Ket prrallë e kam ndie në dy a trí vende në Pult, por pa dyshim se do të kallëxohet së paku në te tanë Dukagjinin, mbasi të gjitha prrallat të thuesh, kallxohen njinji nder të gjitha ato male.
Përralla është si më poshtë.
___________________________
Nji nier shkoi për nji herë me dritë në bjeshkë me çà do drrasa për me goditë nji djep, pse së shoqes ishte me t’i falmit Zot’ yn nji fmí. Në sa ishte ky tuj shkurtu nji mré, po ndien nji orë ku prej njaj mali po i bâte zâ njaj shoqes së vet.
O lumë, i ka lé njati orligu nji djalë; si thue t’i a njesim êmnin?
Lé, moj dritë, – pergjegjë tjetra, – se nuk kam nge me çâ kryet per sa nierz lejn!
Po ajo qi lshoi zânin së parit nuk e la me aq, por i bzâni edhé dy a trí herë, e atbotë kjo e merzitun i
pergjegji:
Vraftë t’àn e mârrët t’âmën!
Ky nier e ndiu namen e orës, n’e parë, u pre, por mandej s’i vû aq vesh atyne fjalve e vijoi punen e
vet.
Mbasi goditi djepin, e çoi fíll e te shpia, kû gjet fmin e lém, të cilin e àma e vendoi mejherë në djep e i vûni gjerdanin (nji farë kolanet) në qafë për shéj.
Porsa u rrit pakes fmija, i ati, tuj mos mujtë me hjekë mendjet namen qi i kishte lshue ora fmís u muer vesht me të shoqen e sajoi me e shporrë; prandej goditi nji arkë e shtini mbrendë e shkoi e e qiti në dét. Tallazet e detit e mueren me veti e e çuen larg e larg e e qiten dikûr në breg; kû premtoi Zot’ ynë që nji dhí të vîte per ditë e ta lête me e ndergue. Nji ditë prej ditësh tuj kalue nji shtegtar aty pari ndeshi në fmí, e tuj i u dhimbtë e mori me veti e e çoi te shpija, e aty e mbajti si rob të vetin. Si u bâ ky nji farë tarabecit, i ra n’ér se ishte bír mbretit, prandej nuk ndigioi me ndêje mâ aty te bâmirsi i vet, por shkoi tuj kerkue dhé palé a di t’i bijte n’ér se i çë mbretit ishte bíre ashtû me kërthye e me jetue ngjat babës së vet.
I kishin kalue do vjet të mirë këtij tuj kërkue dhén, kúr e qet puna me zazetë në nji vend kû populli po ankote fort per mretin e vet. Mbasi e dijte ky vetin per fort të zotin, u bâ me partin kundershtare t’atij mbreti, me mende me mujtë ai me dorë të vet me e shporrë atê kso jete e me i marr kâmen.
Në sa ky po shkote dita me ditë tuj blue në mend se si me mujt me e çue në vend dishirin e vet, po ndéshë pa pritë pa kujtue, pak jashta gjytetit, në trí koçija (karroca), e mbasi do vetë i kallxuen me shêj se në cilën ishte mbreti, ky u avit kinsé po kam dishka me i thânë, e porsa e gjet ngjet tij t’ia mshoi në topuz e e mbyti; e me aty hypi në koçí e t’u dha kualve skatrash e hîni në gjytet. Populli, mârrë vesht punen gjithsesi, e zgjodhi per mbret, e i dha per grue, mbasi pelqyen shoqisho’in, mbretneshen e metne pa fat.
Pa u mbushë vjeta u fali Zot’ynë këtyne nji djalë, e u dukshin të dy të lum, por paten nji provë per tê cilen u bân shum dyshim: – burrit i ipej, kurdo flitëte me të shoqen me e thirrë nanë, e asajë i ipej me i thanë burrit bír. – Per me mujtë me râ në tê se çë kobi do t’ishte ajo punë, qi s’mujshin me u qortue kurr, sado qi i a vêshin menden; çuen e pveten nji shortare. Kjo u përgjegji se kishte të tana gjasët so do t’ishin gjak e gjíni ndër shej vedi. Mbas fjalës së shortares u vûn këta nji ditë e folen giatë e giatë mbî të gjith jeten e vet, e sidomos mbasi burri i diftoi së shoqes gjerdanin qi ia kishte pasë vû në fyt e âma per shêj qysh së vogli, u kujtuen se ata ishin pernjimend nanë e bír, e se ai kishte pasë mbytë, pa dijtë, t’an, prandej prej disprimit burri i nguli në zêmer thiken së parit të shoqes mandej të birit, e së mbrami edhe vedit. Grueja tuj dhanë shpirt i këndoi të birit tuj dekë: – Nina – nana bir!
