2017/11/24

Cikël poetik nga poetja dhe kreatorja Zana Dauti...

                                                                                Fotografia e Zana Dauti
MBI KRYQIN E KUQ

Me zë të mbytur thërret kohës
Jam pjesë ejetës , jotja krijesë
Filizë që do zbuloj skajet e botës
Engjëll në tokë e ardhme e shpresë

Jam gjaku yt në ktë botë erdha
Mengjezit jetë i ...mora ndjesitë
Dashuria në shpirt e bëri çerdhen
Të ardhmes shpejt ti shpalos mirësitë

A linda vallë prej dashurisë
O ndoshta ikur larg mërguar
Që dorën ngre mbi brishtësinë
Pa pyetur për plagën e shkaktuar

Si mund ti thuash vetes prind
Kur dorën ngre per të më qëlluar
Harron se fjala mund të gdhendë
Skulptura shpirti ! Hyjni ngjasuar

Si mundet vallë kjo dorë mizore
Të qëlloë dhunshëm. ...yti huq
E lehtë është të më godasesh...
Një tank armuar....mbi kryqin e kuq


Fotografia e Zana Dauti


Vetem dy data kam shenuar


Ne kalendarin e jetes time,
vetem dy data kam shenuar,
diten kur une kam lindur,
dhe ate kur ty te kam takuar!

Engjell i zbritur nga qielli,
pasuri qe nuk ka te cmuar,
dhurate qe s’pershkruhet me fjale,
diell qe lind per t’mos perenduar!

Ndienje qe perjeton vetem njehere,
zjarr i ndezur ne zemren time,
flake qe nuk do t’shuhet kurre,
dhe pertej jetes sime!

Mall qe vjen per t’me ushqyer,
shprese qe me fal jetegjatesi,
enderr qe vjen permallueshem,
frymemarrje qe mbush te miat mushkuri!

Buzeqeshje qe te zgjat jeten,
deshire qe diteve u jep kuptim,
mendim qe shfaqet kudo,
streheza e paqes per shpirtin tim.

Fotografia e Zana Dauti

Shpirti flet

Çbukuri kur sheh një flutur,
lartë mbi lule mbledh nektar.!
Ndaj dhe unë si flutur e bukur,
nektar vargjesh sot kam puthur. !
Dhe vrapova nëpër vargje poezish,
pashë lotë, mall e ndjenja dashurish.!
Pashë lulet të çelin në janar,
pashë dhe borën që të vijë në behar.!
Dhe vrapova nëpër vargje poezish,
bashkë me gërma metaforra krahasime.!
Çal çal i hodha një sy hipokrizis,
pash dhe zëmrën të rënkonte nga zhgënjime.! Porsi flutur që u ushqehet me nektar,
nëper vargje jetë dhe unë kam marrë.!
Me diellin, rretë , yjet hënën jam puthur,
e shpejtë si era mjegullës i jam zhdukur.!
Dhe vrapova nëpër vargje poezish,
porsi bletë nektar mbi to kërkova.!
Ndala pak i buzqesha dashurisë,
krahët hapa në drejtim të lumturisë..!

Fotografia e Zana Dauti


As e dashur as e fyer

Ëndërr fikur,
shpresë shtypur,
as e vdekur, as në jetë,
as në pellg,e as në breg.
As sy-hapur as verbuar,
as kujtim as e harruar,
as e vetme as me miq
as trup-hekur as gjak e mish,
as e dashur as e fyer
as e lumtur, as zemër-thyer
As me zot e as me djall'
as e gjallë e as në varr.

Veç e varur nga një pe
në k'të botë "me fe , pa fe "
botë bekuar, botë mallkuar.
Shpresë,,, pak shpresë për të vazhduar..!

Fotografia e Zana Dauti

Mendimi im bosh...

te kerkova ne mendimin tim bosh ,
ne boshin e boshllekut qe le ,
te kerkova ne cdo skut boshe,
te kerkova sot ,te kerkova si dje...!

te kerkova ne mendimin tim bosh,
ne boshllekun e boshit qe pas le ,
te kerkova ne cdo monopat te shpirtit ,
te kerkova sot te kerkova sa dhe dje...!

te kerkova ne mendimin tim bosh ,
ne honin e buzeve qe le ,
te kerkova ne lotin qe boshonte boshin ,
te kerkova sot ...sic te kerkoja dje...!

te kerkova ne mendimin tim bosh ,
ne shtrat kur boshlleku me mbeshtolli ,
te kerkova ne boshllekun qe le ,
boshllekun qe vampiri solli....!!!

