2018-06-30

A të duhen luftëtarë, gjithë botës t’i vësh zjarrë, do arratinë të marrë, merr nja dhjetë Kosovarë!

Image result for fan noli


Poezi nga Fan Noli

A të duhen luftëtarë,
Gjithë botës t’i vësh zjarrë ?
Do arratinë të marrë ?

Merr nja dhjetë Kosovarë!

Njerez të zgjuar me lezet
që i gjen në ç’do anë,
të bëjnë hallv’ e salep,

keta janë mjeshtrit Dibranë.

A do njerëz për ahengje,
Për tryez’ e për kuvende ?
Burra e gra kërcejn’ në lodër ?

Keta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë,
matrapaz’ e kokëtharë,
që rërën shesin për farë ?

Merr Krutanë dhe je i larë!

Po qefli a të duhen
që me jevga din’ e kruhen,
Zonja që pjellin çdo vit ?

Vetëm Elbasani rrit.

Do ministra Kolonjarë,
se mbahen burra me mënd,
duan kudo të jenë të parë

në mexhlis’ e në kuvend !

Do budallenjë që veç hanë,
e hajvanë me dy këmbë,
pasuri s’dinë të vënë ?

E ke gjithë Myzeqenë!

A do te rruash florinë,
katandinë e shtëpinë,
me dy qofte mbush sininë ?

Ec’ e merr Gjirokastrinë !

Do të hash e të besh qejf,
Sofra shtruar si për mbret ?
Pastërti e për hyzmet ?

Të tillë gjen në Përmet

A do male me dëborë,
Trima t’ fortë e malësorë,
fort bujar’ e burrërorë ?

I ke n’ Kukës, i ke me dorë !

Matjanët burra të zotë,
që dikur kanë ngrenë barot,
se i njeh gjith’ vendi mbarë,

Janë të gjithë për xhandarë !

A do trima e sejmenë,
kapardisur kudo venë,
pa zëre gjumi mos flenë,

Për tre Mirditor’ bëj benë !

Do dembela për Stamboll’,
Mos u loth, t’ gjezdiç dynjanë,
Më Tiranë rresht’ taborrë,

Vetëm të zgjatësh një dorë !

Do për punë një Korçar,
E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith’ bashkë venë në arë,

Kok’ e këmbë s’kanë të sharë !

Hall i math me Skraparlinë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,

Se na duhen dhe pa tru !

A do urt’ njerzit të rrinë,
Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,

Merr të gjithë Labërinë !

Ore të gjorë harruam Vlorën,
se kjo punë lahet me gjak;
Dy shirita, një medalje,

Kësaj gjëje i venë kapak !

A të duhen sharlatanë,
që të lëpihen në ç’do anë,
që të përçajnë vatanë?

Ke sa të duash Tropojanë !

Fan Noli 1926

LIDHJA E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE SHQIPTARE NGA COPËTIMI


SHKRUAN: XHAFER SADIKU


• Shkaqet e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe objektivat e saj

Pa analizuar shkaqet e luftës Ruso – Turke, duhet theksur se në përfundim të saj, ushtria ruse u duk në portat e Stambollit duke e detyruar Perandorinë Otomane të nënshkruante traktatin e Shën Stefanit, i cili u jepte pavarësinë e plotë Serbisë, Malit të Zi e Rumanisë. Përsa i përkiste Shqipërisë, traktati në fjalë e cungonte territorin e saj në favor të Bullgarisë, Malit të Zi e Serbisë. Në zonën lindore, vija kalonte në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Rekë, Dibër, Ohër, gjithë kazaja e Korçës gjer te mali i Lenies dhe nga gjithë prefektura e Korçës, mbetej vetëm kaza e Kolonjës.

Rreziku i coptimit të Perandorisë Osmane dhe rritja e ndikimit rus në Mesdhe cënoi interesat e Anglisë dhe Austro-Hungarisë. Ato kërkuan me urgjencë rishikimin e traktatit të Shën Stefanit dhe për këtë arsye u thirr Kongresi i Berlinit, i cili i filloi punimet më 13 qershor 1878.
Për të kundërshtuar projektet e fuqive të mëdha për coptimin e trojeve shqiptare në favor të fqinjve, elita politike shqiptare në Perandorinë Otomane dhe paria lokale organizuan Lidhjen e Prizrenit, e cila i filloi punimet më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajrakli në Prizren.

Numri më i madh i pjesëmarrësve ishte nga krahinat që cënoheshin nga Traktati i Shën Stefanit, si Dibra, Tetova, Prizreni, Gjakova etj, ndërsa ato më të largëtat u përfaqësuan me delegatë. Si përfaqësues i Organizatës së Lidhjes së Toskërisë, ishte Abdyl bej Frashëri. Pjesa më e madhe e delegatëve përbëhej nga bejlerë e bajraktarë, klerikë myslimanë, krerë malësorë dhe elementë të borgjezisë.

Delegatët zgjodhën një Këshill Qendror që do ta kishte qendrën në Prizren, të përbërë nga figura të njohura të kohës. Ata aprovuan një Kararname prej nëntëmbëdhjetë nene, e cila rregullonte mbrojtjen e viseve shqiptare. Kararnameja u firmos nga të gjithë anëtarët e këshillit.

Kryetar i Lidhjes u zgjodh Iljaz Pashë Dibra, ndërsa Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl bej Frashëri u mandatuan për t’u parashtruar Fuqive të Mëdha memorandumet e shqiptarëve. Në fazën e dytë të Lidhjes, kryetar u zgjodh Ymer Prizreni.

Lidhja e Prizrenit u përkrah që në fillim nga sulltan Abdylhamiti, i cili, në prag të mbajtjes së Kongresit të Berlinit, emëroi si ministër të Jashtëm të Perandorisë Otomane, Abedin Pashë Dinon, nga një familje e njohur e Çamërisë, anëtar i komitetit jugor të Lidhjes. Me anë qarkoresh të fshehta, Abedin Pashë Dino u premtonte komiteteve të Lidhjes ndihmën e Portës.

Objektivat kryesorë të Lidhjes ishin dy: a) ruajtja e tërësisë territoriale; b) autonomia administrative e trojeve shqiptare. Për realizimin e këtyre objektivave ata kërkonin: “një qeverisje autonome në vilajetet Kosovë, Manastir, Janinë me qendër në Manastir”.

• Çfarë kërkonte Lidhja e Prizrenit?

Në varësi të zhvillimeve diplomatike në Kongresin e Berlinit, vepronte edhe komiteti i Lidhjes. Kështu, në fillim të nëntorit 1878 u mbajt në Dibër një kuvend i madh në kuadër të Lidhjes së Prizrenit, ku morën pjesë mijëra vetë. Për rëndësinë e këtij kuvendi flet fakti që ai u drejtua nga shtatë pashallarë, kryesisht nga zona e Dibrës dhe Kosovës.

Vendimet e Lidhje së Prizrenit të aprovuara nga Dega e Dibrës dhe të nënshkruara nga Iljaz Pashë Dibra e Abdyl Frashëri përmbanin pesë pika:

1- Të gjitha krahinat shqiptare të bashkohen në një vilajet, me një seli në një qytet, i cili do të jetë i afërt dhe i përshtatshëm për të gjitha viset e tij.
2- Të gjithë nëpunësit (me’mur) që shërbejnë në krahinat shqiptare të Arnautllëkut duhet të dijnë edhe gjuhën shqipe.
3- Të përhapet arsimi (mearif) dhe nëpër shkolla të mësohet gjuha shqipe.
4- Të zbatohen të gjitha vendimet që hyjnë në fuqi lidhur me përmirësimin dhe interesin e shtetit dhe të kombit të cilat mirren nga Kuvendi i Këshillit Qendror (Meclis-i Umumi), i cili do të mbahet në qendën e vilajetit duke e vazhduar punën e vet katër mujore në vit.
5- Të caktohet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithshme (varidat) të vilajetit, e cila të përdoret për zhvillimin e arsimit dhe ndërtimin publik (punë botore).

Këto pesë kërkesa do t’i parashtronin Portës së Lartë për t’i realizuar. Për këtë qëllim, nga paria e Toskërisë dhe Gegërisë do të zgjidheshin nga pesë përfaqësues dhe brenda një muaji të shkonin në Stamboll.

Më 2 dhjetor 1878, Abdyl Frashëri i shkruante Iljaz Pashë Dibrës, të urdhëronte dërgimin e përfaqësuesve të Lidhjes në Stamboll, për të kërkuar ndihmën e Portës së Lartë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

-Nëse çështja bullgare zgjidhet në pajtim me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe ajo greke në harmoni me vendimet që merren në Kongresin e Berlinit, atëherë, – theksonte Abdyl Frashëri, – “gjysma e viseve shqiptare (Arnautllukut), do të bjerë nën dominimin e armiqve, kurse Lidhja jonë dhe bashkimi ynë nuk do të ketë kurrfarë vlere”. Nëse përfaqësuesit e viseve shqiptare arrijnë në Stamboll para se të trajtohen këto dy çështje, – theksonte ai, – “me siguri do të kemi dobi të madhe”.

• Vendimet e Traktati të Berlinit, shqiptarët kërkojnë ndihmën e sulltanit

Fuqitë e mëdha me traktatin e Berlinit vendosën që një pjesë e territoreve të Gucisë dhe Plavës duhej t’i dorëzoheshin Malit të Zi. Mirëpo, pas kundërshtimit të shqiptarëve, Malit të Zi iu propozua t’i dorëzohej Hoti, Gruda dhe Kelmendi dhe nëse edhe kjo nuk realizohej, do t’i dorëzohej Ulqini si kompensim. Duke mos gjetur mbrojtje nga Fuqitë e Mëdha, me 23 qershor 1879 Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni i derguan Sulltanit një peticion ku i kërkonin mbrojtjen e viseve shqiptare.

Më 19 korrik 1879, delegatët shqiptarë i dërguan nga Stambolli një letër Z. A.I-LLayard në të cilën protestonin “kundër çfarëdo dorëzimi të territorit të Shqipërisë ndonjë shteti të huaj. Letra ishte nënshkruar nga Mehmet Ali Vrioni, Abdyl Frashëri, Said Toptani, Vesel Dino, Ymer Shefkiu e Ahmet Shefkiu”.

Më 22 korrik 1880, Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit iu drejtua sulltanit ku i parashtronin se kishin vendosur të mbronin trojet e atdheut të tyre nga rreziku i fqinjëve që po përgatiteshin për t’i sulmuar. Ata kërkonin që “administrimi i Arnautllukut duhet t’i ngarkohet patjetër një valiu të besueshëm, të aftë dhe të sigurt”. “… Qysh prej stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë në mënyrë trashëgimtare kemi gëzuar të drejtën e ekzistimit, lirisë, nderit dhe të fesë, kurse tani është e qartë se Lartmadhëria e Tij Sulltani nuk do të lejojë shkatërrimin tonë brenda sekondës”.

Ata i bënin me dije se: “… në Prizren janë mbledhur paria nga të gjitha viset tona, çdo njëri ka ardhur sipas zakoneve të vjetra ka janë përmbushur fushat me njerëz të cilët kanë lidhur besën e bashkimit duke u zotuar që do t’i zbatojmë dëshirat e përgjithshme të popullit për t’i mbrojtur viset e Arnautllukut”.

Në zonat e Shqipërisë së Veriut u mblodhën vullnetarë për t’i dërguar menjëherë në kampet në Tuz dhe Ulqin.

Presionet e Fuqive të Mëdha mbi Portën e Lartë

Për të zbatuar vendimin e Traktatit të Berlinit, Fuqitë e Mëdha i bënë presion të gjithanshëm Portës së Lartë, madje flota e tyre bllokoi bregdetin e Ulqinit.

Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria vazhduan presionet për të detyruar Portën e Lartë të lëshonte qytetin e Ulqinit ose të zbatonte marrëveshjen e Prillit d.m.th të dorëzonte Hotin dhe Grudën. Për këtë, ato i kërkuan në formë ultimatumi një përgjigje deri në 23 gusht 1880.

E ndodhur midis dy palëve, Fuqive të Mëdha dhe shqiptarëve, Porta e Lartë e kushtëzonte dorëzimin e Ulqinit Malit të Zi me garancitë serioze dhe zyrtare të fuqive të mëdha evropiane. Nëse kërkesat e parashtruara nuk pranoheshin ose injoroheshin nga Fuqitë e Mëdha, Porta e Lartë, theksonte se “nuk do t’u japë urdhër trupave të veta dhe autoriteteve të saj në Ulqin që të evakuohen që aty”. Porta e Lartë besonte se “kabinetet evropiane do të udhëhiqen nga ndjenjat e drejtësisë dhe të barazisë”.

Më 19 shtator 1880, Porta e Lartë iu drejtua Fuqive të Mëdha duke i paraqitur tre kërkesa për dorëzimin e Ulqinit:

• Me aktin e dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi, Fuqitë e Mëdha evropiane përfundimisht do të braktisin çdo plan për manovra detare për kërcënim dhe frikësim për çështjet e tanishme dhe të ardhme.

• Duhet të ruhen e të garantohen pasuritë, jeta, nderi dhe të gjitha të drejtat e banorëve, që pas dorëzimit të Ulqinit, do të donin të emigrojnë. Po ashtu duhet të ruhen pasuritë, jeta, nderi e sidomos feja, si dhe të drejtat e tjera të atyre banorëve të Ulqinit, të cilët nuk do të donin të emigrojnë.

• Menjëherë pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi, fuqitë e mëdha evropiane duhet të pranojnë bazën status quo, që ka propozuar Porta e Lartë dhe në të ardhmen, asnjë lëshim nuk do t’i bëhet Malit të Zi, në cilëndo trajtë qoftë.

Përkundër rezistencës së Portës së Lartë, Fuqitë e Mëdha nuk lëshuan pe. Më 8 nëntor 1880, ambasada osmane në Bruksel, i raportonte ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll se ambasadori gjerman në Paris, i kishte shpjeguar në mënyrë tepër sekrete dhe i rekomandoi t’ia përkujtonte Kryeministrisë së Mbretërisë Osmane që “sa më parë duhet të bëhet dorëzimi i Ulqinit”, pasi sipas tij, “që të arrihet marrëveshja në mes të shteteve, është e pamundshme nëse nuk zgjidhet çështja në fjalë”.

