Shqiptarët duhet t’i shërbejnë kombit e jo ideologjisë arabe…

Arben Çokaj

R E A G I M NGA ARBEN ÇOKAJ


Për interesat e kombit dhe të vendit tim, do të “llapi” e do të “lehi” gjithë jetën, pa pagesë…

Elida Buçpapaj shkruan: “O Arben Çokaj pse te djeg ty? Une flas per myslimanet shqiptare, as per arabet dhe as per turqit, pse eshte shteti ? Ju i mallkoni myslimanet shqiptare te kohes se diktatures. Mos leh kot! Sauditet dhe te tjeret duhet t’i largoje shteti. Ju llapni kunder myslimaneve shqiptare! S’keni lidhje me krishterimin. Jeni kunder Papa Franceskut. Myslimanet shqiptare jane europiane, tolerante, ju jeni lehlehesa!”

Përgjigjia ime për këtë koment dhe shkrimin e saj
Kur gjithë bota shqiptare i është mirënjohëse Papa Françeskut, ka plasur një fushatë e egër kundër myslimanëve shqiptarë:

Elida Buçpapaj ne “llapim” kundër islamit radikal, dhe nëse islami vetë nuk mund të ndalë radikalizmin e vet, imponimin me gomerët arabë, që na shurdhojnë përditë me altoparlante, atëherë ne llapim edhe kundër altoparlanteve, e kundër atyre që lejojnë imponimin e një feje primitive beduine-arabe mbi një racë të lartë evropiane, siç jemi ne shqiptarët. Nëse islami tek shqiptarët sillet si krishtërimi, as nuk ka diskutime fare, por jeta jonë e përditshme trazohet e shqetësohet nga islami, deri edhe kërcënohet prej tij. Tani kush ka më të drejtë në planin e zhvillimit kombëtar, ju që mbroni islamin, apo ne që “llapim” kundër tij?

Vendi e kombi më i varfër, e më i paorganizuar e më i prapambetur në Evropë janë Shqipëria e shqiptarët. Edhe Mali i Zi e Maqedonia janë në gjendje te organizojnë shtet më funksional se shqiptarët. Tani ku qëndron problemi, që ne nuk mundemi të organizojmë shtetin në një nivel të lartë – karakteristikë kjo e racave të larta, kur në fakt si origjinë jemi racë e lartë dhe së paku një organizim si Italia, nëse jo si Gjermania, mund ta bënim? Problemi sipas meje është islami, mentaliteti turqeliko-islamik i shqiptarëve, është pushtimi i dikurshëm turk, që i shembi shqiptarët si racë, përzierja e racës, që sollën uljen e nivelit të racës ndër shqiptarë, prandaj, ne e organizojmë shtetin shqiptar në një nivel të ulët, karakteristikë kjo e racave të ulëta të mesme.

R E K L A M A
PROMOTED CONTENTMgid

17 Royal Kids Who Are About To Take Over The World
ZestRadar

7 Most Desirable Women Of All Times
ZestRadar

Is Melania Trump The Most Attractive First Lady Ever?
ZestRadar

What Actually Happens When You Eat One Egg A Day
ZestRadar
Tani nëse ty si intelektuale të interteson priodukti arab, islami, më shumë se vlerat tona kombëtare si shqiptarë, toleranca, shkollimi, dija, punësimi e zhvillimi? Psh. a e pyet veten ti, kë po mbron me shkrimin tënd, kujt po i shërben dhe kë po kritikon? Nëse ti mbron islamin, a më ke parë mua ndonjë herë se po mbroj vlerat fetare të shoqërisë sonë? Unë mendoj se duke mbrojtur vlerat kombëtare, e duke e lënë fenë në plan të dytë, ne si shqiptarë mund të mblidhemi bashkë drejt disa vlerave të përbashkëta. Dhe kjo nënkupton që shqiptari të mos diskriminohet për arsye fetare, e nëse kjo ndodh e ka ndodhur, siç e ngrenë problemin disa intelektualë si Kolec P. Traboini, Paul Tedeschini apo Mark K Shkreli etj. këto gjëra duhet të merren parasysh, dhe nuk duhet të nënkuptohet se ata nga pikëpamje kristiane, po sulmojnë islamin – ata po kërkojnë disa të drejta përfaqësimi të mohuara.

