2017-11-07

Çfarë gjeti monitorimi i QKSS-së në Polici e FSK

Veturat e Policisë në servis që nga viti 2014


Veturat e Policisë së Kosovës duket se kanë tepër punë për tu servisuar. Rregullimi i defekteteve te tyre po zgjatë edhe me vite të tera.

Madje ka raste që ato po e presin dorën e mjeshtrit tash e tri vite.

“Që nga viti 2014 në servisim presin 12 automjete, në vitin 2015 presin 30 automjete, si dhe në vitin 2016 presin 119 automjete, thuhet në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

Sipas të gjeturave të auditorit gjithsej 161 vetura të Policisë së Kosovës presim për servisim dhe riparim për defekte të ndryshme. Auditori ka treguar se vonesat e tilla kanë ndodhur si rezultat i mungesës së pjesëve, stafit jo të mjaftueshëm dhe vjetërsia e automjeteve.

Në anën tjetër Ministri i MPB-se Skënder Hyseni nuk kurse duke shpenzuar 1 milion 894 mijë e 170 euro për të blerë vetura të reja.

Auditori ka theksuarë se kompani “Vrella” e PK-së, kishte në proces të shitjes 126 vetura, dhe 325 të tjera ishin propozuar për t’u shitur.

“Dobësitë në vazhdimësi të automjeteve që presin për servisim, tregon se kontrollet ende nuk kanë arritur nivelin e duhur” thuhet në raportin e auditorit.

Zyra e auditimit ka rekomanduar Ministrin në bashkëpunim më Drejtorin e PK-së që “të rishikojnë arsyet për mos zbatimin rekomandimeve të AP-së (në tri vitet e fundit) dhe të përcaktojnë masa shtesë për të forcuar kontrollet në këtë njësi”



Auditori: Policia bënë shpenzime të panevojshme për automjete (foto)

Policia e Kosovës ka në dispozicion 1 mjë e 432 automjete për të cilat ka edhe flotën operative me pothuajse të gjitha pajisjet që duhet ti posedoj. Por, shumica e këtyre pajisjeve si, aparati i saldimit, pajisja e autolarjes, regllazha dhe shumë pajisje tjera janë jo funksionale.

Dhe për të kryer këto shërbime policia duhet të kontraktoj kompani nga jashtë dhe t’i paguaj këto shërbime. Këto të gjetura kanë dal nga raportit i Auditimit të Performancës për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare në Policinë e Kosovës.

Image

Drejtoresha e Auditimit, Fatlinda Ramosaj, tha se në raport janë dal shumë parregullsi. Njëra ndër to e që është ndër më kryesoret, sipas saj, është mosfunksionalizimi i Flotës Operative.

“Dobësi tjetër është flota operative ku shumë pajisje janë jo funksionale, aparati i saldimit, pajisja e autolarjes, regllazha ka shumë pajisje që s’janë funksionale dhe këto shërbime policia duhet të kontaktoj jashtë dhe t’i paguaj këto. Pra, janë shpenzime të panevojshme, vlerësojmë kur ato gjenden brenda Policisë së Kosovës”, tha Ramosaj.



Kurse, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni, Ali Sadriu, tha se sipas raportit të auditimit, del se Policia e Kosovës është institucioni që më së shumti ka bërë freskim të flotës prej buxhetit.

“Jeni një prej institucioneve që më së shumti keni bërë freskim të flotës prej buxhetit. Ta zëmë në vitin 2011 i keni pasur 1 mijë e 358 automobila, në vitin 2012 1 mijë e 400, pra ka një avancim këtu dhe në vitin 2013 i keni 1 mijë e 432 automjete. Ne e kuptojmë që është flotë e madhe dhe mu për atë i është dhënë prioritet ngritjes së një qendre brenda për brenda policisë që të ndodh servisimi i tyre”, tha Sadriu.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se Polica e Kosovës e shfrytëzon në maksimum flotën që gjendet brenda Policisë së Kosovës, përveç në raste specifike, kur vetura nuk mund të rregullohen aty.

