Nga Flori Bruqi
Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në botë në lidhje me pneunominë virale coronavirus.
Lidhur me këtë çështje, Ministri në detyrë i shëndetësisë së Kosovës ,zt.Uran Ismaili, ka thirrur sot në takim krerët e institucioneve releveante shëndetësore në Kosovë.
Gjatë këtij takimi,zt.Uran Ismaili ka kërkuar nga të pranishmit informata rreth situatës së coronavirusit si dhe kërkoi nga të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, që të jenë në gatishmëri në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.
Drejtori Ekzekutiv i IKSHPK-së,Prof.Dr. Naser Ramadani, ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka asnjë rast me coronavirus dhe se rrezikshmëria për këtë virus në vendin tonë është e ulët.
Drejtori i SHSKUK-së,Dr. Basri Sejdiu, konfirmoi se si institucion janë të gatshëm për menaxhimin e rateve evantuale dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike.
Gjatë kësaj jave ministri Uran Ismaili do të ftoj edhe Komitetin Nacional për sëmundje ngjitëse për të diskutuar situatën dhe nivelin e gatishmërisë.
Institucionet shëndetësore në Kosovë sigurojnë të gjithë qytetarët se janë duke marrë të gjitha masat adekuate, sipas rekomandieve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë(WHO).
Kina po përdor ilaçe HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës ndërsa ekspertët kërkojnë një kurë tjetër.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës tha se dy ilaçe të përdorura për të luftuar HIV janë duke u rekomanduar për të trajtuar simptomat e pneumonisë nga virusi, raporton Bloomberg.
Pacientët këshillohen të marrin tableta me lopinavir dhe Ritonavir dy herë në ditë.
Zyrtarët e shëndetit thanë që ende nuk ka kurë të njohur për sëmundjen e koronavirusit.Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së po hulumton kodin gjenetik të virusit dhe shpreson të fillojë testet për një vaksinë të mundshme brenda tre muajve.
Mbi 80 ka shkuar numri i personave të vdekur në Kinë nga Coronavirusi, dhe mbi dy mijë të tjerë janë infektuar deri më tash nga ky virus. Të prekur nga virusi janë konfirmuar edhe dy raste në Francë, derisa po dyshohet për katër rsate në SHBA , një rast në Austri , Zvicër etj.
Po ashtu raste të prekura me këtë infeksion ka edhe në Amerikë dhe Kanada, prandaj të gjitha shtetet janë mobilizuar për të kontrolluar këtë virus. Masa mbrojtëse tashmë ka nisur të ndërmerr edhe Kosova.
Kina po rrit përpjekjet për të trajtuar coronavirusin e ri, që mendohet se ka origjinën në një treg ushqimesh deti në Wuhan.
Të paktën 80 njerëz kanë vdekur nga një coronavirus i ri në Kinë pas një shpërthimi në qytetin qendror të Wuhan, duke detyruar një bllokim të qeverisë në më shumë se një duzinë qytetesh me një popullsi prej 56 milionë njerëz.
Të paktën 1,372 raste janë raportuar që nga e shtuna, shumica në qytetet kineze dhe qytetet në shtetet fqinje.
Ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit, pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez, i cili fillojë të premten më 24 janar 2020.
Mbi 80 ka shkuar numri i personave të vdekur në Kinë nga Coronavirusi, dhe mbi dy mijë të tjerë janë infektuar deri më tash nga ky virus. Të prekur nga virusi janë konfirmuar edhe dy raste në Francë, derisa po dyshohet për një rast edhe në Austri dhe Zvicër.
Autoritetet kineze deklaruan se disa dhjeta kinezë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, i cili ka përhapur panik në Kinë dhe në shumë vende të tjera të botës.
Raste me këtë lloj koronavirusi u shënuan edhe jashtë Kinës, përfshirë: Shtetet e Bashkuara, Singaporin, Nepalin, Tajlandën, Korenë e Jugut etj.
Ndërkaq ai ka mbërritur zyrtarisht edhe në kontinentin evropian, pasi në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerë në Paris. Po ashtu një i prekur është identifikuar edhe në Angli.
Dyshohet se virusi, që sulmon sistemin e frymëmarrjes ka nisur të shpërthejë mes njerëzve, që kanë punuar ose vizituar një treg ushqimor në periferi të qytetit Wuhan, në fund të muajit të kaluar.
Koronavirusi, i cili ka përhapur panik në Kinë dhe në shumë vende të tjera të botës duke shkaktuar 41 viktima dhe mbi një mijë të plagosur, ka bllokuar pjesën më të madhe të Kinës.
Vendi festojë Vitin e Ri kinez në gjendje emergjence kombëtare, por autoritetet shtetërore në Kinë kanë anuluar çdo aktivitet festiv.
