2017-11-19

Stefan Zweig, shkrimtari që ëndërronte një botë pa kufij

Stefan Zweig2.png


Stefan Zweig lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në Petrópolis afër Rio de Janeiro, Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë.

Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë, i viteve 20-të dhe 30-të. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë së botës, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan në gjuhën angleze nën pseudonimin 'Stephen Branch' (Stefan Brenc - përkthim i emrit origjinal).
Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e një familjeje bankierësh italianë. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjë rol në edukimin dhe formimin e Cvajg. 'Feja ime ishte thjesht një rastësi si rjedhojë e prejardhjes sime' - është shprehur ai gjatë një interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letërsie si dhe ishte pjestar i lëvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetë e tij botoheshin në 'Neue Freie Presse', botuesi i së cilës ishte udhëheqësi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit. Cvajg-u e braktisi Austrinë pas ardhjes në fuqi të Hitlerit. Gjatë kësaj periudhe ai u mbështet botërisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi të hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat për prezantimin e operas së tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) në Dresden. Për këtë arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikës së muzikantit më të madh të kohës së tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.
Cvajg studjoi ne Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1904 ai mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura nga Universiteti i Vienës. Përpara se të vendosej në Salzburg (1913) ai udhëtoi nëpër shumë vënde të botës. Në 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dërguar letra adhurimi që nga viti 1901. Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.
Cvajg studjoi ne Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1904 ai mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura nga Universiteti i Vienës. Përpara se të vendosej në Salzburg (1913) ai udhëtoi nëpër shumë vende të botës. Në 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dërguar letra adhurimi që nga viti 1901. Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.
Vepra e parë e Cvajg ishte përmbledhja poetike 'Litarë të argjendtë' (Silberne Saiten) e cila u botua në vitin 1901 kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Më pas u botua në Zvicër, drama e tij kundër luftës, titulluar 'Jeremiah', të cilën ai e shkroi në vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramë frymezohej nga Lufta e Parë Botërore dhe u luajt për herë të parë në Nju Jork në vitin 1939. Cvajg shkroi dhe drama të tjera si 'Tersites' në 1907, një tragjedi e shkruar në vargje të lira si dhe 'Jetë në det' (Das Hause Am Meer) në 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile në Amerikë. Cvajg jetoi për gati 20 vjet në Salzburg edhe pse si gjithmonë kohën më të madhe e kalonte nëpër udhetime. Gjatë Luftës së Parë ai punoi në arkivat e Ministrisë Austriake të Luftës, por u detyrua te largohej për në Zürich atëherë kur bindjet e tij paqësore ranë ndesh me bindjet e eprorëve të tij. Cvajg u bë i njohur fillimisht si poet dhe përkthyes (ai zotëronte 5 gjuhë të huaja, përveç hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes së lashtë) dhe më pas si biograf, tregimtar dhe novelist. Ai njihet si intelektuali i parë që hodhi idenë e një Europe të Bashkuar, në vitin 1908.
Cvajg u përqendrua në mësimet e Sigmund Freud, ndikimi i të cilit ndihet në gjithë krijimtarinë e tij, sidomos në analizat e tij biografike për njerëzit më të shquar të të gjitha kohërave (filozofë, burra shteti, mbretër e mbretëresha, shkrimtarë të shquar etj). Gjatë kohës në Salzburg, Cvajg filloi të besonte se persekutimi që Hitleri po u bënte hebrejve në atë kohë, lidhej direkt me vetë Cvajgun. Ai kurrë nuk u shërua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndërrua në paranojë. Kur emigroi në Angli (jetoi në Bat dhe Londër), Cvajg kreu studime për librin e tij të ardhshëm 'Mary, Mbretëresha e Skocisë'. Në atë kohë ai u takua përsëri dhe me Freud, me të cilin ish njohur në vitet 20. Në vitin 1938 ai botoi librin 'Padurimi i zemrës' (Ungeduld des herzens), një histori e zezë dashurie që tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinë psikanalitike të ndjenjës së fajit, një liber ku dashuria fajtore kurorëzohet me një vetvrasje të dëshiruar e të kërkuar nga dy personazhet kryesore të librit. Ndërsa në vitin 1938 Cvajg fitoi nënshtetësinë Britanike dhe në vitin 1940, pas një turneu të suksesshëm mësimdhënjeje në pothuajse tërë Amerikën e Jugut, ai u vendos në Brazil.
Cvajgu u nda nga Friderike në 1938 dhe një vit më vonë u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij që nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeç më e re se Cvajg. Në vitin 1941 ata shkuan të dy në Brazil. Në librin 'Brazili-vëndi i së ardhmes' (1941), Cvajg përshkruan bukur historinë, ekonominë, kulturën e vëndit duke dhënë përshtypje tepër interesante të cilat përputheshin dhe me thënien e Ameriko Vespucit kur zbuloi Tokën e Re, e cila thosh se “... nëse Parajsa ekziston në Tokë, ajo nuk duhet të jetë shumë larg prej këtu...” Rënia e Singaporit në vitin 1942 përforcoi patundshmërisht bindjen e Cvajgut se nazizmi së shpejti do të pushtonte tërë rruzullin. I zhgenjyer, i izoluar dhe larg Europës, Cvajgu kreu vetvrasjen së bashku me gruan e tij, prane Rio de Janeiro-s më 23 Shkurt, 1942. Me urdhër të diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit të Cvajgu u paguan nga shteti. Një ditë para se të vriste veten, Cvajgu dërgoi në shtyp librin 'Bota e së djeshmes', i cili u botua pak muaj pas vdekjes së tij. Ky libër kishte tone autobiografike dhe në një farë mënyre dënon kulturën europiane, të cilën në ato momente ai e quante të humbur. Në libër ai shkruan : "Shpresoj tja kem arritur qëllimit për gjetjen e një formule të vetme për kohën kur u rrita, domethënë para Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur atë kohë 'Era e artë e sigurisë'."
Botimet origjinale