__________________________
Në pamundësi për të pasur në dorë verdiktin origjinal të numrit të revistës nga ku është marrë punimi, ju kërkoj
ndjesë në rast të ndonjë gabimi në traskriptimin e faqes respektive e cila nuk është në cilësinë më të mirë të mundshme.
I biri t’ëm bir, – I biri s’ême ré; – S’ate vjeherr i ke lè! E tuj lshue syt per rreth, pau, se shpija po
rrënohej e po i xête mbrendë.
Ât Marini në po të njëjtin shkrim shprehet se në malet ku ai kishte shëtitur ekzistonin edhe raste të tjerë, të ngjashëm me atë që ai tregon. Në shpjegimin e këngës që i këndon e ëma djalit ai thotë:
Kjo eju po më qet nder mend nji ojn tjeter qi kam ndi në Zadrimë, e âsht kështû. – Nji grue ndeshi në
nji shoqe të veten qi kishte nji fmí në grykë, të cilen e përshëndeti: – Marshallà, moj nuse, djali! – Syt
të lumshin, nuk âsht i êmi, – përgjegji ajo – por âsht i birit t’êm bír – e vllai i t’êm shoq. Kjo do të thotë se ajo është martuar me vëllanë e nipit. Ka dy mundësi. Ose gruaja me të cilën i biri ka bërë fëmijën që gruaja ka në grykë ka pasur edhe martesë tjetër duke lindur të shoqin e gruas me fëmijë në grykë, ose gruaja me fëmijë në grykë është martuar me nipin e vet.
Pas kësaj historie Ât Marini tregon edhe një tjetër: Në bajrakë të Pukës kallxojnë nji ojn tjetër. – Nji barí tuj u príj dhenve, pau tuj pushue nji burrë e nji grue e i përshëndeti: – Mirë se rrini burrë e grue! – Grueja i përgjegji: – Nuk jem burrë e grue, por e âma e këtij trimi âsht vjehrra e nanës s’ême. Duke qenë se nëna e burrit është vjehrra e nënës së gruas do të thotë se nëna e gruas është martuar me burrin në fjalë. Edhe në këtë rast ka dy mundësi: Ose burri është babai i vajzës, ose burri është njerku i vajzës. Por në atë kohë dhe në atë vend që vajza të dilte shëtitje me një burrë, qoftë i ati, njerku apo kushdo përveç të shoqit, nuk ishte diçka normale2 kështu që edhe në këtë rast lindin dyshime të llojit: mos ndoshta vajza është e martuar me të atin, ose me njerkun? Po përse e mohon ajo? Ndoshta ka turp. Ose ndoshta është një gojëdhënë e cila ka ndryshuar me kalimin e kohës duke pësuar ndryshime rrënjësore aq sa mund t’i kenë humbur edhe kuptimin.
Ât Marini duke shkruar çfarë kishte dëgjuar bën një paralelizëm me një prej miteve greke. Ai vetë në fund të faqes së parë tregon se tregimi i tij përkonte me një tjetër të mitologjisë greke.
Kallximi përkon shqimir me at të mitologís greke qi si dihet âsht kështû.
Laji, sternipi i Kadnit, mbretit të Tebës kishte ndie prej orakullit se kishte per t’u mbytun prej të birit, i cili kishte për të mârrë mandej per gru t’âmen e vet. Per me bâ qi mos t’u vertetote fjala e orakullit, Laji bâni me lidhë e me shporue kamët e të birit qi kishte pasë më Gjakostën, e mandej bâni me e tretë. Robi qi do të çote në vend urdhnin, ia dha djalin njaj bariu, e ky Polibit, mbretit të Korintit i cili nuk kishte fmí. Per shkak të kamve t’éjuna, fmiut iu njit êmni Edip. Si u rrit ky, mârrë vesht se nuk ishte i biri i Polibit, veti orakullin se çë gjetit ishte, e pat të gjegjun se kishte për të mbytë t’àn e mârrë t’amen. Per mos me rrezikue me bâ at faqe të zezë sajoi mos me këthye në Korintë, por me shku në Tebë. Tuj udhtue ndeshi në babën e vet, Lajin, qi nuk e njifte, qerri i të cilit ishte i prîmun prej njaj kasneci. Tuj dashtë ky me ngushtue Edipin __________________________
Konkluzion i arritur nga leximi i veprës “Zakone e Doke Shqiptare”, veçanërisht nga Kreu VII, pika 7 “Grueja në mende
të Dukagjinsit” e Ât Donat Kurtit, O.F.M., Botime Françeskane, Shkodër 2010.
