2017-11-27

Letër nga New York-u

Shfrytëzohet për intriga personale autoriteti i gazetës "Dielli"
Nga organizata "Shpresë & Paqe"

Pak kohë më parë në postën elektronike të njërës prej anëtareve të organizatës "Shpresë & Paqe", në disa emaile personale por edhe gazetash, përfshi edhe gazetën "Bota Sot" ishte dërguar një shkrim pa emër, pa autor, pa titull, por në emër të gazetës "Dielli". Kërkojmë që ky shkrim të botohet si replikë tek gazeta "Dielli" online edhe e shtypur, pasi është dërguar direkt nga adresa e emailit të gazetës "Dielli".
E lexuam me kujdes atë lloj materiali Anonim dhe u çuditëm. Sa kurajo kanë këta njerëz, që marrin inisitiva të tilla kaq të rrezikshme që nesër mund të përballen edhe me ligjet amerikane, për shpifje dhe intriga, pasi një incident i tille ka ndodhur pikërisht në Amerikë! Ku të drejtat e liritë e njeriut janë prioritet e mbrohen me ligj. Dhe nga kush, pikërisht nga "Vatra" e gazeta "Dielli".
Se çfarë ka dashur të thotë autori Anonim në atë letër Anonime, në emër të gazetës "Dielli" e di ai, por që të shfrytëzohet gazeta "Dielli" nga një apo disa individë ordiner të pandërgjegjshëm në këtë mënyrë është e pafalshme. Ky është një veprim mafjoz e aspak serioz, si dhe tepër shqetësues për mbarë opinionin publik. 
Aty me nota fyese, denigruese, shprehje vulgare, imorale dhe të ulta, kërkohet ti hidhet baltë njerëzve që rrjedhin nga shtresa ish e persekutuar politike. Ndërkohë që bota mbarë po ndërgjegjësohet duke thënë se viktimat e komunizmit duhen trajtuar me kujdes, respektuar për hallet e vuajtjet e tyre që pësuan padrejtësisht në diktaturë, e ndjerë falje publike për çfarë atyre i ndodhi në jetë nga komunizmi!
Veprimi Anonimat e këtyre "gazetarëve" të gazetës "Dielli" duket se është një strategji e menduar mirë nga ish sigurimsat e shtetit diktatorial të enver hoxhës, të cilët kanë penetruar bukur në "Vatër" e tek gazeta "Dielli" dhe i vërdallisin këto institucione sipas dëshirës së tyre. 
Duke vepruar në këtë mënyrë shihet qartë se, janë aty për të shkatërruar imazhin "Vatrës", "Diellit" me skandale të tilla publike dhe Anonimate, por aspak të atyre personave të cilëve ata mundohen ti bëjnë keq. 
Meqë ajo letër vjen nga gazeta "Dielli" ishim të interesuara të dinim, është personale apo e përpiluar në bazë të një takimi të Vatranëve, gjë të cilën nuk duam ta pranojmë, se besojmë kanë mbetur akoma në "Vatër" njerëz të arsyeshëm, të kulturuar, korrektë e Zotërinj të mirëfilltë, që nuk duan të përlyejnë vehten pisilliqet që nxjerr në publik editori i "Diellit" apo dikush tjetër. 
Ky lloj llumi që ka punuar dhe vazhdon të punojnë nën rrogoz kundër demokracisë, kundër shtresës së persekutuar politike, pasi nuk ka se si të shpjegohet ndryshe gjithë ajo urrejtje, por në Anonimitet. Artikull pa titull, frikacak, njerëz të fshehur nën emrin "Vatër" e "Diell" pa pikë dinjiteti e kurajo civile, personale e familjare. Karaktere të padenja për një shoqëri të hapur e civilizuar siç e kërkon koha. 
Vepër kriminale që tregon se, ata janë akoma për të bërë luftë kundër kësaj shtrese, pasi tinzërisht hedhin shashka në ajër për të tymosur opinionin. Shikoni sa të rrezikshëm që janë, hedhin gurin e fshehin dorën. 
