Sponsorizim për "Memorial" për Gruan ish të Burgosur e të Persekutuar Politike në Shqipëri!


Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane 
The Women's Organization "Hope & Peace"
SHBA


New York , Nëntor 2017

Thirrje: Sponsorizim për "Memorial" për Gruan ish të Burgosur e të Persekutuar Politike në Shqipëri!

Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane "Hope & Peace" me Qendër në New York, fton Presidentin, Qeverinë, Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, Artistët, Bisneset, Shoqatat e ish të Persekutuarve Politikë, Bashkinë Tiranë, OJQ shqiptare, të huaja apo edhe individë të ndryshëm, që të angazhohen në financimin e një Memoriali për Gruan ish të Burgosur e Persekutuar Politike në Shqipëri nga rregjimi komunist.
Gjithashtu kërkojmë që më pas ky Memorial (Monument) të vendoset pranë Sheshit "Skënderbe" tek vendi ku ka pas qenë vendosur statuja e diktatorit Hoxha.
Me anë të kësaj Thirrje shpresojmë të gjejmë mbështetjen e duhur.

Faleminderit

The Women's Organization "Hope & Peace"
Grupi nismëtar
hope.peace.org@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)