“Në disa nga prishjet specifike që kanë ndodhur në makinat e Policisë së Kosovës është dashur që ato të kontraktohen jashtë përgjegjësisë që ka Flota Operative e Policisë së Kosovës për vetë faktin që kanë munguar ekspertizat e nevojshme nga njerëzit që punojnë në atë flotë për ta rikthyer në shërbim të nevojave të Policisë së Kosovës një automjet të caktuar. Pra po flasim për një pajisje që është Alfa-Omega e punës së Policisë së Kosovës”, tha Maxhuni.


Gjithashtu, sipas raportit vetëm për tri vite, në disa lloje të automjeteve në Policinë e Kosovës vlera e riparimeve e kalon vlerën e blerjes. Këto të gjetura u prezantuan të enjten para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku edhe u shqyrtuar raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, për vitin 2014 dhe raportin e Auditimit të Performancës për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare në Policinë e Kosovës.





Mbi 245 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ushtrojnë grada tjera nga ato që i kanë arritur.
Shumë prej tyre madje ushtrojnë deri në tri grada. Kjo është një prej të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të paraqitur në raportin për vitin 2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, auditori ka tërhequr vërejtjen në lidhje me keqmenaxhimin në servisim të automjeteve të policisë, pasi që ka qindra në pritje për t’u rregulluar e njëkohësisht shpenzohen miliona në blerjen e të rejave.





POLICIA NUK RIPARON AUTOMJETET, BLEN TË REJA ME RRETH 2 MILIONË EURO4


Autmojetet e Policisë së Kosovës të cilat kanë nevojë të riparohen janë në pritje që nga viti 2014 për t’u rregulluar.

Në flotën e PK-së që nga viti 2014 në pritje për servisim janë 161 vetura, ndërkaq afër 2 milionë euro janë shfrytëzuar në vitin 2016 për të blerë automjete të reja.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e fundit për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thekson se në PK në tri vitet e fundit kanë rekomanduar lidhur me pritjet e gjata të automjeteve për riparime.

“Mirëpo edhe përkundër zotimit të menaxhmentit për ta zbatuar këtë rekomandim edhe në vitin 2016, numri i automjeteve që presin për servisime është shumë i lartë. Në flotën e PK-së automjete ishin 161 automjete që presin për servisim dhe riparim për defekte të ndryshme. Pritjet ishin si në vijim: 2 automjete nga viti 2014; 30 automjete nga viti 2015; dhe 119 tjera gjatë vitit 2016”, thuhet në të gjeturën e auditorit.

Sipas raportit, vonesat në riparime janë si rezultat i mungesës së pjesëve, stafit jo të mjaftueshëm dhe vjetërsisë së automjeteve.

“Në anën tjetër PK vetëm gjatë vitit 2016 ka blerë automjete të reja në vlerë 1,894,170€. Vlen të theksohet që në kampin Vrella të PK-së, ishin në proces të shitjes 126 automjete, ndërsa edhe 325 automjete tjera ishin propozuar për t’u shitur”, thuhet ndër të tjerash në raport.

Sipas auditorit, dobësitë në vazhdimësi të automjeteve që presin për servisim, tregon se kontrollet ende nuk kanë arritur nivelin e duhur.

“Kjo rrit rrezikun e menaxhimit jo të mirë, zhvlerësimit në pritje të automjeteve dhe humbjes së pjesëve të tyre”, thekson ZKA.

Sipas rekomandimit të auditorit, ministri në bashkëpunim më drejtorin e PK-së duhet të rishikojnë arsyet për mos zbatimin rekomandimeve të AP-së (në tri vitet e fundit) dhe të përcaktojnë masa shtesë për të forcuar kontrollet në këtë njësi.

“Njëherit të forcojnë kontrollet prej identifikimit të defekteve e deri te riparimi i tyre, duke siguruar shfrytëzim më efikas të automjeteve”, thekson Zyra Kombëtare e Auditimit.



 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy raporte monitoruese për integritetin dhe qeverisjen e brendshme në sektorin e sigurisë në Kosovë, për Policinë e Kosovës (PK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).Në vijim do të pasqyrohen gjetjet kryesore të grumbulluara gjatë periudhës monitoruese për këto dy institucione.