Kur shqiptari musliman sillet si musliman e jo si shqiptar, kjo krijon probleme. Dhe nëse shqiptari musliman, nuk i jep pjesën e tij, që i takon në qeverisje, shqiptarit të krishterë, kjo përbën problem. E nëse minoritetet fetare kërkojnë të drejtat e tyre të përfaqësimit politik, kjo nuk dmth. se ata po sulmojnë islamin, apo muslimanët shqiptarë, ata po bëjnë thirrje, që të mos diskriminohet, siç edhe po ndodh, për arsye fetare. Se ja si e keqinterpreton ti këtë fenomen, i jep konatacion fetar, për të tjetërsuar një realitet objektiv. E kur ti e bën këtë, po një injorant musliman, që nuk njeh tjetër veç Muhamedin e librin e tij, çfarë mendon ti, se bën ai?

Islami është më i fuqishëm se kurrë në historinë e tij në Shqipëri e ndër shqiptarë, as në kohën e turkut e të Zogut, nuk ka qenë më i fortë. Atëherë kujt ia ke frikën realisht ti, që po ngre një problem, sikur islami u dërrmua, e muslimanët po vuajnë si në Bosnje? E nëse islami dërrmohet, cila është fatkeqësia jonë kombëtare, në mbrojtjen e kësaj ideologjia arabe? Do të ishte çlirim në fakt për shqiptarët, nëse islami shqiptar dërrmohet, e jo pikëllim. Kur ra komunizmi, kujt iu dhimb në Shqipëri? Vetëm atyre që përfitonin prej tij, por jo ty, jo popullit shqiptar, që vuajti nën të. Kështu është edhe me islamin, ai ka marrë zhvillim, ekspansion kancerogjen, po na shurdhon e kërcënon përditë, shoqëria jonë është anemike, me virusin e islamit ka vetëm nënshtrim, shpresa të rreme, nuk ka zhvillim.

Ja kjo më djeg mua, prandaj “llapi”. Dhe do të “llapi” gjithmonë, aq sa mundem, për të futur arsyen, llogjikën, racionalitetin në zhvillimet shqiptare, sepse po prishen ekuilibrat, dhe kjo nuk e çon shoqërinë tonë përpara, por e çon në regres, andej nga bën thirrje të shkojmë Sytari, myftiu i Shkodrës, drejt Sirisë e Damaskut, ku ai ka kryer shkollët teologjike, “drejt vendlindjes e Kur’anit”, që nuk është Evropa. Prandaj intelektualët shqiptarë me integritet, pavarësisht besimit të tyre fetar, duhet të bëjnë diskutime intelektuale, në shërbim të shoqërisë e të ardhmes së saj, dhe jo të neurozave fetare, që nuk i shërbejnë kombit tonë.

Nëse u ngrit një problem, që tregon një mospërfaqësim të një komuniteti në qeverisje, kjo tregon prishje të ekuilibrave e të tolerancës. E nuk ka pse merret si sulm kundër islamit. Paramendo çfarë mund të shkruash ti, a dikush tjetër, nëse shtetet shqiptare marrin vendim për ta ndaluar thirrjen e eZanit me altoparlante?! Edhe pse altoparlantet nuk duhet të zhurmojnë në bazë të ligjit, neni 174 i Kodit Penal i ndalon zhurmat në publik, se shqetësojnë popullsinë, na tregojnë primitivë si popull dhe rrisin agresivitetin, prapë se prapë ky shqetësim ndodh, pasi shoqëria shqiptare është përkulur para ideologjisë islame. Dhe kjo nuk është në interesin tonë kombëtar, por në interesin e qarqeve turko-arabe dhe të atyre që kanë filluar të na quajnë Muslim Country.

Ne jemi shqiptarë, jo muslimanë! Muslimani nuk ka komb, ka vetëm fe – është boshnjak! Ne nuk duhet ta pranojmë definicionin fetar, nuk duhet të sakrifikojmë kombin për islamin! Askush nuk i thotë Italisë, Gjermanisë apo Danimarkës, Christian Country. U thonë sipas emrit të kombit që ata përfaqësojnë, si vende e kombe! Kështu duhet të bëhet edhe me ne! Por duke mbrojtur islamin më shumë se kombin, duke e lënë eZanin të zëvendësojë himbnin tonë kombëtar, ne shqiptarët sikur, me ose pavetëdije, po i shërbejmë intereasve fetare, jo atyre kombëtare… Dhe mjerë Shqipëria, kur edhe intelektualët shqiptarë e bëjnë këtë! Prandaj “llapi” unë, se kemi humbur rrugën në oborr! Për interesat e kombit dhe të vendit tim, do të “llapi” e do të “lehi” gjithë jetën, pa pagesë…

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)