“Po e shoh që po spekulohet, policia është njoftuar fillimisht për dhunë familjarë, pastaj familjarët kanë treguar se kryefamiljari përveç dhunës në familje posedon edhe substancë narkotike. Fatkeqësisht në njërën nga hapësirë e pabanuara në atë shtëpi policia ka has në mjet shpërthyes dhe ka shkaktuar vdekjen e një polici dhe dy të lënduarve dhe një fëmijë që është lënduar”, tha Qalaj.
Ai tutje ka njoftuar se personi i arrestuar, i cili ka shkaktuar këtë ngjarje tragjike është i njohur për policinë dhe se ai tashmë gjendet në paraburgim.
“Personi i dyshimtë ka qenë i njohur për policinë e Kosovës, ka qenë për veprën penale i arrestuar i paraburgosur”, tha ai.
Për policin tjetër që ka mbetur i lënduar me ç’rast po qëndron në mjekim intensiv në QKUK, Qalaj tha se momentalisht gjendja e tij është stabile, duke shpresuar që të mbijetojë dhe pastaj të trajtohen ato pjesë që ka nevojë.
“Momentalisht gjendja e tij është stabile, lëndimet e tij janë të rënda në pjesën e kokës dhe të qafës. Mirëpo sipas mjekut organet vitale janë të paprekura, momentalisht gjendja është stabile shpresojmë qe polici të mbijetoj dhe pastaj të trajtohen ato pjesë qe ka nevojë”, tha ai.
Qeveria merr vendim për kompensim financiar për familjarët e policëve të rënë në detyrë
Haradinaj në këtë vizitë ka folur edhe për dy ligjet për policët, për atë të sigurimeve shëndetësore dhe të pensionit të parakohshëm, për të cilët paralajmëroi se do të ndodhin shumë shpejt.
“Sigurimet shëndetësore, kërkesë e drejtë kjo e policisë. Dy ligjet ai për sigurimet dhe pensionimin e parakohshëm, por që jemi në pritje të formimit të qeverisë. Dy ligjet janë në proces, por që s’mund tani të dërgojmë në parlament ligje, por besoj që do të ndodhë. Gjatë këtyre viteve kemi qenë më afër policisë me buxhet, por që dy ligjet janë të domosdoshme”, tha tutje Haradinaj.
Kreu i qeverisë ka informuar se përveç pensionit, familjarëve të cilët kanë rënë në detyrë, do të iu ndahet një shumë që do ta marrin vazhdimisht.