Besueshmëria, qeverisja e brendshme, dhe integriteti janë parimet kryesore që garantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ky raport monitorues dhe vlerësues i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë publikohet për herë të tretë nga QKSS e që mbulon periudhën prej një vjeçare prej tetor 2016 – tetor 2017.

Gjetjet kryesore të raportit monitorues për Policinë e Kosovës

Edhe pse PK-ja gëzon besueshmëri të lartë tek qytetarët e Kosovës, megjithatë gjetjet e hulumtimit kanë vë në pah nevojën e adresimit të sfidave dhe problemeve që hasen në pothuajse secilin prej sektorëve të PK-së.

Lidhur me burimet njerëzore sfida kryesore qëndron në mospublikimin e dokumenteve të policisë që rregullojnë aspektet e ndryshme të burimeve njerëzore, siç është personeli, rekrutimi, gradimi, emërimi i zyrtarëve policorë në pozita të caktuara dhe çështje të tjera. Ndërkohë, pensionimi i parakohshëm i zyrtarëve policorë as këtë vit nuk është rregulluar. Ligji që do të duhej të rregullonte çështjen nuk është miratuar nga institucionet kosovare. Sa i përket gradimit dhe shpërndarjes së personelit policor nëpër pozita të caktuara brenda policisë, Inspektorati Policor i Kosovës në vitin 2016 kishte konstatuar se policia përballet me mungesë të personelit të graduar në pozitat menaxheriale, ku një pjesë e pozitave në polici udhëhiqen nga zyrtarë që nuk kanë grada adekuate. Nga ana tjetër, as në vitin 2017 nuk është arritur të gjendet një zgjidhje për sigurimet shëndetësore për personelin policor.

Sa i përket integritetit, Policia e Kosovës ka hartuar tashmë planin e integritetit dhe është i përqendruar kryesisht në fushën e transparencës, kontrollit të brendshëm, inspektimeve, prokurimit publik, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Sidoqoftë, ky plan është duke pritur miratimin final nga krerët e policisë dhe pritet të nis zbatimin në fillim të vitit 2018.

Policia e Kosovës i ka mekanizmat e kontrollit të brendshëm megjithëse nuk dihet se si është e rregulluar fushë-veprimtaria e tyre për shkak se dokumentet që e rregullojnë këtë çështje nuk janë të publikuar në ueb-sajtin e PK-së. Publikimi i këtyre dokumenteve dhe vendimeve të këtyre mekanizmave do të bënte të mundur të analizohen në hollësi aktivitetet e kontrollit të brendshëm policor, me theks të veçantë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit policor.

Edhe pse policia gëzon besueshmëri relativisht të lartë nga qytetarët e Kosovës, kjo në vetvete nuk tregon domosdo gjendjen reale në institucion. Aksioni i ndërmarrë nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit 2016 që rezultoi me 59 zyrtarë policorë të arrestuar si të dyshuar për korrupsion do të mund të zbeh besimin e qytetarëve në polici. Ky rast sikurse edhe ai i drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në polici janë duke u trajtuar nga organet e drejtësisë nën dyshimin e bazuar të veprës së korrupsionit. Krahas këtyre rasteve, gjatë vitit 2017 ka pas edhe raste të tjera kur zyrtarët policorë janë zënë në flagrancë duke transportuar narkotikë. Të gjitha këto raste që po hetohen nga drejtësia mund të ndikojnë në uljen e besimit të qytetarëve polici pavarësisë se ajo ka qenë e gatshme të luftojë dukuritë negative brenda institucionit, përfshirë korrupsionin.

Edhe roli i Inspektoratit Policor të Kosovës është i rëndësishëm për integritetin e policisë. Gjatë periudhës janar-shtator 2017 IPK-ja ka pranuar gjithsejtë 954 ankesa të qytetarëve ndaj policisë. Vërehet se në vitin 2017 kishte më pak ankesa në IPK meqë në vitin në periudhën e njëjtë të vitit 2016 janë paraqitur 1,021 ankesa ndaj policisë. Por vështirësi të mëdha mund t’i paraqiten IPK-së kur bëhet fjalë në mbikëqyrjen e aktiviteteve të policisë. Kjo për shkak se Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e punës që kishte pasur në polici para se të emërohej në krye të IPK-së. Për më tepër, ai vetëm ka pezulluar pozitën në polici, gjë që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë e punës së IPK-së.