Silberne Saiten. Gedichte, 1901
Die Philosophie des Hippolyte Taine. Dissertation, 1904
Die Liebe der Erika Ewald. Novellen. Buchschmuck v. Hugo Steiner-Prag, Fleischel & Co., Berlin 1904
Die frühen Kränze. Gedichte, Insel, Lajpcigu 1906
Tersites. Ein Trauerspiel in drei Aufzügen, Insel, Lajpcigu 1907
Emile Verhaeren, Insel, Lajpcigu 1910
Erstes Erlebnis. Vier Geschichten aus Kinderland, Insel, Lajpcigu 1911
Das Haus am Meer. Ein Schauspiel in zwei Teilen (drei Aufzügen), Insel, Lajpcigu 1912
Der verwandelte Komödiant. Ein Spiel aus dem deutschen Rokoko, Insel, Lajpcigu 1913
Jeremias. Eine dramatische Dichtung in neun Bildern, Insel, Lajpcigu 1917
Erinnerungen an Emile Verhaeren, Privatdruck 1917
Das Herz Europas. Ein Besuch im Genfer Roten Kreuz. Umschlagzeichnung von Frans Masereel, Rascher, Zürich 1918
Legende eines Lebens. Ein Kammerspiel in drei Aufzügen, Insel, Lajpcigu 1919
Fahrten. Landschaften und Städte, Tal, Lajpcigu und Vjena 1919
Drei Meister. Balzac – Dickens – Dostojewski (= Die Baumeister der Welt. Versuch einer Typologie des Geistes, Band 1), Insel, *Lajpcigu 1920
Marceline Desbordes-Valmore. Das Lebensbild einer Dichterin. Mit Übertragungen von Gisela Etzel-Kühn, Insel, Lajpcigu 1920
Romain Rolland. Der Mann und das Werk, Rütten & Loening, Frankfurt 1921
Brief einer Unbekannten, Lehmann & Schulze, Dresden 1922
Amok. Novellen einer Leidenschaft, Insel, Lajpcigu 1922
Frans Masereel (mit Arthur Holitscher), Axel Juncker, Berlin 1923
Die gesammelten Gedichte, Insel, Lajpcigu 1924
Angst. Novelle. Mit Nachwort von E. H. Rainalter, Reclam, Lajpcigu 1925
Die Augen des ewigen Bruders. Eine Legende, Insel, Lajpcigu 1925
Der Kampf mit dem Dämon. Hölderlin – Kleist – Nietzsche (= Die Baumeister der Welt, Band 2), Insel, Lajpcigu 1925
Ben Jonson's „Volpone“. Eine lieblose Komödie in drei Akten. Frei bearbeitet von Stefan Zweig. Mit sechs Bildern nach Aubrey Beardsley, Kiepenheuer, Potsdam 1926
Der Flüchtling. Episode vom Genfer See, Bücherlotterie, Lajpcigu 1927
Abschied von Rilke. Eine Rede, Wunderlich, Tübingen 1927
Verwirrung der Gefühle. Drei Novellen, Insel, Lajpcigu 1927
Sternstunden der Menschheit. Fünf historische Miniaturen, Insel (IB 165), Lajpcigu o. J. (1927)
Drei Dichter ihres Lebens. Casanova – Stendhal – Tolstoi (= Die Baumeister der Welt, Band 3), Insel, Lajpcigu 1928
Rahel rechtet mit Gott. In: Insel-Almanach auf das Jahr 1929, S. 112–131, Insel, Lajpcigu 1928
Joseph Fouché. Bildnis eines politischen Menschen, Insel, Lajpcigu 1929
Das Lamm des Armen. Tragikomödie in drei Akten (neun Bildern), Insel, Lajpcigu 1929
Die Heilung durch den Geist. Mesmer – Mary Baker Eddy – Freud, Insel, Lajpcigu 1932
Marie Antoinette. Bildnis eines mittleren Charakters, Insel, Lajpcigu 1932
Arabella. Oper von Strauss, 1933
Triumph und Tragik des Erasmus von Rotterdam, Herbert Reichner, Vjena 1934
Die schweigsame Frau. Komische Oper in drei Aufzügen. Frei nach Ben Jonson und Stefan Zweig. Musik von Richard Strauss. *Fürstner, Berlin 1935
Maria Stuart, Reichner, Vjena 1935
Gesammelte Erzählungen, 2 Bände (Band 1: Die Kette, Band 2: Kaleidoskop), Reichner, Vjena 1936
Castellio gegen Calvin oder Ein Gewissen gegen die Gewalt, Reichner, Vjena 1936
Der begrabene Leuchter. Novelle, Reichner, Vjena 1937
Begegnungen mit Menschen, Büchern, Städten, Reichner, Vjena 1937
Magellan. Der Mann und seine Tat, Reichner, Vjena 1938
Ungeduld des Herzens. Roman, Bermann-Fischer/de Lange, Stokholmi/Amsterdami 1939
Brasilien. Ein Land der Zukunft, Bermann-Fischer, Stokholmi 1941
Schachnovelle, Buenos Aires 1942
Die Welt von Gestern. Erinnerungen eines Europäers, Bermann-Fischer, Stokholmi 1942
Zeit und Welt. Gesammelte Aufsätze und Vorträge 1904–1940, Bermann-Fischer, Stokholmi 1943
Legenden, Bermann-Fischer, Stokholmi 1945
Balzac. Roman seines Lebens, hg. v. Richard Friedenthal, Bermann-Fischer, Stokholmi 1946
Fragment einer Novelle. Hrsg. v. Erich Fitzenbauer.

