Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka konfirmuar që të shtunën (nesër) do të ketë një bisedë telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit. Lajmi ishte njoftuar më herët edhe nga mediat amerikane. Bëhet fjalë për bisedën e parë mes presidentit të ri të SHBA-ve dhe atij rus pas hyrjes së miliarderit në Shtëpinë e Bardhë.
Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë shpresojnë që kjo të jetë një kthesë për riparimin e marrëdhënieve, të cilat kanë qenë mjaft problematike gjatë administratave të mëparshme amerikane.
Ditë më parë, vetë presidenti Putin tha se sfidat globale me të cilat janë përballur SHBA dhe Rusia tregojnë qartë se bashkëpunimi i këtyre vendeve mund të jetë një faktor kyç në stabilitetin dhe sigurinë në botën moderne.
No comments:
Post a Comment