Çështja e Ulqinit ishte ashpërsuar në kulm. I detyruar nga fuqitë e mëdha, Sulltani largoi nga posti i ministrit të Jashtëm Abedin Pashë Dinon dhe siguroi një fetva (vendim) nga Sheh-ul-islami, që e quante të lejueshëm “në interes të shtetit” përdorimin e forcës kundër myslimanëve shqiptarë.
Më 23 nëntor 1880, trupat turke, të komanduara nga Dervish Pasha, hynë në Ulqin dhe më 26 nëntor ua dorëzoi qytetin Malit të Zi. Sipas një raporti të Dervish Pashës, për këtë ngjarje, popullsia e vilajetit të Shkodrës, “është nënshtruar dhe futur në rrugën e bindjes. Në lidhje me çështjen e Ulqinit, tubimet dhe demonstratat e popullsisë së kësaj ane janë qetësuar, ndërsa në viset e tjera: në Prizren, Gjakovë, në Dibër të Madhe dhe të Vogël dhe në Mat, kryengritja dhe ideja për unisimin e shqiptarëve ende ekziston, kurse autoriteti shtetëror është zhdukur plotësisht”.

• Rëndësia e Lidhjes së Prizrenit

Ndonëse nuk arritën të mbronin plotësisht territoret shqiptare, patriotët shqiptarë, me Lidhjen e Prizrenit, ia dolën të bënin bashkimin shpirtëror të kombit.

Lidhja e Prizrenit nxori në skenën ballkanike nacionalizmin shqiptar, që kishte karakter mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve nga pretendimet e shteteve fqinje dhe projekteve të Fuqive të Mëdha. Pas kësaj, elita politike dhe ajo lokale do të ishte në ballë të luftës për mbrojtjen e territoreve shqiptare. Ata do të përballeshin me luftën e nacionalizmave të vendeve fqinj, veçanërisht të “Naçertanies” dhe “Megali Idesë”, që do të kulmonte gjatë viteve 1912-1914, kur Fuqitë e Mëdha coptuan trojet shqiptare, duke injoruar ato vet, vendimet e Kongresit të Berlinit .

_______________
1- Mehdi Frashëri, Lidhja e Prizrenit edhe efektet diplomatike të saj, Tiranë 1938.
2- Histori e Shqipërisë, Tiranë 1965, vëllimi II.
3- Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1978, fq. 99; (Raport i Dervish Pashës dërguar Portës së Lartë më 27 dhjetor 1880, mbi marrjen e pushtetit nga degët e Lidhjes së Prizrenit dhe projekti për rivendosjen e pushtetit osman).
4- Lidhja e Prizrenit në dokumente angleze, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1978.
5- Kristo Dako, “Liga e Prizrenit e para lëvizje kombëtare”, Bukuresht, 1922.
1- Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Berati, Tahir Shtylla, “Le Rivendicazioni albanesi”, Edizioni “Distampur”, 1941-XIX
2- AQSH, FO. 491, dosja 13.

Britania dhe Lidhja e Prizrenit

Britania dhe Lidhja e Prizrenit
Daut Dauti

Në fillim të janarit të vitit 1878, Tivari u pushtua nga malazezët gjatë një armëpushimi që ishte nënshkruar në mes të Portës dhe Rusisë, por të cilin malazezët nuk e respektuan. Me 10 janar, komandanti i Ushtrisë malazeze, Misho Vrbica, i informoi autoritetet otomane në Shkodër për kapitullimin e Tivarit dhe për përzënien e ushtarëve së bashku me tërë popullsinë nga qyteti. Disa ditë më herët, popullsia shqiptare katolike ishte evakuuar dhe vendosur në Budvë nga austro-hungarezët. Ushtria malazeze e okupoi edhe Ulqinin dhe vazhdoi duke e masakruar dhe përzënë popullatën vendase të atij rajoni. Shkodra, brenda pak ditësh, u vërshua me refugjatë.

Problemi i refugjatëve u bë çështje ndërkombëtare dhe e vuri në pozitë të rëndë Portën dhe Fuqitë e Mëdha. Në Stamboll, ambasadori austro-hungarez, konti Zichy i deklaroi ambasadorit britanik Henry Layard-it se qeveria në Vjenë ndjehej e turpëruar për faktin se 30 000 refugjatë shqiptarë u gjenden papritmas në territor austro-hungarez. Vjena nuk ishte e përgatitur për një situatë të tillë. Në Vilajetin e Kosovës u shënua i njëjti problem me refugjatët të cilët e vërshuan këtë vend pas masakrave dhe përzënies nga Ushtria serbe. Me 28 prill, Harry Cooper, nënkonsulli britanik, u takua në Prishtinë me Rifat Pashën, valiun e këtij qyteti. Sipas Rifat Pashës, Kosova ballafaqohej me 200 000 refugjatë. Pasi që nuk kishte as ushqim për refugjatët, pasha kërkoi ndihmë nga britanikët. Refugjatët, të cilët pas e kishin lënë tërë pasurinë, e destabilizuan situatën por pasha nuk mund të bënte gjë në këtë drejtim.

LUFTA QË DËNOI SHQIPTARËT

Në fillim të marsit 1878 përfundoi lufta ruso-turke. Rusët dolën fitimtarë dhe e kërcënonin Stambollin. Prandaj, me 3 mars e detyruan Portën që të nënshkruante Marrëveshjen e Shën Stefanit dhe si rezultat u krijua Bullgaria autonome. Kufijtë e këtij shteti depërtuan thellë në tokat shqiptare kurse Serbia dhe Mali i Zi, pasi që u gjenden në anën ruse, morën pjesë të mëdha të vilajetit të Kosovës dhe Shkodrës.

Ky ishte një shqetësim i madh për shqiptarët dhe kjo marrëveshje i detyroi që të vetëorganizoheshin dhe ta merrnin në dorë fatin e Shqipërisë. Krerët shqiptarë reaguan shpejt duke organizuar kuvende në shumë pjesë të veriut dhe lindjes. Me 18 mars, në Stamboll, ambasadori britanik e pranoi një memorandum të dërguar nga krerët shqiptarë. Shqiptarët me ngulm po e kundërshtonin krijimin e një Bullgarie që po shtrihej tej Shkupit, Korçës dhe Ohrit për t’u ndalur thellë në Shqipërinë dhe Kosovën e sotme. Protesta drejtohej edhe kundër zgjerimit të Serbisë dhe Malit të Zi në tokat shqiptare.

Me 8 maj, Layard e dërgoi edhe një shkresë në Londër me të cilën bënte me dije se shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, të veriut dhe vendeve tjera që i kishte prekur Traktati i Shën Stefanit, protestonin kundër aneksimit të tokave të tyre. Shqiptarët kërkonin ‘ndërhyrjen e Anglisë që t’i shpëtonte nga ky fat’. Ata theksonin se nuk mund të përfshiheshin në shtetet tjera që kishin përreth siç ishte Serbia, Bullgaria dhe veçanërisht Mali i Zi. Nëse ishin të shtyrë të jetonin në Mal të Zi, ata më parë do të ‘vdisnin duke luftuar’. Me 18 maj Layard pranoi edhe një letër me karakter të njëjtë nga shqiptarët e Kosovës. Edhe banorët e Dibrës i dërguan një peticion kundër përfshirjes së tyre në Bullgari. Ambasadorit britanik në Stamboll dhe konsulli Kirby Green në Shkodër vazhduan të pranonin edhe telegrame tjera të kësaj natyre. Lëvizjet e shqiptarëve të Shkodrës me rrethinë, Green i interpretoi si rezultat të një skeme të shqiptarëve dhe italianëve kundër Greqisë.

TRAKTATI QË LUHATI BESIMIN E SHQIPTARËVE NË AFTËSITË E PORTËS SË LARTË

Green, pasi që e analizoi Traktatin e Shën Stefanit, i dërgoi një letër këshillëdhënëse eprorit të tij në Londër, Salisbury-it. Mali i Zi, sipas tij, po trefishohej nga territori. Kufijtë e Malit të Zi me Shqipërinë tashti ishin tërësisht ndryshe nga ajo që ai kishte propozuar Foreign Office një vit më herët. Propozimi i tij ishte që qeveria britanike nuk duhej kurrsesi ta pranonte këtë marrëveshje e cila po krijonte trazira serioze te shqiptarët dhe që do të rezultonte me probleme të mëdha në Ballkan. Green, në raportimet e veta nuk shprehte aspak simpati për nacionalizmin shqiptar dhe, si i tillë nuk njihej mik i shqiptarëve, por shprehu brengë për situatën e krijuar. ‘Barriera e cila mundet dhe që duhet të krijohet kundër depërtimit sllav, është thyer’ – shkroi Green, në mes tjerash, në një raportim të tij. Green, me këtë rast kishte bërë me dije se depërtimi sllav në Shqipëri kishte domethënie të daljes së Rusisë, nëpërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, në Adriatik. Kjo ishte një gjë që e brengoste seriozisht Londrën dhe këtu qëndronte një pikë e përbashkët në mes programit nacional shqiptar dhe interesave britanike.

Traktati i Shën Stefanit e luhati seriozisht besimin e shqiptarëve në aftësitë e Portës së Lartë. Green vazhdoi të pranonte informata që bënin me dije se shqiptarët po aktivizoheshin. Tubime spontane të shqiptarëve po mbaheshin gjithandej veriut dhe lindjes së tokave shqiptare. Me 3 maj Green raportoi në Foreign Office se shqiptarët po përgatiteshin që t’i rezistonin çdo efekti që do të krijonte Traktati i Shën Stefanit. Në veri-perëndim shqiptarët kishin formuar një Lidhje me të cilin rast ishin betuar ‘që t’u rezistonin deri në vdekje tentimeve që vinin nga jashtë apo nga Qeveria Supreme [Porta] që ta ndryshonin situatën ekzistuese në territorin e tyre’. U ndërmorën hapa, në veri deri në Prishtinë, të krijoheshin lidhjet. Në lindje deri në Dibër dhe Ohër kurse në Jug, deri në Janinë. Këto veprime por edhe aktiviteti i intelektualëve shqiptarë në Stamboll, rezultuan me mbajtjen e një kuvendi të madh në Prizren ku do të shqyrtohej situata e krijuar dhe ku do të merreshin vendime. Kur u bë e dijtur se Fuqitë e Mëdha do të mblidheshin në Berlin, shqiptarët shpejtuan në krijimin e një organizate gjithpërfshirëse që u quajt Lidhja e Prizrenit ose Lidhja Shqiptare.

LIDHJA E PRIZRENIT DHE INTERESI I SAJ I PËRBASHKËT ME POLITIKËN BRITANIKE

Porta nuk e pengoi mbajtjen e kuvendit në Prizren e as nuk ndërhyri në aktivitetin e kësaj organizate. Kjo ishte arsyeja që shumë observues, përfshirë konsullin Green, që të deklaronin se pas kësaj organizate qëndronte pushteti perandorak në Stamboll. Të tjerët, sidomos sllavët, në krye me rusët, besonin se Britania e Madhe qëndronte pas shqiptarëve në Prizren. Një numër i madh i politikanëve, intelektualëve dhe shtypit rus shkuan edhe më tutje duke deklaruar se Lidhja nuk ekzistonte, por ishte prodhim i shtypit britanik. Sipas tyre, Lidhja ishte një organizatë e imagjinuar të cilën e përdorte Porta për të penguar implementimin e Marrëveshjes së Kongresit të Berlinit. Kur u organizua rezistenca rreth kufirit me Malin e Zi, me qëllim që të mos dorëzoheshin Plava dhe Gucia, këta deklaruan se këto veprime nuk bëheshin nga shqiptarët për shkak se ata si komb nuk ekzistonin, por ky veprim bëhej nga një Lidhje Muslimane e cila ishte e ‘organizuar nga Porta’.

Në realitet rusët kishin frikë se shqiptarët do të përkraheshin nga Londra. Kur Kuvendi hyri në ditën e tretë të punimeve (13 qershor 1878), që ishte dita e parë e punës së Kongresit të Berlinit, Lidhja ia dorëzoi memorandumin kryeministrit britanik, Benjamin Disraelit. Memorandumi shprehte dëshirë dhe shpresë që çështja shqiptare të diskutohej në kongres, së bashku me problemin e shpërbërjes së Perandorisë Otomane dhe krijimin të shteteve të reja në Ballkan. Me anë të këtij memorandumi, shqiptarët kërkuan që të përfaqësoheshin nga delegacioni britanik që udhëhiqej nga Disraeli. Memorandumi shprehte kërkesën e shqiptarëve që çështja e tyre të mos lihej kryesisht në dorë të Portës në aranzhimet e ardhshme konstitucionale dhe administrative. Kërkohej që një komision ndërkombëtar duhet të merrej me çështjen shqiptare, ashtu siç dihej se do të merrej me Bullgarinë. Nëse ndonjë fuqi evropiane do ta merrte përsipër çështjen shqiptare, ajo duhej të ishte Britani e Madhe. Memorandumi i refuzonte fuqitë tjera sidomos atë ruse. Në lidhje me arsyet pse Britania duhej të merrej me rastin e Shqipërisë, memorandumi thoshte:

‘Vetëm Britania e Madhe mund ta merr kërkesën tonë në dorë dhe ta paraqes në Kongres. Duke e bërë këtë, asaj nuk do t’i mungon përkrahja nga Fuqitë tjera të cilat e kanë njohur ekzistimin tonë politik dhe fatin tonë që nga momenti kur parimi i nacionalitetit u bë bazë primare e të drejtës publike evropiane. E pavarur nga çështja e drejtësisë, Britania e Madhe ka interes të madh që të krijojë një kordon për ta ndalur përparimin e invasionit sllav që të mos vërshoj kah Adriatiku. Ky kordon mundet dhe duhet patjetër të krijohet nga populli që është më së shumti i rrezikuar nga një kërcënim i madh i fqinjëve. […] Britania e Madhe, ajo qendër e vjetër dhe zonjë e lirisë për të gjithë popujt, e para nga të gjitha Fuqitë e ka njohur të drejtën e kombeve tjera për pavarësinë e tyre’.

Kjo ishte pika e përbashkët e interesit të shqiptarëve me britanikët siç e kishin paraqitur hartuesit e memorandumit. Edhe në përfundim të memorandumit sërish bëhej me dije se kërkesa për krijimin e një shteti autonom ose të pavarur shqiptar kishte domethënie të ndalimit të ekspansionit sllav në Evropën Perëndimore. Me këtë dokument, por edhe me veprime tjera, udhëheqësit shqiptarë kishin bërë me dije se në rast të protektoratit, Britania e Madhe do të ishte fuqia ose autoriteti që do ta pranonin.