Çështja e parandalimit e konfliktit të interesit është vështirë të monitorohet dhe vlerësohet si pasojë e mungesës së të dhënave për këtë temë. Përderisa nuk dihet për përmbajtjen e dokumenteve të brendshme të policisë në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, edhe më sfiduese është analizimi i rasteve të mundshme të konfliktit të interesit si shkak i informatave të kufizuara. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit gjatë vitit 2016 dhe 2017 nuk pasur ndonjë rast të konfliktit të interesit në polici. Ndërsa, sa i përket deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë të policisë, gjithsejtë 58 sosh kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit në vitin 2017. Sidoqoftë, kjo agjenci nuk ka mekanizma për të kërkuar llogaridhënie lidhur me pasurinë e fituar të zyrtarëve që obligohen me ligj të deklarojnë pasurinë.

Monitorimi i bërë në vitin 2017 ka treguar se Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar Rregulloren mbi prokurimin publik për qëllime të mbrojtjes dhe sigurisë duke mbajtur peng institucionet e sigurisë për aktivitetet e prokurimit publik në këtë fushë. Gjatë këtij viti vërejtjet më të mëdha të Organit Shqyrtues të Prokurimit ndaj policisë kanë të bëjnë me anulimet e aktiviteteve të prokurimit publik nga policia dhe kjo ka ndikuar që operatorë ekonomikë të paraqesin ankesa ndaj policisë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Mangësi në prokurimin e policisë kishte vërejtur edhe Zyra Kombëtare e Auditimit sa i përket zbatimit të kontratave brenda afateve të parapara për realizimin e projekteve të ndryshme si dhe në çështje të tjera.

Gjetjet kryesore të raportit monitorues për Ministrinë e FSK-së

Për dallim prej viteve të kaluara, hartimi i planit të integritetit nga ana e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë një hap përpara drejt qëllimit që zbatimi i këtij plani të kontribuojë në forcimin e fushës së integritetit.

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme në vend, megjithatë ende ka hapësirë për përmirësimin dhe adresimin e nevojave që dalin nga gjetjet e këtij hulumtimi:

Sa i përket Prokurimit Publik në FSK ende nuk është miratuar një Rregullore për qëllime të mbrojtjes dhe të sigurisë që përcakton rregullat, përjashtimet, kushtet dhe procedurat e prokurimit. pavarësisht kërkesave nga ana e institucioneve të sigurisë dhe detyrimeve ligjore. Në këtë fushë në vitin 2017 u hartua Strategjia Kombëtare e Prokurimit Publik (2017-2021) e cila aplikohet në të gjitha institucionet publike përfshirë dhe Ministria e FSK-së, me ç’rast MFSK ka filluar aplikimin e-prokurimin dhe ka publikuar të gjitha aktivitetet e prokurimit në këtë platformë. Në periudhën nëntor 2016 – shtator 2017, OSHP ka pranuar 4 ankesa kundër Autoritetit Kontraktues të Ministrisë së FSK-së të cilat kanë pasur të bëjnë me shkeljet e procedurave të Ligjit për Prokurimin Publik. Vendimi i OSHP-së ka rezultuar në 3 ankesa në favor të Ministrisë së FSK-së, kurse 1 është dërguar për rivlersim.

Lidhur me Menaxhimin e burimeve njerëzore është bërë amandamentimi i Kodit të Mirësjelljes për Forcën e Sigurisë së Kosovës i miratuar në maj të vitit 2017. Ky dokument ka për qëllim përcaktimin e rregullave të mirësjelljes së pjestarëve të FSK-së, si dhe fuqizimin e procedurave të kontrollimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore brenda këtij institucioni. Edhe pse është bërë përshkrimi i vendeve të punës për të gjitha pozitat në Ministrinë e FSK-së, kjo çështje ka mbetur peng si pasojë e vonesave politike për miratimin e mandatit të ri që konsistojnë në mungesën e përshkrimit të detyrave të punës,si dhe e performancës. Në kuadër të këtij departamenti ka filluar aplikimi i procedurave të verifikimit të pozitave të ndjeshme të të gjithë personelit të FSK-së dhe MFSK-së.