me shmangë rrugën, u ngreh shamata e cila mbaroi me mbytje t’et për dorë të birit, qi nuk e njifte. Mbrrijtë në Tebë, Edipi pshtoi gjytetin prej shum të zezave, e në shpërblim pat me mârrë për grue mbretneshen e vejë
ase nanen e vet. Kur mâ vonë rà murtaja në Tebe, e kje lypë ndihmë prej orakullit të Delfit, ky dishmoi se ishte nevoja, per pshtim të popullit, me ndishkue at qi kishte pasë mbytë Lajin. Shqertimi qiti në shesh se ishte kênë Edipi; Gjokastra prej disprimit u vierr, Edipi i xori syt vedit.
Shpjegimi që Ât Marini bën për “Edipi Mbret” është i mjaftueshëm sa për të kuptuar se ekziston një ndërlidhje ndërmjet historisë që ai ka dëgjuar dhe një miti grek të kthyer në tragjedi nga Sofokliu. Për këtë arsye po paraqes më poshtë mitin e plotë3:
Laji, mbreti i Tebës, ka për grua Jokastën. Të dy jetojnë të lumtur, por nuk kanë fëmijë. Laji shkon në Delf, pranë orakullit, me shpresë se do të gjejë një zgjidhje për këtë çështje. Por në vend të një këshille, ai merr një paralajmërim: do të vritet nga djali që do të ketë me Jokastën. Laji vendos të largohet nga e shoqja, por një ditë, pasi kishte pirë shumë, kalon natën me të dhe Jokastra lind një djalë. Mbreti ia rrëmben nga duart fëmijën mendeshës dhe, me anën e një skllavi, e çon në malin Citeron, ku e var nga këmbët në një pemë të madhe. Një bariu i vjen keq për fëmijën fatkeq dhe i kërkon një bariu tjetër, në shërbim të mbretit të Korintit, ta marrë me vete. Për shkak të këmbëve të enjtura, bariu e quan fëmijën Edip, që në greqisht ka kuptimin “çalamani”. Ai shkon sëbashku me të te mbreti Polib dhe te gruaja e tij, Meriopi. Çifti, meqë nuk kishte fëmijë vendosi ta rriste Edipin e vogël.
Ai u bë një djalosh i pashëm dhe arriti t’i kalonte shokët e tij në të gjitha sportet, pavarësisht këmbëve të shtrembra. Por kjo nuk i pengon shokët e tij ta tallnin dhe vetëm kur mbushi tetëmbëdhjetë vjeç e kuptoi arsyen e shakave të tyre: ai nuk ishte djali i Polibit dhe Meriopit. Edipi humb qetësinë dhe kur sheh se nëna që e ka birësuar u bën bisht pyetjeve, niset për në Delf. Atje, orakulli i thotë se nuk duhej të kthehej në atdheun e tij, ngaqë do të vriste të atin dhe do të martohej me të ëmën. I llahtarisur, Edipi betohet se nuk do të shkelë kurrë në Korint, ku mendonte se ka lindur dhe merr drejtimin e kundërt.
Siç e do fati, ai është pranë Tebës, kur, rrugës, një burrë që po ngiste qerren, i bën shenjë t’i japë një të shtyrë asaj. Por ai, krenar, bir mbreti, nuk bindet menjëherë dhe burri i jep një të goditur me shkop, çka e acaron Edipin. I tërbuar nga inati, godet të zotin e qerres dhe udhëtarin fisnik që rrinte ulur në të; shërbëtori që ndiqte pas të zotin ia mbath me vrap dhe kthehet në Tebë për të treguar se mbreti Laji u vra nga një i panjohur… Pra, ai që po udhëtonte me qerre ishte babai i vërtetë i Edipit.