Fotografia e Zana Dauti

Dua të flas...


Sa shumë dua sonte të flas ,
dua të t'shoh, oh sa shumë,
nga malli zemra po më plas;
A ke dhe Ti mall kështu si une ??

Sytë e shpirtit , tek ti ,do ti sjell ,
të t'shohin je në gjumë apo jo ,
filiza dashurie rrugës do mbjell ,
me dhimbjen e pritjes të rriten kudo .

Kur gjumi të dalë në mëngjes ,
në lule të shikosh duart e mia ,
aromen t'ua ndjesh me kujdes ,
të qeshesh i dehur nga dashuria.

Fotografia e Zana Dauti
Jepi vetes nur'....

Duket sikur pa ty jam më e qetë,
por malli po më gërryen e shkatërron ,
brenda meje fshihet një e vërtetë,
është pjesa që vetëm ti me plotëson.

Në pritje qëndron me durim shkëmbi ,
te hidhem në krahet e tu për gjithmon ,
po nuk munda shpresoj mos të t'dhëmbi,
kujtimeve buzëqeshi e jepi vetes nur'.

Se thonë është më bukur t'u gëzosh ,
ditëve qofshin dhe të pakta që jetuam,
sesa vetes emocionet t'ia mohosh ,
si plot të dashuruar që nuk guxuan.

S'guxuan nga frika e humjes të veprojnë,
t'a bëjnë ëndrrën e shpirtit realitet ,
e ndrydha por një ditë do e kuptojë,
sa e shkurtër dhe pak të mira ka kjo jetë.

Ndaj sot teksa shkruaj fjalët më priten ,
dhe zemra nuk më pyet , vjen tek ti ,
ndjenjat nuk po shuhen por veç rriten,
le të frymojë në vargje e jona

Fotografia e Zana Dauti

Malli ...


Sa shumë dua sonte të flas ,
dua të t'shoh, oh sa shumë,
nga malli zemra po më plas;
A ke dhe Ti mall kështu si une ??

Sytë e shpirtit , tek ti ,do ti sjell ,
të t'shohin je në gjumë apo jo ,
filiza dashurie rrugës do mbjell ,
me dhimbjen e pritjes të rriten kudo .

Kur gjumi të dalë në mëngjes ,
në lule të shikosh duart e mia ,
aromen t'ua ndjesh me kujdes ,
të qeshesh i dehur nga dashuria.
Fotografia e Zana Dauti
Litarët e largësisë

Oh sa dua, , të më heqësh shijen e mërzisë,
t'më tregosh , se të mungoj aq sa dhe ti mua ,
të kepusim së bashku, litarët e largësisë ,
të prehem sërisht e lumtur ne krahët e tua.

Nëse vërtet për ty ka çaste që të mungoj ,
gjej menyrën Leo ma thuaj sa me parë ,
krenarinë me ndjenjën per ty do e sfidoj ,
t'a gjallerojmë dashurinë, akoma pa u tharë...

Nëse papritur me një tjetër më zëvendëson ,
mbyll të lutem cdo shteg mos të t 'shikoj ,
dhe për ty është më mirë , më lehtë m'harron,
vazhdimësi të lumtur , me shpirt do të uroj ...!

Fotografia e Zana Dauti

Dhurata për TY!

U ndezen yjet ne qiell
Po i numuroj ..pse nuk di...
Ndoshta mes tyre te shikoj
Tek cili yll do gjej ty???

Vallezojne sonte me henen
Cfare eshte kjo bukuri??
Me mori zerin dhe kengen
E beri dhurate per Ty

Me vodhi nje ere qe ftyn
Dhe gjoksin lehte ngacmon
Ne eter nje shpirt tjeter hyn
Dhe ndjenjen e ndez...pervelon!

U nis nje llave vullkani
Antraktiden ne avull shnderron
Me yje mbulon tavanin
Ti yll polar pran meje qendron...

Zgjate doren te te perkedhel
Te buroj nje lume me emocion
Mes lumit te dy te notojme
Kjo do jete vetem NATA JONE

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...