2017-01-29

Flori Bruqi : Viktima të luftës në Kosovë janë 1. 005 fëmijë




Kosovës i mungojnë edhe 99 fëmijë nga lufta e fundit

Image result for femije te zhdukur gjate luftes ne kosove

Menjëherë pas luftës në Kosovë 222 fëmijë konsideroheshin të zhdukur, ndërsa tash, 16 vjet pas përfundimit të saj, ende nuk dihet për fatin 99 fëmijëve, që evidentohen si të pagjetur.

Latif Mehmeti kryetar i Shoqatës së Personave të Pagjetur “Përkorë” në Podujevë, ka bërë të ditur se që nga vitit 1999 e këtej, sipas shënimeve që posedojnë organizatat dhe shoqatat e ndryshme, viktima të luftës në Kosovë janë 1. 005 fëmijë të moshave të ndryshme.

Related image

“Menjëherë pas luftës 222 fëmijë konsideroheshin të zhdukur, ndërsa edhe tash, 18 vjet pas përfundimit të saj, ende nuk dihet për fatin 99 fëmijëve që evidencohen si të pagjetur. Deri tash nëpër varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e 42 fëmijëve.

Në varrezën Nr.1 në Batajnicë të Serbisë janë gjetur mbetjet mortore kryesisht të grave dhe të 9 fëmijëve”, ka treguar Latifi.

Latifi ka thënë se gjatë gërmimeve në Rudnicë të Rashkës, vitin e kaluar, një ekskavator kishte nxjerr trupat e dy fëmijëve.

“Kjo kishte bërë që të konstatohej se aty ekzistonte një varrezë masive me mbetjet mortore të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku edhe filluan gërmimet për gjetjen e kufomave të tjera. Identifikimi i varrezave masive dhe zbardhja e fatit të afër 170 personave të pagjetur vazhdon të mbetet njëra nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Mehmeti.


****
Related image

Një gjë e tillë është pohuar në bazë të ankesave nga ana e familjarëve, drejtuar Komisionit për Persona të Zhdukur.

Prenkë Gjetaj, nga ky komision, ka thënë për gazetën “Tribuna”se një gjë e tillë nuk përjashtohet të ketë ndodhur, edhe pse nuk posedojnë shifra zyrtare të mjaftueshme.


Ai ka treguar një rast konkret të një familjeje nga Fushë Kosova, e cila pretendon se fëmijën e tyre të zhdukur gjatë luftës, e kanë parë në një televizion serb në një sekuencë të shkurtër.

“Ka qenë një rast nga Fushë Kosova, ku axha i fëmijës së zhdukur beson se, N.N, djali i vëllait të tij, është parë i gjallë në një sekuencë filmike të shkurtër në televizionin serb B92. Dhe tani ai beson se djali i tyre është i gjallë dhe i adoptuar nga një familje serbe”.

“Fjala është për rastin e Lozhanit ku në autobusin e ushtrisë serbe i kishin futur civilët shqiptarë nga Fushë Kosova, të cilin e kishte goditur pjesërisht një predhë e aeroplanit të NATO-s”, ka thënë ndër të tjera Gjetaj.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë, civilë, ndër ta shumë gra shtatzëna, të moshuar dhe fëmijë.

Shumë nga viktimat ishin larguar nga vendi i krimit dhe bartur me kamionë nga ushtria dhe policia serbe, për t’i hedhur më pas në Danub apo varrosur në varreza masive nëpër Serbi.

Përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve vazhdojnë, por presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi Beogradin zyrtar për të treguar se ku ndodhen, gjithnjë ka qenë i pamjaftueshëm.

Çdo qeveri serbe edhe pas luftës nuk e kanë parë çështjen e të zhdukurve si rast human, por si çështje nga e cila mund të përfitojnë në raport me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...