Në atë shkrim autori Anonim përmend fjalën uriahip, xhelozi ndaj tij, por si duket e njeh vehten si të tillë dhe i ka shkuar gjuha atje tek i dhëmb dhembi. Apo për shenja xhelozie, kush mbeti të bëhet xheloz për ju, për intrigat e shpifjet tuaja? Por edhe pse fjala uriahip nuk shkruhet ashtu, por Uriah Heep, qofsha e gabur por kjo që po ndodh në "Vatër" e tek "Dielli" është "lojë" sigurimsash që po trashëgojnë komunizmin edhe në SHBA, e rrugën e tyre denigruese njësoj si bashkë- editorët e gazetave komuniste që kanë qenë në Shqipëri "Shkedija" etj, apo atyre që i kanë kënduar diktatorit hoxha deri në rrëzimin e bustit, e kushedi sa kanë qarë e qajnë me oji, se ju larguan përfitimet e i shkuan dëm këngët e thurura. Dhe kjo është e qëllimshe, pasi faktikisht ata njerëz janë afruar sot në "Vatër".
Si është e mundur që këta njerëz që i thonë vehtes "intelektualë", "gazetarë" por që vetëm të tillë nuk janë, po e shfrytëzojnë Federatën Pan Shqiptare "Vatra" dhe gazetën "Dielli" për intriga personale, duke përdorur një fjalor të ndyrë, dashakeqës për individë pa emër e në adresa të ndryshme e-mail-i deri tek gazeta "Bota Sot". Me çfarë kurajo morale, ndërrmarin veprime të tilla donkishoteske e të fshehuara, si në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, ku me një copë letër anonime më parë pushkatoheshin njerëz të pafajshëm, arrestoheshin per agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor - njerëzit me dinjitet e paqësor, apo internoheshin pa asnjë nëpër kampet shfarrosëse pa asnjë faji familje të tëra shqiptare. E njëjta metodë pune dhe eksperience po vazhdon edhe në "Vatër" e pikërisht tek gazeta "Dielli" nga elementi negativ, duke përdorur këto Institucione si "mburrojë", faqe personale apo webiste personale banale.
Qofsha përsëri e gabur por pergjegjësia i bie direkt atij që është kryeredaktor sot i gazetës "Dielli" pasi nga korrespondenca e patur vazhdimisht me gazetën "Dielli", emailet që i janë dërguar antares tonë, kanë qenë nga e njejta adresë. Dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë...
Ky zotëri pse nuk del hapur në e-mail-in e tij personal, por shfrytëzon "Vatrën", "Diellin", apo e ka siguruar tashmë vehten si "i paprekshëm" aty, duke i shtrirë mirë këmbët në "Vatër" e gazetën "Dielli" dhe ndihet i pagoditur nga rrezet demokratike e paqedashëse të "Diellit". Por më duket se dielli i kësaj vere ju ka ngrohur e ngopur si shumë, e kujdes mos digjeni, e ndoshta ju duhet pak flladitje, se siç duket jeni duke parë edhe ëndrra në sirtar, sikur e nesërmja mund t'ju gjejë edhe Kryetarë të "Vatrës". 
Mesa kam dijeni, kryeredaktori i sotëm i gazetës "Dielli" ka fituar statusin e azilantit politik në SHBA, punë e tij sigurisht, por meqe kërkon të dijë biografinë e të tjerëve me letra Anonime, por për persekucionin politik të tij a di kush!!! Apo vetëm ai/këta duhet të informohen mbi jetën e të tjerëve. Aha apo  çdo gjë bën vaki, mos janë zyrë e fshehtë emigracioni dhe duhet ti jepet edhe atyre llogari!!!
