Zgjohuni shqiptarë! Nëse nuk vendosni për hapin tjetër, do të
qëndroni gjatë gjithë jetës në një këmbë. Ndërto Shqipërinë, mos lejo ta
shesin, mos e le të ndryshket.
***
Trojet shqiptare
sundohen nga klanet mafioze antikombëtare e jo ligji që nuk funksionon.
Përsëri
dhe përsëri Shqipëria (dhe Kosova) shfaqet si një vend i sunduar nga
budallenjtë, me budallenj në pozita udhëheqëse dhe ku budallenjtë merren
seriozisht.
A nuk ka askush në pozitë që guxon të thotë se mjaft është e mjaft?
Durimit tonë është duke i ardhur fundi.
Nëse
dikush ka probleme fizike dhe mendore, apo vështirësi në mësim, të cilat e
pengojnë për të vazhduar shkollimin shtesë, llafi vjen, kryerjen e plotë të
shkollës fillore, atëherë ka mundësi ta kthejë ëndrrën në realitet duke u
regjistruar në kurset e ashtuquajtura “Arsimimi
për të rriturit”. Kjo është e nevojshme sidomos për qeveritarët dhe
“politikanët” shqipfolës.
Kur këta “fëmijë
të rritur” takohen me autoritetet e vendeve fqinj, kinse për të mbrojtur
interesat e Vendit dhe Kombit, heshtinndaj krimeve barbare
të qeverive naziste/terroriste kundër shqiptarëve, apo zhurma e zërave të tyre nuk u ngjanë burrave por qarjes
së kalamajve ose murmurimës së minjve.
Çdo zyrtar
shtetëror ka përgjegjësi për veprim apo për mosveprim, përndryshe duhet të
dënohet penalisht.
***
Para nesh ka shumë punë dhe probleme të pazgjidhura. Ka shumëfyerje
reciproke të drejtpërdrejta dhe ofendime përmes mediave. Më e keqja në të
gjitha ato është se gjithkush mendon se vetëm ai ka të drejtë.
Për fat të keq, një situatë e tillë nuk çon
në asgjë, dhe ne të gjithë duhet të jemi gati të kalojmë përmes disa gjërave
për qëllimin e Unitetit Kombëtar.
Gabimi më i madh është krijimi i një
organizate apo partie politike që varet nga individët.
Të gjithë duhet të jemi
të vetëdijshëm se nuk do të jemi në këtë botë për një kohë të gjatë dhe se të
gjithë duhet të punojmë së bashku që të arrihet qëllimi final. Ribashkimi i
trojeve.
Ne duhet t'i zëvendësojmë të gjithë të ashtuquajturit “politikanë”. Ne
kemi nevojë për politikanë të vërtetë që janë atdhetarë të fortë, ekspertë të
veprimeve, objektivë, të mençur, kanë kuptim të shëndetshëm dhe e njohin
historinë.
Kjo është, në kundërshtim me atë që politikanët tanë janë: kriminelë
gjithëpërfshirës, tradhtarë antikombëtarë, të paralizuar në veprime,
konflikt-shkaktues, qëndrim lëshues dhe memec ndaj të huajve dashakeq,
budallenj kokëtrashë, dhe ata padyshim urrejnë shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën,
trojet tjera, kulturën tonë dhe vlerat tona.
Politikanët tanë përveç krimeve tjera, kanë shkaktuar ikjen e gjithë
rinisë (mashkullore) ashtu që në mungesë të tyre vajzat tona martohen me pleqtë
serb dhe bullgar të FYROM-it, kanë shkatërruar vendin tonë dhe kanë zvogëluar
cilësinë e jetës për qytetarët tanë.
***
Sa i përket Kosovës, fati i saj edhe më tutje i lihet mafies prej
më të pistave, rregullat e lojës të së cilës janë të njohura mirë për
qytetarët.
Çdo mos-disiplinë, dhe sidomos çdo kundërshtim ndaj interesave të
mafies, ju vë në një listë të fshehtë për likuidim që përjashton të drejtën për
ndonjë falje.
Qeveria e kukullave, që përveç
tjerash rregullisht ka likuiduar kundërshtarët politik apo apolitik
(gazetarët e ndershëm), ka çuar në humbjen e sovranitetit, identitetit dhe një
pjese të madhe të territorit në favor të okupatorit.
***
Sajuesit
dhe trilluesit e propagandave (nga hoxhallarë, priftërinj ortodoksetj) sidomos
kundër Skënderbeut, përpiqen të përçajnë Kombin shqiptar dhe shpërbërjen e
Shqipërisë. Kur kriminelët bëhen të guximshëm, kjo është për shkak se policia bëhet
më e dobët.
***
Sundimtarët
shqipfolës janë fajtorët kryesor të krimeve kundër pavarësisë dhe sigurisë së
shtetit.
Kushdo që në mënyrë të paligjshme përpiqet të shkaktojë ose të
kontribuoj që Shqipëria, Kosova ose ndonjë pjesë e vendit (trojeve të okupuara)
të vihet nën sundimin e huaj ose të përfshihet në një shtet tjetër, ose të
shkëpusë ndonjë pjesë të Vendit, duhet të dënohet më së paku me burgim të
përjetshëm.
Tradhtia Kombëtare, shkelja e pavarësisë së shtetit dhe siguria
duke e ekspozuar atë në rrezik në raport me vendet e tjera.
***
Armiku
është në radhët tona.Çfarë ndihme me jelekë kundra-plumb nëse të shtënat vijnë nga brenda?Revanshi dhe kaosi janë ato për të cilat
synojnë. Pa një mendim të vetëm të pasojave.
Qëllimi
im (dhe jo vetëm i imi) është të kontribuoj në ndryshimin e situatës dhe bashkimin
e shqiptarëve.Unë do të punoj në atë sa
më shumë që mundem.
Motoja
e profesionit, natyrës dhe edukatës time është: "Detyra, Nderi,
Atdheu". Unë nuk gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.
Paralajmërim tradhtarëve:Ju kriminelë! Ka kaluar koha
juaj. Ju nuk jeni aq të paprekshëm dhe të fortë siç kemi lejuar të mendoni dhe
veproni deri tani. Ikni vullnetarisht.
Mos i kundërvihuni atyre që do t`u
mbizotërojnë sepse ua shtoni mllefin. Veza nuk duhet të grindet me gurin.
***
Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria na takon neve, vetëm neve, dhe ne i
përkasim Shqipërisë. Të gjitha trojet shqiptare janë shtëpitë tona.
Nuk kemi
asnjë tjetër. Arsyet pse e vendosim Shqipërinë kaq lart, shkojnë përtej
aftësisë për të shpjeguar ose justifikuar dashurinë tonë.
Ka të bëjë me
gjenealogjinë, gjuhën, kulturën, historinë, shpresën dhe dashurinë e
përbashkët.
Bëhet fjalë për zakonet dhe momentet e mbushura me dhimbje ose
pasion.
Ka të bëjë me përvojat frymëzuese të pajtimit dhe premtimin për një të
ardhme të përbashkët si komb i ribashkuar. Peizazhet dhe ngjarjet e zakonshme
janë të një rëndësie të veçantë për ne, por jo për të tjerët.
Shtëpia është një
vend ku ne jemi të njohur me gjërat dhe ku rinjihemi, pavarësisht se sa gjatë
kemi qenë larg saj. Kjo është Shqipëria e vërtetë, evropiane, qytetërimi ynë i
çmuar dhe i pazëvendësueshëm.