PËRKRAHJA BRITANIKE PËR OTOMANËT NË KONGRESIN E BERLINIT DHE (MOS)NJOHJA E SHQIPTARËVE SI NACIONALITET

Në fund të marsit 1878, Lordi Darby dha dorëheqje nga pozita e sekretarit të jashtëm pasi që konsideronte se Disraeli, Cairns dhe Salisbury po i zhvillonin çështjet e politikës së jashtme pa dijeninë e tij. Kjo dorëheqje shkaktoi një krizë të shkurtër pasi që Britania dhe fuqitë tjera brengoseshin për zhvillimet e reja të Çështjes Lindore. Qeveria britanike kishte shprehur mospajtim me gjendjen ekzistuese dhe kishte dhënë shenja se do të bënte thirrje për një konferencë ndërkombëtare ku do të revidohej rezultati i Shën Stefanit.

Kryeministri Disraeli e emëroi Lordin Salisbury sekretar të jashtëm. Salisbury brenda natës e hartoi Qarkoren e tij të famshme ku e paraqiti qëndrimin e politikës së jashtme britanike. Me këtë dokument britanikët demonstruan se kishin adaptuar një politikë të re në diplomaci dhe se do ta implementonin në mënyrë energjike. Esenca e kësaj politike ishte se Britania nuk do të lejonte krijimin e një Bullgarie të madhe nën kontrollin e Rusisë. Por, do të lejohej një zgjerim i ‘moderuar’ i Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë dhe kjo gjë nuk shihej si dëmtim i interesave shqiptare, por si zvogëlim i territorit otoman. Pra, para se të fillonte Kongresi i Berlinit britanikët e kushtëzuan pjesëmarrjen e tyre me të drejtën e revidimit të plotë të pushtetit otoman në Evropë. Brenda kësaj politike nuk do të kishte vend për diskutim të veçantë të çështjes shqiptare. Britanikët do të mundoheshin të shpëtonin sa më shumë toka të shqiptarëve, por do t’i konsideronin si territor nën sovranitetin otoman.

Fuqitë e Mëdha, para se të udhëtonin për Berlin, kishin arritur marrëveshje bilaterale sekrete me njëra-tjetrën, por në asnjë rast nuk kishin paraparë se do t’u dilnin probleme me shqiptarët. Prandaj, asnjë nga marrëveshjet sekrete nuk e përmendte çështjen shqiptare. Shqipëria përmendej në marrëveshjen e fshehtë në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë që ishte nënshkruar një vit më parë (15 Janar dhe 18 mars 1877). Neni 3 i marrëveshjes së 18 marsit parashihte rregullimin e këtyre fuqive me rastin e largimit të otomanëve nga Ballkani. Nëse kjo ndodhte, atëherë Rusia nuk do të përzihej drejtpërsëdrejti në Ballkan, nuk do të krijohej ndonjë shtet i madh sllav, kurse Shqipëria dhe Bullgaria mund të pavarësoheshin. Por, siç u vërejt me Traktatin e Shën Stefanit, Rusia nuk iu përmbajt kësaj marrëveshje.

OTOMANËT OFRUAN TERRITORE NË BOSNJE, NË KËMBIM TË TOKAVE SHQIPTARE

Layard kishte njohuri për çështjen shqiptare dhe raportonte me mjaft korrektësi për Lidhjen e Prizrenit. Ai kishte raporte të mira me sulltanin dhe ushtronte influencë ndaj tij. Prandaj, i sugjeroi sulltanit që në krye të delegacionit që do ta dërgonte në Berlin, ta emëronte një ’turk kredibil’ siç ishte Sadik Pasha. Sulltani u pajtua, por më vonë e ndërroi mendjen. Disa ditë para fillimit të kongresit, sulltani i tha Layard-it se e kishte emëruar Karatedori Pashën dhe Mehmet Ali Pashën si përfaqësues fuqiplotë të Portës të cilëve në Berlin do t’u bashkohej ambasadori Sadullah Beu. Karateodori ishte grek i lindur në Berlin dhe duke qenë djalë i mjekut personal të sulltanit, kishte bërë karrierë të suksesshme në hierarkinë e pushtetit otoman. Mehmet Ali Pasha, të cilin shqiptarët e quanin Ali Pashë Maxharri, ishte gjerman, por që kishte shkuar në Stamboll si i ri dhe kishte përparuar deri në gradën e mareshalit. Në Berlin Ali Pasha kishte treguar interesim të madh që të ruante territor otoman, sa më shumë që ishte e mundshme. Kjo e kishte shtyrë kancelarin gjerman, Otto von Bismarckun, që pashën ta shpotiste shpesh dhe t’ia tërhiqte vërejtjen duke ia bërë me dije se ai në kongres po merrte pjesë për të dëgjuar e jo për të parashtruar kërkesa. Disa javë pas përfundimit të kongresit, Ali Pasha do ta humbte jetën në Kosovë dhe do të regjistrohej si viktima e parë e Marrëveshjes së Berlinit.

Në Berlin çështja shqiptare nuk doli në diskutim si çështje e ndarë apo e pavarur siç kërkoi Lidhja e Prizrenit. Asnjë nga fuqitë nuk e mori përsipër këtë çështje. Memorandumi që iu dërgua Disraelit nuk prodhoi efekt dhe çështja shqiptare doli në agjendë vetëm në mënyrë sporadike dhe në diskutimet e dorës së dytë kur merrej vendim për kufijtë e Malit të Zi dhe Greqisë.

Me 28 qershor Ali Pashë Maxharri foli për armëpushimin e Adrianopolit gjatë së cilës kohë Mali i Zi, kundër rregullave, e kishte zgjeruar territorin. Pasha kërkoi që këto territore të ktheheshin në sundim të Portës. Në protokollet a Marrëveshjes së Berlinit është shënuar se edhe Karateodori Pasha e kundërshtoi kalimin e Tivarit nën pushtetin malazez, duke argumentuar se qyteti dhe rrethina ishin të banuara me shqiptarë të cilët nuk do ta pranonin këtë gjendje. Ali Pashë Maxharri doli me një propozim për ndërrim të territoreve. Ai i propozoi kongresit që Mali i Zi t’i kthente territoret shqiptare dhe të kompensohej me territore në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, por ky propozim nuk u miratua. Britanikët nuk e kundërshtuan argumentimin e otomanëve, por nuk treguan gatishmëri që ta përkrahnin. Britanikët i përkrahën otomanët në vendosjen e kufirit të veriut ku shtrihej Serbia. Përfaqësuesi britanik Odo Russell qëndroi pas Ali Pashës. Karateodori Pasha nuk u pajtua as me kufijtë e jugut që dilnin nga propozimi i delegatit francez, por as ky kundërshtim nuk u pranua.

BRITANIA NË MBROJTJE TË PORTËS, KONSERVATORËT NJIHNIN SHQIPTARËT

Britanikët, duke e mbrojtur Portën, ia dolën që ta bllokonin propozimin e delegatit francez, Saint-Valier, i cili ishte në favor të zgjerimit të të drejtave të katolikëve të Mirditës të cilat ishin të garantuara në bazë të ab antico. Kjo iniciativë u përkrah edhe nga austro-hungarezët. Me këtë rast, Salisbury theksoi se propozimi francez do të shkaktonte vështirësi pasi që do të sanksionoheshin privilegjet të cilat nuk ishin të qarta dhe me të cilat Kongresi do t’i jepte pranim ndërkombëtar të drejtës lokale zakonore. Në fakt, u bë kompromis në këtë çështje. Otomanët morën obligime që të mos bënin ndryshime të reja në statusin e Mirditës dhe kjo hyri si deklaratë në tekstin e Traktatit.

Britania e realizoi qëllimin e saj në Berlin. Politika e Disraelit ishte që Perandorisë Otomane t’i ofrohej siguri dhe ringjallje duke ia garantuar kufijtë e rinj ushtarak në Evropë dhe duke e bindur Portën që të ndërmerrte reforma me qëllim që ta stabilizonte rendin e brendshëm, që të prosperonte dhe, mbi të gjitha, që të evitohej kërcënimi nga Rusia. Britania e Madhe gjithashtu arriti që t’i siguronte interesat e saja në Mesdhe që ishte rruga e saj për në Indi. Rivalët politikë britanikë, konservativët e udhëhequr nga Disraeli dhe liberalët e udhëhequr nga Gladstone, nuk dalloheshin shumë në këtë pikë. Dallimi qëndronte në pikëpamjet që këto dy parti kishin për Ballkanin, sidomos për çështjen shqiptare, e cila paraqitej nga Lidhja e Prizrenit.

Në debatet politike që u zhvilluan në Britani, gjatë dhe pas Kongresit të Berlinit, konservativët e njihnin faktin e ekzistimit të shqiptarëve si nacionalitet të veçantë, kurse liberalët e kundërshtonin. Kur konservativët e udhëhequr nga Disraeli e shqyrtonin çështjen shqiptare në Parlamentin britanik hasnin në kundërshtim të liberalëve të udhëhequr nga Gladtsone. Kritika më e ashpër e liberalëve ishte me rastin kur sekretari i jashtëm britanik, Lord Salisbury, me 12 maj 1879 e pranoi në takim zyrtar delegacionin e Lidhjes së Prizrenit të përbërë nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Vrioini.

Në këtë takim, dy delegatët e Lidhjes me Salisbury-in e diskutuan çështjen e gjuhës dhe religjionit në jug të Shqipërisë të cilin fakt Greqia po e përdorte në dobi të saj. Delegatët i thanë sekretarit britanik se gjuha dhe religjioni ortodoks i shqiptarëve nuk duhet të shkaktonin konfuzion të fuqitë e mëdha dhe se kjo nuk duhej të konsiderohej si fakt se këta shqiptarë duhet të përfshiheshin brenda territorit grek.

Në lidhje me këtë dhe pikat tjera të diskutimit gjatë këtij takimi Salisbury shkroi:

‘Ata dëshirojnë që t’i vënë dëshirat dhe kërkesat e tyre me përulësi para fuqive evropiane duke shpresuar në drejtësi; por ata nuk e fshehin qëllimin e ruajtjes së qenies së tyre duke rezistuar kundër dominimit të huaj, qenie të cilën e kanë ruajtur me shekuj paraardhësit e tyre’.

Në këtë takim Salisbury nuk shprehu ndonjë pozicion zyrtar ndaj Lidhjes së Prizrenit dhe çështjes shqiptare, por e këshilloi Frashërin dhe Vrionin që të vazhdonin me aktivitetin e tyre për t’i bindur diplomatët e fuqive të mëdha në Stamboll. Vizita e delegacionit të Lidhjes u diskutua edhe në Parlament. Liberalët konsideronin se ky delegacion nuk duhej të merrej si përfaqësim i shqiptarëve dhe e kritikuan Salisbury-in që i kishte njohur duke i pranuar zyrtarisht. Ndeshja e shtizave konservative dhe liberale për çështjen shqiptare në Parlamentin britanik, në mënyrë sporadike, ka vazhduar nga viti 1878 e deri më 1881.

Në arenën diplomatike, pas Kongresit të Berlinit, Franca mori rolin e sponzoruesit të Greqisë. Kryeministri i Francës, Waddington, i cili ishte anglez, i bënte presion qeverisë britanike që Greqia të zgjerohej deri lart mbi Janinë. Më në fund, kryeministri britanik, Disraeli, ia bëri me dije se kjo gjë nuk do të ndodhte pasi që ai Janinën e konsideronte kryeqytet të shqiptarëve.

NDRYSHIMI I POLITIKËS BRITANIKE

Zgjedhjet e majit të vitit 1880 në Britani të Madhe sollën ndryshime duke i sjell liberalët në pushtet dhe Gladstone-in si kryeministër. Earl Granville u emërua sekretar i jashtëm kurse Charles Dilke, zëvendës. Më parë, që të dy, së bashku me Gladstone-in, kishin shprehur qëndrime që ishin të pavolitshme për shqiptarët. Ndryshimi i parë që u bë në diplomaci ishte ndërrimi i diplomatëve në Stamboll. Ambasadori Layard, të cilin liberalët e urrenin pa masë, u zëvendësua me Joachim Goschen-in. Lordi Edmond Fitzmaurice u emërua Komisioner në Stamboll me detyrë që t’i mbikëqyrte reformat për Perandorinë Otomane që i parashihte Marrëveshja e Berlinit.

Politika e jashtme britanike ndaj Çështjes së Lindjes ndryshoi. Porta e Lartë, veçanërisht udhëheqësit shqiptarë të Lidhjes, shprehën brengosje. Por, për befasi të madhe, diplomatët britanik në Stamboll shprehën simpati të madhe për çështjen shqiptare dhe vazhduan të ushtronin presion në Londër për pranimin e Lidhjes dhe idesë së saj për krijimin e një shteti shqiptar autonom ose të pavarur. Problemi qëndronte në faktin se kryeministri Gladstone nuk pajtohej me diplomatët e tij.

Prandaj, Gladstone filloi t’i bënte presion të madh Portës që kjo t’i përmbushte obligimet që i parashihte Marrëveshja e Berlinit e që në fakt ishin dorëzimi i territoreve shqiptare. Sulltani provoi që ta aplikonte taktikën e vonesës pasi që kishte frikë nga prishja e marrëdhënieve të tij me shqiptarët. Kur Gladstone u kërcënua me bllokimin detar të Ulqinit, madje edhe të Smirnës (Izmirit), sulltani u detyrua ta angazhonte ushtrinë kundër Lidhjes së Prizrenit dhe t’i dorëzonte territoret në posedim të Malit të Zi dhe Greqisë. Por, kjo u bë duke luftuar kundër njësive ushtarake të Lidhjes së Prizrenit dhe më vonë kundër vetë udhëheqësve të kësaj organizate nacionaliste. Me dorëzimin e territoreve dhe me shuarjen e Lidhjes së Prizrenit, Gladstone konsideronte se çështja shqiptare ishte zgjidhur.