Pyesin, kërkojnë të dinë njësoj si hetuesit e kohës së hoxhës se çfarë persekucioni kanë njerëz të ndryshëm, që u drejtohen me emaile Anonim atyre!!! Si dhe duke hedhur baltë padrejtësisht në atë letër deri në ndërhyrje ofendimesh të renda si prej adolishentësh ordiner e rrugeçërish deri në jetën private të seicilit. Nëse ka diçka që i shqetëson lirisht të pyesin  Zyrat e Emigracionit, ata e dinë më mirë historikun e atyre familjeve (kërkojmë ndjesë pasi juve si zyrë ilegale e ish sigurimit komunist shqiptar që jeni s'paskeni dijeni). 
Pse nuk dilni hapur morre burra, nëse jeni të tille!! Pse akoma nën maskën e gazetës "Shkëndia-s" kuqe prapaveproni edhe pse jeni sot në "Vatër"Frikacakë e njerëz të vegjël në shpirt e karakter, që shfrytëzoni gazetën "Dielli" për shpifje, intriga e duke dashur të denigroni shtresën ish të persekutuar politike. 
Leksionet e partisë së punës që keni pas marrë në Shqipëri nga shefat tuaj të atij sigurimi famëkeq po vazhdoini ti zbatoni edhe këtu me së miri. Turp! Duke qenë se ai e-mail dashakeqës është dërguar nëpër shumë adresa nga zyra e gazetës "Dielli" lind pyetja po editori i gazetës "Dielli" a ka deklaruar në Zyren e Emigracionit Politik në SHBA, se ka pas qenë Kryeredaktor i gazetës komuniste "Shkëndija" në Shqipëri dhe flamurtar i flaktë i saj, si dhe a e kanë pyetur atë në "Vatër" se pse eshtë larguar nga gazeta "Illyria"? 
Se këtu të paktën në Amerikë, nëse do të shkeputesh nga një punë e të fillosh një punë të re, duan të dinë arsyen pse je larguar nga puna e mëparshme. 






"Dielli" të Federatës Pan Shqiptare "Vatra" në SHBA. Ku me shkrime anonime fyen e ofendon pa shkak indvidë të ndryshëm. njeh akoma" persekucionin tim politik e më datë 23 shtator 2017, ora 10: 08 AM dërgon nga adresa elektronike e gazetës "Dielli" por pa autor tek adersa ime elektronike dhe tek adresat e; lekpervizi@hotmail.com, editorialrrenjet@hotmail.com, nacionalalbania@yahoo.com, info@gazeta-shqip.com, gazeta Bota Sot etj një letër anonime, ku vë në dyshim e do të dijë mbi persekucionin tim politk!!!! (ai apo ndonjë mik i tij nuk mund të them) por përsëris se: personalisht kam përjetuar persekucion politik nga im atë, si ish i burgosur politik Grupi A1- nga torturat në burg, dhe im xhaxha i pushkatuar politik pa gjyq nga forcat sllavo komuniste me në krye Shefqet Peçin, pranova me kënaqësi ftesën për të marë pjesë në këtë takim jubilar për të drejtat e shtresës së persekutuar politike nga rregjimi komunist. 
Edhe pse kam jetuar në Tiranë, ku mijra shqiptarë u internuan e kanë përjetuar tmerre e vuajtje pa fund edhe unë kam kaluar një fëmijëri e rini të vështirë si nga ana politike, ekonomike, sociale, punësimi, strehimi etj. Ndjeja diskriminimin si delja e zezë mes të bardhave. Shkallët e pallatit ku banoja edhe pse ende fëmijë sa herë i hypja e zbrisja, nuk më përshëndesnin komshinjtë me gojë, më përçmonin, etj. Për ta isha e padukshme. Çështje biografie...
Pra nga lufta e klasave prekej dhe kishte pasoja çdo inidvid fëmijë apo i rritur që kishte prindërit apo një pjesëtar tjetër të familjes në burg politik të internuar politik dhe pavarësisht se ku jetonte. 