Veprat në shqip

Ne lufte me djallin/ War With Devil (Monographs of Helderin, Claist and Nietsche), Stefan Cvajg, BAÇA
Shpirti qe sheron / The Soul That Heals (novels), Stefan Cvajg, BAÇA
Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit te Roterdamit/ The Triumph and the Tragedies of Erasmus from Rotterdam (monograph), Stefan Cvajg, Shtepia e librit
Peshtjellim ndjenjash/ Feelings Mixing (intimate notes about professor R. De. D), Stefan Cvajg, GLOBUS R.
Dashuria e Erika Evaldit / The Love of Erica Evald, Stefan Cvajg, FAN NOLI
Letra e nje te panjohure/ Letter From An Unknown (novel), Stefan Cvajg, KOKONA

Floripress: Flori Bruqi

*******************************************************************************


Shtatëdhjetepesë vjet më parë, në shkurt 1942, shkrimtari më i pëlqyer në Evropë, kreu vetëvrasje në një shtëpi në qytetin brazilian të Petropolisit, 10 mijë kilometra larg vendlindjes së tij, Vjenës. Në vitin para se të vdiste, Stefan Zweig përfundoi dy studime ballafaquese – “Bota e djeshme: Kujtimet e një evropiani”, një elegji për një qytetërim tashmë të konsumuar nga lufta; dhe, “Brazili: Toka e të ardhmes”, një portret optimist i një bote të re. Historia e këtyre dy librave dhe e refugjatit që i shkroi ato, ofron një udhërrëfyes në kurthin e nacionalizmit dhe traumën e mërgimit.