Por, për shkak të presionit dhe qëndrimit britanik, gjërat në mes shqiptarëve dhe pushtetit otoman ndryshuan shumë. Udhëheqësit shqiptarë u gjetën në pozitë të vështirë dhe në kërkim të formave të reja të vazhdimit të rrugës së nacionalizmit që u zhvillua mjaft mirë, por që dështoi pasi që nuk kulminoi me krijimin e një shteti autonom që ishte qëllimi kryesor. Gjatë dekadave të ardhshme, udhëheqësit shqiptarë do të provonin, më shumë se shpesh, që të fitonin përkrahjen e britanikëve, por qëndrimi liberal britanik nuk ofronte kushte të volitshme për një gjë të tillë. Interesi i konservativëve dhe i liberalëve ishte që Rusia të mos shtrihej në Ballkan nga ku do të siguronte dalje në Adriatik dhe kjo gjë, së paku për një periudhë prej disa dekadave, ishte siguruar. Britanikët, po ashtu gjatë kësaj periudhe, treguan se nuk do t’i rrezikonin marrëdhëniet me otomanët për shkak të shqiptarëve.

Kongresit të Berlinit dhe çështja shqiptare


Mr. Sc. Safet Hasani

Para se të filloj të bëjë një analizë më të ndërlikuar të natyrës shkencore, do të mundohem ta trajtoj këtë çështje nëpërmjet fakteve dhe shkrimeve historike, për ta kuptuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij Kongresi. Kriza Lindore parapriu Fuqitë e Mëdha për mbledhjen e Kongresit të Berlinit (13 qershor — 13 korrik 1878). E gjithë ajo manovër diplomatike ishte skenuar nga fuqitë imperialiste evropiane, për planin dhe hartimin e hartës së re të Gadishullit Ballkanik dhe të disa shteteve të tjera evropiane për zgjerimin e territore në kurriz të shteteve dhe kombeve të vogla. Kriza në Gadishullin Ballkanik ishte një problem i ndërlikuar, ku në rrethana problematike ishte shfaqur edhe Kriza Lindore e manifestuar edhe në Paqen e Shën Stefanit, e cila peshën e vetë e arriti me fuqizimin në Kongresin të Berlinit pikërisht me 13 qershor 1878.

136-vjetori i Kongresit të Berlinit dhe çështja shqiptare

Nga apetitet e disa shteteve evropiane dhe ballkanike pësuan disa nga popujt e Ballkanit. E gjithë ajo që mund të fokusohej në Kongresin e Berlinit ishte preokupimi që nuk do mund të kishte një zgjidhje të qëndrueshme pa arritur qëllimin e disa nga shteteve që kishin synime në zgjerimin e territoreve dhe depërtimin në Adriatik. Problemet Ballkanike ishin tejet të komplikuara, që kryesisht ishin të lidhura me ekzistencën e popujve të Ballkanit, e ndër to ishte edhe reagimi dhe Kryengritja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por më e ndjeshmja ishte caktimi i vijave kufitare ku preken thellë interesat kombëtare të popullit shqiptar.

Ndoshta nuk është trajtuar apo hulumtuar sa duhet ky këndvështrim, por sipas shkrimeve që kam hulumtuar, del që Otto Von Bizmarku, në seancat plenare të Kongresit të Berlinit, deklaroi me një indiferencë se për të parën herë po dëgjonte se ekzistuaka një popull i quajtur shqiptar diku në jug të Gadishullit Ballkanik. Aq më e ironizuar qëndron fakti ku shkruhet se: u trondit kur dëgjoi për zërin, rezistencën dhe luftën e shqiptarëve për ta kërkuar dhe siguruar të drejtën e ligjshme për të qenë komb më vete dhe i barabartë me kombet tjera të Ballkanit. Këtu duhet të bëjmë një analizë të shkurtër ku mund ta interpretojmë me dy fakte:

1) Perandoria Osmane i ka trajtuar si popull otoman të gjithë ata që kanë qenë nën administrim Osman, ndër ta edhe populli shqiptar, dhe

 2) për interesa të fuqive evropiane dhe ballkanike, këtë rast Rusisë, Serbisë dhe Malit të Zi, nuk ka pasur leverdi t’i trajtoj shqiptarët si komb – popull ballkanas. Ndonëse për interesa vitale të fuqive të kohës pengesë kryesore ishte qëndrimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e formuar me 10 qershor 1878, tri ditë para se të fillonte Kongresi i Berlinit.

 Maturia politike dhe diplomatike e rilindësve shqiptar, përfaqësuesit dhe mbrojtësit e popullit shqiptar, drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të cilët dolën hapur me kërkesat e tyre për autonominë e Shqipërisë, të paraqitura Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha. Kjo ishte kërkesa legjitime për zgjedhjen e çështjes së popullit shqiptar, duke u trajtuar me plot urtësi e dituri. Por, kërkesat e popullit shqiptar nuk përfillën nga shtetet evropiane dhe Porta e Lartë, të cilat ishin të drejta legjitime drejtën me të gjitha tiparet si komb: traditat, doket, zakonet, kulturën dhe të drejtën historike më të moçme në Ballkan për ekzistencë shtetërore.

Shtetet evropiane në Kongresin e Berlinit vendosnin fatin e kombeve në Ballkan, ata dinin që po gabonin në vendimet e tyre për vendosjen e fatit në Ballkan, por ata më tepër përpiqeshin për të ruajtur “statusquonë” në Ballkan dhe paprekshmërinë e Perandorisë Osmane për interesat e veta. Konferenca e Berlinit zgjati plot një muaj gjerë me 13 korrik 1878 ku edhe përfundoj zyrtarisht Kongresi. Pas shumë diskutimesh të arritura në Kongres filluan betejat dhe bisedime të ndryshme për interesat e shteteve të mëdha në zgjerimin e territoreve në dëm të shteteve vendore ballkanase siç ishte populli shqiptar. Vendimet e Kongresit ishin fatale dhe me shumë pasoja për popullin shqiptar. Ajo i hapi rrugë Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, të cilave ua njohu të “drejtën” e zgjerimit territorial në dëm të popullit dhe trojeve shqiptare, maqedone, etj. E gjithë kjo u arrit duke trajtuar në mënyrë të njëanshme çështjen ballkanike në kuadrin e Krizës Lindore. Qëndrimi i udhëheqësve shqiptar ishte pozitiv sa i përket luftës së përbashkët me popujt e Ballkanit. Shqiptarët përkrahën themelimin e federatës ballanike, duke mos qenë, në parim, kundër saj. Shqiptarët u pajtuan me këtë ide vetëm nëse edhe popullit shqiptar do t’i sigurohej një status i barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit. E kjo largonte idetë e shteteve imperialiste për uzurpimin e trojeve shqiptare. Interesat e Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi për zgjerimi e tyre në trojet e popullit shqiptar, maqedon dhe boshnjak i pengoj vendimi për njohjen e të drejtës Austro-Hungarisë për zgjerim në Bosnje e Hercegovinë. Ndarja e sferave të interesit u bë shkas për viktimizimin e popullit boshnjak për pavarësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Austro-Hungaria për të penguar çlirimin dhe bashkimin e sllavëve të jugut, nën ndikimin e borgjezisë gjermane, përpiqej të ruante integritetin e Perandorisë Osmane, respektivisht të përfitonte territore nga ajo. Prandaj, Vjena orvatej të pengonte çlirimin e sllavëve të jugut dhe të rumunëve. E në anën tjetër Rusia cariste e konsideronte veten si mbikëqyrëse të lëvizjeve kombëtare të sllavëve të jugut. Rusia e cila e konsideronte veten fituese ndaj Perandorisë Osmane me vendimet e Paqes së Shën Stefanit, përpiqej që politika e saj të jetë dominante në Ballkan. Për lojërat politike dhe diplomatike të Evropës dhe Ballkanit Lidhja Shqiptare e Prizrenit reagoi në mënyrë kategorike kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Lëvizjen Kombëtare Shqiptare luftonte ta ruante integritetin e tokave shqiptare si me diplomaci dhe me luftë, duke respektuar të gjitha normat politike dhe diplomatike dhe duke iu qasur me përfaqësuesit e Kongresit. Lëvizjen Kombëtare Shqiptare i detyroi kabinetet e Fuqive të Mëdha që të korrigjonin vendimet e tyre e të mendojnë edhe ato për çështjen e popullit shqiptar. Problemi shqiptar nga diplomatet ndërkombëtar në seancat e Kongresit trajtohej vetëm sipas rasteve dhe momenteve. Tokat shqiptare më shumë shërbenin për kompensime territoriale në dobi të shteteve fqinje ndërluftuese me Turqinë, kurse populli shqiptar luftonte jo për të okupuar dhe aneksuar territore të huaja, por për të mbrojtur tërësinë e territoreve të veta. Vendimet e Kongresit të Berlinit i vënë në treg si monedhë këmbimi territoret e banuara me shqiptarë. Diskutimet e përfaqësuesit të Perandorisë Osmane në Kongres ishin përpjekje për përcaktimin e vijave kufitare në mes të shteteve ballkanike dhe Turqisë, e jo për ruajtjen e territoreve të shqiptarëve. Perandorisë Osmane bënte përpjekje për mbetjen edhe më tutje në Ballkan. I gjithë përqendrimi i diplomateve osman ishte i përkushtuar në çështjes kufitare me shtetet ballkanike dhe cek dëshirën që kufijtë ballkanikë mos të zgjerohen në dëm të Perandorisë Osmane, por duke mos i përmendur fare popullin shqiptar. Vija kufitare të trojeve shqiptare me Malin e Zi bënë që fiset dhe trojet shqiptare të Malësisë së Madhe (Plavë, Guci, Kuç, Kelmend, Drekalli, Hot, Grudë) të mbesin nën Malin e Zi. Pastaj, territori shqiptar i bregdetit shqiptar i kishte mbetur Shqipërisë, por Mali Zi pretendonte që Ulqini, Tuzi, Tivari t’i takonin asaj. E cila më vonë do të përcillet me varg luftërash dhe konfliktesh, ku akoma nuk janë të shëruara plagët e shqiptarëve. Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte formuar ushtrinë e vet vullnetare për mbrojtjen e territoreve të banuara me shqiptarë, e cila kishte dal haptas përballë planeve antishqiptare, si të Fuqive të Mëdha, vendimeve të tyre, ashtu edhe kundër synimeve të borgjezive të shteteve ballkanike e Perandorisë Osmane.
Për realizimin e Marrëveshjes së Berlinit u takuan përfaqësuesit e Perandorisë Osmane dhe të Malit të Zi, për të përpiluar marrëveshjen e plotë në lidhje me kufirin nga ana midis viseve të Shkodrës dhe të Malit të Zi. Por vendimet e Kongresit shpesh herë ndërpriteshin për shkak revoltave të popullatës autoktone shqiptare, të cilët me forcë dhe me armë në dorë mbronin trojet nga malazezët dhe turqit osmanlinj, që synonin vendimet e marra në Kongresin e Berlinit duhet të zbatohen në mënyrë të saktë, pa kurrfarë lëshimi. Rusia me shtetet evropiane bënte presion të zbatohej marrëveshja e arritur në Berlin për zgjerimin e Serbisë në drejtimin e Sanxhakut të Nishit, duke bërë presion dhe terror mbi fshatrat shqiptare. Më pas arrin që t’i okupoj dhe uzurpoj mbi 700 vendbanime shqiptare, që njihen në histori si “muhaxhir”. Austro-Hungaria vazhdimisht kundërshtonte vendimet e Kongresit të Berlinit, e duke e marrë në mbrojtje popullin shqiptar duke iu drejtuar përfaqësuesve të Kongresit “nuk bën të mohohet një komb i cili me shekuj ishte autokton” . Në njërin nga deklaratat e diplomatit Austro-Hungarez citon “populli shqiptar ka një ardhmëri si popujt tjerë të Ballkanit, duke u mbështetur në pikëpamje etnografike dhe homogjene, por me religjione të ndryshme, popull i cili është e zonja ta qeverisë vetveten, shtetin Shqipëri”. Anglia kishte interesat e saja që, në Kongresin e Berlinit, kërkonte me këmbëngulje që në punën e Kongresit të merrte pjesë edhe Greqia. Ai këtë propozim e lidhte duke e cekur rivalitetin që ekzistonte midis grekëve dhe popujve sllavë, të cilin me një akt të tillë përpiqej ta evitonte. Zgjerimet e shteteve sllave dhe greke u kundërshtua vetëm nga përfaqësuesi diplomatik austro-hungarez, por edhe me një mënyrë nga diplomatet turq, duke iniciuar austro-hungarezet. Me përkrahjen e Rusisë dhe Anglisë Qeveria Serbia dhe Greqia siguruan të drejta që të dërgojnë mbikëqyrësit e tyre diplomatikë në Kongresin e Berlinit. Greqisë, kongresi çështjen e la të pazgjidhur dhe vendosi që kufiri ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Greqisë të caktohej sipas një komisioni që do të formohej nga të dy palët, ku si bazë do të shërbente edhe vija kufitare e përcaktuar nga lumenjtë Selemvrija në Thesali dhe Kallamas. Sipas këtij rekomandimi Greqisë do t’i mbeteshin jo vetëm qytetet Janina, Prevezë dhe Arta me rrethina, por edhe e tërë Çamëria. Shtetet Serbia dhe Mali i Zi, me ndihmen e diplomacisë evropiane, arritën të realizojnë një varg koncesionesh në Kongresin e Berlinit. Kështu deri sa Mali i Zi duke u mbështetur në Paqen e Shën Stefanit zgjeroi territorin e vet për 210 mila, me Kongresin e Berlinit atij iu zvogëlua territori në vetëm 80 mila, ku, sipas të dhënave, jetonin 50.000 shqiptarë. Në përgjithësi pas Kongresit të Berlinit, Mali i Zi disponon, sipas të dhënave të kohës gjithsejtë 165 mila territor, me 250.000 banorë. Me vendimet e Kongresit të Berlinit Serbia e fitoi pavarësinë e plotë shtetërore dhe njëherësh u zgjerua në juglindje me 210 mila dhe 280.000 banorë, me një popullsi me mjaft shqiptarë.
Krejt në fund mund të themi se Kongresi i Berlinit ishte hartimi i planeve hegjemoniste imperialiste duke shkaktuar trazire të një pas njëshme për interesa të shteteve të mëdha.

Gjendja e shqiptarëve në kohën e Krizës Lindore

Marrëveshja e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit Pëlqej0 Marrëveshja e Shën Stefanit (1878)


Gjatë periudhës së shkatërrimit të Perandorisë Osmane dhe Krizës Lindore, shqiptarët refuzuan të marrin pjesë në anën e Portës në luftimet kundër popujve fqinjë, megjithatë viset e banuara me shqiptarë ishin objekt i interesimit të vendeve fqinje dhe ideve të tyre për zgjerim tokësor. Pozitën e shqiptarëve posaçërisht e komplikoi ajo që një pjesë e Fuqive të Mëdha (Austro-Hungaria dhe Italia) shprehnin pretendime të drejtpërdrejta ndaj viseve shqiptare, ndërsa një pjesë (Rusia) i përkrahnin vendet fqinje në aspiratat e tyre tokësore.