Ndoshta edhe mund të kisha heshtur, por përderisa ai e-mail është shpërndarë edhe në media të tjera publike jam e detyruar ta ndërrmar këtë nismë që nuk me shkon për shtat aspak e ndihem vërtetë jo komfort me veten. Pasi nuk jam Uriah Heep, nuk kam shkruar ndonjëherë letra anonime, nuk merrem me shpifje, intriga, thashetheme, vese këto që ti mi ngjesh mua, por që janë totalisht 100 % jashtë natyrës, ndërgjegjes, karakterit e Genit tim. Si duket autori i asaj letre anonime ato ngjyra ka dashur t'ja vendosë vetes por "pa dashur" ka ngatërruar adresë. 
Çudi, por burgu ordiner i asaj kohe ishte lule, qeveria,  "fronti demokratik" i lagjes nuk i trajtonte armiq  të popullit vjedhësit e pasurisë së përbashkët, shpifesit e intrigantet!!!! Mbi ata nuk zhvillohej luftë klasash!!! 
Sipas të drejtave ndërkombëtare e Qeverisë së Danimarkës dhe të gjitha shteteve demokratike në botë, ti shoku dalip grerza fëmijët e ish të burgosurve politikë do ti apo nuk do ti apo miqtë e tu të dashur, ata janë quajtur, përfshi edhe mua -  automatikisht viktima të komunizmit dhe ish të persekutuar politikë - Grupi C. 
Siç e di apo bën sikur se di, im atë është DIREKT GJAK i familjes Boletini, ku i janë vrarë, masakruar, burgosur për patriotizëm e politikë dhe çështje kombëtare me fis e soj njerëzit e tij të familijes. Ku përveç armiqve serbo - malezezë edhe diktatura komuniste ka burgosur, vrarë edhe njerëz nga familja ime, si Adem Boletinin, Adile Boletinin, Ismet Boletini, Rasim Dajçi, tim atë etj. Pra, çfarë persekucionini politik vë në dyshim e kërkon më shumë nga unë ti more shoku grerza?? akoma s'je ngopur, por zaten ku ngopen ish Shkëndi-istat e partisë punës ndonjëherë! Duan akoma me çdo kusht të dënojnë, të ulin, denigrojnë, përçmojnë, fyejnë, rëndojnë, përçajnë, ofendojnë, hedhin baltë e po të kenë mundësi edhe të vrasin njeriun  e drejtë, patriot, të persekutuar politik, e veprimtar të njohur shqiptarë. 
Ndërkohë që në një nga Panelet e 100 vjetorit kundër komunizmit bolshevik rus në Washington, DC. - Dr. Niall Ferguson nënvizoi dhe theksoi se mbi viktimat e komunizmit duhet të tregohet kujdes, tu kërkohet falje, keqardhje dhe respekt, njësoj sikurse edhe për viktimat e Holokaustit. 
Shoku Dalip Grerza, as të kam hyrë në hak, hise dhe as e kam patur ndërmend dhe as e kam, as kur ishe tek gazeta "Illyria", as edhe tani tek gazeta "Dielli" për të zënë vendin e postin tënd, pikërisht sepse desha të qëndroja larg intrigave të njerëzve si natyra juaj, përfshirë edhe pasionin tim për të dhënë diçka për komunitetin bashkëthemelova me Znj. Merita Shkupi - Organizatën e Gruas "Hope & Peace" dhe si një amanet të gruas ish të burgosur e persekutuar politike të Shqipërisë. 
Nuk desha as të varem nga ty e as nga kush tjetër si karakteri yt. Uriah-Heep je ti që fyen padrejtësisht të tjerët deri në emaile anonime që më ke dërguar mua në postën time elektronike, por pa autor në emër të gazetës "Dielli", këto janë fakte që tregojnë veprimet e tua të fshehta e tinzare si ish sigurimsat e diktarës komuniste. Por edhe nuk e di se për çfarë arsye e përmend epitetin Uriah Heep që nuk di as ta shkruash!! 
Unë i dal përballë fjalës time e nuk fshihem si struci, si ty që në emër të gazetës "Dielli" më fyen mua apo dikë tjetër me letra anonime, pa emër. 
