(Në vend të përkujtimit )
Aktori Skender Hajdar Tafaj ishte aktor përmasave kombëtare i cili nuk bëri asnjëherë kompromise në emër të artit. Ai ishte një patriot i cili e deshi dhe punoi për vendin e tij.
Skender Tafaj, i cili ndërroi jetë kohë më parë ka lenë pas vetes nje bagazh të pasur ne teatrin dhe filmin shqiptar.
Skënder Hajdar Tafaj, mbetet frymëzim dhe shembull se si duhet profesioni , atdheu dhe familja!
“Në kuadër të lojes skenike teatrale vlen të përmenden angazhimet në shfaqjet: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” “:Erveheja”, “Varri qyqës”, “Zogu i |diellit”, “Sfinga e gjakut”,etj.
Ndërsa, si aktor filmi, Skendër Tafaj u angazhua në filmat”Njeriu prej dheut”, “E kafshoja terrin”, “Era dhe Lisi”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Si te vdiset”,etj.”
Skendër Tafaj asnjëherë në dëmë të artit nuk bëri kompromis. Andaj shpeshëherë kolegët e tij e mëndonim të ashpër… Por, ai ka qënë vazhdimisht kundër politikës së Lidhjes Komunistve Jugosllavë dhe një zë i vërtetë kombëtar i teatrit, filmit dhe i familje se tij të vyer dhe patriotike.
Skendër Hajdar Tafaj, aktori i brezit të artë la një bagazh të pasur interpretimi në teatrin dhe filmin shqiptar.
Varrimi i tij u bë si në Teatër , vdiq i madh dhe u varros më dinjitet në varrezat e fshatit të tij të lindjes me ndërime të mëdha !
Flori Bruqi