Gjatë viteve 1876-1877 në Mirditë shpërtheu kryengritje kundër osmane. Kjo kryengritje u shua nga forcat osmane dhe nuk arriti të zgjerohet në pjesët tjera të banuara me shqiptarë, megjithatë tregoi se populli shqiptar nuk mund të lihet pas dore në projektet të cilat kishin lidhje me rendin e ri të Ballkanit.

Lufta ruso-turke dhe Paqja e Shën Stefanit

Në vitin 1877 Rusia e sulmoi Perandorinë Osmane me çka filloi lufta ruso-turke. Kjo luftë ndikoi në dobësimin e sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe një pjese të popujve ballkanikë u mundësoi t’i realizojnë kërkesat për formimin e shteteve të tyre kombëtare.

Për një kohë të shkurtër ushtritë ruse arritën në afërsi të Stambollit, ndërsa ushtritë serbe dhe malazeze filluan veprime luftarake kundër Perandorisë Osmane duke depërtuar në viset e banuara me shqiptarë (vilajetet e Kosovës dhe Shkodrës). Greqia iu bashkëngjit këtyre aktiviteteve dhe me përkrahje të kryengritjes kundër osmane të vullnetarëve epirotë në Shqipërinë Jugore përpiqej që këtë pjesë t’ia bashkëngjit Greqisë.

Perandoria Osmane, e cila e humbi luftën, ishte e detyruar që më 3 mars të vitit 1878 të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë. Sipas asaj marrëveshjeje, e njohur si e Shën Stefanit (sipas vendit në të cilin është nënshkruar), Perandoria Osmane e humbi pjesën më të madhe të tokave të Ballkanit, ndërsa Serbia, Mali i Zi, Rumania dhe Bullgaria u bënë shtete të pavarura. Në atë marrëveshje fare nuk përmendeshin shqiptarët dhe viset në të cilat jetonin shqiptarët u ndanë ndërmjet shteteve të posakrijuara fqinje (Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi), ose mbetën nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Ndryshimet tokësore shkaktuan protesta te populli shqiptar, i cili shprehu gatishmëri të qartë që t’u kundërvihet atyre vendimeve, gjë që solli deri te krijimi i komiteteve dhe besëlidhjeve ndërkrahinore. Në ato rrethana edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare i filloi veprimet për pavarësim të tërësishëm të Shqipërisë. Në fund të vitit 1877 veprimtarët shqiptarë u mblodhën në Stamboll dhe formuan organizatë kombëtare e cila duhej t’i përfaqësojë interesat e të gjithë shqiptarëve. Organizata u quajt “Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Popullit Shqiptar”, i njohur si Komiteti i Stambollit. Atë e përbënin veprimtarë nga të gjitha viset e banuara me shqiptarë, ndërsa në krye të këtij komiteti u zgjodh Abdyl Frashëri.

Me marrëveshjen e Shën Stefanit (me të cilën Rusia u pajis me fuqi të madhe) nuk ishin të kënaqura as shtetet tjera evropiane (të cilat atë e përjetonin si kërcënim për veten dhe për interesat e tyre) dhe për këtë arsye në qershor të vitit 1878 e thirrën Kongresin e Berlinit.

Themelimi i Lidhjes së Prizrenit, kërkesat e saj dhe veprimet e para

Paqja e Shën Stefanit dhe caktimi i datës së mbajtjes së Kongresit të Berlinit i shtoi aktivitetet për krijimin e organizatës politiko-ushtarake e cila do ta bashkojë lëvizjen shqiptare. Si rezultat i kësaj, më 19 qershor të vitit 1878 në Prizren u soll vendimi që të krijohet organizata me funksione politike dhe ushtarake e quajtur “Lidhja e Prizrenit”. Në kuvendin themelues merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha viset ku jetonin shqiptarë dhe pas themelimit të Lidhjes së Prizrenit u formuan edhe degët e saj në të gjitha ato vise, si për shembull në sanxhakun e Shkupit ku udhëhiqte Jashar Bej Shkupi. Që në aktet e para Lidhja e Prizrenit morri një pjesë të funksioneve udhëheqëse nga Porta e Lartë dhe me këtë filloi procesi për krijimin e shtetit autonom shqiptar.

Kuvendi i Prizrenit ua shpalli Fuqive të Mëdha vendosmërinë e shqiptarëve që të mos lejohet ndarja e tokave në të cilat jetojnë. Lidhja miratoi programin i cili i përmbante qëndrimet për bashkimin e vilajeteve ku jetonin shqiptarët në një vilajet, si dhe për formimin e shtetit autonom të shqiptarëve. Në program parashihej të formohet administrata e Lidhjes dhe të krijohen organe autonome të cilat do të mbledhin tatime dhe organe të cilat do të ishin përgjegjëse për ruajtjen e rendit (forca ushtarake të “Vilajeteve të Bashkuara” dhe policia).

Vendimet e Kongresit të Berlinit dhe reagimi i shqiptarëve

Në Kongresin e Berlinit u bë rishikimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Shën Stefanit, ndërsa për statusin e Perandorisë Osmane bashkërisht vendosnin fuqitë evropiane. Me vendimet e reja, Perandoria Osmane e humbi pjesën më të madhe të tokave evropiane, u zvogëlua ndikimi i Rusisë, u rrit fuqia e Austro-Hungarisë dhe Britanisë së Madhe, ndërsa shtetet e posakrijuara ballkanike fituan tokë shumë më të vogël se sa ishte paraparë me marrëveshjen e Shën Stefanit.

Në vendimet e Kongresit të Berlinit Shqipëria trajtohej vetëm si term gjeografik, ndërsa viset e banuara me shqiptarë u ndanë ndërmjet disa shteteve. Vendimi i tillë nuk ishte i pranueshëm për shqiptarët. Këtë e dinin vendet të cilat vendosnin, prandaj në gusht të vitit 1878 në Shqipëri u dërgua Mehmet Ali pasha i cili duhej t’i bind shqiptarët që t’i dorëzojnë këto vise. Këtë nismë e kundërshtoi Lidhja dhe në përleshjet në Gjakovë Mehmet Ali pasha u vra.

Kundërshtimi shprehej në shumë protesta të organizuara në këtë periudhë. U formua delegacioni i përbërë nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, i cili duhej t’i përfaqësojë shqiptarët para Fuqive të Mëdha. U bënë shumë përleshje me shtetet përreth (veçanërisht me Malin e Zi) të cilat kishin për qëllim të pengohet copëtimi i viseve të banuara me shqiptarë.

Nga memorandumi i 13 qershorit 1878 për nevojën e krijimit të shtetit autonom shqiptar dhe kundër ndarjes së shqiptarëve, i bartur nga një zyrtar i lartë anglez:
“... Ata shprehin shpresën se kërkesat e tyre do të shqyrtohen nga Kongresi, ndonëse ata janë i vetmi komb pa një përfaqësues. Përmes gjithë vështirësive shqiptarët kanë mundur të ruajnë pavarësinë e tyre, veçoritë, traditat dhe gjuhën kombëtare dhe qofshin katolikë, ortodoksë ose myslimanë, i urrejnë jo vetëm sunduesit e tyre turq, po edhe gjithë të huajt e tjerë.”

Burimi: Ramiz Abdyli – Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Burimet Angleze, II, Prishtinë 2004, fq. 40.


Veprimet për themelimin e Shtetit Shqiptar

Në nëntor të vitit 1878 u mbajt Kuvendi i Dibrës në të cilin u soll programi me kërkesa autonomiste. Edhe pse Porta e Lartë nuk u shpreh botërisht kundër këtyre kërkesave, ajo ngadalësoi përgjigjen.

Kërkesat e Lidhjes për autonomi fituan përkrahje tek populli shqiptar. Si rezultat i Kongresit të Dibrës në të gjitha qytetet ku vepronte Lidhja u formuan gjyqet e saja. Për shembull, në Shkup ekzistonin gjyqe të dyfishta (osmane dhe të Lidhjes) ndërsa popullsia kishte të drejtë të zgjedhë se cilit gjyq do t’i drejtohet. Një pjesë e madhe e popullsisë i zgjidhte gjyqet e Lidhjes.

Në muajin dhjetor të vitit 1880 në Vilajetin e Kosovës filluan veprimet e armatosura kundër administratës së Portës së Lartë. Në këto aktivitete merrnin pjesë vetëm ata që e përkrahnin programin autonomist. Kuvendi i largoi nga organet drejtuese të Lidhjes ata të cilët ishin kundër autonomisë dhe e shpalli Komitetin Kombëtar të Lidhjes. Si kryetar i Qeverisë së Përkohshme u emërua Ymer Prizreni. Qeveria e Përkohshme i organizoi forcat e saja të rregullta ushtarake dhe policore dhe e vendosi administratën e re shqiptare në viset që çliroheshin, u krijuan edhe organet e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes në vendet më të rëndësishme.

Si përgjigje ndaj këtyre aktiviteteve Porta e Lartë organizoi ekspeditë të madhe ushtarake e cila i shtypi forcat e Lidhjes dhe më në fund e shkatërroi atë me pushtimin e Prizrenit, ku gjendej selia e Qeverisë së Përkohshme. Pas shkatërrimit të Lidhjes së Prizrenit, Perandoria Osmane formoi gjyqe ushtarake në të cilat mijëra shqiptarë, veprimtarë dhe luftëtarë të Lidhjes u dënuan me burgosje ose u internuan në viset e largëta të Perandorisë.


KRYENGRITJA SHQIPTARE KUNDËROSMANE E VITIT 1912 DHE LUFTËRAT BALLKANIKE

Kryengritja shqiptare kundërosmane e vitit 1912

Pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit vazhduan kryengritjet kundërosmane, të cilat kishin kryesisht karakter lokal. Duke e marrë parasysh faktin se nuk ekzistonte një qendër e vetme e udhëheqjes së tyre, forcat osmane e kishin të lehtë për t’i shtypur.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në fitoren e Revolucionit Xhonturk dhe kryengritjet e zhvilluara në vitet 1910-11 paraqitnin hap të rëndësishëm përpara në ripërtëritjen e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Njëkohësisht mundësoi që çështja shqiptare të parashtrohet jo vetëm në nivelin ballkanik por edhe në atë evropian si problem që duhet të zgjidhet.

Në kushte të këtilla filluan përgatitjet për kryengritje të përgjithshme kundërosmane. Nga njëra anë u fillua puna për krijimin e një qendre të përbashkët të udhëheqjes, ndërsa nga ana tjetër, vazhdoi lufta parlamentare për realizimin e kërkesave kombëtare nga ana e deputetëve shqiptarë në strukturat e pushtetit të Perandorisë Osmane. Kështu, më 11 janar 1912, Hasan Prishtina mbajti fjalim para Parlamentit me të cilin e paralajmëroi qeverinë osmane se po qe se nuk plotësohen kërkesat kombëtare shqiptare, në Shqipëri do të shpërthejë kryengritje dhe se ai personalisht do të vihet në krye të saj.

Në fillim të vitit 1912 gjatë kohës sa vijonte punimet Parlamenti u mbajt mbledhje e deputetëve të të gjitha viseve të banuara me shqiptarë. Në takimin e personaliteteve më të rëndësishme të jetës politike shqiptare, që u mbajt pas kësaj mbledhjeje, u vendos se është e nevojshme të fillohet kryengritje e përgjithshme. Me qëllim që kryengritja të ketë sukses më të madh, Lëvizja Kombëtare Shqiptare filloi bisedime me popujt tjerë të cilët ende ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Pjesë e kësaj ishin bisedimet me OBRM-n (VMRO) dhe përpjekja për të arritur bashkëpunim me maqedonasit.

Përleshjet e armatosura ndërmjet çetave shqiptare dhe forcave osmane shumë shpejt u përhapën në të katër vilajetet në të cilët jetonin shqiptarë (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe Shkodrës). Pas bisedimeve të pasuksesshme ndërmjet kryengritësve dhe përfaqësuesve të pushtetit osman në Prishtinë, u soll vendimi që kryengritja të zgjerohet drejt Shkupit. Kryengritësit parashtruan 14 kërkesa të cilat nuk u pranuan nga Porta e Lartë. Kjo solli deri te kulmi i kryengritjes dhe mijëra kryengritës të udhëhequr nga udhëheqësit e tyre e çliruan Shkupin nga forcat osmane. Në bisedimet të cilat u zhvilluan në Shkup, përfaqësuesit e Perandorisë Osmane i pranuan 12 nga 14 kërkesat e parashtruara.

Shpallja e Shtetit të Pavarur Shqiptar

Implementimi i kërkesave të pranuara u vonua sepse vëmendja e pushtetit osman ishte e kthyer kah aleanca e re të cilën e krijuan shtetet ballkanike, e cila ishte rrezik potencial për perandorinë. Shtetet të cilat hynë në përbërje të Aleancës Ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi) planifikonin ta sulmojnë Perandorinë Osmane dhe t’i sulmojnë tokat e mbetura të cilat ishin nën sundimin e saj në Ballkan. Këto plane parashihnin edhe pushtimin e tokave të banuara me shqiptarë. Planet e shteteve ballkanike u përkrahën nga Rusia, e cila priste që në atë mënyrë ta forcojë ndikimin e saj në Ballkan.

Në tetor të vitit 1912 shtetet ballkanike i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Për një kohë të shkurtër i mundën ushtritë osmane në të gjitha frontet dhe filluan të depërtojnë thellë në tokat e banuara me shqiptarë. Forcat serbe hynë në zonat e Shqipërisë së sotme verilindore dhe në Kosovë, ushtria malazeze hyri në tokat rreth Shkodrës, ndërsa ushtritë greke e okupuan Epirin. Anekënd ku depërtuan ushtritë e aleancës ballkanike u ushtrua dhunë nga e cila vuante popullsia e pambrojtur shqiptare.

Kjo i shtyu disa nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të ndërmarrin aktivitete të reja, të drejtuara kah Fuqitë e Mëdha. Në mbledhjen e mbajtur në Shkup e miratuan deklaratën e cila iu dorëzua përfaqësive konsullore në Shkup. Në deklaratë i njoftuan diplomatët në Shkup se nuk luftojnë që ta mbrojnë Perandorinë Osmane, por që t’i mbrojnë interesat e popullit shqiptar. Në këtë deklaratë kërkesa e deriatëhershme e shqiptarëve për krijimin e vilajetit shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane u ndryshua me kërkesën për shtetin e pavarur shqiptar.

