2020-01-30

ASHSH dhe ASHAK kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit


 akademia e shkencave te shqiperise dhe kosoves

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit të ndërsjellë për periudhën 2020-2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua në mjediset e ASHSH-së nga kreu i kësaj akademie, Akademik Prof.Dr.Skënder Gjinushi dhe homologu i tij nga Kosova, Akademik Mehmet Kraja.

Në fjalën e tij, Akademik Prof.Dr.Skendër  Gjinushi tha se ky nuk është protokolli i parë, por çdo dy vjet akademitë firmosin protokollin e viteve në vijim.

“Nënshkrimi i këtij protokolli flet për një bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Kosovës, për studimet e përbashkëta në fushën e albanologjisë, përsa i takon mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe më gjerë. Bashkëpunimi ynë sipas protokollit është në të gjitha fushat. Ne dëshirojmë që për gjithçka që ka të bëjë me studimet, kërkimet të koperojmë për të zhvilluar aktivitete dhe studime të përbashkëta në fusha të caktuara dhe të dyja akademitë të luajnë një rol koordinues për kërkimin shkencor dhe studimet kudo që jetojnë shqiptarët”, tha akademik Prof.Dr.Skendër Gjinushi.

Sipas  zt.SkendërGjinushit, bashkëpunimi ASHSH dhe ASHAK , konsiston edhe në forcimin e bashkëpunimit me trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, kudo ku ka institucione që merren me albanologjinë.

Ndërsa kryetari i ASHAK-ut,Akademik Mehmet Kraja , në fjalën e tij në ceremoni tha se nënshkrimi këtij protokolli është përmbajtësor me një program të pasur aktivitetesh të përbashkëta.

“Kemi arritur të krijojmë një atmosferë bashkëpunimi dhe komunikimi të ndërsjellë dhe miqësor dhe si rezultat i kësaj do të dalin në pah dhe format e bashkëpunimit për të cilat janë të interesuara dy akademitë. Janë disa më prioritet, por në përgjithësi është një protokoll shumë përmbajtësor dhe i realizueshëm. Do të kujdesem që nga pala kosovare të mos ketë asnjë ngecje dhe pikat e protokollit të bashkëpunimit të realizohen”, theksoi Akademik Mehmet Kraja.

Ky protokoll mbështetet në marrëveshjen në kuadër të bashkëpunimit ndërakademik dhe ka për synim të përcaktojë përparësitë e bashkëpunimit për periudhën dyvjeçare në vijim, ku më kryesoret janë ringritja e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe dhe kujdesi për një rregullim shkencor e ligjor të përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare.

Flori Bruqi

REAGIM I SHSHA-SË NË ÇIKAGO: :PSE PRESIDENTI I SHQIPËRISË NUK E NDEROI ME MIRËNJOHJE ARBËRESHIN JOE DIOGUARDIN?

Rezultate imazhesh për skender karaqica


Skënder Karaçica

Executive Director

Albanian-American Association of Intellectuals Businessmen and Activists

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e vizitës së fundit në SHBA, nderoi shumë personalitete të jetës e të veprimtarisë kombëtare të diasporës shqiptare, që ndër vite kanë vepruar për kauzën shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës. Nuk e kemi të qartë pse institucionet e dy shteteve Shqipëria dhe Kosova,po e harrojnë dhe po e anashkalojnë veprimtarinë politike dhe kombëtare të ish kongresistit, arbëreshin me gjak shqiptari dhe kryetarin e LQSHA-së, Joe Dioguardin? Kështu e nis reagimin SHSHA në Çikago për të hedhë dritë për tërë veprimtarinë e tij kombëtare tash e tridhjetë vjetë në shërbim të çështjes së pa zgjidhur shqiptare në Ballkan dhe për pavarësinë e Kosovës ndaj regjimit vrastar të Serbisë si dhe demokratizimi i Shqipërisë, thuhet në këtë reagim nga Çikago.


Arbëreshi Joe DioGuardi nëpër vite ishte në krye të lëvizjeve të mëdha kombëtare të shqiptarëve në Amerikë, që përmes dyerve të kongresit dhe të senatit amerikan në Washington, ka artikuluar projektin madhor të lirisë së Kosovës dhe për tërë rrugëtimin e tij ai u gjete ballë për ballë me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq në Hagë, që shpaloj tërë historinë vrastare deri në shkallë të gjenocidit dhe të shkatërrimit në substancë të popullit shqiptar dhe të Kosovës, hedhin dritë në Çikago.

Ndaj arbëreshin pati harresë dhe orët skandaloze dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ish kryeministri Sali Berisha nuk e pati të (arsyeshme) të ftojë në manifestimin madhështor që u urganizua në Shqipëri dhe në mbarë trojet tona etnike. Është për të ardhë keq se në manifestimet shtetërore, takime me udhëheqësit e të dyja shteteve, marrin pjesë disa veprimtarë që nuk kanë bërë asgjë më shumë sesa Joe DioGuardi, prandaj edhe sot e kësaj dite, ai është shumë aktiv përmes LQSHA-së në Nju Jork dhe zëri i tij ende dëgjohet në Shtëpinë e Bardhë në Washington, thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago.

Pse atëherë po harrojnë dhe anashkalojnë arbëreshin me gjak shqiptari dhe kryetarin e kësaj organizate të lobimit në Amerkikë,që për detyrë i ka vënë vetës “Mos vdeksha” pa e zgjidhë të drejtën kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan, të ndarë në shumë shtete me padrejtësitë historike, ia përkujtojnë presidentit të Shqipërisë që përmes mirënjohjeve të shumëta, madje edhe pa ndonjë kritere të mirëfilltë ndaj (disa) veprimtarëve me një “aktivitet” të dyshimtë, nuk është dashtë që jeta, veprimtaria kombëtare e arbëreshit Joe DioGuardi të radhitët ndër të parët më të dalluar për çështjen shqiptare të pa zgjidhur në Ballkan, thonë me shqetësim në Çikago.

Është e pafalshme borxhin që kanë shumë veprimtarë të dalluar në Nju Jork (po i drejtohemi Hyri Bajraktarit) dhe në Çikago dhe qytetet tjera në Amerikë, që lejuan vetën të dalin në ballë të ndarjeve të mirënjohjeve nga dora e presidentit të Shqipërisë dhe harruan dhe anashkaluan arbëreshin me gjak shqiptari Joe DioGuardi, për të cilin historia kombëtare do të flasë e dë shkruaj për udhën e madhe me faqe të bardhë për trojet tona etnike në Ballkan, thuhet në fund të reagimit nga Çikago.

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

TANKE E MIJËRA USHTARË AMERIKANË MES PËR MES EUROPËS


Bëhet fjalë për zhvendosjen më të madhe të trupave amerikane në Europë që prej 25 vitesh. 20.000 ushtarë amerikanë, tanke e kamionë ushtarakë do të kalojnë mes për mes Europës deri në krahun lindor të NATO-s.

Kur të fillojë në fund të janarit manovra më e madhe amerikane bashkë me NATO-n, që prej 25 vitesh do të kalojnë nëpër Europë dhjetëra mijëra ushtarë, tanke, dhe pajisje të tjera drejt krahut lindor të NATO-s. Manovra njihet me emrin “Defender Europe 2020”, shkurt “Defender20”. 20.000 ushtarë amerikane do të mbërrijnë në Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani dhe pas kësaj ata do të përshkojnë Europën me tanke e kamionë ushtarakë. 4000 kilometra rrugë përmes 12 itinerareve të përcaktuara. Gjithsej do të lëvizin 37.000 ushtarë të NATO-s nga 19 vende dhe 20.000 pajisje ushtarake – një manovër që zgjat afër 5 muaj. Pas kësaj ushtarët amerikanë do të kthehen në vendlindje.