Me të mbërritur në Tebë, Edipi e gjen qytetin tepër të tronditur: majë mureve të qytetit qëndron Sfinksi, përbindëshi përrallor me trup luani dhe kokë gruaje. Çdo kalimtari ai i thotë një enigmë dhe përlan këdo që nuk di ta zgjidhë. Ja pyetja e tij: “Ç’kafshë ka katër këmbë në mëngjes, dy në mesditë dhe tri në mbrëmje?” Askush nuk e gjen përgjigjen dhe njëri pas tjetrit tebianët po përlaheshin nga Sfinksi. Edhe lajmi i vdekjes së Lait nuk ngre në këmbë aq njerëz sa ç’ngre inati i Sfinksit. Kreoni, vëllai i Jokastës që zëvendëson mbretin e vdekur, nuk sheh zgjidhje tjetër veçse t’i japë shpërblimin më të madh atij që do të çlironte qytetin nga një e keqe e tillë: dorën e mbretëreshës së ve, Jokastës dhe përmes kësaj, detyrën e mbretit.
Edipi, pa iu dridhur qerpiku, shkon të takojë Sfinksin dhe i përgjigjet pyetjes së tij: “Është njeriu që ecën në mëngjes me katër këmbë, me dy në mesditë dhe me tri në mbrëmje. Në mëngjes, bebja bën përpara me katër këmbë; në kulmin e jetës na mjaftojnë dy këmbë; dhe kur vjen pleqëria është i domosdoshëm shkopi.” I tërbuar nga humbja, Sfinksi hidhet nga muri dhe vdes.
Kështu Edipi u martua me të ëmën dhe zuri vendin e babait në fronin e Tebës. Ai e qeveriste qytetin me shumë zgjuarsi dhe u bë i dashur për banorët. Jokastra i dha dy djem, Eteoklin dhe Polinikun, si dhe dy vajza, Antigonën dhe Ismenën.
Megjithatë, ajo që bëri, edhe pa e ditur, nuk mund të mbetej e pandëshkuar. Pas disa vitesh,
qyteti u rrënua nga një epidemi murtaje dhe gratë nuk mund të lindnin fëmijë. Mbreti duhej të gjente
shkakun e zemërimit të perëndive dhe t’i kënaqte ato.
__________________________
Marrë nga “Mitet më të Famshme të Lashtësisë”, përkthyer nga Nasi Lera, Botime MAX, fq. 194-201
Edipi ndjek këshillën e kunatit, Kreonit dhe shkon të këshillohet me orakullin e Delfit. Apoloni i përgjigjet se epidemia do të zhduket sapo të ndëshkohet vrasësi i mbretit Laji, domethënë sapo vrasësi, që jeton qetësisht në Tebë, të dëbohet. Me qëllim që të gjejë fajtorin, hetimin e kryen vetë mbreti. Ai thërret hyjninë e vjetër, Tiresiun; ai duket se di diçka, por nuk pranon të flasë. Përballë kërcënimeve të Edipit, ai zbulon të vërtetën e tmerrshme: ai, Edipi, qe vrasësi i babait dhe kishte bërë incest me nënën. Sigurisht, mbreti nuk mund ta besojë një gjë të tillë. Me kaq, ai zbulon një përbetim, fijet e të cilit i luan Kreonti. Përfaqësuesit e popullit përpiqen, pa sukses, të shërbejnë si ndërmjetës midis mbretit dhe Kreonit. Vjen Jokastra, por ajo nuk mund ta kuptojë një të vërtetë të tillë. Djali i saj kishte vdekur kur ishte fëmijë, pra ajo nuk mund të jetë nëna e Edipit, që veç kësaj, kishte vrarë edhe vetë babanë e tij!
Por në skenë hyn një personazh tjetër, një lajmëtar nga Korinti, që vjen dhe i jep Edipit lajmin e vdekjes së babait të tij të hamendësuar, Polibit. Korinti kërkonte kthimin e tij për ta vënë në fronin mbretëror. Fati e do që lajmëtari të jetë bariu plak që kishte gjetur Edipin e vogël dhe e kishte çuar te Polibi dhe Meropi. Tanimë Edipi e di ç’ka ndodhur, por vazhdon procesin që kishte vënë në lëvizje. Si dëshmi të fundit do të dëgjojë bariun e Lajit, që duhej ta vriste, por që i kishte shpëtuar jetën. Ky i fundit vetëm vërtetoi edhe një herë të vërtetën e hidhur.