Si rezultat i kërkesave të parashtruara në Shkup, u mbajt Kuvendi në Vlorë në të cilin merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve në të cilat jetonin shqiptarët. Në Kuvend u shpall Shteti i Pavarur Shqiptar dhe u formua Qeveria, e cila në planin ndërkombëtar shfaqej si përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve.

Konferenca e Londrës dhe pasojat për popullin shqiptar

Shpallja e Shtetit të Pavarur Shqiptar në Kuvendin e Vlorës ndodhi në rrethana shumë të ndërlikuara ndërkombëtare dhe kundërshti të theksuara ndërmjet Fuqive të Mëdha në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Ballkanit. Kjo i shtyu Fuqitë e Mëdha që t’i kushtojnë vëmendje të posaçme çështjes shqiptare në konferencën e cila u mbajt në Londër në vitet 1912-1913. Në konferencë u formua një komision i posaçëm ndërkombëtar dhe si rezultat i punës së saj, më 1913 u pranua ekzistimi i Shtetit të Pavarur Shqiptar.

Shtetit të Pavarur Shqiptar që u pranua në Konferencën e Londrës i takuan tokat verilindore dhe jugore të banuara me shqiptarë. Vendimi i këtillë u soll si kompromis, me qëllim që t’i iket keqësimit të marrëdhënieve mes vet Fuqive të Mëdha. Me vendimin e këtillë në masë të madhe u kënaqën pretendimet e shteteve tjera ballkanike, por nuk i morën parasysh interesat kombëtare të popullit shqiptar për krijimin e shtetit të tij etnik që paraprakisht u shprehën në Kuvendin e Vlorës.

Vendimet e sjella në Konferencën e Londrës shkaktuan pakënaqësi të madhe tek populli shqiptar në viset e banuara me shqiptarë të cilat u gjendën në përbërje të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.


SHQIPTARËT NË KOHËN E LUFTËS SË PARË BOTËRORE

Rënia e viseve të banuara me shqiptarë nën okupimin e Fuqive Qendrore dhe Antantës

Fillimi i Luftës së Parë Botërore i gjeti shqiptarët pa pushtetin e tyre qendror. Deri në atë moment, Shqipëria udhëhiqej nga princi gjerman Vilhem Vidi, ndërsa Kosova dhe viset tjera të banuara me shqiptarë gjendeshin nën pushtetin serb, malazez dhe grek. Populli shqiptar u gjend në një situatë kaotike, pa qendër të vetme koordinimi, ndërsa Shqipëria nuk doli si palë e barabartë në lojërat për fitimin e tokave.

Shqiptarët u bënë objekt i ndarjes dhe premtimeve të cilat Fuqitë e Mëdha ua jepnin shteteve ballkanike për zgjerimin e tokave të tyre. Duke filluar nga vjeshta e vitit 1914 deri në fillim të vitit 1916 serbët e okupuan Shqipërinë Veriore dhe të Mesme deri në lumin Shkumbin, malazezët e pushtuan Shkodrën, Grekët hynë në viset jugore, ndërsa italianët zotëronin me Vlorën dhe rrethinën. Në këto vise ekonomia ishte tërësisht e shkatërruar, shumë veprimtarë shqiptarë u vranë, ndërsa një numër i madh i shqiptarëve (rreth 300.000) u detyruan të shpërngulen në Turqi. Në dy vitet e ardhshme toka e Shqipërisë u shndërrua në fushëbetejë dhe disa herë u pushtua dhe u nda ndërmjet austro-hungarezëve, italianëve, bullgarëve dhe grekëve. Linja e frontit ndërmjet palëve ndërluftuese shtrihej afërsisht në linjën Vlorë-Berat-Pogradec.

Rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Botërore

Që në fillim të okupimit në Shqipëri filloi të zhvillohet rezistenca dhe të formohen çeta dhe komitete kombëtare. Në SHBA u krijua Federata “Vatra” e cila i bashkonte të gjitha komitetet. Komitetet sollën program të përbashkët në të cilin kërkonin që të sigurohet pavarësia e Shqipërisë dhe të rishqyrtohen kufijtë e Shtetit Shqiptar të vitit 1913 në të cilat nuk u përfshinë të gjitha viset me popullsi shqiptare.

Në vitin 1917 zona e Korçës e cila ishte nën sundimin frëng dhe viset nën pushtetin austro-hungarez u shpallën si zona autonome. Në vitin 1917 italianët e shpallën “Shqipërinë e Pavarur” nën mbrojtjen e Italisë.

Në këto krahina autonome shqiptarët kishin të drejta për vetëqeverisje, për kultivim të kulturës kombëtare, për përdorim të gjuhës shqipe dhe për hapjen e shkollave shqipe. Kjo mundësoi zhvillim të mëtejshëm dhe ngritje të vetëdijes kombëtare tek populli shqiptar.

Në zonën bullgare të okupimit gjendja ishte më e rëndë. U burgosën shumë veprimtarë, u bë rekrutimi i detyrueshëm i burrave të aftë për luftë, ndërsa ushtria për nevojat e veta merrte nga popullsia ushqim dhe kafshë.

Fundin e Luftës së Parë Botërore Shqipëria e priti e ndarë ndërmjet disa shteteve. Pjesa më e madhe e territorit të saj mbeti nën okupimin e Italisë. Pjesët rreth Korçës dhe Pogradecit mbetën nën pushtetin Francez, ndërsa ushtria serbe me ndihmën e ushtrisë franceze e pushtoi Kosovën dhe viset tjera shqiptare dhe hyri në Shqipërisë Veriore. Vendi pësoi rënie ekonomike, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë pësoi gjatë luftimeve, nga uria dhe epidemitë.

Veprimtarët shqiptarë brenda dhe jashtë shtetit mundoheshin ta pengojnë ndarjen e Shqipërisë dhe ta sigurojnë pavarësinë e saj. Grupet politike shqiptare arritën të bashkohen dhe të formojnë qeveri të përbashkët, e cila duhej ta përfaqësojë popullin shqiptar dhe t’i mbrojë interesat e tij në Konferencën Paqësore e cila planifikohej të mbahet në Paris.

Konferenca Paqësore e Parisit dhe Shqiptarët (1919-1920)

Lufta e Parë Botërore mbaroi me mbajtjen e Konferencës Paqësore në Paris. Shqiptarët shpresonin se në konferencë në mënyrë të drejtë do të zgjidhen kërkesat e tyre, megjithatë shtetet fitimtare kishin interesat e tyre në Shqipëri. Italia e kërkonte Vlorën dhe protektorat mbi “Shtetin Autonom Shqiptar” i cili duhej të formohet në Shqipërinë e Mesme, ndërsa Greqia e kërkonte Korçën dhe Gjirokastrën. Përfaqësuesit e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (SKS) u shprehën për një Shqipëri të pavarur në kufijtë e vitit 1913, por mendonin se në qoftë se ndonjë shteti i pranohet e drejta e okupimit ose e protektoratit mbi Shqipërinë atëherë edhe Mbretërisë SKS duhet t’i takojë një pjesë e saj.

Në rrethana të tilla delegacioni i Qeverisë Shqiptare shkoi në Paris dhe propozoi dy memorandume. Me memorandumin e parë kërkohej që të korrigjohen vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës në lidhje me tokat shqiptare të cilat mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Kur nuk u miratua memorandumi i parë, u soll i dyti me të cilin kërkohej që SHBA-ja t’i administronte këto vise që mbetën jashtë kufijve të vitit 1913. Edhe pse çështja shqiptare u diskutua në Konferencën Paqësore, kërkesat e shqiptarëve nuk u morën parasysh.

Në Konferencën Paqësore të Parisit Shqipëria u pranua si shtet i pavarur me kufijtë e vitit 1913, të cilat përputhen me kufijtë e Shqipërisë së sotme. Kjo nuk e pengoi Italinë që edhe më tej ta mbajë nën kontroll Vlorën me viset anësore, derisa kryengritja e shqiptarëve e vitit 1920, i detyroi trupat italiane që të tërhiqen nga Shqipëria.

Shqiptarët që u gjendën jashtë kufijve të Shqipërisë (në kuadër të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe të Greqisë) e vazhduan rezistencën, të pakënaqur nga pushteti nën të cilin u gjendën, derisa rezistenca e tyre nuk u shua.

Traktati i Shën Stefanit” ishte akti më i vrazhdët ndërkombëtar që tronditi themelet e shtetit të imagjinuar shqiptar!


Dr. Nijazi Halili


Paqja në Shën Stefan ishte akti më i vrazhdët ndërkombëtar që tronditi themelet e shtetit të imagjinuar shqiptar .Të copëtuar në katër shtete, krijim i kushteve për një asimilim të plotë, por edhe pamundësia për të krijuar ura lidhëse qoftë politike e organizative.

Tani shtrohej një nevojë e ngutshme për të mbrojtur tërësinë territoriale për të mos lejuar shkëputjen dhe ndarjen në katër shtete siç parashihte Traktati i Shën Stefanit i 3 marsit 1878.

Nga dokumentet e gjetura thuhet se Abdyl Frashëri shkroi tre artikuj në tri gjuhë të ndryshme në Turqisht, në Greqisht dhe Frëngjisht. Një në Stamboll, një në Vjenë dhe një në Trieshtë, në adresa të organeve periodike. Këta artikuj bartin një mesazh; qëndrimin e shqiptarëve kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe pretendimeve të shteteve fqinjë.

Ky rilindës shkruante rreth ndarjes së territoreve shqiptare “Letër nga Janina” e cila u botua në gazetën e Stambollit “Basiret” më 21 prill 1878 me nënshkrim të deputetit nga Janina ”Ky lajm ka mbuluar në mjerim dhe në zi të gjithë shqiptarët. Megjithatë, ata prap ngushëllohen duke mos marrë këtë lajm për të vërtetë’, duke vazhduar ‘”Shqiptarët, të cilët në natyrën e tyre janë të lindur me vyrtytin e burrërisë e të trimërisë, nuk i janë nënshtruar asnjë kombi qysh prej kohërave të lashta” Artikulli Frëngjisht ”Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” u botua më 26 prill 1878 në revistën e përjavshme “Messager de Vienne” (lajmëtari i Vjenës) ku nënvizohej duke theksuar “ … Evropa e lirë dhe e qytetëruar nuk duhet të pajtohet me Traktatin e Shën Stefanit, sepse ky traktat nuk sjell çlirimin e popujve të lindjes, por nënshtrimin e njërit ndaj tjetrit, nënshtrimin e kombësive jo sllave ndaj kombësisë sllave, të popujve të vegjël ndaj popujve të mëdhenj, të popujve pa mbrojtje ndaj shteteve të fuqishme, të banorëve mysliman, ndaj popullsisë krishtere”.

Çfarë do të bëje Evropa, pyeste Abdyli për një komb të varfër dhe pa mbrojte, siç është Shqipëria ?

Artikulli i tretë greqisht u botua me një vonesë më 23 maj 1878, në një revistë kulturore “Kleio” që dilte në Trieshtë asokohe nën sundimin e Austro- Hungarisë

Abdyl Frashëri në këta tre artikuj në mënyrë koncize mundohej që ti bind se të drejtat e shqiptarëve janë edhe interes i vetë Ballkanit dhe Evropës. Ai po ashtu edhe mbi të drejtën historike argumentonte lashtësinë shqiptare. Këto pohime të Abdylit të cilat sipas dokumenteve të mëvonshme shihet se quan peshë dhe patën ndikim të madh. Për argumentimin e lashtësisë së shqiptarëve nuk la pa përmendur duke u referuar pohimeve të Homerit, Herodotit, Hesoidit, Polibit apo Strabonit.

Shikuar në kohën që u bënë këto shkrime, mund të konstatojmë se jehona e tyre pati ndikim të madh në qarqet evropiane por edhe të perandorisë .Pothuajse përherë të parë në mes të qendrave kryesisht si të Stambollit etj flitej për çështjen shqiptare, për jetën e tyre, historinë e tyre dhe atë nga një deputet i parlamenti Osman nga Janina.

Platforma e Komitetit të Stambollit, respektivisht e rilindësit Abdyl Frashëri filloi të zë vend të rëndësishëm dhe të jetë një zë i mirë edhe në gazetën prestigjioze në Stamboll “Tercuman-i Sark( interpreti i Lindjes), ku më 9 qershor 1878 kryeredaktor zgjidhet Sami Frashëri.

- Sami Frashëri në gazetën që drejtonte filloi me një seri shkrimesh duke mbrojtur çështjen shqiptare mbi baza shkencore e historike por edhe politike. Kjo ishte një kohë kur fillojnë shumë patriot nga vende të ndryshme si Arbëresh nga Italia apo edhe Greqia të mbrojnë çështjen shqiptare përmes shkrimeve të ndryshme. Në një mënyrë duke iu kundërvënë politikës shoviniste greke e po ashtu edhe penave të tjera që Shqipërinë e shihnin vetëm si nocion gjeografik.

Vlen për tu shtruar se në këtë periudhë historike shumë penda publicistike evropiane e në veçanti penda ballkanike (serbe dhe greke) për të justifikuar lakmitë e tyre ata shkruan në mënyrën më të vrazhdët për Shqiptarët. Ata theksonin se “nuk shin shqiptarët pasardhës ilir por turma barbarësh që u dyndën në Ballkan gjatë shekujve të parë të mesjetës së hershme”.

Sulmet e tyre, shpifjet, paraqitnin shqiptarët si njerëz me tipare të shëmtuar etj.

Kjo valë e publicistikës ballkanike e në veçanti Serbe e Greke të ndihmuar edhe nga një pjesë e penave Evropiane shtronte nevojën që patriotët shqiptar e sidomos Komiteti i Stambollit me në krye Abdyl Frashërin të vepronte me shpejtësi për të mos lejuar krijimin e një opinioni edhe ashtu jo të mirë për shqiptarët por tu kundërviheshin asaj.

Artikujt e Abdyl Frashërit konsistonin në një pikë: bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe çlirimin e saj nga perandoria Osmane

Në këtë tërbim te penave ballkanike Abdyl Frashëri fillon të shkruaj në gazetën “Messager de Vienne”.