Nga mesi i shkurtit kjo manovër do të shihet edhe në rrugët gjermane. Bundeswehri dhe ushtria amerikane përpiqen që ta minimizojnë shqetësimin për popullatën. Një pjesë e madhe e transporteve do të kryhet natën nga ora 22:00 deri në 06:00 në mengjes. “Nëse çdo gjë shkon mirë, nuk do të vërehet”, thotë gjenerali Martin Schelleis, inspektor i trupave të Bundeswehrit. Por partia gjermane “E Majta” ka bërë thirrje për protesta pasi e sheh këtë manovër të madhe si “provokim” kundër Rusisë dhe “mprehje e panevojshme thikash”.

Çfarë ka të bëjë Rusia me këtë manovër?

Vendet balltike dhe Polonia janë vendet e NATO-s që krijojnë krahun lindor të saj në fqinjësi direkte me Rusinë. E është pikërisht Rusia që e bën të nevojshme këtë manovër të madhe, megjithëse ushtria amerikane nuk lodhet së përsërituri, se ajo nuk drejtohet kundër një vendi të caktuar. Origjina e manovrës me emrin “Defender 20” është nga viti 2014, thotë Claudia Major, studiuese për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Fondacionin “Shkenca dhe Politika” (SWP) në Berlin. Ishte ky vit që solli ndryshimin e gjendjes së sigurisë për vendet e NATO-s. Në vitin 2014 në Ukrainë shpërtheu lufta, Rusia aneksoi Krimenë. Sipas Major, “kjo ishte për europianët një zile zgjimi. Rendi i sigurisë që Europa besonte se e kishte me Rusinë nuk funksiononte më. Rusia nuk paraqiste më një partner strategjik. Që do të thoshte, se europianët duhet të shtronin pyetjen: si mbrohemi ne?”

NATO ndryshoi strategji. Filluan të bëheshin verifikime, se cilat vende janë në gjendje të bëjnë lëvizjen e shpejtë të trupave, apo nëse urat janë në gjendje të mbajnë pajisje të rënda si tanket. Përfundimi ishte: ka shumë deficite. Në vendet balltike mungonin rrugët e transportit veri-jug, sepse në kohët sovjetike ishte e rëndësishme vetëm lidhja perëndim-lindje. Edhe gjerësia e ndryshme e shinave e vështirësonte transportin e pajisejeve të rënda. Po ashtu mungonin plane të detajuara të mbrojtjes për vendet lindore europiane dhe trupat në terren nuk viheshin dot shumë shpejt në gatishmëri. “Gatishmëria ishte një nga pikat më të dobta që u zbulua në vitin 2014. Shumica e vendeve të NATO-s e kishin çmësuar këtë”, kujton Claudia Major.

Ajo që pasoi ishin një seri manovrash dhe kompromisi me Rusinë për një “prezencë me rotacion”. Kjo do të thotë, se ka një stacionim trupash në vendet balltike dhe Poloni, por vetëm mbi bazë rotacioni, që të mund të tërhiqen shpejt. “Ishte vullneti i qartë i NATO-s, se duhet të marrim seriozisht detyrimin e mbrojtjes dhe në të njëjtën kohë të mënjanojmë shkallëzimin e situatës me Rusinë”, thotë ekspertja Major.

Çfarë qëllimi ka “Defender 20”

Zhvendosja brenda një kohe të shkurtër e një kontigjenti kaq të madh trupash nga njëra anë e kontinentit tek tjetra është një sfidë logjistike. Me “Defender20” testohen në përmasa shumë më të mëdha trajnimet usharake apo “prezenca me rotacion” që është kryer disa herë vitet e fundit. Sipas ekspertes Claudia Major nuk bëhet fjalë vetëm për një skenar në rast konkret të sulmit. “Në thelb të manovrës është kalimi tranzit dhe tranporti i trupave. SHBA ushtrojnë sidomos zhvendosjen e trupave. Vende të tjera si Polonia apo Gjermania ushtrojnë kalimin tranzit, përfshirë edhe pranimin e furnizimin e trupave dhe dorëzimin tek vendi tjetër.” Konkretisht për Gjermaninë do të thotë, a ia del Gjermania të presë e furnizojë trupat amerikane në përmasa të tilla? Thelbi i manovrës sipas Major: “A mundet që në rast krize të lëvizin brenda pak ditësh trupat në Europë, kjo është ideja bazë e manovrës.”

Burimi : https://proinformacion.com/2020/01/30/tanke-e-mijera-ushtare-amerikane-mes-per-mes-europes/

Bedri Halimi :Cikël poetik

Bedri Halimi

HASAN PRISHTINA

Për kullën e lashtë
Hyre në djepin e yjeve
Dhe the – do këndojmë a do vdesim
Të vdesim a të lindim
E kemi vet në dorë

Zog i artë mbete
Në këngën time
Me emrin tënd pyesin të mos mbesin
Tërë jetën pa klithmë
Të këndojmë me kohën brenda vetes

Pa ty – flasim kot e s’themi gjë
Dolli ngre edhe pikëllimi
Me ty lëmë gjurmë ndër zjarre
Me ty jeta jonë - rreze dielli mbeti
E Klithja e botës jehon në diagnozën e pyellit

Emri yt – thirrje për jetë
Me Ujë e Zjarr i përzier
Për plagët e tokës
Që fshin djersët me llërë

Me ty – fytyrat e idhujve
Bëjnë portretin e buzëqeshjes së Atdheut
S’mund të brohorasim për jetën
Ca njerëz qw na bëhen zotra

Me ty – kur lufta bëhet për Atdhe
Drita pikon gjak
E keqja e tokës së zjarrtë
Rreshtohet te frengjjia

Me ty
Prap nga fillimi
Gjaku yt na ruan
Që pa lutje të lind Liria



ME BUZËT E MBYLLURA 
NDEZ KANDILIN

Moti jemi kuptuar
Moti kërkuam te njeri tjetri
Atë që na ka munguar

Me buzëqeshjen tënde kam mbetur
Me krahet e fitores së luleve
Me taka të larta trokëllin

Në vijën e buzëve të mbyllura
Ndez kandilin
Ta djegim ferrin
Pa na brerë ndërgjegjja

Pa humbur serioziteti i gjërave
Në stacionin e puthjes
Po të mos jesh sot
Zemra ime është zile e zemrës sate

Nuk të zhgënjej dashuri
As në netët me fantazi
Nuk e di se ç’ndodhi
Kur gjithçka lëviz
Trishtimi na zë pa kuptuar
Duke i kënduar gjërave të ndaluara

Nuk dua të fle
Ngrihemi natën
Ti zbulohesh
Nuk i lëmë gjërat të ikin

Sa herë shkruaj për ty
Ta dëgjoj ftymëmarrjen
Çdo gjë tek ti është në modë
Kur jam me ty
S`e kam fajin unë

Çdo ndodh me ne
Portret frutash pa mbarim
Në çdo degë të jetës

Le të thyhet pasqyra
Ne dashurohemi përsëri
Përsëri nga fillimi


FLAKA E SHPIRTIT

E skicuam në errësirë
Qytetin për jetesë
Flaka e shpirtit
U ndez pa blic
Për të ardhmen e shenjtë

Histori vetmie s`do thurim
Në barrikadat e braktisura
Duke fotografuar çastet
Perjetësojmë ditën e kremte

DËBIMI I SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË PËR NË TURQI (ANDALLAJIA – KËMBIMI)



Fotografia e profilit të Isuf Bajrami

Shkruan Akademik .Isuf B.Bajrami

Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të Çamërisë hyri dhe i solli aq shumë shqetësime, dhimbje, gjak e lot. Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim. Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë,por me këmbim njerëzish. Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit, mjafton t’i shkëmbente, të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saja autoktone për të krijuar atje,”homogjenitetin etnik”grek.

Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinë Greqisë, në dëm të fqinjëve. Orekset shoviniste greke për ç’do ditë shtoheshin, drejt gllabërimit të tokave të huaja. Koncepti ekspansionist i “megalidesë” që synonte të përfshinte në brendësin e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë. Kjo aventurë e çoi në Azinë e Vogël, e cila në vend që t’i sillte lavdinë që lakmonin u solli disfatën poshtëruese. V.Kondi :”Greece and Albanien”,Selanik,1976,f.98. Diskreditimi politik dhe katastrofa ushtarake që pësoi atje u shoqërua me shumë shkëmbime të qindra e mijëra njerëzve.
Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit”e Greqisë. Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923:”…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.” Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4.



Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”. Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4.

Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën e shkëmbimit, sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të përbashkët as me turqit por as me grekët. Edhe në komisionin miks, të ngarkuar me zbatimin e shkëmbimit, u vendos që të “përjashtohej popullsia e Çamërisë”. Memorandumi i Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, dërguar këshillit të datës 29.ll.l924. Këtë fakt e pranojnë edhe vet qeveritarët e Athinës. Përfaqësuesi grek, Kallamanos, në Konferencën e Lozanës deklaron se:”Qeveria-e tij-nuk ka asnjë qëllim që të veprojë në shkëmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptarë. Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë, Epirin. Në qoftë se ata janë të një besimi, nuk janë në asnjë mënyrë të një kombësie.” Memorandumi i Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, dërguar këshillit të datës 29.ll.l924. ”Sigurime”të tilla u kishte dhënë edhe i ngarkuari me punë i Greqisë në Tiranë, Kiçotaqi. Madje,edhe vet Venizelloja:”I kam telegrafuar Qeverisë sime, për t’i hequr vërejtjen mbi gjendjen e shtetasve grekë, myslimanë të racës shqiptare, që nuk duhet të ngatërrohet me turqit për sa i përket konventës së këmbimit të popullsisë”. Venizelloja :”Letër drejtuarLidhjes së Kombeve” .

Realiteti praktik qëndron ndryshe. Të thënat me të bërat qëndrojnë shumë larg. Pa u tharë ngjyra e nënshkrimeve, qeveritarët grekë i shkelin marrëveshjet. Nën etiketën “turq” ata vendosin ti largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri. Sa për shqiptarët e besimit të krishterë, mendonin t’i asimilonin fare lehtë, duke i joshur edhe me pasuritë e myslimanëve që do të largoheshin. Në këtë mes, një rol djallëzor luan edhe Kleri Ortodoks. Duke u përpjekur që të mbjellë përçarje e armiqësi midis elementit mysliman dhe të atij të krishterë.

Gjendja acarohej së tepërmi, kur qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini, dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin përfundimtar të kufirit, duke dashur të fajësojnë Shqipërinë. Disa ditë më vonë italianët e pushtojnë Korfuzin.

Më 31 mars 1923, Konferenca e Ambasadorëve, e deklaron fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkon me përgjegjësi. Athina e tërheqë përkohësisht përfaqësuesin e saj nga Tirana. Punët marrin një kthesë me pasoja të rënda për popullsinë e Çamërisë. Autoritetet greke e intensifikojnë luftën për shpërnguljen e çamëve për në Anadoll. Musa Demi,Ymer Capari,Xhevat Merushi, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit miks për të ndaluar dëbimin,burgosen.

Banda hajdutësh profesionistë nga autoritetet lokale, terrorizonin popullsinë që të deklaroheshin “turq”. Ata përdornin me mjeshtëri metodat më shkatërrimtare për të shpërngulur njerëzit. Duke i rrëmbyer natën nga shtëpia, duke iu kërkuar shuma të konsiderueshme parash për t’i liruar pastaj,etj. Kështu rrëmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200 napolona ari, vëllai i Murat Gjikës 300, Agako Pronja 600,etj., hajdutët pasi bënin gjithçka natën, të nesërmen shkonin nëpër fshatra forcat e rendit dhe i hapnin popullsisë plagë të reja duke e akuzuar se “strehonte”hajdutë.

Popullata e pafajshme, duke përjetuar tortura nga më të ndryshmet nuk u gjunjëzua. Ajo i dërgoi disa herë përfaqësuesit e saj për të protestuar pranë qeverisë kundër dhunës e padrejtësive. Në rrugë nga më të ndryshmet informonte rregullisht qeverinë shqiptare për të gjithë gjendjen në Çamëri. Me dhjetëra telegrame iu dërguan Lidhjes së Kombeve, ku denoncoheshin padrejtësitë dhe kërkohej ndërhyrja e saj. Këto bënë që në tetor të vitit 1924 të dërgohet në Çamëri një komision i kryesuar nga përfaqësues shqiptar, turq dhe grek për të konstatuar kombësinë dhe vullnetin e popullit. U kërkua që zërin e Çamërisë tija transmetonte komisionit një delegacion i përbërë nga Tahir Metja, Kadri Sadushi, Bido Dule, Nelo Hamiti,etj. Detyrat e të dërguarve përcaktohen qartë në një mbledhje që u bë në fushë të Grigohorit.

Përfaqësuesit e popullsisë së Çamërisë, pa i përfillur pasojat, jo vetëm që i parashtruan Komisionit përkatësinë e saj shqiptare dhe këmbënguljen kundër çdo përpjekjeje për shkëmbim, por edhe shtypjen, padrejtësitë dhe mohimin e çdo të drejte që u bëhej nga autoritetet greke. Ata i sollën Komisionit fakte tronditëse. Për shembull pyetjes:”Si shpjegohet që persona të ndryshëm janë deklaruar si turq?! Kësaj pyetje i përgjigjet Kadri Sadushi:”- Asgjë tjetër përveç frikës dhe pasigurisë. Një nga ata është edhe vëllai im, Shefiku. Pyeteni nëse di qoftë edhe një fjalë turqisht.”.-Aq në rrezik e keni jetën kështu?!!”Vështirë është ta merrni me mend-u përgjigj Kadriu-por kur të dal këtej, s’ka asnjë siguri se shkoj i gjallë në shtëpi!”. Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4.

Ky delegacion shkoi edhe më tej duke i parashtruar Komisionit se në Çamëri nuk ishin shqiptar vetëm ata të besimit mysliman, por edhe ata të krishterët. Ndërkohë rrugës po kalonte një plak i quajtur Mina Dhima, nga fshati Ledhës.”-Ja ai është i krishterë-thotë Tahir Metja-pyeteni i ç’kombësie është.”Plaku pyetjes së përfaqësuesit grek, Minai iu përgjigj shkurt:”-Jam shqiptar, nuk di grekçe.” Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923,Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4.

Komisioni pasi u bind për karakterin plotësisht shqiptar të popullsisë, pezulloi shkëmbimin, por autoritetet greke vazhduan punën e tyre. Fshati Petrovicë u boshatisë krejtësisht, Gardhiqi nga 400 shtëpi mbetën 80, Karbunari nga 300 në 120, Parga nga 300 në 40, Shëndielli nga 200 banorë nuk mbeti asnjë,etj. Vetëm gjatë viteve 1912-1925 u shpërngulën më tepër se 20,000 banorë nga Çamëria. Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923,Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4.

Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankës, Bakallbashin të merrej me shkëmbimin dhe instalimin e emigrantëve grek të ardhur nga Azia e Vogël. Emigrantët vërshojnë në Çamëri. Vendasit grumbulloheshin 4-5 familje në një shtëpi dhe në vend të tyre strehoheshin të tjerët-të huaj. Kundër këtyre akteve popullsia Çame ngriti zërin e protestës. Në një letër drejtuar Lidhjes së Kombeve, Hasan Kapoli, Sherif Rexhepi dhe 23 nënshkrues të tjerë, protestonin energjikisht “kundër çdo tentative depërtimi në Azi duke qenë të njohur si shqiptarë edhe prej vetë grekëve”. Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923,Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4. Një protestë të tillë bënte edhe Huso Iljasi, në emër të popullsisë së Pargës.

Duke u gjendur në këtë situatë të rëndë, populli shqiptar shpërtheu në mitingje e protesta masive kundër arbitraritetit të autoriteteve greke në dëm të popullsisë çame. Duke i bërë jehon një mitingu të zhvilluar nga studentët e Tiranës, gazeta “Dajti’’,i kërkonte qeverisë demokratike:”…të tregohej sa më aktive në mbrojtje të popullsisë çame dhe kjo jo vetëm në emër të solidaritetit me vëllezërit e një gjaku, por edhe në interes të hedhjes së themeleve sa më të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”. Gaz.”Dajti”,Tiranë 4 gusht 1924.

Në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj diplomatike. Ajo kërkoi që çështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Në letrën që i drejtonte sekretarit të përgjithshëm, duke i bërë një interpretim të saktë Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, shkruante :” Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes që ka adaptuar komisioni miks, mund të zbatohet edhe kjo deri në një farë pike, vetëm për ata shqiptarë që banojnë në Maqedoni në mënyrë sporadike, kurse ai nuk mund të merret fare parasysh për një krahinë si Çamëria ku popullsia është kompakte. Ajo mendon se edhe vet fakti që kësaj popullsie i kërkohet të shfaqë dëshirën, është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Lozanës, e cila thotë se elementi shqiptar do të përjashtohet nga shkëmbimi…

Qeveria shqiptare është e mendimit se është e pamundur të merret seriozisht, një dëshirë e shprehur nga një popullsi që është nën tmerrin e masave të dhunës së autoriteteve helenike…”.AQSH.Fondi 251,viti 1924, dosja 84.

Problemi çam zuri një ndër vendet qendrore në veprimtarinë diplomatike të qeverisë së Nolit, duke ndërmarrë një varg hapash për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, përmes Lidhjes së Kombeve. Duke denoncuar dhunën e përdorur nga autoritetet greke për shpërnguljen e shqiptarëve; Nolit nuk i mungonte asnjëherë përpjekja për krijimin e një klime të re midis të dy vendeve. Ai e shikonte problemin e minoriteteve jo si pengesë, por si një urë lidhjeje.

Në një intervistë që i kishte dhënë Noli gazetës greke “Politika” duke dashur të krijojë një atmosferë të re në mënyrë të veçantë midis Shqipërisë dhe Greqisë ka theksuar se :”Pakica kombëtare, si këtej, ashtu edhe aty, duhej të jenë jo si një pengim, por si një lidhje dhe si një urë për marrëveshje midis nesh”. Gazeta “Politika”,datë9.09.1924.

Sylejman Delvina duke parë se përçapjet diplomatike për të ndaluar shkëmbimin e popullsisë çame ishin të pafrytshme i shkruante Ministrisë së Brendshme :”Lutemi të keni mirësinë t’u jepni me urgjencë urdhra nga ajo ministri, që të varen nga autoritetet kufitare të jugut, që mos pengojnë hyrjen dhe instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve që vinë nga Greqia për të shpëtuar nga shkëmbimi i popullsive”. AQSH.Fondi 252,dosja 80,dt.30.1924,fl.38.

Kur nën pretekstin absurd të “hetimit për përcaktimin e prejardhjes” dëbimi i popullsisë çame po merrte përmasa të gjera, qeveria shqiptare kërkoi që çështja të shtrohej përsëri për shqyrtim në Këshillin e Lidhjes. Në telegramin që i dërgohej sekretarit të përgjithshëm, më 11 gusht 1924 thuhej se:” …fizionomia etnike shqiptare e krahinës së Çamërisë është përcaktuar në mënyrë të pakundërshtueshme, për arsye se popullsia është autoktone, ajo flet vetëm shqip, se kultura turke është krejt e pa njohur aty dhe se asnjë element tjetër i huaj nuk ndeshet në këtë krahinë…”.AQSH.Fondi 251,viti 1929, dosja 84 . Në këto kushte çdo hetim është i tepërt dhe në kundërshtim me çdo gjë që është vendosur më parë.

Megjithatë, në prag të hapjes së Asamblesë në Gjenevë, autoritetet greke kishin përfshirë në shkëmbim afro 10.000 çamë. Delegacioni shqiptar në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve e bëri çështjen e mbrojtjes së të drejtave të kësaj popullsie një nga objektivat e tij kryesore. Në krye të delegacionit, F. Noli, vuri të gjithë prestigjin e vet. Ai denoncoi me forcë veprimet e paligjshme të qeverisë greke dhe të komisionit miks që bënte punën e saj. Nëpërmjet analizës që i bëri procedurës në përfundim se ai “e linte derën hapur për lloj-lloj persekutimesh nga ana e autoriteteve greke”. Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923,Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4. Në fjalën që mbajti më 29 shtator 1924 në sesionin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve, ndër të tjera tha:”Shumica e shqiptarëve mysliman të Greqisë janë përfshirë në shërbim sepse është një e vërtetë palisiane (që duket sheshit) se myslimanët e Epirit nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë…”. AQSH.Fondi 251,viti 1924, dosja 85.

Në përgjigje të një shkrimi botuar në gazetën greke “L’Mesager d’Athenës”me të cilin ankohet se minoriteti grek në Shqipëri keqtrajtohet,gazeta “Bashkimi” shkruante:”… Autoritetet greke, përkundrazi terrorizojnë sistematikisht shqiptarët e Çamërisë, sidomos që kur ka filluar shkëmbimi i popullsive greko-turke, gjendja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë e padurueshme, nga sjelljet e këqija dhe persekutimet e autoriteteve greke. Asnjë shkollë shqipe nuk është çelur në Çamëri… Kurse qeveria shqiptare ka në buxhetin e saj një fond prej 100.000 franga ari për shkollat e minoritetit. Grekofonët e Shqipërisë së Jugut gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre politike. Në zgjedhjet e fundit, qeveria greke u hoqi çamëve edhe të drejtën e votës. Qëkurse janë nën sundimin grek,çamët e ndjejnë veten si një element i dënuar të jetë gjithnjë i shtypur dhe i skllavëruar…”. Gazeta”Bashkimi”, datë 30.07.1924. Megjithatë deklaratat solemne të kryeministrit grek, që siguronte se është inspiruar nga dispozitat më të mira kundrejt minoritetit shqiptar. Autoritetet ushtarake të Filatit, sidomos kapiten Floro, komandant i garnizonit, terrorizojnë popullsinë myslimane shqiptare me të gjitha mjetet më çnjerëzore dhe barbare duke i rrahur padrejtësisht e pa mëshirë, i kërcënojnë me vdekje…”. Kurfuz më 20.02.1926,në emër të popullsisë çame të Filatit:Musa Demi,Adem Braho.Shih edhe: “Çamëria”,Nr. 7 (26),Viti II-të 8 maj 1992 fq. 4. Preokupimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që detyrohej të shpërngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohës nuk e shprehu vetëm me shkresë e protestat në adresë të organizmave ndërkombëtare, por edhe me një ndjenjë të thellë solidariteti duke marrë çdo masë për të pritur e sistemuar në Shqipëri të gjithë ata që nuk donin të mbarteshin në Anadoll.

