Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/26

Kosovare Badalli : Diçka është dasht me qenë ndryshe…

Kosovare Badalli

Dola mbas një kohe t’gjatë. Rrugët, t’njëjta. Kafenetë, po aty. Njerëzit, po ata. Ehu! A s’paska ndryshu asnjë gja?!
Hapat i zvarris mbi kalldrëm të vjetër. A është qysh ka qenë, a thu? Njëjtë po duket. Kubëzat? Po, po njëjtë. E posta? Po, krejt qysh e kam lanë.
Rrugëve, krejt të njohur. Dikush përshëndet – sa për zakon, dikush bën sikur nuk sheh (si gjithmonë). Nji tjetër s’më perfill, s’i kam pëlqy kurrë. Disa veç vështrojnë, s’u kujtohem saktë a s’e kanë mendjen te unë hiç.
Qe ku erdha. Aty ku kam ardh çdo ditë. Ku m’ka njoft kamerieri, pronari edhe krejt t’tjerët.
Pak si me ndrojtje e çeli derën, shoh përreth. Tavolinat e bardha. Ulëset si në t’kuqe. Jo tamam kuq. Edhe atëherë kështu kanë qenë.
Po qysh është e mundur? Pse krejt njëjtë? Ti s’je ma këtu. Diçka është dasht me qenë ndryshe… Diçka është dasht me mungu…


No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...