Shfrytëzon padrejtësisht autoritetin e gazetës "Dielli" organ i Federatës Pan Shqipare "Vatra" me letra anonime, pa autor duke më sharë e diskritituar mua, gazetarin ish të persekutuar politik Beqir Sina apo dikë tjetër. Ku e gjen e kush ta jep ty këtë të drejtë!!!???
Si kam hyrë njeriut në hak, seicili ka jetën e tij dhe e di vetë se si e ndërton, por ti shiko Sekretaren e Vatrës që e ke vënë aty për të dhënë votën pro teje, e cila ndau burrin e huj për ta marë për vete. Unë s'kam ndarë askënd nga bashkëshorti, e as kam ndërmend të bëj një vepër të tillë. Ja pra ku është morali juaj që keni mësyer "Vatrën" sëbashku me ty si ish editor i gazetës "Shkëndia" - s kuqe!!!
Mua më rrofshin shpatullat e mija, se nuk pres të mar poste askund, mjafton të bëj gjumin të qetë, pa intriga ndaj askujt e pa përfituar nga askush as edhe një dekoratë të pamerituar e asnjë kacidhe.   
Ti shoku Dalip, ishe ai që kur vdiq im atë, ndjesë pastë shkruajte: ish i burgosur politik, vital i palëkundur në çështjen e Kosovës, patriot etj, sepse ashtu është e vërteta, tani më kërkon mua llogari edhe në media, e vë në dyshim biografinë e persekucionit tim politik bashkë me miqtë e tu. Po kush je ti mor, mos të duket vetja se je zyrë emigracioni që duhet të jap ty llogari, apo je ndoshta ndonjë zyrë e fshehtë gestapoje?. 
Edhe nëse nuk do te isha e persekutuar politike çfarë të intereson ty, a të kam zënë gjë vendin tënd në gazetën "Dielli" në "Vater" apo në Parlament? 
Të lutem shumë, shiko hallet e familjes tënde e mos u merr me gratë e botës. Oh, tjetri më është qepur mbrapa si pullë poste e s'më shqitet pa pikë turpi. Nëse je burrë me dy RR shiko hallet e tua e mos u përzi në punë grash sikur të jesh grua. Siç ndërhyre edhe tek aktiviteti i 100 Vjetorit të Lindjes së Heroinës Musine Kokalari, që mbajtëm në "Vatër" me inisiativën time personale, Organizatës së Gruas "Hope & Peace" e mbështetjen e Kryetarit Dr. Gjon Buçaj. 
Nëse ndihmove ti apo dikush tjetër në atë veprimtari, faleminderit, e vlerësoj, u jemi mirënjohëse, por jo të mernit ju frenat e drejtimit e menaxhimit të atij simpoziumi që ne kishim 6 muaj që pregatiteshim deri me conference call së bashku me Znj. Rita Saliu ish të persekutuarin politik gazetarin Beqir Sina e shumë të tjerë, për gruan ish të burgosur e persekutuar politike. Falë qetësisë time, e sime bije prezente aty në sallë, se aty ti me shokët e tu gati sa nuk e shkatërruat aktivitetin duke shfryrë, prishur qetësinë, duke folur me zë të lartë, ecur e parakaluar kaluar disa herë para podiumit për të tërhequr vëmendjen e folësve, etj.  
Organizata jonë erdhi aty për nder të figurës shumë dimesionale të Musine Kokalarit, erdhëm në "Vatër" sepse edhe herë të tjera kur Kryetar në "Vatër" ka qenë i nderuari Z. Agim Karagjozi na ka mbështetur për tubime të tilla për gruan në përgjithësi dhe për gruan e persekutuar politike në veçanti. Me Z. Karagjozi, të atin e tij e patriotë të tjerë ka pas qenë arratisur në të njëjtën datë nga Shqipëria edhe atdhetari Bilal Topulli, nip i heroit Cerciz Tipulli - anëtar i familjes sime nga nëna, për të cilin kam biseduar me Z. Karagjozi që ditën e parë të mbritjes sime në Amerikë, pasi e kisha ëndërr të takoja nga afër Z. Karagjozi, Z. Musli Mulosmani, Z. Elez Biberaj, Z. Mërgim Korça, Z. Beqir Sina, të vizitoja Selinë e "Vatrës" etj. Kemi mbajtur në "Vatër" veprimtari për gruan me zonjat Merita Bajraktari McCormack, Merita Shkupi, Rita Saliu etj, e kurrë s'na është përzier njeri në punët tona, sa zure ti qoshe në "Vatër" filluan avazet e vjetra. 
Sa e sa herë edhe në Shqipëri së bashku me zonjat Yllka Plangarica, Kozara Kati, Marie Dvorani, Jolanda Tahmizi, Vera Dema, Rukie Ndreun, Drita Çarçani, Kate Cima, Abdyl Kerluku, Agim Musta e të tjerë kemi përkujtuar figurën e Musine Kokalarit e grave ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, rregjimi shovinist grek në Çamëri dhe nga makineria serbe në Kosovē. 
Salla kishim sa të donim e ku të donim ne këtu në New York. Se e sa herë Profesori i Universitetit "Monroe" në New York patrioti Haxhi Berisha na ka rezervuar ambjente të shkëlqyera me aparatura moderne për veprimtaritë tona, që me këtë rast edhe e falenderoj publikisht. Erdhëm aty jo për show, jo për dekorata, jo për të marr postin ty apo të dikujt tjetër, por për respekt të historisë, vuajtjeve të shtresës së persekutuar politike e figurave kombëtare. 
Organizata jonë është një subjekt jo qeveritar e sigurisht i pavarur nga meshkujt, por kur ka gjëra që na bashkojnë pse mos të bëhemi bashkë. Ku qëndron e keqja, mendon ti se e bëjmë për të xhelozuar ty apo dikë tjetër. Jo more mik jo, gabohesh. Lexo, pyet e njihu pak më tepër (meqë vetë ke treguar interes publikisht për të ditur më shumë rreth personit tim!!!). 
Tani me humorin e Estradave Shqiptare, po të pyes: A do më për Belulin?
 Ti shoku Dalip Grerza vazhdo hyr e dil në "Vatër", publikoi fotot e filmimet e tua sa herë të duash në internet që të bëjnë kolegët e tu, se ajo të ka mbetur për tu mbushur mendjen të tjerëve se sa patriot i madh je, se sa për shkrime aha, ato i ke shumë të pakta që kur ke futur thembrat në "Vatër" apo jo. E nëse do ta dish mua ky lloj "spektakli" yti online nuk më impresion fare. Nuk më duhet gjë, por qëndro serioz, se je familjar, je gjysh, e të këshilloj të vesh arsyen në punë, se je duke më besdisur si shumë, e jo sot por ke vite që më shqetëson.
Se ku e ke "hallin" nuk e di. Por di që më ke persekutuar ti e dikush tjetër si ty.  Si duket prezenca ime ju verbon sytë e ju turbullon shikim, s'keni çbëni do duroni. Por ja që jam krenare që kam gjak e gen kosovar e rrjedh nga familje patriotësh!
Sa e sa shkrime të mijat nuk mi ke botuar tek gazeta "Dielli" duke mi çensuruar, pse nuk e botove shkrimin me pjesëmarjen time në Samitet e C 20 dhe Presidencialin Botëror të G 20 në Hamburg të Gjermanisë, etj, etj. Kush del këtu xhelozia ime ndaj jush apo juaja ndaj meje?
Elbete e ke përvojë komuniste, "të falet" se nuk del dot nga indoktrinimi leninisto stalinist si në kohën e diktaturës kur punoje si editor i gazetës komuniste "Shkëndija" në Lushnjë. Boton ato çfarë do ti tek gazeta "Dielli" të tjerat në kosh të plehrave...paçka se të gjitha shkrimet e mija kanë qenë dhe janë me përmbajtje pro Paqes e Demokracisë e të Drejtave Humane. Por vetëm sapo shikon që emri im është përbri tyre ose brenda artikullit shkrimi nuk botohet automatikisht, e këto janë fakte të pamohueshme. 