Zweig kishte lindur në vitin 1881 në një familje të kulturuar dhe të pasur hebrenjsh në Vjenë, kryeqyteti i Perandorisë së Habsburgëve, ku austriakët, hungarezët, sllavët dhe hebrenjtë – mes shumë të tjerëve – bashkëjetonin në harmoni. Sundimtari i tyre ishte poligloti Franz-Jozephi i I-rë, i cili në fillimin e mbretërisë së tij në vitin 1867, shpalli se “të gjithë racat e Perandorisë kanë të drejta të barabarta dhe secila racë ka një të drejtë të pacenueshme për ruajtjen dhe përdorimin e kombësisë dhe gjuhës së vet”.

Franz Josephi ishte një autokrat i fortë dhe mbretërimi i tij nuk duhet të romantizohet, por i ofroi Zweigut një model të pluralizmit kulturor, në një kohë kur Evropa ishte duke u konsumuar në nacionalizëm. Biografi i, tij George Prochnik, vëren se Zweigu bënte thirrje për themelimin e një universiteti ndërkombëtar, me degë në çdo kryeqytet të madh evropian, si dhe një programi shkëmbimesh me rotacion i cili do të prezantonte të rinjtë me etni dhe fe të tjera.

Zweigu filloi të shkruajë “Bota e djeshme” pas largimit nga Austria në vitin 1934, duke parashikuar nazifikimin e Atdheut të tij. Ai e përfundoi draftin e parë në New York në verën e vitit 1941 dhe postoi versionin përfundimtar, shtypur nga gruaja e tij e dytë Lotte Altmann, duke ia dërguar botuesit një ditë para vetëvrasjes së tyre të përbashkët. Tashmë Perandoria e Habsburgëve ishte “zhdukur pa lënë gjurmë”, shkruan ai, dhe Vjena ishte “katandisur në statusin e një qyteti provincial gjerman”. Zweigu u bë pa shtetësi: “Pra, unë i përkas tani askundit, unë jam një i huaj, apo në rastin më të mirë – një mysafir kudo”.

Kujtimet Zweigut janë kthjelluese në portretizimin që i bëjnë natyrës çorientuese të mërgimit. Në qytetet ku dikur Zweigu brohoritej, tashmë librat e tij digjeshin; epoka e artë e “sigurisë dhe prosperitetit dhe rehatisë” ia kishte lënë vendin revolucionit, paqëndrueshmërisë ekonomike dhe nacionalizmit, “murtaja fundit që ka helmuar lulen e kulturës sonë evropiane”. Vetë koha është ndërprerë: “Të gjitha urat janë thyer mes të sotmes, të djeshmes dhe të pardjeshmes”.

Një nga shqetësimet më të mëdha të Zweigut ishte humbja e shtëpisë së tij gjuhësore. Ai ndjente “një turpërim të fshehtë dhe torturues”, që ideologjia naziste ishte “konceptuar dhe hartuar në gjuhën gjermane”. Ashtu si poeti Paul Celan, i cili kreu vetëvrasje në Paris, Zweig mendonte se gjuha e Schillerit, Goethes dhe Rilkes ishte pushtuar nga nazizmi dhe ishte deformuar në mënyrë të pakthyeshme. Pasi u zhvendos në Angli, ai ndjehej “i burgosur në një gjuhë të cilën nuk mund ta përdorte”.

