Ne nuk e dimë asnjëherë se çfarë surprize fati mund të ketë përgatitur për ne,ne gjithmonë jetojmë të sotmen, me shpresën se, e nesërmja do jetë më e mirë,dhe presim me padurim shfaqjen e një rrezeje të vogël dielli, në qiellin tonë të ngrysur. As Zhaklina ,nuk e merrte kurrë me mend, se një njeri për të cilin nuk kishte dëgjuar ndonjëherë, do të kthehej në mbështetjen e forcën e saj më të madhe brenda një nate. Një natë do të mjaftonte për të ndryshuar jetën e saj përgjithmonë. Zhaklina dhe Lukasi ishin dëshmitarë të një dashurie të madhe,por jo të lehtë. Ata ishin prova më e pastër se dashuria mund të mos jetë gjithmonë e lehtë. Momenti i njohjes së tyre ishte një nga gjërat që e ndalonte Zhaklinën i afrohej,sepse të qënit afër me të, i kujtonte natën më të keqe të jetës së saj,dhe faktin që Lukasi dhe pse ishte një njeri i panjohur për të, ishte kthyer në shpëtimtarin më të madh dhe e kishte parë në gjendjen e saj më të keqe .Kjo gjë bënte që Zhaklina ti qëndronte larg dhe ta shmangte vazhdimisht. Por,fati nuk e lejoi një gjë të tillë,fati i afronte çdo ditë e më shumë derisa u bënë të pandashëm dhe gjetën mbështetjen te njëri-tjetri. Jo çdo gjë ishte aq e lehtë,Zhaklina ishte viktimë e dhunës,ndërsa Lukasi kishte kaluar një fëmijëri tepër të vështirë dhe kjo gjë e kishte kthyer në një njeri të ngurtë e të egër. Ai e shihte Zhaklinën si një krijesë që kishte nevojë për mbrojtje dhe u betua ta ruante atë për të mos e humbur ashtu si kishte humbur të ëmën. Përkrahja e tij pas vdekjes së se ëmës kishte qenë një mik i vjetër i babait. Ai e kishte edukuar dhe e kishte nxjerrë nga rruga, gjë të cilën i ati i tij, nuk mundi ta bënte. Pas vdekjes së të shoqes ai kaloi në një gjendje vetmie dhe nuk u kujdes për djalin e tij. Kjo gjë e bëri Lukasin të përballej vetë me jetën që në moshë akoma të re dhe të mësonte gjëra që moshatarëve të tij mund tu dukeshin të pazakonta .Njohja me Zhaklinën ishte si një shpëtim për të,sepse ashtu si Lukasi u bë forca e saj më e madhe,ashtu dhe Zhaklina qëndroi afër tij dhe e ndihmoi të kalonte një traumë që kishte vite të tëra që e jetonte. Kjo ishte një provë dashurie,me këtë histori autorja Tammara Webber na tregon se sa e bukur mund të jetë dashuria në qoftë se, ne dimë ta ruajmë. Është ajo që na jep forcë edhe kur mendojmë se nuk mundemi më,është diçka që ka lindur me njerëzimin dhe do e shoqërojë gjithmonë atë,pa dashuri asnjëri nga ne nuk do ekzistonte,ose bota ku jetojmë do ishte një vend i urryeshëm. Çdo njeri e vlerëson dashurinë,ndaj shkrimtarët shkruajnë romane të tëra e muzikantët i dedikojnë nota. Artistët e tillë janë akoma dhe më të lidhur me dashurinë,sepse ata bëhen dëshmitarë të dashurive të ndryshme,të cilat nuk kanë gjithmonë të njëjtën rrjedhim .Në shkrimin tim të mëparshëm fola për historinë që do doja të lexoja gjatë verës,ndërkohë ajo çka lexova ishte shumë ndryshe nga dëshira ime. Por,mund të them se kjo ishte historia e duhur që mund të lexoje kur ishe shtrirë në shezllonin e plazhit dhe kishe një dëshirë të madhe për të lexuar një histori të bukur që të linte mbresa. U dashurova me këtë libër që në faqet e para, e refuzoja ta hiqja nga duart derisa ta mbaroja. Ishte diçka ndryshe nga ato që kisha lexuar deri tani dhe mendoj se për këtë arsye më pëlqeu aq shumë. Ishte një histori e bukur dashurie ku dy persona provuan se po të ishin bashkë, do ti kalonin të gjitha dhe do të buzëqeshnin në fund. Ka shumë njerëz që nuk e besojnë dashurinë dhe mendoj se e kanë gabim,çdo gjë që ne jetojmë përditë ka lidhje me dashurinë,sepse ne shpërndajmë dashuri çdo ditë tek personat e dashur dhe e marrim mbrapsht këtë dashuri. Ne nuk kemi dashuri vetëm për partnerin e jetës,dashuria më e madhe është ajo për familjen,gjithashtu ne kemi dashuri e për miqtë që kemi afër. Pra,në të gjitha mënyrat ne shpërndajmë dashuri tek njerëzit. Ashtu si personazhet e librit të Tammara Webber ardhur në shqip nga botimet “Pegi” nën përkthimin e Aida Musait, që të tregojnë se dashuria nuk është gjithmonë e lehtë, por asnjëherë e pamundur…
Agjencioni floripress.blogspot.com
2017/11/20
Sindi Bego : Shënime për librin “Easy” me autor Tammara Webber

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment