Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/06

Vëllai i Agron Sylejmanit iu përgjigjet akuzave për vrasjen e Haki Imerit, ka një porosi për udhëheqësit e Zonës së Drenicës


Arbnore Zhushi

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet”, ka pohuar Kastriot Imeri.Ai ka thënë se këto akuza po bëhen nga vet ata, të cilët janë të përfshirë në qarqet e inkriminuara dhe po mundohen që t’ia hedhin mbi ushtarët e UÇK-së.

Vëllai i Haki Imerit, të vrarë në vitin 1999, Imer Imeri së fundmi ka deklaruar se ai i ka zbuluar vrasësit e vëllait të tij.

Ai ka thënë se vrasësit të cilët u paguan për t’ia marrë jetën Hakiut, janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, të tre llapjanë.

“Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut m’i kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë. Por, kush i solli në Drenicë me na vra. Mua më intereson se kush i solli ta vrasin vëllanë tim”, është shprehur Imer Imeri për mediat, teksa ka theksuar se është shumë afër t’a marrë vesh edhe porositësin për vrasjen e vëllait të tij.

Lexo edhe këtë: Flet djali i Haki Imerit, ja çfarë ndodhi me 3 llapjanët që ia vranë babain

Në një deklaratë të  Imer Imerit, i ka konfirmuar edhe djali i të ndjerit, Hakiut, Kastriot Imerin.

Duke rikonfirmuar se të dyshuarit për vrasjen e babait të tij, janë tre të lartpërmendurit, Kastrioti ka treguar se çfarë ka ndodhur me ta.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, ka pohuar Kastriot Imeri.

Por, këtë e ka demantuar familja e Agron Sylejmanit, përkatësisht vëllai i tij Driton Sylejmani.

Në një prononcim për gazetën “Bota Sot”, Sylejmani ka mohuar se vëllai i tij të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet të dyshimtë, aq më pak në vrasjen e Haki Imerit.

Deklaratat e familjes Imeri, se djalin e tyre Hakiun e ka vrarë Agron Sylejmani, ai i ka quajtur shpifje dhe njollosje ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, i cili nuk jeton më.

Ai ka thënë se këto akuza po bëhen nga vet ata, të cilët janë të përfshirë në qarqet e inkriminuara dhe po mundohen që t’ia hedhin mbi ushtarët e UÇK-së.

“Agroni nuk ka qenë asnjëherë në bashkëveprim me ta dhe nuk është takuar asnjëherë me ata dy personat pas përfundimit të luftës. I lutem atij personi që e ka hedh gurin mbi ta, të mos i etiketojë ushtarët e UÇK-së, sepse dikur do të jetë vonë”, ka thënë Driton Sylejmani.

Tutje, ai ka theksuar se Agroni nuk ka qenë asnjëherë në Drenicë dhe nuk ka pasur nevojë të bëjë një gjë të tillë për para.

Për ish-udhëheqësit e zonës së Drenicës, Sylejmani ka dhënë edhe një porosi.

“Ju lutem sidomos udhëheqësve të zonës së Drenicës që ato gjëra që kanë ndodhur në atë regjion t’i zgjedhin vet dhe mos i hudhin në ushtarët që nuk janë më në jetë dhe mbi ushtarët që nuk janë të atij regjioni, sepse udhëheqësit e zonës së Drenicës i din se çfarë ka ndodhur atje, duke nisur nga komandanti i zonës dhe të poshtë. Por ata po mundohen të etiketojnë zyrtarë që nuk janë në jetë e nuk kanë mundësi t’i kundërshtojnë akuzat e tyre Ju lutem, mos i ofendoni ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Driton Sylejmani.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...