2017-01-30

Ben Blushi: Ylli Manjani u shkarkua sepse tha të vertetën, Edvin Kristaq Rama është i frikësuar

Blushi: Manjani u shkarkua sepse tha të vertetën, Rama është i frikësuar

Deputeti Ben Blushi ka dalë publikisht në mbështetje kundër shkarkimit të Ylli Manjanit si minister i Drejtësisë. Themeluesi i partisë LIBRA ka reaguar pas shkarkimit të Ylli Manjanit duke deklaruar se ai tha të vërtetën ndaj u shkarkua.

Por zt.Ben Blushi thotë se Edvin Kristaq Rama është më i frikësuar.

“Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi në Facebook.

Ylli Manjani u shkarkua sot nga kryeministri Edvin Kristaq  Rama.


******



Lulzim Basha: Manjani theu kodin e heshtjes, ndaj dhe u shkarkuaTiranë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pasditen e së hënës ka komentuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në deklaratën e tij, Basha ka theksuar se, kryeministri duhet të kishte dhënë shpjegime se cili është motivimi për shkarkimin e ministrit, edhe pse sipas tij shqiptarët e dinë fare mirë. “Shqiptarët e dinë, Manjani u shkarkuar sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për korrupsionin me tenderat. Manjani theu kodin e heshtjes, theu omerta-n”, ka thënë Basha. Ai është shprehur se, deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që sipas tij PD ka denoncuar prej vitesh. “Por qeveria nuk i mbulon dot më. Aferat e saj i denoncoi edhe kumbari i 1 prillit, Lefter Koka”, ka thënë Basha. Ai ka shtuar se lëvizjet e fundit në qeveri tregojnë se përmes lidhjeve me krimin, kryeministri ka përforcuar pushtetin e tij, duke gjunjëzuar edhe aleatët. “Sot Rama nuk ka nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Rama ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe drogës. Shkarkimi i Manjanit dhe nënshtrimi i Metës është tregues i kësaj aleance. Me shkarkimin e Manjanit u kuptua se Rama është peng i krimit dhe Meta peng i Ramës. Zgjidhja është largimi i tij”, ka shtuar Basha.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...