Ja çka shkruante gazeta “Dajti”:”Është mirë që çamët të merren bashkërisht e të ju epen vend pasuri (toka) të shtetit në vend që të venë në Anadoll e të humbasin fare”. Gazeta “Dajti”, datë 07.07.1924.

Qëndresa e popullsisë shqiptare të Çamërisë kundër shkëmbimit me grekët e Anadollit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës.

Në një korrespondencë të dërguar për gazetën “Dajti” dërguar nga Çamëria ndër të tjerash thuhet:“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme po përpiqen të kandisin botën dhe Lidhjen e Kombeve se çamët e duan vetë shkëmbimin dhe emigrimin në Anadoll. Grekët kanë prurë mijëra emigrantë prej Azisë së Vogël,viktima të megalidesë së tyre qesharake dhe i kanë vendosur në shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë, duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare në një shtëpi… Muhagjirët e Anadollit për të ushqyer familjet e tyre, u grabisnin çamëve tërë produktet e arave e të vreshtave.
Ka afro një muaj që në Çamëri ka ardhur komisioni miks që do të studiojë origjinën e shqiptarëve të Çamërisë. Komisioni në fjalë do të qëndroj vetëm në Margëlliç e në Filat se shtypi grek ka shpifur se do t’i vrasë komitët shqiptarë. Edhe së andejmi do të shqyrtoj origjinën dhe dëshirën e Çamëve duke thirrur disa veta nga çdo katund (të protestuar nga ana e autoriteteve të vendit e të frikësuar me vrasje,në qoftë se përgjigjen kundër porosisë së tyre), edhe në bazë të dëshirës së imponuar që do të shfaqin këta,komisioni do të veproj për të gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit (siç), qeveria greke ka dërguar në Çamëri një fuqi të madhe ushtarake nën komandën e andartit gjakpirës Kollovoit, i cili me radhë e ka tmerruar popullin e mjerë të Çamërisë me veprat e tij çnjerëzore si vrasje barbare e për të shpërngulur shqiptarët e Çamërisë dhe sidomos ata të paktë që dalin para komisionit të thonë se janë turq dhe duan të venë në Turqi”. Gazeta “Dajti”, datë 17.09.1924.

Sesioni i Lidhjes së Kombeve,që u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte. Kontingjente të reja njerëzish përgatiteshin për t’u nisur në Anadoll, kurse organizata e Gjenevës,jo vetëm që nuk e ndaloi, por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë greke për përmbushjen e zotimeve të saj. Qëndresa e vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e qeverisë shqiptare u bënë pengesa në rrugën që kishin nisur qeveritarët e Athinës. Megjithatë procesi i shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925. Por tashmë ai po merrte nuanca të reja. Një varg ligjesh goditen drejtpërdrejti e tërthorazi pasurit e patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët e ligjshëm në argatë.

Në një memorandum që përfaqësuesit e Çamërisë i drejtonin kryeministrit grek, Pangallos,më 26 shkurt 1926 duke denoncuar arbitraritetin,shpronësimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapsht të së ashtuquajturës “Reformë agrare”, në dobi të emigrantëve të Azisë së Vogël theksohej se;”…ne dhe familjet tona jemi dënuar të vdesim urie…”.Dhe më poshtë, me një ton që nuk fshihte aspak revoltën, shtonin se me këto akte;”…kemi të drejt të besojmë se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen tonë, ose të na detyroj të braktisim vatrën dhe tokat tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat çdo shtet i respekton ,dhe të shpërngulemi duke kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e refuzon:sigurimin e jetës e të pasurisë”. Hasan Minga, “Çamëria”, Nr. 7 (26), Viti II-të, 8 maj 1992 fq.4.

Po i jap lexuesit kujtimet e Gjeneralit Pangallos,të botuara në gazetën “Akropolis”të Athinës,gazeta më e vjetër greke. Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952, ish- kryetar i shtetit grek më 1926, ishte me origjinë shqiptare. Në një sërë artikujsh të botuara në fletoren e përditshme “Akropolis”, ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.

Përveç heronjve shqiptarë në panteonin grek, historia e Greqisë ka regjistruar edhe shumë figura të tjera me prejardhje shqiptare që janë të njohura për shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.

Në atë atmosferë urrejtje që ishte rrezik të njiheshe si shqiptarë edhe në rrugë, del në fushën e burrave një gjeneral u gjakut tonë, i cili me krenarinë më të madhe mbron Kombin shqiptar:”-Me Bullgarët dhe Shqiptarët jam i njohur prej shumë kohe. Marrëdhëniet e mia me ta kanë qenë të ndryshme. Që në kohën e Perandorit Vasilios “Bullgavrasës” të Bizantit dhe deri më sot. Nga të gjithë qeveritarët grekë, armiku më i madh kam qenë unë. Që nga koha e Esat Pashës e sidomos Amet Zogut, miku më i përzemërt dhe mirëbërës i Shqipërisë, jam përsëri unë. Është lehtë të binden zyrtarët kompetent mbi këto fakte po të hedhin një vështrim në dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se si do të shohim më poshtë nga zhvillimi i ngjarjeve të kohës në fjalë që gati të kishin përfunduar në një aleancë midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Në foshnjërinë time flisja vetë shqip, pasi gjyshja që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte e bija e aristokratit më të shquar të Magaridhës, Ndon Bilbili, në shtëpinë e të cilit vdiq miku i tij i ngushtë, Marshalli i Rumelisë Karaiskaqi.

Admirali Kundurjoti, të tre Nikoladët (gjyshi,bir dhe nip), Admiral Saqellariu, hero i nëndetëses “L.Kaconi”, Lasko dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur, janë me prejardhja shqiptarë dhe janë të njohura shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.
Paparigopulos (historian i madh grek )shkruan:”…nga të gjitha kombësitë që janë në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi racën më të shkëlqyer.”Hidriotët, Speciotët, Miauli, Sahturi dhe mira luftëtarë që më 1821 deri sot vërtetojnë mendimin e Paparigopullojt.
Nuk jam pra armik i Shqipërisë, përkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili në shumicën dërmuese nuk është përgjegjës për pabesinë kundër Greqisë.
Menjëherë sapo erdha në fuqi në Qershor 1926, u ndodha para një keqësimi të vërtet në marrëdhëniet me Shqipërinë, për shkak të problemit të Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë duke prezantuar në zyrën politike më lajmëroi se autoritetet greke më përzunë e në kundërshtim me traktatet shpërngulën popullatën shqiptare të asaj krahine, duke e përcjellë në anën e detit në Azinë e Vogël, dhe se protestimeve të tij u jepet përgjigja se, këta turko-shqiptarë përmblidhen në marrëveshjen për shkëmbimin me popullatën greke në Turqi.

Kërkova shkresat përkatëse dhe u binda se interpretimi i Ministrisë nuk kishte bazë, pasi në traktatin e Lozanit shpreheshin qartës se , muhamedanët e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk përfshiheshin në shkëmbim,si turqit e Thrakës,etj.Për sqarime e më të plota të çështjes i telefonave ministrit tonë në Londër,të ndierit Kaklamano,që kishte përfaqësuar Greqinë në redaktimin e traktatit. Ky u përgjigj pa hezituar se muhamedanët e Epirit nuk hyjnë në shkëmbimin dhe se mendimi i ministrisë nuk ishte i drejtë. Thirra menjëherë drejtorin e përgjithshëm kompetent,i cili më tha këto fjalë habitëse :”Parimisht kanë të drejtë, por për arsye nevoje dhe qëllimi, urdhërova shpërnguljen e shqiptarëve për të boshatisur katundet dhe vendosjen në to të refugjatëve tanë nga Turqia, nuk vlen të humbasim kohën për pesë gjashtë mijë shqiptarë Zoti Kryetar!”. Mezi u mbajta pa e flakur jashtë me shkelma diplomatin monokëlmbajtës. Njëkohësisht sipas raporteve policore një dramë e vërtet kryhej në Epir, pasi katundarët me të qara shkëputeshin prej vatrave të tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin në anijet për tu dërguar në Azinë e Vogël.

