2020-01-28

Gazteta Express : "Digjet publikisht libri i Rrahim Sadikut"

"Digjet publikisht libri i Rrahim Sadikut"

-Në sheshin e qytetit të Ferizajt është djegur libri pamflet i Rrahim Sadikut “Një pamje ndryshe”. Librin e ka djegur personazhi kryesor i tij, Vehbi Emini, i akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së, pasi Sadiku kishte pranuar në gjykatë se asgjë nuk ishte e vërtetë nga ajo që kishte shkruar
Nga Bardh Frangu

Gazteta Express,Prishtinë, 29.12.2009 në ora 14:44

Libri “Një pamje ndryshe” i Rrahim Sadikut, të hënën ka marrë një pamje tepër të veçantë. Ka marrë pamje të shkrumbtë. Atë publikisht, para medieve dhe qytetarëve, e ka djegur personazhi kryesor i tij, Vehbi Emini, i akuzuar nga Sadiku si ish bashkëpunëtor i sigurimit serb, përkatësisht UDB-së.
Emini, ish drejtor i shkollës fillore në fshatin Komogllavë, njëherazi bashkëvendës i Rrahim Sadikut, me këtë rast ka thënë:

“Pas katër seancave gjyqësore i padituri Rrahim Sadiku ka pranuar plotësisht se të gjitha apostrofimet e tij në libër që kanë të bëjnë me emrin tim janë shpifje, trillime dhe gënjeshtra. Ai nuk i është përmbajtur marrëveshjes gjyqësore, për çka ka qenë i obliguar, ndaj jam detyruar të ndërmarrë këtë hap”, ka thënë Emini.

Ai si dëshmi për këtë ka sjellë vendimin e Gjykatës Komunale të Ferizajt, me shifër C.nr. 387/08, të datës 07.09.2009.

Emini ka vlerësuar se akti i djegies së librit pamflet është vetëm një akt ngushëllimi për të dhe për familjen e tij të njollosur nga Rrahim Sadiku. Ai është i vendosur që të drejtën e tij ta kërkojë edhe përtej marrëveshjes së arritur me të paditurin në Gjykatën Komunale të Ferizajt.

Marrëveshja gjyqësore e lidhur në Gjykatën Komunale të Ferizajt, ndërmjet Rrahim Sadikut dhe Vehbi Eminit është mbështetur në katër pika. Në pikën e parë thuhet se i padituri Rrahim Sadiku deklaron se të gjitha ato që janë thënë për Vehbi Eminin në librin “Një pamje tjetër” nuk qëndrojnë, nuk janë të vërteta dhe për këtë pendohem dhe kërkoj falje publike.

 Nën pikën dy thuhet se ekzemplarët e këtij libri, autori Sadiku, do t’ia dorëzojë palës së dëmtuar, përfshirë këtu edhe ekzemplarët që janë nëpër biblioteka ose tek lexuesit. Pika e tretë e kësaj marrëveshje gjyqësore parasheh që shpenzimet e procedurës lidhur me këtë çështje t’i bartë i padituri Rrahim Sadiku, i cili ngarkohet me 506 euro.

Pika e katërt parasheh që kjo marrëveshje mund të bëhet publike vetëm pas datës 13 dhjetor 2009, përkatësisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ku Rrahim Sadiku ishte kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt nga radhët e AAK-së.

Rrahim Sadiku, ish gazetar i “Rilindjes”, aktualisht udhëheqës për kulturë në komunën e Ferizajt, nuk e ka respektuar marrëveshjen gjyqësore. Ai nuk i ka dorëzuar ekzemplarë të librit paditësit të tij, por as nuk ka kërkuar falje publike. Në librin e tij pamflet “Një pamje tjetër”, botuar në maj të vitit të kaluar, Sadiku ka fyer, shpifur e njollosur me emër e mbiemër edhe njerëz të tjerë nga komuna e Ferizajt. Ai për këtë ka keqpërdorur edhe pozitën e zyrtarit për kulturë, duke e botuar librin pamflet në kuadër të redaksisë së “Zgjimit”, organi i klubit letrar “De Rada”, të Ferizajt.

(Ky shkrim  i gazetarit dhe shkrimtarit  Bardh Frangu ,është botuar më dt.29.12.2009  në web faqën http://www.gazetaexpress.com/.../artikujt/lexo/21842/C6/C21/)

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...