Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/04

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj: Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij




Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj i cili aktualisht është duke qëndruar në Francë, ka përshëndetur të gjithë qytetarët që kanë dalë në mbështetje të tij duke kërkuar lirimin e plotë.

“Kur një popull është në këmbë -thotë Haradinaj- ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi të gjithë ne edhe këtë herë!”

Reagimi i plotë i Haradinajt në FB.

Të dashur qytetarë,

Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë dhe e pandërprerë për asnjë moment për mua, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që është krejt e përputhshme me të drejtën e drejtësinë individuale e kolektive, për të gjithë popujt e lirë!

E kam parë tash e një muaj karvanin e popullit tim që nuk sosej kurrë, e që marshonte në Prishtinë e në Tiranë, në Shkup e në Gjakovë, në Prizren e Malishevë, në Istog e në Podujevë, në Obiliq e Rahovec, në Vushtrri e në Deçan, në Kamenicë e në Lipjan, Ferizaj…e kështu me radhë gjithandej e deri sot me protestën e madhe në Pejë!

Poashtu mijëra bashkëkombas që kanë protestuar me aq qytetari, që nga Amerika, Australia e deri te shtetet evropiane, Francë, Angli, Belgjikë, Zvicer, Gjermani, Itali…

Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi të gjithë ne edhe këtë herë!
Shpejt do të jemi bashkë, sepse kemi shumë punë pë të bërë!
Krenar me Ju!

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...