U dhashë urdhra të shkarkoheshin dhe të ktheheshin të lirë në katundet e tyre. Shqiptarët si çdo racë e vjetër dhe e prapambetur kanë vese, por kanë edhe disa virtyte të zgjedhura. Ngjarja e sipërme ka qenë shkaku kryesor i vendosjes së marrëdhënieve të përzemërta, (midis dy shteteve) të cilat u zhvilluan gati deri në arritjen e themelimit të një federate të ardhshme siç do shohim. Presidenti i Republikës, Amet Zogu,me një letër të përzemërt, më shfaqte mirënjohjen e vet, të cilën nuk do te harroj kurrë. Dhe,pra, deri në ditët e shfronësimit të tij,sa herë vinte përfaqësues i ri shqiptar në Greqi,më porosinë e tij më vizitonte në shtëpi dhe më sillte përshëndetjet e mbretit, duke më drejtuar fjalën shqip më thoshte “vëlla i madh”.

Dhe këto kur isha vetëm një qytetar i thjeshtë si gjeneral i çmobilizuar. Kjo është e quajtura “Besa” shqiptare,domethënë besë dhe mirënjohje për mirëbesim. Po të hedhim një vështrim në hartën e Ballkanit, kuptojmë menjëherë rëndësinë e madhe të Shqipërisë. Për shkak të ngjarjeve të fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake në Greqi,rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi dhe mbrojtjeje. Ushtarakët grek në kohërat e kaluara e dinin këtë,siç tregohet qartë prej luftërave të rrepta dhe të përgjakshme që u zhvillua në limanet dhe kalimet malore të Shqipërisë, sidomos në shekujt e fundit të Perandorisë Bizantine.

Për Greqinë Shqipëria mike dhe aleate,përbënë një fortesë kolosale dhe një kërcënim të fortë për çdo sulmues të veriut.

Zgjuarsia e mprehtë e Venizellos e kishte kuptuar këtë fakt,kur thoshte që duhet me çdo sakrificë që çështja e Epirit të rregullohet miqësisht dhe të vendoset me Shqipërinë marrëdhëniet më të përzemërta. Besoj me patundshmëri në të drejtën e këtij mendimi. Kërkova me çdo kusht e sakrificë këtë gjë ta vë në zbatim kur isha Kryetar i shtetit.

Pas këtyre ngjarjeve u vendosën marrëdhëniet miqësore dhe dërgova në Tiranë si përfaqësues të Greqisë Gjeneralin Aleksandër Kondulin, bashkëvendësin tim i cili e njihte jo vetëm shqipen e Shqipërisë së Jugut që flitet në krahinën tonë, por edhe ato idiomat e labëve e gegëve.

Është fakt i pakundërshtueshëm për shumë arsye, se po të zbatohej një politikë e urtë dhe e qëndrueshme në çështjen e Shqipërisë, do të ishte e mundur që në vend të armiqësisë,do të ishte më e mira, më e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisë në Ballkan.

Si racë shqiptarët nuk janë as tartar-mongolë, as sllavë,por Ilirë,stërnipër të pellazgëve. Janë historikisht të provuar, pasojë-racë motër me racat e vjetra që zbritën nga veriu dhe përbënë banorët e parë të Heladhës. Nuk kanë asgjë të përbashkët me Italianët, serbët, bullgarët, kurse me popullin helen lidhen ngushtë në gjak,trashëgime dhe zakone”.Gjeneral Theodhor Pangalos, kujtime, botuar tek e përditshmja greke “Akropolis”, Athinë. Përkthyer nga shkrimtari Petraq Ktona tek revista “Krahu i Shqiponjës”,Nr.2 (14),shkurt 1978, Çikago të ShBA-së, shih edhe tek “Çamëria”Nr. 5 (24), e merkur 22.04.1992,fq. 8.

Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës që të dëbojnë me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore çamët, këto ishin masa të konsiderueshme të popullsisë shqiptare. Vitet e më pastajme arrihet të ndryshohet vetëm taktika, strategjia mbetet ajo e çrrënjosjes së plotë të popullsisë shqiptare të Çamërisë, të cilën e realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur në vitin 1944.

2020-01-29

Maxhun Bruqi ( 25 dhjetor 1928 - 2 prill 2016).

Rezultate imazhesh për maxhun bruqi


Maxhun (Rexhep) Bruqi , lindi në fshatin Isniq të Deçanit , më 25 dhjetor  1928. Shkollën fillore e kreu në Strellc të Epërm të Deçanit , progjimnazin në Pejë ndërsa Normalën e Gjakovës e kreu më 1948.

Fakultetin e Shkencave të Natyrës - Degën e gjeografisë e kreu në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare për gjeografi i ndoqi në Universitetin e Zagrebit .

Karrierën në arsim  e filloi në vjeshtën e vitit 1949.Ishte mësues në fshatrat e komunës së Deçanit : Carrabreg të Epërm ,Deçan ,Junik, Strellc të Epërm etj. 

Më vonë pas kryerjës së fakultetit të gjeografisë  në vitët e '70-ta , kaloi si profesor i gjeografisë në gjimnazin   “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan.

Profesor Maxhun Bruqi, është ndër pishtarët e parë të arsimit shqip në Kosovë. Dy gjeneratat e para të Normalës së Gjakovës dolën me detyrë anembanë Kosovës, por edhe jashtë kufijve të saj. Ata e kishin për detyrë që ta përhapin kulturën, arsimin dhe dijen në gjuhën tonë të ëmbël shqipe, mu në atë kohë kur afër 85 % e popullatës ishte analfabete dhe kur në shumicën dërmuese të fshatrave tona nuk kishte shkolla.

Këta maturantë, asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë kërkesë apo vërejtje për kushtet e punës së tyre, sepse udhëhiqeshin nga ideali i lartë patriotik. Ata e dinin se dija është dritë, është fuqi që na çon përpara, na bën zot të vetvetes.Maxhun Bruqi bashkë edhe me disa emra tjerë të fushës së arsimit më Dërvish Rozhajën,Pajazit Nushin,Rexhep Hoxhën,Fehmi Aganin Arsim Fehmiun e të tjerë e kanë krijuar masën gjenetike të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe kombëtar të shqiptarëve, të cilën studiuesit me plot të drejtë e quajnë vatër e pashuar e zhvillimit të vetëdijes kombëtare shqiptare.

Jeta dhe vepra e Maxhun Bruqit duhet të shërbejë si shembull për gjeneratat e reja për të ecur fuqishëm përpara në arsimimit në Kosovë. 

Ishte pjesëmarrës i Luftës së Dytë Botërore. Ky me përkushtim dhe atdhedashuri të thellë i edukoi dhe arsimoi shumë breza të rinjsh në Rrafshin e Dukagjinit .

 Ishte profesor i dalluar i lëndës së gjeografisë, të cilën me aq dashuri e profesionalizëm ua shpjegoi nxënësve për më shumë se 42 viteve gjeografinë e atdheut të ndarë pikë e pesë... 

