Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/26

Izet Duraku : Libri i udhëtarit

Izet Duraku u lind në Morin të Kukësit, më 13 prill 1956. U diplomua për gjuhë e letërsi shqipe në fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, në vitin 1981. Ka punuar për shumë vite deri më 1992 në gazetën “Bashkimi”, më vonë deri në 2007 si gazetar në Radiotelevizionin Shqiptar, në Radio Kukësi dhe Radio Tirana. Aktualisht është redaktor në Edicionin e Shtëpisë Botuese "Klubi i poezisë" në Tiranë.

Libri i udhëtarit

E ka quajtur “Libri i udhëtarit”, megjithëse udhëtarit të Izet Durakut, një personazh qendror i romanit, rruga vazhdimisht i rezulton pa krye, natyrisht për shkak të një mjedisi, shoqërie dhe kohe që edhe ato nuk dinë ç’bëjnë, nuk dinë se ku po shkojnë. Një përthyerje e realitetit në pasqyrat e shpirtit, reflekset e të cilit i shfaq i ashtuquajturi “përroi i ndërgjegjes”, që në të shumtën e rasteve, në krijimtari dhe në jetën e përditshme, i fsheh hipokrizia njerëzore. Libri duket sikur i referohet shoqërisë shqiptare të viteve ‘80.
Fotografia e Izet Duraku

“Libri i udhëtarit”, i pesti i Izet Durakut, është një libër i pazakontë, ku detyrohesh të veshësh pa kuptuar lëkurën e secilit personazh, si në një udhëtim që nuk dihet kur nisi e kur do të mbarojë, në të gjitha kohërat e vendet njëherësh. Aty nuk ka konture e përmasa kohe apo kufij hapësire. Aty nuk ka vende, aty s’ka realitet e ndërkohë je në midis të realitetit; një udhëtim shumë i mundimshëm në kërkim të njeriut dhe të virtytit.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...