2017-01-27

Kryeministrja kroate dhe ish-presidenti Stipe Mesiç bëjnë shqiponjën

Kreu i Partisë Lidh dhe drejtësi ka publikuar një foto në profilin e tij në “Fb”, ku shfaqet kryeministrja aktuale Jadranka Kosor dhe ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, duke formuar me duar shqiponjën që simbolizon dhe identifikon flamurin shqiptar.

“Në këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë. I gjithë grupi bën me duar gjestin e shqiponjës kastriotiane”, – shkruan Ngjela.

Sipas Ngjelës, ky është vetëm fillimi, pasi Serbia e Greqia kanë kohën kundër: “Në fakt kjo kohë është koha e kësaj shqiponje dy – krerëshe. Dhe mos mendoni që heroi ynë kombëtar e kishte nga rasti këto simbol. Dy shtetet uzurpuese të territorit shqiptar, Greqia dhe Serbia, do jenë edhe më në hall: kanë kohën kundër”.

Avokati më pas sulmon ish-kryeministrin Berisha, i cili sipas tij është në pitje të destabilizimit të Shqipërisë nga Beogradi: “Të mërzitur janë në Shqipëri dhe tregtarët e korruptuar dhe njëherësh edhe shitës të pështirë të interesit shqiptar, që pritën t’i shpëtonin burgut të korrupsionit me qese nyloni mbi kokë. Por dhe ata berishianë që presin destabilizimin e Shqipërisë nga Beogradi, të mërzitur janë. Të gjithë janë drejt fundit”.

Ngjela është i bindur se fotoja e simbolit të shqiponjës dy krerëshe do të vijojë të shihet përditë e më shumë: “Shqiponja dy krerëshe ka marrë udhën e triumfit të saj. Pas kësaj fotoje përditë do shihni sërish shqiponjën kastriotiane, ndërkombëtarisht të shfaqur me duar, si sfidën territoriale të mbi tetë milonë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik”

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...