Sa herë kemi zhvilluar aktivitete si organizatë gruaje "Hope & Peace" ti gjithmonë ke dalë në shtyp duke thënë nuk kishte pjesëmarrje, pse si e quan ti ardhjen në veprimtaritë tona të grave e vajzave shqiptare në Bronx, Presidentit Bashkisë Bronx Ruben Diaz Jr, Senatorëve Ruth Hasell Thompson e Jeff Klein, Avokatit Steven Kaufman, Liderit të Policisë Nr. 49 në Bronx Joseph Thompson, Ambasadoreve të Republikës së Kosovës nga New Yorku e Washington, DC, pjesemarrjen nga larg të Znj. Rita Saliu së bashku me të shoqin - Ing nuklear Adem Saliu, gazetarit Beqir Sina, veprimtarëve të njohur të komunitetit zotërinjve Sejdi Hysenaj, Marjan Cubi, Zef Balaj me bashkëshorte, Zef Perleshi me bashkëshorte, Esad Rizai, Mark Gjonaj, Haxhi Berisha, Tom Mriaj, Astrit Tota, artistëve e muzikantëve shqiptarë etj, apo nuk i mbledh dot lapsi yt këta njerëz. 
Më akuzon se merrem me thashememe, me lista, unë nuk kam FB, më kërcënon e fyen me fjalë nëpër emaile. Por unë nuk kam marë askënd nëpër gojë, nuk kam fyer askënd përfshi edhe ty, çfarë kam patur ta kam thënë hapur e në sy.
Më ke detyruar të bëj publike këtë letër me emrin tim direkt dhe jo anonim edhe tek gazeta "Bota Sot" e tek të gjitha ato adresa ku ti ke përfolur emrin tim me atë "shaka pa kripë" pasi edhe ti shoku Dalip apo miqtë tuaj kohë më parë dërguat edhe tek gazeta "Bota Sot" etj një letër anonime nga adresa elektronike e gazetës "Dielli" por pa autor si dhe në postën time elektronike, material pra që u është shpërndarë edhe shumë adresave të tjera private, ku nuk ishte lënë gjë pa thënë për mua, gazetarin e palodhur të çështjes kombëtare dhe ish të persekutuarin politik i dekoruar nga Presidenti Nishani - Z. Beqir Sina apo dikë tjetër. Mbiemrin ta kam shkruar grerza se edhe ti dalip sa e sa herë ma ke shkruar mbiemrin gabim - siç të ka "pëlqyer" ty. Turp!! E nëse ti apo ndonjë miku juaj nuk më kërkoni të falur publike tek ato adresa e-maili që më keni lënduar si tek gazeta "Bota Sot" , media të tjera apo njerëz që e di ti shumë mirë që keni folur negativisht kundër meje duke shfrytëzuar pa pikë morali e dinjiteti profesional autoritetin e gazetës "Dielli" dije se do i kemi punët ndryshe. 
Qofsha e gabuar nëse nuk je ti autor i këtij krimi ordiner, por email-e nga adresa e gazetës "Dielli" më kanë ardhur vazhdimisht vetëm nga komunikimi me ty e askush tjetër. Prandaj e ritheksoj qofsha e gabuar, por përgjegjësia kryesore bie mbi ty.
Për këtë veprim të ulët e FLAGRANT tëndin apo dikujt tjetër kam mendimin se duhet të mbajë qëndrim edhe Federata "Vatra" drejtuesit e saj, sepse në rastin konkret është shfrytëzuar autoriteti i "Vatrës", gazetës "Dielli" duke denigruar personalitetet e individëve të ndryshëm, cilët do qofshin.
Mimoza Dajçi
Dora vetë