2017-11-18

Cikël poetik nga Murteza Osdautaj-Isniqi!

Fotografia e Murteza Osdautaj



N’ISNIQ

Kulla ma paska marr inat
S’me leshon rruge
Pse e lash... apo pse e harrova emrin e saj dhe frymen
Lahuten e l’tinen
Me tha t’ia shperndaja guret siç jemi bere
Si pika n’lis, si oret e liga....
Bjeshket mes njerezve kane hyre...
Erdha ketu
Te femijeria ime

Fotografia e Murteza Osdautaj

Kur ishin emri i latuar
Kendet e kulles, frengjite, oda e burrave, hija e rende, kenga
Oret e mira
Gashtra e fjales
Njerezit
Kur mbanin emer
E kur dihej kush duhej gdhende e thene fjalen magjishem
E mbahej gjalle
Nje e vetme fryme!

BABË

Fotografia e Murteza Osdautaj



KËTU....

S’po me njohin kalamajt as fletet e rena as kjo vjeshte
Koha paska rrjedhur siç uji paska rrjedhur nen nje ure
Paskam harruar se vitet si shi e bresher paskan reshe
Veç une qenkam ngrire ne nje kohe te shkuar si nje gur....

Fotografia e Murteza Osdautaj

Ka met dal nji zanë e ka met zonue përjetë
Ditë nuk ki me pa veç nurin e saj n’këtë dynja
As diell as hanë as qiell as yje s’t'bajnë ma dritë
Qiellin e synit të saj po vdeke pa e pa....


Fotografia e Murteza Osdautaj

PO NDEZ NJË CIGARE PËR TA SHTUAR MJEGULLEN


Tym
Re
Vetmia e varur në qiell
Lumë me shtrat të djegur
Uji
Lot
E e çajnë
Gurin
Tym
Një hartë
Një pergamenë
Dhe varri i Vukë Lek’s
Lënë në cekëtinë
Ti
Miqtë
Njerëzit
Mjegull
Në sytë e pëlhurtë
Me të hirtën
Unë
Hija ime
Harrimi
Rob
I braktisur
Piktura e dhembjes
Qe del nga unë
Tym
Del
E jo frymë!

Fotografia e Murteza Osdautaj
GJANAT QI M’ESIN


Po m’etka men’ja e ngujueme n’nji andërr
Po m’etka rruga e pashkelne veç për nji hap
Po m’etkan fjalë t’pa thanme as idhtas as am’ël
Po m’etka hini i tan nji jete t’djegme n’flak’....
Po m’etka pen’imi fjal’s qi su tha kur dojke me’u thanë
Po m’etka that’sina n’jeten tanë si buz’t hala t’palagme
Kemi me m’etë si gur’, si hi’, m’etshim si lis reje i’vramë
T’pa krye kemi me m’et’ si punet qi i’lam’ kurr’ t’pa bamne...


Fotografia e Murteza Osdautaj



ME HESHTJE

Me heshtje me e mujt t'pamujtmen
Me e zhveshe t'keqen me e ba torzo e nudo
Me i dhane uje nji lumi t'shterrun qe na braktisi
Edhe fatit me t'iu veshe me'i dal perpjetezes
Me i thane heshtjes me fole e me e thane
E mira ka me arrite se nise e kane
T'vramt qe u mjellen dheut
Per ta pjeke nji pogaqe lirie
N'jate diell qi t'mbushun andrra
Hala nuk e pame...
Me heshtje po due me thane
Per me iu dhane te ecme hapave
Qe ngri mbeten prej nji magjie t'zeze.


Fotografia e Murteza Osdautaj

POETI

Urë mes fjalësh
Etje mes ujrash
Farë dashurie per dheun
Dritë hëne per puthjet
Poeti....
Leckash bërë
Plagë mbushur
Arna ngjitur
Ëndrrash çarë
Poeti...
Fatit per t’i gjetur truall
Rruges për t’i dhënë këmbë
Dashurisë një ishull në det
E ujerave që ecin nje shpëtim
Poeri....
Per ta shpëtuar
Për ta hapur sezamin e bukurisë
Për ta rritur të lindurin njeri
Për një vend për të jetuar
Vdes siç vdiset
Digjet siç zjarri djeg
Poeti....
N’mal t’nalt' nji drague i pashëm kenka kthye n’gurë
Se kenka kjenë dashnue n’nji zanë qi u ba uj' i lumit e valë
Se zotnat e paskan pas van’osë qi t’mos i bajnë’ bashk’ kurr’
Se duheshin me i n'u i drague e i zanë t'pafat n’nji p’rrallë.

Fotografia e Murteza Osdautaj
PAGAN

S’jam i pazot mos më ç’kishëroni
Nga dashuria e bëj për ujin tim tredegësh
Dua të shkoj në jug e ta më kungojë Naumi
Të ngjitem më lartë e ta lë fjalën të buaj një natë te Naimi
Dhe në Shkodër Fishta të ma pagëzojë shqip të thënën
Mos më mallkoni as në turrë drush mos me digjni
Unë jam trinia e të qenit
Trini që ndërron si ujërat
Te Naumi emrin
Te Naimi fjalën
Te Fishta gjuhën
Trinia ime hyjnore
Gjaku im tredejësh
S’jam pra pa Zot mos më ç’kishëroni
Dua të përbej në tokë e qiell
Në diell e në dritë
Në nimetin e Perëndisë
Në fjalë e në gjuhë
Te besoj
Shqip, hyjnoren!


NGA BIBLA

Heshtjen ta marr vargjeve dhe kohën ta ndali të ecë
Apostujve memecerinë tua jap të mos vazhdojë e ndodhura
Rrëfimi im është ndalur atë ditë siç ndalet përroi me një presë
S’shoh më shteg që hapet të kalojnë nga unë rrëfimet e lodhura

Le të ecë koha por unë kam ngrirë, momenti m ‘është zënë
Kur minutat që rridhnin lumit të jetës mbaruan varka pa lundruar
Lumi s’mbeti më për lundrim, u treten dhe valet kishin rënë
Varka u kalb bregut e psalmeve u këndova si kurm i harruar!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...