Qeveria shqiptare ka publikuar dokumentin e shkarkimit te ministrit te drejtesise Ylli Manjani.
Kryeministri Edvin Kristaq Rama dorezon ne presidence propozimin per shkarkimin e ministrit Ylli Manjani.
Pas takimit me presidentin e Kuvendit shqiptar zt. Ilir Meta,kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama ka propozuar qe minister i drejtesise te jete Petrit Vasili nga LSI.
Ndryshimet ne qeveri pritet te dekretohen nga presidenti shqiptar Bujar Nishani per te marre formen ligjore.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cilesoi deklaratat e Ylli Manjanit në konferencën për shtyp, si shkakun qe treguan se shkarkimi tij ishte i drejtë.
“Të gjitha ndryshimet janë për mirë dhe besoj që mund ta them, te konferenca e zotit Manjani u treguan vetë arsyet”.
Deklaratat, Peleshi i bëri pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sekretari i përgjithshëm i LSI, zt. Luan Rama ka dalë para medias nga kryesia e Kuvendit dhe ka folur në lidhje me shkarkimin e ministrit Ylli Manjani.
“Kishte dy rrugë, shkarkimii kryeministrit ose shkarkimi i ministrit Manjani”, tha Luan Rama.
Ai theksoi se ka pasur një konflikt mes kryeministrit Rama dhe ministrit Manjani, konflikt që u agravua deri tek shkarkimi.
Luan Rama theksoi se është me rëndësi vazhdimësia e qeverisjes, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur.
Ai theksoi se LSI do te vazhdoje te kontrobuoje per te normalizuar raportet dhe ambientin qeverises mes PS dhe LSI.
Dje n ë reagimin e tij Ministri i Drejtësisë Shgqiptare Ylli Manjani tha se nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga posti i Ministrit të Drejtësisë.
Statusi i plotë i ministrit Ylli Manjani:
“Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.
Dëshiroj tu informoj se:
1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!
2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!
3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!
E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!
Natën e mirë!”
Ylli Manjani.
**********
Ylli Manjani pas shkarkimit të sotëm nga kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama ka bërë një sërë akuzash, për të cilat nuk ka marrë aasnjë përgjigje. Duket se akuzat nuk janë aspak problem për Edvin Kristaq Ramën dhe ministrin e Policisë Saimir Tahirin, duke mos komentuar.
Këtë “detyrë” duket se e ka marrë numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, i cili, komentoi se: “Shpërthimi i tij në konferencë tregoi pse nuk mund të ishte më në qeveri”.
Peleshi ka thënë se ishin pikërisht deklaratat e zotit Ylli Manjani dhe të gjitha ato shpërthime të tij, arsyeja pse nuk mund të ishte më pjesë e koalicionit qeverisës.
******
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë para medias pas shkarkimit me urdhër të kryeministrit Edvin Kristaq Rama.“Shkarkimin e mora vesh nga media, nuk kam pasur asnjë komunikim zyrtar, por kështu u katandis kjo qeveri tani”, tha Ylli Manjani.
“Që prej verës së kaluar, kryeministri ka harxhuar kohë nga puna e tij, për të bërë presion ndaj kryetarit të parlamentit që të më shkarkonte.
Ai thotë se unë flas pa leje në media, pa lejen e Fugës. Ministri ka status ligjor e politik, dhe kërkohet ti mbyllet goja”, tha Manjani.
Ai shtoi se mesazhi i kryeministrit është po fole pa leje, shkarkohesh. “Manjani theksoi se është përplasur me kryeministrin Edi Rama prej gjashtë muajsh.
Në ndërgjegjen timesi jurist kundërshtova koncensionin e ndëricimit të rrugëve dhe e kaluan në qeveri një ditë që nuk isha unë.
Presioni për largimin tim u shtua ditën që bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytetar i shqetësuar sepse është fakt që fenomeni është përhapur. Kryeministri u nervozua, shtyiu dy ministra të reagojnë kundër meje”, tha Manjani.
Sipas tij, pas asaj situate u shtua presioni ndaj kreut të Kuvendit për shkarkimin e Manjanit.
Kanë dashur të më lidhin me me Klement Balilin, po në këtë kohë, ministra të qeverisë flinin me dashnoret në Santa Quaranta, theksoi me tej Manjani.
“Këto nuk i them unë, janë të dokumentuara nga shërbimet partnere që më kanë përgëzuar për denoncimet dhe qëndrimet që ka mbajtur”, theksoi më tej ministri i drejtësisë tashmë i shkarkuar nga detyra.
“Kryeministrit i kanë kërkuar partnerët që të shkarkojë ministrin e brendshëm dhe nuk ka pranuar. Ia kanë kërkuar partnerët dhe nuk e ka bërë, tani tenton të shpërndajë vëmendjen”, tha më tej Manjani.
“Ditën e sotme, kryetari i LSI Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama ku u njoh me vullnetin e këtij të fundit për shkarkimin e Ylli Manjanit nga ministria e Drejtësisë”, tha përfaqësuesja e LSI.
Xhixho theksoi se Meta më pas u takua me kryesinë ekzekutive të LSI, ku u propozua që Petrit Vasili të jetë ministri i ri i drejtësisë bazuar edhe në kontributin që ka dhënë si anëtar i komisionit të reformës në drrjtësi.
LSI ka vendosur që kryetar i grupit parlamentar të PS, tashmë të jetë Luan Rama.
Deklarata e LSI:
Erisa Xhixho: “Kordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisjes”
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim, znj. Erisa Xhixho, tha se Kryeministri z. Edi Rama njohu Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani. Kryetari, zoti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryesinë Ekzekutive të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të informuar lidhur me iniciativën e Kryeministrit Rama.
“Në takim u konkludua që Lëvizja Socialiste për Integrim të propozojë, z. Petrit Vasili si Ministër iDrejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar në këtë mënyrë për një koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisjes,” theksoi zonja Xhixho.
Kryesia Ekzekutive vendosi gjithashtu që të propozojë z. Luan Rama si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
*******
Kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi “krizën” që po kalon koalicioni qeverisës PS-LSI.
Basha nga Elbasani tha se kryeministri Rama po sulmon ministrat brenda qeverisë, që po denoncojnë krimin e veshur me pushtet.
Deklarata:
Kapardiset Kryeministri mbi varfërinë, mjerimin dhe krizën së solli për një popull të tërë. Kapardiset nëpër ekspozita dhe qejfe dhe udhëtime luksoze me lekët e popullit. I izoluar në botën e tij të luksit sulmon opozitën, sulmon mediat, sulmon gazetarët. Fyen dhe shan me arrogancë hajduti çdo qytetar që e ballafaqon me të vërtetat. Tani që ka vajtur aty ku s’mban më, i quan qenër edhe ministrat që guxojnë më në fund të pohojnë atë që opozita dhe qytetarët kanë 3 vjet që denoncojnë me zë të lartë: Krimin e veshur me pushtet. Pushtetin e veshur me krim.
Ky proces do të sigurojë që drejtuesit dhe të zgjedhurit e PD-së të jenë përfaqësues të denjë të anëtarëve të PD, dhe qytetarëve dhe të punojnë për interesin publik dhe jo atë privat. Kjo qasje e re do të zbatohet fillimisht me përzgjedhjen e listës së kandidatëve demokratë për deputetë.
No comments:
Post a Comment