Ai  është pjesë e panteonit të arsimit shqip në Kosovë, si njeri i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit ku dhe kreu detyra më përgjgjësi  në institucionet arsimoro-pedagogjike të Kosovës. 

Ishte prind i mirë , pedagog i vyer i shumë mësuesëve,mjekëve,
gazetarëve ,inxhinierëve ,juristëve,,ekonomistëve, punëtorëve shëndetësorë. në Dukagjin.

Maxhun Bruqi  do të mbetet gjatë në kujtesën tonë dhe sejcilit nxënës të tij  që e  pati fatin të  mësoi  për kulturën, pedantërinë dhe etikën profesionale prej  një pedagogu më namë në rrafshin kombëtar dhe edukativë.

Vdiç në Prishtinë më datën 02 prill 2016.

Unë jam me mësimdhënësit


Fotografia e Hajdar Rexhahmetaj


Shkruan Hajdar  Beqë Rexhahmetaj 

Lirisht mund të them se dy persona në jetën time i kam vlersuar si babain tim Murat Beqën.Ata ishin Prof.Maxhun R.Bruqin, pra mësusin tim të par dhe Prof.Dr.Gazmend Zajmin, mësusein tim të fundit.
Rezultate imazhesh për maxhun bruqi
 Prof.Maxhun Bruqi 

Rastësisht takova në fshatim tim në Isniq ate të parin-Maxhun Bruqin.Më një respekt deri në përulje e përshendës duke e pyetur për shendetin dhe familjen.I shprehi keqardhje për shtëpinë qe iu kishte kallur në luftë pasiqe takimi kishte rastisë pas lufte menjëherit.Shtëpia e tij ishte më e mira për shumë kohë në fshatin tim në Isniq, e rrethuar e gjitha në drunj dhe lule qe i kultivonte vet.

Sa ia kishim “zili” kur na dergonte në shtepinë e tij që t`marrim ndoj gjësendi sepse e kishte afer shkolle “LIRIA” në Isniq ose ndodhte ndoj hera edhe të pinim uji aty.Bashkshortja e tij znj.Nurije Bruqi na pritke dhe përcillte sikur t`ishim të gjith të saj.


Rezultate imazhesh për gazmend zajmi

Prof.Dr.Gazmend Zajmi 

Edhe ashtu Vjollcen të bijen e kishm në klasë.Ai më kthen përgjigjen në nivelin e MËSUESIT të gjith MËSUESVE në këte anë të Dukagjinit: “Jo nuk më është dhimbsur fare shtepia. Hajdar më është dhimsur BIBLIOTEKA.

Aty kam pas libra edhe të MOTRAVE QIRIAZI”.Çfar përgjigje duhej tjetër për mua si pordukt i mësuesve qe kishim më pare.Ai kultivoj familjen më të shkolluar dhe të edukuar në Isniq ndoshta edhe në Kosovë.


 Floriu shkrimtar, Burbuqja mjeke-anesteziologe më e zonja në Kosovë, Vjollca dhe Blerimi jurist, Lulzimi prof.i matematikës, kurse Mirlindi prof.Dr. i elektroteknikës-profesor universitar.

Tani që jemi në vlugun e GREVËS më të drejt qe ka ndodhur ndonjëhere, i shkon në krah GREVËS se 3 shtatorit 1990, degjon zanatlinjët (tornitor, agjustator, elektricist traktorist, shofer, qoban, marangozë, taxist, konobar /ata të pa shkollë/, milic, fokist, rrobaqeps etj), pastaj( pushtetar injorant, analist injorant, ministra injorant, zëdhënës injorant) duke sha dhe duke kritizuar mësimdhënësit për grevën.

O INJORANT, Kosovën në rrugëtimin e gjat deri të statusi I SHTETIT e kan sjell mësuesit, pra nga Maxhun Bruqi deri të Gazmend Zajmi.E para mësimi dhe vetëm mësimi dhe e dyta xhaku i derdhur për liri.

Kujtoj nga gjyshi dhe babai kur tregonin për vitin 1956 “AKSIONI I PUSHKVE “ i thonin, zullumin dhe torturen qe ua kishte bër atëhere Jugosllavia rankoviqiane.

Flitëj se kur ishin këthy në shtëpitë e tyre fallangat serbomalazeze , iu kishin treguar të vetve se si ua kemi bë shqiptarve-i kemi rrah, torturuar, vra dhe ua kemi marr pushkët.”Po babo po, ua keni marr pushkën dhe iu keni dhën topin, ishte përgjigja e një gërgjuli shka.”

Injorantve u tregoj se ai topi që përmendej ishte…? Po shkolla ishte o të gjorë, o mjeran.

I pari u sulmua Universiteti dhe intelegjenca universitare në fillim vitet 1981. Nuk ishtë e pa qellimt dhe e pa strategji, ishtë e kundërta.Diferencimi ideo-potik aty u fillua.Strategjia ishtë e qartë: shkatrrimi dhe katandisja e intelegjencës universitare, pra e dinin serbët nga iu vinte sherri.Po ju a dini ndoj send o pushtetar injorant.Këte çfar bëtë me mësimdhënësit dhe arsimin e të gjitha niveleve pikërsiht e ka dasht anmiku i Kosovës dhe i shqiptarve.Iu dhat njerzve /qobanve të bullicave/ diploma pa mbulesë me dijet përkatëse arsimimi edukimi dhe shkence dhe veq jemi duke I ndier pasojat e kësaj.Shkatrrojani arsimimin një populli nese doni të shkatrroni at, e tha MONTESKIEV.

Para 2500 viteve, hej more këto jan 25 shekuj KONFUCIE filozofi i njohur kinez, mbi filozofinë e të cilit u ndertua një civilizim i tërë tha: “nese planifikoni për një vit, mbillni oriz, nese planifikoni për dhjet vite mbillni pemë, kurse nese planifikoni për një shekull a më shumë…mbillni arësim.

Ku filloj komploti kundër arësimit dhe edukimit: Më ardhjen në pushtët të qeverisë se përkohëshme do të përgjigjesha.

Të mjerët qeveritar lejuan dhënjën e diplomave me TËRFURK do të thoshe prof Sadik Berisha.Aq më keq muarën edhe vet dilplomat e tërfurkut dhe u dhan edhe të afermeve të tyre.

Kur u instalua UNMIK-ku / lexo ANMIKU/ , ata paguanin shoferët përkthyesit pastruesit sherbtorët nga 1000 marka gjermani atëhere dhe pas 4 muajsh lejuan pagat, pra 250 DM për akad.Rexhep Ismailin.

A e vrejtët këte komplot të llojt të vet.Qeveritë pa përjashtim qe dy dekada mësimdhënësin e shëndrruan në qoban, traktorist, bujk, e qka jo tjetër veq vendin e merituar nuk ia lanë-VENDIN E MËSUESIT.

Mësues, sa emër i madh më dukët.Të gjith mësuesit jan produkt i mësuesit, të gjith shkollarët jan produkt i mësusesit.Që të marrim përpjetzën si shoqëri-të gjith në përkrahjen e MËSUESIT për ngritjen e pagave 30%.Këte duhet t`a përkrah edhe vet kryeministri.Nese doni t`iu kthehemi vlerave, t`i shporrim kundervlerat qe na katandisen dhe shëndrruan INDIVIDIN në një HIQ të bëjmë këte përkrahje dhe të përfillet kjo porosi e imja besoj edhe shum të tjerve.

MËSIMDHËNËSIT KAN DRITËN E RILINDASVE DHE AROMEN E TYRE- PRA E ATYRE QË NA BËNË KOMB.

Kështu më dukët mua, Kurse ty?