Tek “Bota e djeshme”, Zweigu përshkruan lehtësinë e udhëtimit pa kufij, para vitit 1914 – vizitave në Indi dhe SHBA, pa pasur nevojë për një pasaportë apo vizë – një situatë e pakonceptueshme kjo për brezin midis dy luftërave. Tani ai, ashtu si të gjithë refugjatët, përballej me poshtërimin e negociimit me një burokraci të ngathët. Zweigu përshkruante “burokraciofobinë” e tij të fortë, teksa zyrtarët e emigracionit i kërkonin gjithnjë e më shumë dëshmi identiteti. Vetë Zweigu u thoshte me shaka miqve të tij se në përshkrimin e punës kishte vendosur: “Dikur shkrimtar, tani ekspert në viza”.

Teksa forcat e Hitlerit përhapeshin në të gjithë Evropën, Zweigu u zhvendos nga banesa e tij në Bath në Mbretërinë e Bashkuar, në Ossining, New York. Atje ai ishte pothuajse i panjohur për të gjithë, përveç refugjatëve të tjerë të cilët nuk kishin lidhjet dhe rehatinë e tij materiale dhe që shpesh i bënin apel bujarisë së tij legjendare. Zweigu nuk ndjehej në shtëpi në SHBA – ai e konsideronte amerikanizimin si shkatërrimin e dytë të kulturës evropiane, pas Luftës së Parë Botërore – dhe shpresonte të kthehej në Brazil i cili e kishte magjepsur gjatë një turneu leksionesh në vitin 1936.

“Brazili: Toka e të ardhmes”, është një lartësim lirik i një kombi, bukuria dhe bujaria e të cilit i kishin lënë përshtypje të thella Zweigut. Ai ishte shumë i befasuar nga ky vend dhe qortonte veten për injorancën dhe “arrogancën evropiane”. Zweigu shkruan për historinë, kulturën, ekonominë dhe gjeografinë e Brazilit, por mendimet e vërtetë të librit burojnë nga këndvështrimi që ai ka për kontinentin e tij.

Në përshkrimin e Zweigut, Brazili shndërrohet në gjithçka që ai do që Evropa të jetë: sensuale, intelektuale, e qetë dhe e kundërvënë ndaj militarizmit dhe materializmit. Në Brazil nuk ka “fanatikët e racës” si në Evropë, nuk ka “skena të ekstazive të çmendura dhe adhurimit të heronjve” si në Evropë, nuk ka “nacionalizëm të marrë dhe imperializëm” si në Evropë, dhe nuk ka “vetëvrasje” si në Evropë.

Në kadencat shabllone dhe ngjyrat e saj, Brazil është rrënjësisht i ndryshëm nga imazhi ndrydhur i Habsburgëve Vjenës, por bukuria e identitetit të saj hibrid duket se përligj opinionin e tij. Në Brazil, pasardhësit e Afrikës, emigrantët portugezë, gjermanë, italianë, sirianë dhe japonezë, janë përzier lirisht: “Të gjitha këto raca të ndryshme jetojnë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin”. Brazili mëson Evropën si të jetë i qytetëruar: “Ndërsa bota jonë e vjetër është më shumë se kurrë e sunduar nga përpjekjet e çmendura për të edukuar njerëzit mbi racën e pastër, ngjashëm me garat me kuaj dhe qentë, kombi brazilian për shekuj me radhë është ndërtuar mbi parimin e një martesë të përzier pa presion… Ajo është lëvizë duke parë fëmijët e të gjitha ngjyrave – çokollatë, qumësht dhe kafe – tek kthehen nga shkollat e tyre krah për krah … nuk ka ngjyra, nuk ka segregacion, nuk ka klasifikimi arrogant”!

Stefan Zweigu besonte në një botë pa kufij, por ai erdhi e u përcaktua prej tyre: “Kriza ime e brendshme konsiston në atë që unë nuk jam në gjendje të identifikohem me unin e pasaportës sime, me vetveten e mërgimit”. Kjo gjë e mundonte Zweigun (“Ne jemi vetëm fantazma – ose kujtime”). Në letrën e vetëvrasjes ai shkruante se ishte “i lodhur nga vite të tërë bredhjesh pa një shtëpi”.

Stefan dhe Lotte, të dy bashkë shkruanin: “Ne nuk kemi të tashme dhe të ardhme… Ne vendosëm, të lidhur në dashuri, që të mos e lëmë njëri-tjetrin”.(Benjamin Ramm)

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...