Para se të thotë fjalën e fundit të hetimit, Jokastra kthehet në pallat dhe var veten. Pas pak arrin Edipi, që zgjidh nënën dhe gruan e tij dhe shpon sytë me kapësen që mbante rrobat e saj.
Tani le të bëjmë një krahasim mes personazheve kryesore të “Edipit” dhe personazheve të përrallës “Nama e Orës”.
Jakostra (Gjakostra) na shfaqet si një grua e gatshme të bindet, por edhe e gatshme të bëjë gjithçka për dashurinë dhe më pas për vendin. Fakti që ajo është dakord të ngjizë një fëmijë me bashkëshortin që i largohet gjithnjë e më tepër, do të thotë se dashuria del mbi krenarinë e saj. Më pas pranimi për të vrarë fëmijën sepse do t’a përndiqte një fat i turpshëm për të dhe vrasës për të shoqin, i jep asaj karakterin e të bindurës ndaj fatit. Më pas ajo vendos t’i bindet të vëllait për ta martuar me atë që do të shpëtonte qytetin nga Sfiknsi dhe kjo pranon pa e ditur se me kë. Ndonëse bashkëshorti i ri tanimë pasi ajo kishte mbetur e ve ishte shumë më i vogël në moshë se ajo (i biri), Jakostra vendos t’i bindet vendimit të të vëllait dhe e merr për burrë Edipin, madje duke i dhënë edhe katër fëmijë. Në fund, fakti që akoma pa u mbyllur hetimi ajo vetëvritet do të thotë se gjithë ai nënshtrim ndaj fatit të saj e kishte bërë të paqëndrueshme ndaj rezultateve që ai fat i solli.
Thuajse e njëjtë na shfaqet edhe nëna e Djali te përralla e Ât Marinit. Edhe ajo, e frikësuar nga fati që Orët i kishin caktuar, bie dakord me të shoqin për të larguar Djalin e tyre të vetëm, duke e kthyer jetën e saj në një marionetë të cilës Orët ia kishin fijet në dorë. Njëlloj edhe ajo shfaqet e bindur duke rënë dakord me rregullin që ajo duhej të martohej me mbretin e ri, pa pasur parasysh asnjë tipar apo aftësi të tijën. Ndryshe nga Jakostra që sapo vërteton thëniet e Tiresiut vetëvritet, te përralla nëna nuk e ka gjithë atë forcë dhe e lë ekzekutimin në dorë të të Birit. Madje teksa ajo po jep shpirt nuk rri e heshtur, por i këndon të Birit një ninullë duke e dërguar në gjumin e përjetësisë.
Laji tek “Edipi” shfaqet si një njeri ambicioz dhe egoist. Duhe dëgjuar fjalët e orakullit është i gatshëm të largohet nga gruaja e tij me të cilën jetonte i lumtur, vetëm për t’iu shmangur fatit tragjik. Por e gjithë kjo vendosmëri egoiste bie poshtë kur ai një natë shkon i dehur dhe ngjiz Edipin. Duke e larguar të voglin nga gjiri i mendeshës drejt vdekjes akoma pa e parë e ëma vazhdon të tregojë vendosmërinë për t’iu kundërvënë fatit. Më pas kur godet me shkop dikë që nuk e kishte takuar asnjëherë më parë vetëm pse nuk e ndihmoi të shtynte karrocën tregon një farë arrogance të theksuar e cila u ndëshkua me vdekje nga dora e të birit.
Ndryshe na shfaqet babai i Djalit te përralla që na tregon Ât Marini. Ai na shfaqet më moskokëçarës ndaj fatit që i caktojnë Orët për të Birin. Ai e do të Birin pavarësisht fatit, kështu që kujdeset për të deri kur ai të rritet sado pak, aq sa të mbijetojë. Ai dëshiron t’i shmanget fatit, jo ta shpërbëjë atë. Ai nuk e vret të Birin, por e merr dhe e vendos në një arkë dhe e hedh në det me shpresën se i Biri do të mbijetonte në një vend ku nama e Orës nuk kishte tagër të vepronte. Ai nuk na shfaqet arrogant në vdekjen e tij, pasi vritet tinëzisht nga kundërshtari politik, i cili realisht ishte i Biri. Ndonëse nuk na shfaqet ndonjë administrues i mirë i qeverisë për të cilin kishin të gjithë ankesa, ai në vetvete nuk duket një njeri i keq. Fakti që ai, ndonëse ishte mbret shkon dhe çan dru në pyll për të ndërtuar djepin e fëmijës që kishte, e bën shumë më të thjeshtë si person në krahasim me Lajin.