Fusha e Auditimit të brendshëm në MFSK vit pas viti është karakterizuar me rekomandime të cilat kanë të bëjnë me përshkrimin e sakt të vendeve dhe detyrave të punës. Kjo njësi deri në fund të dhjetorit 2016 ka realizuar 8 inspektime të cilat kanë mbuluar fushat kryesore. Në këtë drejtim MFSK kishte përgaditur një plan për zbatimin e rekomandimeve të NjaAB-it Deri në fund të vitit 2016, ZKA ka dhënë 2 rekomandime të cilat kanë çuar në zbatimin e pjesshëm të rekomandimeve për vitin 2015, si dhe përmirësimin në fushën e shpenzimeve/planifikimit dhe në fushën e personelit përkatësisht mungesës së përshkrimit të vendeve të punës. kryesisht mungonin disa prej dokumenteve siç janë: kualifikimet, pushimet, vlerësimet e performancës si dhe përshkrimi i detyrave të punës.

Në krahasim me fushat tjera, parandalimi i konfliktit të interesit po del të jetë një çështje mirë e menaxhueshme. Deklarimi i pasurisë dhe i dhuratave monitorohet rregullisht nga Agjencioni Kundër Korrupsionit i cili edhe këtë herë e ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me MFSK-në. Në përputhje me ligjin për deklarimin e pasurisë, edhe këtë vit 34 zyrtarë në MFSK-së kanë bërë deklarimin e pasurisë tek AKK, ndërsa është identifikuar vetëm një zyrtar i lartë nga MFSK që nuk e ka deklaruar pasurinë brenda afatit të rregullt ligjor. AKK ka trajtuar dy raste në të cilat kanë qenë të përfshirë 2 zyrtarë të lartë në Ministrinë e FSK-së. Këto dy raste janë hetuar për konflikt të mundshëm interesi sepse krahas ushtrimit të funksionit publik kanë qenë persona të autorizuar në biznesin privat. Rastet tashmë konsiderohen si të mbyllura pasi që këta zyrtarë kanë shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilën ndodhej.

Në përputhje me rekomandimet që rrjedhin nga Plani e Integritetit, në prill-maj 2017 është bërë amandamentimi dhe miratimi i Rregullores për Punësimin Dytësor që përcakton rregullat dhe procedurat për pjesëtarët e FSK-së në rastet e angazhimit dhe punësimit dytësor.




Besueshmëria, qeverisja e brendshme dhe integriteti janë parimet kryesore që garantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ky raport monitorues dhe vlerësues i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë publikohet për herë të parë në Kosovë.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy raporte monitoruese për integritetin dhe qeverisjen e brendshme në sektorin e sigurisë në Kosovë, për Policinë e Kosovës (PK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në vijim do të pasqyrohen gjetjet kryesore të grumbulluara gjatë periudhës monitoruese tetor 2015 – mars 2016 për këto dy institucione.

Gjetjet kryesore të raportit monitorues për Policinë e Kosovës

Edhe pse PK-ja gëzon besueshmëri relativisht të lartë tek qytetarët e Kosovës, megjithatë gjetjet nga ky hulumtim kanë vë në pah nevojën e adresimit të sfidave dhe problemeve që hasen në secilin prej këtyre sektorëve të PK-së.

Lidhur me burimet njerëzore në PK reformat në këtë sektor janë sfiduar si pasojë e zvogëlimit të buxhetit të Policisë prej afro 4 për qind në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015. Ndërsa, mungesa e ligjit që rregullon pensionimin e policëve, si dhe mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor përbëjnë ndër sfidat më të mëdha në reformimin e Policisë së Kosovës.

