Miku im Prof.Dr.FLORI!
E lexova që mbrëmë dhe e rilexova sërish sot letrën Tuaj, mbushur me dashamirësi. Ndonëse atje kishte një kërkesë luksi mbi fotografinë e faqosjen e lëndës. Por. . . ,
Më ka ndodhur, edhe herë tjetër këtë javë që:
ndërsa televizori transmeton skena të një katastrofe humanitare, madje, u konsiderua BIBLIKE, në lagjen periferike, MANDRA të ATIKËS, unë sapo jam ulur që të shkruaj se ndjej detyrën me kolegët e mi të portaleve dhe kuptohet. Shkëputen nga TABLETI.
Thirrjet e njerëzve për këto vërshime të befta e tërësisht inatçore kur natyra demostron forcën, egërsinë e tërbimin e saj me shpërthimin e ujërave; nxjerr zbuluar pakujdesinë e njeriut, shpërfilljen e tij që në origjinë e madje në projektim. Dhe ja pasojat.
Me vëndasit, janë edhe bashkëkombësit e mi, emigrantë që prej një çerek shekulli, kanë zgjedhur të jetojnë në këtë vënd dhe që në një natë, një të vetme, humbën mundin, përpjekjet e sakrificat për të ndërtuar jetën. Humbën shtëpinë me gjithçka dhe mbeti vetëm libreza e bankës ku është regjistruar kredia e saponisur të shlyhet.
Dhe këta njerëz, për Vëndasit, janë si fëmijët e njerkës. E dinë. E ndjejnë disfatën, distancën e pushtetit lokal dhe humbin shpresën. Por ata kanë ATDHEUN MËMË. Atë të lindjes brez pas brezi. Prandaj edhe në lajmet ngrënë zënë për ndihmë.
Mosreagimi I tij, pas dramës materiale, sjell për 't'a, më të tmerr-shmen: TRAGJEDINË SHPIRTËRORE. Pasojat e kësaj janë të pariparue-shme.
Fataliteti është në prag. Thirrja ime I bën apel ndërgjegjes shtetërore. SHTETARË! MBRONI NJERËZIT TANË.
Zoti Prof.Dr.FLORI!
I gjithë paragrafi si më poshtë, duhet të hiqet. Pse? Ngaqë:
NË qoftëse këtë shkrim do t'u duhet t'a botoni, dhe është mirë t'a bëni, do t'u lutesha të mos vinit emërin tim. Pra, të më mbroni. Se unë e njoh konservatorizmin e hakmarrjen bizantine të tyre, po aq mirë sa Ju të komshiut tuaj për të cilin flisni te libri Juaj,
DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR.Me këtë rast, po propozoj pseudonimin SHPËTIM NOSI.
Vijmë tani te kënaqësia juaj për të më dërguar disa libra tuajat, numri I të cilave, më habit. Kjo krijimtari flet për një gjigant, jashtë përfytyrimeve të mia. Prandaj Ju uroj nga thellësitë e zemrës dhe Ju rendis në ARISTOKRACINË letrare.
Dërgimi I disa syresh për mua, padyshim që përbën, veç të tjerave, FISNIKËRI.
Por, miku im Prof.Dr.FLORI, lejomëni t'u them se:
Mbase Ju kam thënë që jam I datëlindjes 1940. (Saktësisht, 26, Maj ). Vështrimi im, është tejet I kufizuar. Me syze në skaj të numrit dioptri. Mjaft t'u them se librin Tuaj në TABLET, ku e zmadhoj tejet gërmën, e kam lexuar, thuajse të gjithë me lente. Vështirësi kjo, veç së tjerash e lodhshme.
Kurse me librat në letër, kam dy vjet i divorcuar.
Vite përpara, kur studioja në Bibliotekën Kombëtare në Pallatin e Madh të Kulturës, shikoja studiues, përgjithësisht historianë që, përveç syzeve goxha të trasha, përdornin ede lente, më vinte për të qeshur. Tani, unë kam moshën e tyre dhe i bëj për të qeshur fëmijët e nipërit e mi që jetojnë në Gjenevë.
Me Gjenevën, thuajse këmbej muajt e jetës së Athinës.
Përfundoj,
Shumë shoqërisht, ju dëshiroj shëndet familjar dhe të bashkëpunëtorëve Tuaj si dhe konstanten: begati krijuese!
Javën e ardhshme do t'u nis një tregim.
Harrova t'u them se më befasoi numuri i lexuesve të REFLEKSIONIT. . .
Pse nuk I ekspozoni këto shifra, apo e bëni dhe unë s'i kam parë?
Kënaqësi që këmbyer kaq gjatë këtë herë!
Mos harroni, t'a redaktoni, pra t'a shkëpusni paragrafin si më lart, në qoftëse do t'a botoni.
SHPËTIM NOSI
Athinë,
19, Nëntor, 2017!