Edipi, si personazh kryesor na shfaqet në kompleks si një njeri i vendosur. Është i gatshëm që të mos e ulë në asnjë çast krenarinë e tij, pasi në fund të fundit është një djalë mbreti (ndonëse i adoptuar). Shfaqet një njeri inteligjent, madje më inteligjenti, i cili arrin të zgjidhë enigmën më të madhe, atë të Sfiksit4. Duke u martuar me një grua shumë më të vjetër se veten e cila ishte si çmim së bashku me mbretërinë shfaqet i gatshëm të bëjë gjithçka për të drejtuar tanimë mbretërinë që kishte fituar. Fakti që nuk beson hyjninë e vjetër Tiresiun dhe nuk bindet nga asnjë fakt se ka vrarë të atin e bën atë të fortë dhe të pabindur ndaj fatit. Kjo pabindje vazhdon kur ai nuk vetëvritet, siç bën Jakostra, por i nxjerr sytë vetes dhe jeton i fshehur botës së bashku me të bijën.
Ndryshe shfaqet Djali te përralla që na tregon Ât Marini. Ai na shfaqet ambicioz për të marrë pushtetin dhe sapo gjen mundësinë vret mbretin duke i zënë vendin. Ambicia e tij e shtyn që të martohet edhe me një grua shumë më të madhe se ai në moshë vetëm e vetëm për tu bërë mbret. Në fund, kur e kupton gabimin e bërë dhe fatin e tij, ai vret në fillim të ëmën, pastaj të birin e në fund veten, duke treguar një mosbesim ndaj gjithkujt, madje edhe ndaj nënës dhe gruas së tij.
Po kaq të rëndësishëm sa janë personazhet kryesorë, janë edhe personazhet dytësorë apo veprimet e kryera respektivisht në secilën histori. Për shembull sikur të mos i ishte shporuar këmba Edipit, ose sikur të mos i ishte vendosur gjerdani Djalit nga e ëma, do të ishte shumë i vështirë identifikimi se bëhet fjalë pikërisht për rastet respektive. Nuk munde të bëjmë një paralelizëm mes Orës dhe orakullit të Deflit, sepse Ora cakton fatin, ndërsa orakulli i Delfit tregon fatin e paracaktuar nga të tjerë. Edhe fakti që Edipi ishte rritur nga një familje mbretërore, ndërsa Djali nga një bamirës i thjeshtë tregon shumë për karakterin e secilit. Edipi, si dikush i rritur si djalë mbreti, nuk mund të ulte krenarinë e vet që të shtynte karrocën ku gjendej zotëria që vret, ndërsa Djali i rritur si djalë në familjen e një shtegtari, kishte ambicje për t’u
bërë dikush më i zoti se rritësi i vet, ambicje, e cila i shtohet kur merr vesh edhe se biri i kujt është. Edhe mënyra se si merret vesh fati i tyre është e ndryshme. Edipi ndëshkohet nga Perënditë të cilët i kishin caktuar fatin, ndërsa Djalit i ndërhyjnë Orët, të cilat ia kishin caktuar fatin, duke u ngatërruar fjalët5.
__________________________
Sfinksi, i cili përmendet në mitin “Edipi” është një personazh i mitologjisë greke, por i cili gjendet edhe në mitologjinë egjiptiane. Sfinksi është më i lashtë se vetë mitologjia helene. Paraqitja e një qenieje me kokë njeriu dhe trup luani kaloi nga Egjipti drejt Lindjes, ku atij i shtuan krahë në shekullin VIII ose VII para Krishtit (“Mitet më të Famshme të Lashtësisë”, përkthyer nga Nasi Lera, Botime MAX, fq. 196). Për këtë arsye, duke qenë se një personazh i mitit ka lëvizur nga Egjipti drejt Lindjes duke pësuar ndryshime, lindin dyshime se mos ndoshta edhe miti ka pësuar një lëvizje.
Ka shumë raste të dëgjuara në malet e veriut që njerëzve u “ngatërroheshin Orët” duke mos i lejuar të kontrollonin fjaët apo veprimet e tyre.