Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit sipas Daniel Server duhet të sjellë rezultate të balancuara për të dyja palët gjë që ka ndodh edhe në të kaluarën. Ai ka thënë se në të dyja anët sa i përket dialogut ka mjaft ndjenja të forta dhe nuk është reale të priten rezultate shumë të shpejta.
“Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çështje të vështira siç është marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe e cila është e vështirë sidomos për palën e Prishtinës. Ka gjëra të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet të jetë i balancuar në mënyrë të arsyeshme”, tha Daniel Server.
Të qenit pro dialogut sipas Server e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës. “por disa njerëz nuk janë të interesuar për nënshtetësinë e Kosovës por në bashkimin me Shqipërinë apo diçka të ngjashme. sipas këndvështrimit tim nëse jeni patriot kosovarë atëherë e mbështesni dialogun dhe nëse doni që të shkrihet Kosova në një shtet siç është Shqipëria atëherë mund të jeni kundër dialogut. fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështes edhe unë”, theksoi ai.
No comments:
Post a Comment