Rreth gradimit ka pasur parregullsi në ngritjen në karrierë të zyrtarëve policorë si rezultat i themelimit të komisioneve për gradime pa u respektuar procedurat ligjore nga PK-ja.
Sa i përket kontrollit të brendshëm, PK-ja duhet të forcojë mekanizmat disiplinorë dhe ato brendshëm për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Polici. Ky institucion ende nuk ka Plan të Integritetit për zhvillimin e integritetit institucional që do të shërbente si udhërrëfyes për parandalimin e korrupsionit policor. Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-së ka mungesë të transparencës për arsye se nuk i bën të ditura rastet për të cilat bën hetime të brendshme për shkeljet disiplinore të personelit policor.

Gjatë vitit 2015, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar 1,237 ankesa nga qytetarët kundër Policisë, ndërsa ka zhvilluar hetime kundër 220 punonjësve të PK-së. Drejtori rajonal i PK-së në Prizren, i suspenduar pas rekomandimit të IPK-së, është kthyer në vendin e tij të punës. Deri më tash nuk ka informata për rezultatin e hetimeve që IPK-ja kishte zhvilluar ndaj tij. Inspektorati ka bërë teste të integritetit ndaj disa zyrtarëve policor. Sidoqoftë, duket se ekziston tendenca që IPK mos t’i bëjë të njohura e t’i mbajë “sekrete” për publikun rastet e testit të integritetit.

Të gjeturat nga monitorimi i Policisë tregojnë se ka ndikim politik në punët e brendshme të PK-së. Suspendimi i dy policëve në Prizren më 2015 ka dëshmuar se në Polici bëhen ndërhyrje politike nga zyrtarë të lartë politikë, përfshirë ministra të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa, lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së 28 nëntorit 2015, mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime se Policia ka tejkaluar autorizimet e veta policore duke përdorur forcë të tepruar.

Sa i përket transparencës, pavarësisht se Policia konsiderohet të jetë institucion deri diku i hapur në raport me publikun, vërehet një tendencë nga ana e PK-së për të burokratizuar qasjen e publikut në informacionet paklasifikuara. PK-ja është kritikuar shpesh se ofron informata shumë të përgjithësuara dhe nuk ofron statistika të hollësishme. Në këtë drejtim, Policia është mjaft e rezervuar në dhënien e informatave që kanë të bëjnë me prokurimin publik në PK.

Kur kemi të bëjmë me prokurimin, është e rëndësishme të ceket ndryshimi i Ligjit për Prokurimin Publik, ku është riformuluar Neni 3 lidhur me tenderimin për blerje specifike në fushën e sigurisë. Megjithatë, ky nen ende nuk rregullon në detaje mënyrat e tenderimit për raste të tilla, andaj shihet si nevojë përpilimi i Rregullores nga Qeveria si derivat i këtij neni. Nga viti 2015, tre tenderë të Policisë janë duke u hetuar nga IPK-ja. Ndërsa, së fundmi janë aktualizuar sërish akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të PK-së lidhur me tenderin për armë.

Gjetjet kryesore të raportit monitorues për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Lidhur me burimet njerëzore në FSK gjetjet në këtë raport tregojnë se në FSK nuk ka profilizim dhe ndarje të vendeve të punës, nuk ka përshkrim të qartë të përgjegjësive dhe kompetencave të punës, për zyrtarët dhe pjesëtarët e FSK-së, si dhe vlerësimi i performancës bëhet në mënyrë shumë të përgjithësuar si pasoj e përshkrimit jo të saktë të vendeve të punës. Po ashtu në nivel të ulët dhe të mesëm të menaxhimit FSK qëndron mirë me kuadro ushtarake dhe oficer, mirëpo në nivel strategjik Forca e Sigurisë së Kosovës çalon sa i përket oficerëve të lartë që mund të udhëheqin këtë forcë drejtë zhvillimit tutje të saj, dhe proceseve integruese në NATO.

Menaxhimi financiar mbetet sfidë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjetjet e raportit tregojnë së MFSK shpenzon shumicën e buxhetit në pjesën e fundit të vitit, apo mbi gjysma e pagesave vjetore për mallra dhe shërbime, si dhe investime kapitale kryhen në muajin Dhjetor, çka e bënë shumë sfiduese mbikëqyrjen e shpenzimit dhe kontrollit të fondeve publike.