Botoi gjashtë artikuj. Ai prekte në esencë çlirimin e shqiptarëve, lëvizjen kombëtare. Po ashtu me argumente të fuqishme, duke i vlerësuar lartë dhe me peshë pikëpamjet e disa historianëve evropian të kohës për autoktonin e shqiptarëve thekson ndër të tjera “ Shqiptarët e sotëm nuk janë gjë tjetër veçse ilirët e kohës antike dhe këta , nga ana e tyre, nuk janë veçse pasardhësit e pellazgëve të kohës parahistorike”. Ai vazhdon më tutje duke i përmendur figurat e njohura dhe të shquara si Aleksndrin e Maqedonisë, Pirron e Epirit dhe Skënderbeun. Nuk le pa përmendur edh kapedanë të tjerë , figura të rëndësishme deri në shekullin XIX të cilët lanë gjurmë si në aspektin politik, ushtarak e segmente të tjerë e që kishin peshë në proceset e kohës.

Këto punime të botuara në një mënyrë paraqesin edhe platformën politike të Komitetit të Stambolli. Dhe jo rastësisht ai tregon zgjidhjen. Tu epen të drejtat kombeve , ku do të mbretëroj paqja, nëse nuk bëhet kjo atëherë luftërat nuk do të ndalen dhe nuk do të ketë stabilitet dhe paqe në Ballkan. Kërkon nga Evropa që të mos lejoj copëtimin e Shqipërisë sipas interesave Serbe e Malazeze.

Abdyli vlerësonte drejt ndryshmet që po ndodhnin në Evropë. Duke parë se Anglia, Franca, Italia, Austria mendojnë se Perandoria Osmane është në shkatërrimin e saj, nyjën kyçe kundër pansllavizmit rus mund ta luaj vetëm kombi grek .

Abdyli vlerëson se kjo tezë ishte e gabuar, se as kombi grek e shqiptarë nuk mund të bëjnë gjë vetëm. Një ide interesante që ishte një sugjerim për këto shtete vlen të përmendët se: ne i kemi parë shpeshherë grekët të mashtrohen nga Rusia kurse shqiptarët asnjëherë”. Faktet historike dëshmojnë se në këtë mënyrë, me një trajtesë shkencore, historike e politike e ka trajtuar Pashko Vasa në traktatin “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët të botuar në frëngjisht dhe gjermanisht më 1879 në Paris dhe Berlin.

Abdyl Frashëri këto çështje i trajtoi më herët në gjasat artikujt në revistën “Messager de Vienne” në Vjenë.

Objektivi ishte shumë i qartë i të gjitha shkrimeve dhe i veprimtarisë politike të Abdyl Frashërit, në njërën anë të njoftonte opinioni e gjerë ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve dhe në anën tjetër tu tërhiqte vërejtjen se territoret shqiptare nuk do të lejohen të bëhen pre e pazarllëqeve të armiqve. Duke vlerësuar fuqitë e mëdha të kohës se duhej të rishikoheshin vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, tani për Komitetin e Stambollit, por edhe për Lëvizjen Kombëtare shtroheshin detyra dhe obligime të reja. Dhe sidomos kur kihej parasysh se përgatitej të takoheshin fuqitë e mëdha në Berlin dhe të rishikonin edhe njëherë hartën ballkanike.

Pozita e shqiptarëve respektivisht Shqipërisë para Kongresit të Berlinit ishte tepër e disfavorshme. Prandaj Abdyl Frashëri u fokusua në afrimin midis programeve të rrymës patriotike revolucionare dhe qarqeve patriotike të modernizuara, ku ishin personalitete të respektueshme dhe me ndikim në këtë kohë si Ilaz Pashë Dibra, Ali Pashë Gucia, Hasan Pashë Tetova, Avdulla Pashë Dreni, Abedin Pashë Dino, Omer Pashë Vrioni, Selim Beg Bushati etj. Abdyl Frashëri edhe pse i shihte divergjencat midis rrymave që ekzistonin, mendonte se ato do të zgjidheshin me krijimin e Lidhjes Shqiptare, me bashkimin e tyre dhe unifikimin e mendimit politikë e atdhetar

Vendimet territoriale te Traktatit te Shen Stefanit


Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.

Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 % të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit.

Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik. Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërrmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane. Kjo do të shtrihej në lindje deri në Detin e Zi, në jug deri në detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e Voskopojës. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman.

Pjesa tjetër e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga principata autonome në shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë. Ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.

Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj.

Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.

Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kështu rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar.

Zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë.

Zemërimi kundër Traktatit të Shën-Stefanit përfshiu të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare, që nga fshatarët e zejtarët e deri te qarqet çifligare e tregtare. Ky zemërim i shqiptarëve nuk drejtohej vetëm kundër Perandorisë Ruse dhe aleatëve të saj ballkanikë, por edhe kundër Perandorisë Osmane, e cila kishte nënshkruar një akt të tillë, që e dënonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnjë nga fuqitë e tjera të mëdha nuk e ngriti zërin për të drejtat kombëtare të Shqipërisë, i bindi përfundimisht shqiptarët se ata tashmë ishin krejtësisht vetëm.

Gjendja e re që u krijua nga vendimet e Shën-Stefanit dhe nga ngjarjet që rrodhën më pas, në mars-prill 1878, kur u duk qartë se Fuqitë e Mëdha perëndimore ishin të vendosura të mbronin me çdo kusht sundimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin të prirura të merrnin parasysh të drejtat kombëtare të shqiptarëve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti në përfundimin se si kryengritja e armatosur kundërosmane, ashtu edhe kërkesa për pavarësinë e Shqipërisë nuk mund të qëndronin më si pika kryesore të programit të tij politik. Tani që copëtimi i trojeve shqiptare filloi të vihej në jetë dhe doli në plan të parë detyra e mbrojtjes së tërësisë tokësore të Shqipërisë, kryengritja e armatosur kundër Perandorisë Osmane jo vetëm që nuk e zgjidhte çështjen shqiptare, por e ndërlikonte edhe më keq atë e fatin e atdheut. Në rrethana të tilla ndërkombëtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, për aq kohë sa do të vijonte kjo gjendje e ndërlikuar, një platformë të re politike, e cila kërkonte mobilizimin e mbarë vendit për plotësimin e dy detyrave kryesore: për të kundërshtuar me luftë të armatosur, në emër të kombësisë shqiptare, çdo vendim që do të merrnin Fuqitë e Mëdha, qoftë edhe me pëlqimin e Perandorisë Osmane, në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe, në të njëjtën kohë, për të arritur bashkimin e të gjitha trojeve të atdheut në një vilajet të vetëm shqiptar, të pajisur me disa të drejta autonomiste, që mund të realizoheshin pa hyrë në konflikt me Portën e Lartë.

Përmbushja e këtyre objektivave bënte të nevojshëm formimin e një fronti të vetëm politik mbarëshqiptar dhe pranimin nga ana e këtij fronti të platformës politike të përpunuar nga Komiteti Kombëtar i Stambollit.

Për krijimin e frontit të bashkuar politik, që do të kishte formën e një lidhjeje kombëtare shqiptare, kishte tashmë në Shqipëri një truall deri diku të përgatitur edhe nga pikëpamja organizative. Qysh në dhjetor të vitit 1877, në krahinat periferike të Shqipërisë, kur ato filluan të kërcënoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin organizuar besëlidhje shqiptare krahinore ose, siç quheshin në disa vise, komisione lokale të vetëmbrojtjes, të cilat u përpoqën të mobilizonin shqiptarët për të hyrë në veprim sapo të lëshohej kushtrimi. Traktati i Shën-Stefanit i dha një nxitje të fuqishme krijimit të besëlidhjeve të reja. Por me evolucionin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor që kishte pësuar Shqipëria, gjatë dekadave të fundit, ndryshe nga periudhat e mëparshme, ndërgjegjja e bashkësisë krahinore ishte tejkaluar tanimë te shqiptarët. Çdo krahinë kishte filluar ta ndiente veten si gjymtyrë e një trupi të vetëm, si pjesë e një atdheu të përbashkët. Ky evolucion në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve ishte një faktor i favorshëm për veprimtarinë e Komitetit Kombëtar të Stambollit, të cilit tani i takonte detyra t’i bashkonte besëlidhjet krahinore në një trup të vetëm organizativ dhe me një platformë të vetme politike.

Derisa të shkriheshin në një organizatë kombëtare, përballë besëlidhjeve krahinore qëndronin tri detyra themelore: të mobilizonin shtresat e gjera popullore në lëvizjen e madhe të protestës kundër vendimeve të padrejta të Traktatit të Shën-Stefanit; të përgatiteshin ushtarakisht për të kundërshtuar me armë copëtimin e trojeve shqiptare, në rast se vendimet e Traktatit do të mbeteshin në fuqi; të kujdeseshin për të ndihmuar dhe për të sistemuar rreth 150 mijë muhaxhirët shqiptarë, të grumbulluar në vilajetet e Kosovës, të Shkodrës e të Manastirit, të cilët kishin mbetur pa bukë e pa strehë.

Ndërkaq, në prill të vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi ndërkombëtar për kundërshtimin që kishte gjetur Traktati i Shën-Stefanit në fuqitë e tjera të mëdha. Në të vërtetë, kundërshtimin më të rreptë ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, të cilat u shqetësuan së tepërmi nga rritja e shpejtë e ndikimit të Rusisë në Gadishullin Ballkanik nëpërmjet Bullgarisë së Madhe. Për këtë arsye, me këmbënguljen e tyre, u vendos që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën-Stefanit të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mblidhej në Berlin më 13 qershor 1878.

Shqiptarët ishin të bindur se Fuqitë e Mëdha, ndonëse e kundërshtuan Traktatin e Shën-Stefanit, përsëri nuk ishin të prirura që t’i merrnin parasysh interesat kombëtarë të Shqipërisë. Megjithatë, pezullimi i tij deri në thirrjen e kongresit të Berlinit u jepte në dorë patriotëve shqiptarë një kohë të çmueshme për ta organizuar më mirë qëndresën politike e ushtarake. Por, nga ana tjetër, leja që kishte kërkuar Komiteti i Stambollit për të formuar një lidhje shqiptare, ndeshi më në fund në kundërshtimin e Portës së Lartë. Në parim qeveria osmane nuk e shihte me sy të keq lëvizjen e protestës së popullsive të saj kundër Traktatit të Shën-Stefanit, por ajo nuk e pranonte në asnjë mënyrë që kjo lëvizje të zhvillohej e të organizohej ashtu siç e kuptonte Komiteti i Stambollit, si një lëvizje kombëtare shqiptare. Porta e Lartë kërkonte që shqiptarët të protestonin kundër Traktatit të Shën-Stefanit si nënshtetas myslimanë, që nuk donin të shkëputeshin nga Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriotët shqiptarë, të cilët nuk mund të pajtoheshin me këto kushte, vendosën që ta formonin lidhjen shqiptare duke u mbështetur në lëvizjen popullore dhe në besëlidhjet lokale.

Flori Bruqi

Marrëveshjet e fshehta për copëtimin e Shqipërisë.


Adil FETAHU

Related image
Pas shumë luftërave e kryengritjeve shqiptare kundër pushtimit afër pesëshekullor otoman, pasi fqinjët tanë sllavë e grekë ishin pavarësuar e pranuar si shtete të pavarura në Kongresin e Berlinit (1878), me ç’rast iu dhanë shumë territore shqiptare,- edhe shqiptarët në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912, të organizuar e udhëhequr nga Ismail Qemali, e shpallën pavarësinë e Shqipërisë, ndonëse vendi ishte akoma i pushtuar nga Perandoria Osmane, dhe nga ushtritë e shteteve fqinje: Serbi, Greqi, Mali Zi, të cilat pretendonin që pas largimit të forcave të Perandorisë, të copëtonin dhe aneksonin territoret shqiptare shteteve të tyre. Pushtuesit bënin masakra të papara mbi popullsinë shqiptare. Krimet që bënë pushtuesit sllavë e grekë, përveç autorëve shqiptarë i kanë përshkruar edhe shumë autorë të huaj, ndër të cilët Edit Durham, Leon Trocki, Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq, Leo Frendlich, Fondacioni amerikan Karrnegy, shtypi i huaj i kohës. Mis Edit Durham, pas vizitave që kishte bërë në Korçë dhe Ohër, kishte deklaruar: “Fillova ta ndiej vetën fajtore përse dikur kisha uruar që turku të largohej nga Europa. Sa ishte turku, aty shpresat nuk ishin shuar. Këta pushtuesit e krishterë ishin njëqind herë më të këqij”. Afërsisht kështu, ishte shprehur At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqes në Paris (1919), kur kishte deklaruar se: “Historia e Shqipërisë është e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Për katër shekuj, shqiptarët bënë 54 kryengritje kundër pushtuesit otoman. Kur kombi shqiptar ishte gati me fitue lirinë e vet, shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të vetën, dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikëpamje duhet me thanë se shqiptarët gabuan dhe gabuan rëndë fort që u çuan asokohe kundra Turqisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vu nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristijanëve”!

Veç pushtimeve në terren, në qarqet politike e diplomatike endeshin intriga e zhvillohej propagandë e ashpër dhe e ndytë kundër pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i qeverisës së Serbisë (baba i radikalëve të sotëm serbë, antishqiptari i zjarrtë) Nikolla Pashiq, deklaronte se “Një Shqipëri e pavarur nuk është as e dëshirueshme as e mundur”, ndërsa shtypi grek trumbetonte se “Është e pakonceptueshme t’u lejohet shqiptarëve barbarë një ekzistencë e pavarur midis qytetërimit grek” (Joseph Swire: “Shqipëria, ngritja e një mbretërie”, fq.128).
Related image
Për shkak të situatës së krijuar dhe rrezikut që kanosej për luftë të përgjithshme në Ballkan, pa kaluar as 20 ditë nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe u mblodhën në Londër (më 17 -20 dhjetor 1912), dhe morën vendim për krijimin e një Shqipërie autonome, nën sovranitetin ose suzerenitetin e sulltanit, e nën garancën e gjashtë fuqive të mëdha, ndërsa përkujdesjen për shtetin e ri ia besuan Austrohungarisë dhe Italisë. Çështja e caktimit të kufijve u la për më vonë, dhe pas shumë negociatave e varianteve të propozuara, Konferenca e Ambasadorëve më 22 mars 1913, në parim caktoi kufijtë verior e verilindor, kur Shqipërisë iu shkëput Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisë. Me rastin e përfundimit të Konferencës së Ambasadorëve (më 12 gusht 1913), kryesuesi i saj, Eduard Grej, duke qenë i ndërgjegjshëm për padrejtësitë që kishin bërë, kishte deklaruar: “…Duhet të sjellim ndërmend që në arritjen e kësaj marrëveshje çështja e parë thelbësore ishte të ruhej mirëkuptimi midis vetë fuqive të mëdha, dhe në qoftë se marrëveshja për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë është bërë puna që është më thelbësorja në interes të paqes në Europë”! Nga ana tjetër, shtetet fqinje kishin pushtuar pothuajse cep më cep territorin e Shqipërisë e të Kosovës, dhe nuk i lëshonin pozitat, duke pritur kapitullimin e Perandorisë Osmane dhe ndarjen e presë.
Image result for paqa e shen stefanit
Këtu nuk duam të hyjmë në analiza historike të vendimeve të “Paqes së Shën Stefanit” e të Kongresit të Berlinit, as të Konferencës së Ambasadorëve në Londër e të Konferencës së Paqes në Paris, por do të shqyrtojmë aspektin juridik të marrëveshjeve të fshehta që lidheshin midis fuqive të ndryshme për copëtimin e shtetit të ri të Shqipërisë londineze, por edhe para formimit të saj.