Burimi: http://www.botasot.info/

21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që vdiqën në krye të detyrës

Rezultate imazhesh për policia e kosoves

Jo të gjithë janë të gatshëm të marrin detyra dhe obligime të kanë të bëjnë me mbrojtjen e shtetit të vendit. Në mesin e këtyre e heronjve janë vajzat, gratë, nënat, djemtë e burrat e Kosovës. Shumë prej tyre janë pjesë e Policisë së shtetit të vendit të cilët kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i fundit i vrasjes së policit Sami Thaqi, çoi në 21 numrin e policëve që kanë vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës.

Thaqi u vra mbrëmë gjatë një bastisje në Zhur të Prizenit, ku së bashku me të u plagosën lëndë edhe dy pjesëtarë të tjerë të policisë, pas një shpërthimi të një eksplozivi.

Vrasja e parë e një zyrtari të Policisë së Kosovës u shënuar 19 vite më parë.



Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën e Kamenicës, i cili u vra më 11 shtator 2001.

Dy vite më pas, në Kosovë u vranë edhe tre pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës. Danush Hasani nga Brodi i Ferizajt u vra më 21 gusht 2003. Po në këtë vit u vranë edhe Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj nga Deçani, të cilët u vranë në të njëjtën ditë më 24 nëntor 2003. I vrarë në këtë vit mbeti edhe Hajdar Ahmeti nga Gjakova.

Gjatë vitit 2004, Policia e Kosovës humbi tre zyrtar policor, Arsim Rrustolli, Driton Mehmeti nga Vushtrria si dhe Ilir Llapatinca nga Suhareka.

Në vitin 2006, u vra edhe një pjesëtarë tjetër i Policisë së Kosocës. Ishte Abedin Mustafa nga Mitrovica i cili u vra më 19 shtator 2006. Një vit pas, më 03 janar 2007 u vra Avni Kasumi nga Skoqne e Vushtrrisë.

E vrasja e cila tronditi vendin ishte e pjesëtarit të Njësisë Speciale, Triumf Rizës nga fshati Stagovë e Kaçanikut. Ai më 30 gusht 2007 u qëllua prapa shpine nga Arben Berisha.

Katër vite pas vrasjes së Triumf Rizës, një zyrtare tjetër e policisë u shtua në listën e Policëve të Kosovës të cilët ranë në detyrë. Slavisa Milovanoviq ra në detyrë si pjesëtarë e Policisë së Kosovës me 15 korrik të vitit 2011 në Mitrovicë.

Po në këtë vit, 11 ditë pas vrasjes së Salvisa Milovanoviq, u vranë edhe dy pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, Misin Krasniqi nga Drenasi dhe Enver Zymeri nga Vushtrria.

Zymberi, ishte pjesëtar i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës ishte vrarë më 25 korrik 2011 gjatë aksionit të njësive speciale për vënien e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës. Ai është shpallur hero i Kosovës. Vdekjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk u ndalën as gjatë vtiti 2014. Në këtë vit më 15 prill humbi jetën edhe Jahi Maliqi ga Kamenica. Një vit pas, vdekjen në kryerje të detyrës e gjetën edhe dy pjesëtarë të policisë.

Më 03 mars 2015 u vra Nebih Ramadani nga Graçkë e Ferizajt, e njëzet ditë më pas më 23 mars 2015 u vra Shemsi Gashi nga Matiçani i Prishtinës. Për tri vite në Policinë e Kosovës nuk humbi jetën asnjë pjesëtarë i saj.

Mirëpo gjatë vitit 2018 humbën jetën tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Përderisa kishin kryer një detyrë e cila u ishte caktuar, në të kthyer, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, Armend Trena dhe Malsor Dashi, u aksidentuan në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në ujërat e lumit Lepenc, më 28 prill 2018.

Izet Demaj është pjesëtari i fundit i Policisë së Kosovës i cili ra në detyrë. Demaj u vra më 27 dhjetor të vitit 2018, gjatë një grabitjeje të armatosur e cila ndodhi në Istog.

Kosova është kandidat potencial: Kroacia do t’i kushtojë vëmendje gjatë presidencës në BE




Ambasadorja kroate Daniela Barishic, ka thënë se gjatë Presidencës në BE do t’i kushtojnë vëmendje Kosovës pasi që e shohin si kandidat potencial.
Kështu deklaroi ajo në prezantimin e prioriteteve të Presidencës së Kroacisë në gjashtë muajt e ardhshëm në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Edhe këtu u kërkua që Kosovë të formojë sa më parë Qeverinë, në mënyrë që të punohet në reformat e nevojshme.

“Kosova është një kandidat potencial, kështu ne do të kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, unë iu siguroj se ekziston një vullnet i forte në Zagreb për të përparuar”, tha ajo.






Kujtojmë se liderët e Kosovës e kanë kritikaur BE’në se ka lënë anash proceset kryesore për vendin si liberalizimi i vizave

Meliza Haradinaj, këshilltarja e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti i VV’së derisa sulmonte institucionet e Kosovës në trenerka e pizhama, kjo u bë shtet.


Këshilltarja e Haradinajt i reagon ashpër Kurtit: Kur zhagitëshe ti në trenerka e pizhama, Kosova u bë shtet

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk falet trajtimi i Kosovës si shtet në mbikqyrje.

“Kosova u bë e pavarur. Kosova u bë partnere e botës. Dhe po kjo Kosovë, ta dha mandatin kushtetues për formim të qeverisë. Sot, NUK TA FALIM ta trajtosh Kosovën si shtet në mbikqyrje. Vetëvendosjen trajtoje si të duash. Kosovën ruaje ashtu si e gjete, dhe forcoje sa më shumë po munde e dite. Mundësinë e ke të bëhesh kryeministër. Merre sepse ta dha populli. Mos ik, mos u fsheh prapa syzeve të diplomatëve”, ka shkruar ajo.


Rezultate imazhesh për meliza haradinaj

Shkrimi i plotë i    Meliza Haradinaj : 



Ishte historike përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare të Kosovës me shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008, përfundimi i mandatit të ICO-së në shtator 2012, dhe së fundmi përfundimi i mandatit të EULEX-it në qershor të vitit 2018.

Përkujtojani dikush Albinit, se Kosova tanimë është shtet në marrëdhënie partneriteti me komunitetin ndërkombëtar, jo në marrëdhënie mbikqyrëse. Kosova sot nuk është më konsumuese, por kontribuese e komunitetit ndërkombëtar.

Përkujtojani Albinit që derisa ai zhagitej herë në trenerka e pizhama, e herë në kat tesha, herë duke sulmuar institucionet e herë duke sulmuar ndërkombëtarët, herë duke flirtuar me ekstremistët fetar, e herë duke u shtirur si shqiptar i devotshëm me shqiponjë dykrenare, Kosova u bë shtet. Kosova u bë e pavarur. Kosova u bë partnere e botës. Dhe po kjo Kosovë, ta dha mandatin kushtetues për formim të qeverisë.

 Sot, NUK TA FALIM ta trajtosh Kosovën si shtet në mbikqyrje. Vetëvendosjen trajtoje si të duash. Kosovën ruaje ashtu si e gjete, dhe forcoje sa më shumë po munde e dite. Mundësinë e ke të bëhesh kryeministër. Merre sepse ta dha populli. Mos ik, mos u fsheh prapa syzeve të diplomatëve.

E përsëris: refuzimi i qëllimshëm i moskrijimit të qeverisë do të mbetet njollë e pashlyeshme e historisë politike të Vetëvendosjes si parti, dhe Albinit si politikan. Shans tjetër si ky nuk do të ketë.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...