të gjitha këto”- tha ai.

Manjani shtoi se ndihet i nderuar që eshte i shkarkuar.

” E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore”.

Ai tha se shërbimet e huaja i kanë kërkuar në fakt Ramës shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe jo shkarkimin e tij.

“Në fakt, shërbimet e huaja, që kanë prova për lidhjet e Policisë me krimin, i kanë kërkuar Ramës që të shkarkojë Tahirin. Por ja që më shkarkuan mua”, tha Manjani në konferencën për mediat në orën 13:00.

*****

Akuzat “bombë” të  Ylli Manjanit për Edvin Kristaq Ramën dhe Qeverinë e tij

Ministri i shkarkuar i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Edi Rama në lidhje me qeverinë që ai drejton. Në një konferencë për median, Manjani ka treguar të gjitha ato që ndodhin në qeveri, në mbledhjet e qeverisë së Edi Ramës nuk duhet të flitet.

Ja deklaratat më të forta të Manjanit:

“Kjo qeveri kështu u katandis…merr vendime dhe firmos letra pa u mbledhur”

“Mbledhjet e qeverisë janë jokushtetuese…”

“Kjo qeveri është e kapur…”

“Shërbimet partnere i kanë kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm…”

“Mbledhje Qeverie nuk bëhen…”

“Rama telefonon gjyqtarët për të futur në burg një katundar…”

“Rama më shkarkon se flisja pa leje….”

“Ndërkohë që Dosja Balili asociohej me mua, ministra të qeverisë flinin me dashnoret tek Santa Quaranta…”

“Prokurorët ndiqen nga trupa speciale policie…”

“Balili nuk është arrestuar sepse policët flenë në Santa Quaranta”.

“Llokma e madhe e korrupsionit ndahet në qeveri, në gjykata ndahen bakshishet…”



Image
Klement Balili shkarkon Ylli Manjanin



15 orë më parë kishte shkruar se Ylli Manjani do të shkarkohej nga detyra, për arsyen se kishte denoncuar “Escobarin e Ballkanit”, Klemend Balili.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili e ka postuar këtë fakt në faqen e tij në Facebook.

Ja çfarë shkruante para 15 orësh, ish-kryeministri Berisha:

Fiton Eskobari!

Të dashur miq, mediat njoftojnë se Rama, në vend te arrstimit te Balilit vendosi shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani si një akt hakmarrje për denoncimin që Manjani i bëri publikisht mbrojtjes shumë mujore të Eskobarit nga Rama – Tahiri! sb


No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...