Po ashtu edhe në fushën e prokurimit publik MFSK gjatë vitit 2015 departamenti përkatës i kësaj ministrie, ka zhvilluar gjithsej 154 aktivitete të prokurimit publik më vlera të kontratave: të vogla, të mesme, dhe të mëdha. Prej tyre, kjo Ministri ka lidhur 119 kontrata me operatorët ekonomik për investime kapitale, mallra dhe shërbime. Një numër shumë i vogël i menaxherëve janë të ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zbatimin e 119 kontratave të lidhura ndërmjet MFSK-së dhe operatorëve të ndryshëm ekonomik për vitin 2015. Në shumicën e rasteve, një menaxher është i ngarkuar në mbikëqyrjen e zbatimit të më shumë se 2 kontratave.

Gjatë vitit 2015, operatorët e ndryshëm ekonomik kishin bërë 6 ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Dy nga këto 6 ankesa ishin vendosur në favor të operatorëve ekonomikë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, dhe që të dy ankesat ishin aktivitete të prokurimit publik me vlerë të madhe.

Sa i përket kontrollit të brendshëm, në MFSK nuk ka ndonjë dokument të detajuar në bazë të të cilit do të punohej në promovimin dhe forcimin e integritetit brenda saj.

Nuk ekziston ndonjë vlerësim kualitativ në lidhje me atë se cilat mund të jenë kërcënimet dhe rreziqet që mund ta dëmtojnë integritetin dhe besueshmërinë e FSK-së, si dhe marrjen e masave për luftimin dhe parandalimin e tyre. Është duke u punuar në përgatitjen e Planit të Integritetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në të cilin do të prezantohen objektivat e saj, në drejtim të forcimit të integritetit dhe besueshmërisë së saj.

Auditimi i brendshëm gjatë vitit 2015 kishte funksionuar vetëm me dy zyrtar, çka e bënë të vështirë që ky institucion të ushtroj mandatin dhe funksionin e tij në këshillim dhe mbikëqyrje të shpenzimit të fondeve publike në MFSK. Njësia e Auditimit të Brendshëm ka kryer 8 auditime të rregullta dhe 1 auditim ad-hoc në vitin 2015. Kjo njësi në vitin 2015 ka hartuar 8 raporte të inspektimit, për të cilat ka dhënë gjithsej 33 rekomandime, gjegjësisht 11 rekomandime janë zbatuar plotësisht, 17 rekomandime janë në proces të zbatimit, kurse 6 rekomandime nuk janë zbatuar fare. Niveli i ulët i adresimit të rekomandimeve nga ana e MFSK-së po ndikon në ngadalësimin e reformimit të këtij institucionit si dhe përmirësimin e qeverisjes së brendshme të saj.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

****



MINISTRI FLAMUR ARIF SEFAJ PEZULLON NËNSHKRIMIN E KONTRATAVE PËR KONKURSIN E IPK-SË “INSPEKTOR/HETUES”



Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj ka marrë vendim që të mos nënshkruhen kontratat për kandidatët që janë përzgjedhur në konkursin e shpallur më 24 korrik 2017 "Inspektor/Hetues", me numër të referencës IPK/DO/01, dhe që është publikuar në faqen zyrtare të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë konkurs. Ministri Sefaj ka kërkuar nga auditorët e brendshëm të MPB-së dhe i Inspektoratit Policor të Kosovës për të vlerësuar të gjithë procesin.

Me qëllim që të sqarohet e gjithë situata dhe ankesat e kandidateve të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe që të mos iu bëhet e padrejtë ndonjërit prej kandidatëve, ministri Sefaj ka pezulluar këtë proces, deri në daljen e rezultateve nga auditorët. Ky vendim është bërë me qëllim që të ketë transparencë të plotë të këtij konkursi.

Me këtë rast ju kërkojmë falje dhe kërkojmë mirëkuptimin e kandidatëve që janë përzgjedhur në këtë konkurs. Pas përfundimit të auditimit, ministri Sefaj do të dalë me një qëndrim rreth këtij konkursi.



Me marrjen e këtij vendimi ministri Sefaj ka njoftuar Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...