Marrëveshjet midis shteteve të ndryshme, qofshin ato të hapta ose të fshehta, qofshin të dyanshme apo të shumanshme, qofshin politike apo ushtarake-strategjike, lidheshin (dhe lidhen) me qëllim të definimit të qëllimeve të caktuara dhe caktimit të sferave të interesit. Për shkak të pozitës strategjike që kishin tokat shqiptare, dhe veçanërisht për shkak se shqiptarët nuk kishin një fuqi botërore që t’i mbështesë në mbrojtjen e vendit të tyre, shtetet fqinje gjithmonë aspironin të copëtonin e ndanin midis tyre të gjitha tokat shqiptare dhe kështu ta zhduknin përgjithmonë popullin shqiptar. Të paktën këto synime janë shfaqur haptas dhe fshehtas prej gjysmës së shekullit XIX, me plane e programe të ndryshme serbo-greko-bullgaro-malazeze, për Serbinë e Madhe dhe Greqinë e Madhe (“Naçertania” dhe “Megaliidea”, 1844), Bullgarinë e Madhe, Malin e Zi të Madh! Dhe ato synime, plane e programe nuk kanë ngelur vetëm në letër, në nivel të marrëveshjeve, por janë ndërmarrë aksione ushtarake sa herë e kanë konsideruar se ishte momenti i volitshëm në favorin e tyre dhe se do ta kenë përkrahjen ushtarake dhe diplomatike të fuqive të mëdha, dhe këtë përkrahje e kanë pasur gjithmonë nga Rusia por edhe nga fuqitë e mëdha evropiane.

Austrohungaria kishte lidhur dy traktate të fshehta me Serbinë. Sipas traktatit të parë (1881), Austrohungaria nuk do ta pengonte Serbinë të zgjerohej sa më shumë në Jug, kah Lugina e Vardarit e më gjerë, dhe i ofronte disa garancione tjera të përkrahjes në marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare. Me traktatin e dytë (1889), Serbia obligohej të hiqte dorë nga shtrirja kah veriu apo kah deti Adriatik, të cilat i synonte Austrohungaria për vete.

Në vigjilje të shpërbërjes së Perandorisë Osmane, shtetet e Ballkanit: Serbia, Mali Zi, Greqia dhe Bullgaria lidhen marrëveshje të fshehtë, që u quajt Lidhja Ballkanike (1912), për ndarjen e territoreve pas rënies së Perandorisë, sidomos të tokave shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri. Të pakënaqura me pretendimet e Bullgarisë për të marrë pjesën më të madhe ose tërë territorin e Maqedonisë, Serbia, Greqia dhe Mali Zi (më 1 qershor 1913) lidhën marrëveshje për ndarjen e Maqedonisë dhe caktimin e kufirit serbo-bullgar dhe greko-bullgar, me të drejtën e Serbisë për dalje në det përmes Selanikut, me ç’rast Serbia do ta merrte pjesën veriperëndimore të Maqedonisë (tokë shqiptare). Në bazë të këtyre marrëveshjeve, u zhvilluan dy lufta të përgjakshme ballkanike; e para kundër Perandorisë Osmane, dhe e dyta kundër Bullgarisë. Austrohungaria dhe Italia më 8 maj 1913, bënë një marrëveshje të fshehtë dypalëshe, për ta pushtuar e ndarë Shqipërinë midis tyre, në dy pjesë të barabarta. Sipas asaj marrëveshje, Austrohungaria do ta merrte pjesën veriore prej lumit Shkumbin, ndërsa pjesën jugore do ta merrte Italia. Por, Konferenca e Ambasadorëve, që kishte garantuar autonominë e Shqipërisë dhe që (më 22 mars 1913) në parim i kishte caktuar kufijtë e saj, me përfundimin e punës së Konferencës (më 12 gusht 1913), pas shumë bisedimeve për kufijtë, formoi dy komisione për caktimin e kufijve në terren. Mirëpo, për shkak të luftërave ballkanike dhe shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, caktimi definitiv i kufijve të Shqipërisë u shty për më vonë, dhe definitivisht u arrit tek në vitin 1926!

Gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore (1912/13; 1914/18), ekzistenca e Shqipërisë londineze u vu në pyetje. Fqinjët e saj e kishin pushtuar cep më cep dhe prisnin që ato pushtime t’i përligjin si fakt i kryer, dhe pjesët e pushtuara t’i aneksonin.

Për ta angazhuar Italinë si aleate në luftë kundër Gjermanisë dhe Austrohungarisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, më 26 prill 1915, katër fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Italia kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë për copëtimin e Shqipërisë (“Traktati i fshehtë i Londrës”). Ishte ky një pazarllëk midis Italisë dhe fuqive të mëdha, që lidhej kryesisht me bregdetin Adriatik dhe territorin e Shqipërisë. Sipas atij Traktati, katër fuqitë e mëdha do t’i ndanin tokat përgjatë gjithë bregdetit lindor të Adriatikut, të cilat do t’u jepeshin Italisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi. Ishte paraparë që pas copëtimit të Shqipërisë midis fqinjëve, Italisë t’i jepej nën sovranitet Vlora e Sazani dhe një prapavijë mbrojtëse, kurse në pjesën qendrore të formohej një shtet i vogël mysliman autonom dhe asnjenës, të cilit do t’i jepej porti i Durrësit që të ketë dalje në det, ndërsa në marrëdhëniet ndërkombëtare atë “shtet të vogël mysliman” ta përfaqësonte Italia! Me këtë Traktat, katër fuqitë e mëdha i kishin shkelur vendimet e gjashtë fuqive të mëdha të miratuara në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e caktuar parimisht në vitin 1913, vendime këto që edhe vet i kishin votuar e nënshkruar të njëjtit përfaqësues të Traktatit të fshehtë. Sigurisht se, nga aspekti juridik, traktati i fshehtë ishte i pavlefshëm dhe nuk mund të abrogonte vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, por ai traktat gjithsesi u bë objekt shqyrtimi dhe pengesë në procedurën e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (1920). Atë traktat e potenconin si pengesë përfaqësuesit e Greqisë dhe Jugosllavisë. Bile, përfaqësuesi serb pretendonte se Lufta (e Parë Botërore) “e ka zhdukur shtetin shqiptar, prandaj territori duhej të ndahej midis fituesve të luftës”! Por, lordi Robert Sesil iu kundërvu tezës së përfaqësuesit serb, duke argumentuar se “një shtet i njohur ndërkombëtarisht, nuk mund të zhduket as nga pushtimi i ushtrive të hueja, as nga rënia e qeverisë, për sa kohë që shtetasit e tij ruajnë ndërgjegjen kombëtare dhe aspirojnë ekzistencën e pavarësisë, siç është rasti me popullin shqiptar”. Për Traktatin e fshehtë të Londrës, Mis Edit Durham shkruante: “Shteti i sapolindur shqiptar, do t’u hidhej ujqëve për të shpëtuar mëkonjësit” (E.D.: “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”).

Rregullimi i marrëdhënieve midis Italisë e Jugosllavisë për Çështjen e Adriatikut, kishte ngatërruar punët për fatin e Shqipërisë. Për të fituar mbështetjen reciproke në Konferencën e Paqes që po mbahej në Paris, Italia dhe Greqia më 29 korrik 1919 lidhën një marrëveshje të fshehtë, që u quajt Marrëveshja Titoni – Venizellos. Me atë marrëveshja të dy palët bënë pazare të ndryshme, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin ato në kurriz të shtetit shqiptar. Greqia do të mbështeste pretendimet e Italisë për sovranitetin e Italisë mbi Vlorën e Sazanin dhe një prapavijë strategjike, dhe mandatin e Italisë mbi shtetin e vogël mysliman shqiptar. Italia do të mbështeste pretendimin e Greqisë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut (Epirin e Veriut). Greqia do t’i jepte Italisë për 50 vjet një pjesë të portit të Sarandës, si zonë e lirë. Italia do të ndërtonte një hekurudhë prej atij porti në brendi të Shqipërisë, poqese këtë nuk e bënte Greqia. Marrëveshja u bë publike nga shtypin grek, i cili lavdëronte diplomacinë greke për suksesin e arritur në fitimin e Epirit të Veriut.

Dekonspirimi i marrëveshjeve të fshehta

Ndonëse shumica e marrëveshjeve, memorandumeve, letrave e telegrameve të fshehta nuk kanë mund të realizohen për shkak të zhvillimit praktik të ngjarjeve në terren, ato për turpin e diplomacisë ndërkombëtare kanë mbetur në letër, madje as nuk janë anuluar prej shumicës së atyre që i kanë nënshkruar. Ato e kishin komplikuar politikën, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, vendimet e Konferencës së Paqes në Paris (1919), por edhe Luftën dhe paqen pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm qeveria sovjetike e Leninit, pas Revolucionit të Tetorit (1917), i kishte publikuar, shkëputur dhe shpallur të pavlefshme të gjitha marrëveshjet e fshehta të cilat i ka nënshkruar Rusia cariste me vendet e Antantës. Ministri i jashtëm sovjetik, Leon Trocki, e ka kritikuar ashpër diplomacinë e fshehtë dhe marrëveshjet e fshehta, ndërsa Ministria e tij i kishte botuar në nëntë vëllime librash të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet e fshehta të lidhura deri atëherë.

Presidenti amerikan, Woodrov Wilson, në programin e tij paraqitur në Kongresin amerikan (janar 1918) për “Paqe pa fitues”, të formuluar në 14 pika (të njohura si 14 pikat e Wilsonit), në një mënyrë i kishte zhvlerësuar marrëveshjet e fshehta në procesin e arritjes së paqes, dhe kishte afirmuar drejtësinë dhe diplomacinë e hapur ndërkombëtare. Pika e parë e programit të Wilsonit kishte këtë përmbajtje: “Marrëveshje të hapta për paqe deri te cilat do të arrihet haptas dhe pas të cilave nuk do të ketë marrëveshje private (të fshehta-a.f.) ndërkombëtare të asnjë lloji, ndërsa diplomacia do të paraqitet e sinqertë dhe para syve të opinionit”.

Bota është plot hile dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare midis shteteve edhe sot dhe në të ardhmën ka dhe do të ketë marrëveshja të fshehta politike, ushtarake e strategjike për realizimin e interesave në sfera e rajone të ndryshme. Veçmas në këto shtetet sllave e greke të pabesë, në krye me Rusinë e cila po pretendon të rikthejë ndikimin e saj në Ballkan. Sa ecejaket e krerëve shtetëror, diplomatik, ushtarak e kishtar midis Serbisë e Rusisë janë zhvilluar e po zhvillohen këto kohët e fundit, dhe kush e din se sa dhe çfarë marrëveshjesh të fshehta janë lidhur midis tyre. Ndërtimi i Qendrës së madhe ruso-serbe, duke përfshirë edhe aeroportin e Nishit, për intervenime në rrethana të jashtëzakonshme (sic!), edhe ushtrimi i përbashkët i ushtrisë ruso-serbe që u zhvilluara para ca ditëve në Serbi, është prova e parë e funksionimit të asaj Qendre, ku nga “barku” i aeroplanëve e helikopterëve ushtarak rus zbarkuan tanke, trupa e çka jo tjetër nga Rusia. Ushtria serbe ka blerë avionë e helikopterë ushtarakë, raketa “S 300”, radarë e sisteme më moderne të mbrojtjes kundërajrore. Demonstrimi i forcës në manovrat e përbashkëta ushtarake ruso-serbe, janë sinjal i qartë se ariut aziatiku nuk iu ka shua apetiti për Ballkanin, e këtu në shënjestër janë shqiptarët, shtetet dhe tokat shqiptare dhe bregdeti Adriatik. Ndërtimi i bazës ushtarake serbe, më e madhe dhe më moderne në rajon (“Cepotin”), që ata e quajnë “Bonstili serb”, afër kufirit me Kosovën, është rrezikim i drejtpërdrejt i sigurisë së popullit në Luginën e Preshevës dhe i shtetit të Kosovës. Këmbëngulja kryeneçe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Rusia, Greqia dhe miqtë e tyre, nuk është e rastësishme dhe pa prapavijë. Shesheli është vetëm “megafon” i politikës së pushtetit serb, kur kërcënohej këto ditë se “do ta kthejmë ushtrinë serbe në Kosovë”. Ekspertë të strategjisë ushtarake të Rusisë këto ditë dhanë deklarata kërcënuese, “se 10.000 tanke nga Urali mund të depërtojnë në Ballkan, duke shkelur Bullgarinë e Rumuninë, dhe së bashku me Serbinë ta pushtojnë Kosovën dhe Malin e Zi”. Këto ecuri, lëvizje e zhvillime politike -strategjike ndërkombëtare duhet të përcillën me shumë vigjilencë dhe Shqipëria e Kosova t’i alarmojnë qendrat e vendosjes në instancat e diplomacisë evropiane e botërore, sepse paqja në Ballkan përherë është e brishtë dhe e kërcënuar nga Serbia, e mbështetur fuqimisht prej Rusisë. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën e NATO-s, duhet sa më parë të anëtarësohen edhe Kosova, Maqedonia e Mali Zi në këtë aleancë, nëse duan të kenë mbrojtje të sigurt, në bazë të nenit 5 të Kontratës së NATO-s, ku është përcaktuar se “Sulmi mbinjë anëtare, njëherit është sulm mbi tërë Aleancën”.

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...