Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D
(Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikanë në Republikën e Maqedonisë)
Ata që e njohin mirë historinë, mentalitetin, strategjinë dhe synimet e përhershme sllave në rajon dhe më të gjerë, i kanë të njohura këto manovra të tyre për forcimin e ndikimit rus në rajon dhe më gjerë, por në radhë të parë janë një TEST LOJALITETI i aleatëve të tyre strategjikë, sidomos i rrjetit të agjenturave të fshehta në bizneset e mëdha dhe strukturat politike udhëheqëse, në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë, si dhe në rajonin më gjerë, sidomos në Athinë, Sofje dhe Ankara.
Sllavët kurrë nuk godasin ushtarakisht aty ku strukturat agjenturore u shërbejnë me besnikëri interesave të tyre strategjike afatgjata! Cili mund të jetë interesi serb e rus nga një konflikt i ri me shqiptarët, i cili mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë?! Aktualisht nuk ka asnjë arsye për një aventurë të tillë, kur dominimi i tyre në politikë, ekonomi dhe sferat e interesit gjeostrategjik në qendrat shqiptare është ende në epërsi në krahasim me ndikimin e fuqive të tjera botërore. Pengesa e vetme për forcimin e ndikimit rus në trojet shqiptare janë gjykatat dhe prokuroritë publike speciale, por, për këtë, rusët, serbët dhe satelitët e tyre mund të hakmerren në terrene të tjera ndaj aleatëve të mëdhenj të shqiptarëve, amerikanëve dhe disa vendeve evropiane, por assesi në Kosovë
No comments:
Post a Comment