LETËR PËR NXËNËSIT E MI *
Për ju, nxënësit e mi, e shkruaj këtë letër
Se sikur ju kam parasysh të gjithëve sot
Shumëkush prej jush, tani është i vjetër
Dhe kushedi se ku ndodhet nëpër botë.
Sidoqoftë, kudo që ndodheni, sot jini me mua
Se sikur jini mbeldhur,enkas, sot
Sado jini mijëra: një për një ju dua
Kudo që të ndodheni: në emigrim,nëpër botë.
Kam qenë i rreptë (ndonjëherë e kaloja masën)
Por orën e mësimit e bëja me rigorozitet
Gjithmonë e zotëroja klasën
Dhe, siç thuhet në pedagogji, e bëja mësimin të lehtë.
Mbi dyzet e një vjet që dhashë mësim
Me nxënës të ndryshëm dhe interesa plot
Kam arritur në një përfundim:
Jini ju, nxënësit, që mësuesit i vini notë.
Në doni të dini se si është një mësues?
Pyetni nxënësit. Ata ia vënë notën.
Dhe me këtë letër, për një gjë lus:
-Gëzim të kini kudo që kini ngritur “odën”.
Kur them “odën”, e kam për familljen
(Se ju, të gjithë tanimë, jini familjarë)
Tek ju përhsëndes, pres nga ju përgjigjen:
_Çfarë note më vini, o nxnënësit e mi flokëbardhë?
* e shkrova sot në ora 14.45, se, porsa u ktheva nga Fieri në TIranë.
7 mars 2017