PËRUROHEN 4 VËLLIME , ME “KALENDARIN KOMBIAR” TË KRISTO LUARASIT

(500 kopje të librit do të shkojnë në biblioteka dhe institutucione)
Nga : Prof.Murat Gecaj
Publicist e Studiues
Sot paradite, në sallën “Balsha” të “Tirana Internacional Hotel” të kryeqytetit tonë, u bë përurimi i 4 vëllimeve, me “Kalendarin Kombiar” (1897-1923 “ të botuar nga atdhetari Kristo Luarasi (1875-1934). Botimi i këtyre librave, si dhe tërë veprimtaria, u mundësuan e u organizuan nga Fondacioni “Alsar”. Ishin të ftuar: nga shoqata të ndryshme joqeveritare, si  Shoqata “Tirana”, Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë dhe  Shoqata e Lidhjeve e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali , nga Akademia e Shkencave të Republikës së Kosovës etj. Po kështu, merrnin pjesë akademikë e profesorë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, përfaqësues të ambasadave të huaja në vendin tonë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.Pasi të pranshmit në sallë u ngritën në këmbë e dëgjuan me respekt Himnin tonë Kombëtar,  përurimin e çeli Prof. Marenglen Verli, i cili i përgëzoi botuesit e këtyre 4 veprave dhe i falënderoi gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen.Fjalën e rastit e mbajti presiidenti i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra. Ai nderoi jetën dhe veprimtarinë disavjeçare të botuesit të “Kalendarit Kombiar”, Kristo Luarasi. Gjithshtu, nënvizoi faktin se këto vepra janë një pasuri e çmuar për lexuesit tanë. Sasia prej 500 kopjesh e tyre do të shkojë në bibliotekat kryesore dhe në institucione të rëndësishme të vendit tonëNë vazhdim, bëri një përshëndetje të ngrohtë përfaqësuesi i Ambasadës së Turqisë në vendin tonë dhe u lexuan përshëndetjet e dërguara, me këtë rast, si ajo e Akademikut Rexhep Qosja etj .
                                                                                                                    Botuesi Kristo Luarasi
Të pranishmit në këtë veprimtari dëgjuan me interes kumtesat e përgatitura nga: Prof.Ferid Duka, “Një tribunë e mendimit kombëtar shqiptar”; Prof.Hysen Matoshi, “Kalendari Kombiar, thesar i Rilindjes Kombëtare”; Prof.Seit Mansaku, “Gjuha shqipe dhe shkolla shqipe, në faqet e ‘Kalendarit Kombiar’”; Prof.Zeqir Kadriu, “‘Mbrothësia’,çerdhe e veprimtarisë atdhetare të Kristo Luarasit”; Prof.Luan Malltezi, “Mit’hat Frashëri dhe ‘Kalendari Kombiar’” dhe nga Prof.Genci Luarasi, nip i Kristo Luarasit, “Ndihmesa kulturore e Perandorisë Austro-Hungareze dhe mirënjohja shqiptare”.
Në tërësi, kumtesat e paraqitura dhanë një pasqyrë të pasur të veprimtarive atdhetare e kulturore të figurave më të shquara të asaj periudhe të paharruar historike dhe ngritën lart figura të tilla të shquara të Kombit tonë, si Kristo Luarasi. Po kështu, ata nënvizuan se këto vepra, në duart e  lexuesve  tanë, si në Shqipëri e trojet amtare dhe në disaporë,  do të ndihmojnë për ta njohur ende më mirë të kaluarën  tonë të lavdishme dhe janë një pasuri e çmuar, si për brezin e sotëm dhe ata pasardhës.Në mbyllje të kësaj veprimtarie mbrësëlënëse, zhvilluar në pragun e festave të Nëntorit dhe  e cila meriton përgëzimin për organizatorët, të ftuarit morën pjesë në koktejin e shtruar, me këtë rast, ku  i vazhduan bisedat  rreth tematikës së saj, me mjaft  interes.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)