Edhe pse është festa më e rëndësishme në kalendar, janë pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit dhe bllokimin e të prekurve.
Megjithatë, ai tashmë e ka kapërcyer Kinën pasi janë shënuar të prekur në Shtetet e Bashkuara, Singapor, Nepal, Tajlandë, Kore e Jugut, Francë, Angli, Malajzi etjerë.
Disa qytete janë mbyllur dhe lëvizja me transport publik, privat ose ajror është kudo e vështirë por situata më kaotike paraqitet në qytetin e Wuhan, aty ku u lokalizua virusi vdekjeprurës.
Vendi festojë Vitin e Ri kinez në gjendje emergjence kombëtare, por autoritetet shtetërore në Kinë kanë anuluar çdo aktivitet festiv.
Edhe pse është festa më e rëndësishme në kalendar, janë pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit dhe bllokimin e të prekurve.
Disa qytete janë mbyllur dhe lëvizja me transport publik, privat ose ajror është kudo e vështirë por situata më kaotike paraqitet në qytetin e Wuhan, aty ku u lokalizua virusi vdekjeprurës.
Mendohet se koronavirusi që sulmon rrugët e frymëmarrjes nisi në një treg që shet shpendë të gjallë, prodhime deti dhe kafshë të egra në këtë qytet dhe u përhap me shpejtësi në provincat përreth.
Qeveria ka nisur ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan ndërsa spitalet aktuale, siç shihet në videot e mëposhtme janë të tejmbushura, ka panik, njerëz që shtrihen në dyshime, mjekë që rrëzohen dhe shumë maska.
Nga simptomat tek transmetimi, çfarë duhet të dimë për virusin kinez
Tashmë ai është përhapur në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, Singapor, Tajvan, Shtetet e Bashkuara, Francë, Angli. Ekspertët në vende të tjera si Meksika dhe Arabia Saudite, po vlerësojnë rastet e mundshme.
Çfarë është një koronavirus?
Koronavirusi quhet kështu për shkak të qimeve që dalin rreth e rrotull membranës së tyre. Ato mund të infektojnë si kafshët ashtu edhe njerëzit, dhe mund të shkaktojnë sëmundje të traktit respirator, duke filluar nga të ftohurit e zakonshëm, deri në kushte të rënda si Sindromi i Frymëmarrjes së Rënduar ose SARS, që preku mijëra njerëz në gjithë botën në vitin 2003, duke i marrë jetën gati 800 prej tyre.
Ku nisi shpërthimi i ri i koronavirusit?
Më 8 janar, “New York Times” raportoi se studiuesit kinezë kishin identifikuar një koronavirus të ri, si patogjenin e një sëmundjeje misterioze që kishte sëmurë 59 njerëz në Vuhan, një qytet me 11 milion banorë në Kinën Qendrore. Rastet lidheshin me punëtorët e një tregu ku shiten peshq, kafshë dhe zogj të gjallë. Më vonë, tregu u mbyll vonë dhe u dezinfektua.
Cili është burimi i shpërthimit?
Burimi kryesor më i mundshëm i shpërthimit të kësaj epidemie janë kafshët. Edhe pse nuk është ende e qartë se cila. Përhapjet e sëmundjeve të ngjashme në të shkuarën, përfshirë SARS-in, besohet se kanë ndodhur nga tregjet e kafshëve të gjalla. Një koronavirus tjetër, që shkakton Sindromën e Frymëmarrjes së Rënduar të Lindjes së Mesme ose MERS, transmetohet tek njerëzit nga devetë.
Edhe pse në fillim u mendua se pacientët e parë e kishin marrë sëmundjen në treg, autoritetet kineze thonë se sëmundja mund të transmetohet edhe nga një person tek tjetri. Një numër njerëzish në rritje, përfshirë stafin mjekësor që kujdeset për pacientët, janë infektuar. Kjo e bën më të vështirë kontrollin e këtij virusi.
Si transmetohet sëmundja?
Shkencëtarët nuk e dinë ende me saktësi se si përhapet ky virus. Por fakti që ai mund të transmetohet nga personi në person, e bën më të rrezikshëm sesa po të transmetohej vetëm nga kafshët tek njerëzit, thotë dr. Peter Rabinovic, drejtor i Qendrës për Përgatitjen ndaj Pandemive dhe Sigurinë Globale të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.
Ndërkohë dr. Xhuli Vaishampajan, kryetare e Komitetit të Shëndetit Publik në Shoqatën Amerikane të Sëmundjeve Infektive, thotë se ka shumë gjasa që ai të transmetohet nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes, ashtu siç ndodh me gripin dhe viruset e tjera që prekin rrugët e frymëmarrjes.
Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, analizoi 198 raste të konfirmuara në Vuhan. Studiuesit zbuluan se 22 për qind e tyre, kishin pasur një ekspozim të drejtpërdrejtë në tregun e mishit, dhe 32 për qind kishin pasur kontakte me njerëz që ishin sëmurë me ethe ose sëmundje të frymëmarrjes.
Por gati gjysma e tyre nuk kishin qenë as në treg, dhe as nuk kishin pasur kontakte me ndonjë të sëmurë.
Çfarë mjekimi është në dispozicion kundër këtij virusi?
Për momentin, ndaj koronavirusit të Vuhanit nuk përdoret asnjë medikament. Trajtimi kryesor është kujdesi mbështetës, përfshirë sigurimin që pacienti të thithë mjaftueshëm oksigjen, dhe përdorimin e një ventilatori për të shtyrë ajrin në mushkëri nëse është e nevojshme, thotë dr. Vaishampajan.
Pacientët duhet të pushojnë, dhe të pijnë sa më shumë lëngje, “ndërsa sistemi imunitar bën punën e tij dhe shëron veten” tha ajo. Asnjë ilaç nuk është rekomanduar për t’u përdorur kundër ndonjë koronavirusi, edhe pse një ilaç antiviral i quajtur remdesivir, ka dhënë efekte pozitive tek kafshët.
Cilat janë simptomat e infeksionit nga ky virus?
Simptomat kryesore të infektimit nga ku virus përfshijnë ethet, kollën e fortë, dhe vështirësitë në frymëmarrje. Sëmundja shkakton dëmtim të indeve në mushkëri dhe pneumoni. Rastet më të lehta mund të ngjajnë me gripin ose një ftohje të rëndë, duke e bërë të vështirë zbulimin e virusit. Periudha e inkubacionit, koha nga ekspozimi tek fillimi i simptomave, besohet të jetë rreth 2 javë.
“Situatë dramatike”, Apeli i ambasadorit shqiptar në Kinë për koronavirusin
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, i ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë, që të anulojnë vizitat dhe kontaktet fizike më këtë vend, për shkak të përhapjes së rrezikshme të koronavirusit, që po merr jetë njerëzish.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori thekson që numri i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut, që është pranuar edhe nga OBSH dhe që mund të agravojë në ditët në vijim.
Postimi i Belortajas:
“Te dashur miq e bashkëkombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan, ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.
Nr. faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën t’i shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë, e binduni vetë, para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi, por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.”
1. Çfarë është coronavirusi?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), coronaviruset janë një familje e viruseve, që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga të ftohtit e zakonshëm, deri te sëmundjet më të rënda, siç janë Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) dhe coronavirusi i rëndë i lidhur me sindromën e frymëmarrjes (SARS).
Këto viruse u transmetuan fillimisht midis kafshëve dhe njerëzve. SARS, për shembull, besohej se ishte transferuar nga macet, ndërsa MERS udhëtonte nga një lloj deve tek njerëzit.
Disa coronaviruse të njohura po qarkullojnë te kafshët që nuk kanë infektuar ende njerëzit.
Emri coronavirus vjen nga fjala latine corona, që do të thotë kurorë ose hala. Nën një mikroskop elektronik, imazhi i virusit të duket si një koronë diellore.
Një coronavirus i ri, i identifikuar nga autoritetet kineze më 7 janar dhe aktualisht i quajtur 2019-nCoV, është një lloj i ri, që nuk ishte identifikuar më parë tek njerëzit.
Dihet pak për këtë, megjithëse transmetimi njeri-tek-njeri është konfirmuar.
2. Cilat janë simptomat?
Sipas OBSH, shenjat e infeksionit përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në raste më të rënda, mund të çojë në pneumoni, sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes, dhimbje të veshkave dhe madje edhe vdekje.
Periudha e inkubacionit të coronavirusit mbetet e panjohur. Disa burime thonë se mund të jetë ndërmjet 10 deri në 14 ditë.
3. Sa vdekjeprurës është coronavirusi?
Disa ekspertë thonë se mund të mos jetë aq vdekjeprurëse sa llojet e tjera të coronavirusit, siç është SARS, i cili vrau gati 800 njerëz në të gjithë botën gjatë një shpërthimi në vitet 2002-2003, që gjithashtu kishte origjinën nga Kina.
MERS, e cila nuk u përhap aq gjerësisht, ishte më vdekjeprurëse, duke vrarë një të tretën e atyre që u infektuan.
4. Ku janë raportuar rastet?
Shumica e rasteve janë raportuar në Kinë.
Të paktën 42 njerëz janë vrarë dhe ka pasur të paktën 1,372 raste të konfirmuara, të raportuara në territorin e Kinës që nga 25 janari.
Virusi është përhapur në shumë vende aziatike, si dhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
5. Çfarë po bëhet për të ndaluar përhapjen e saj?
Ende nuk ka vaksinë për virusin e ri.
Autoritetet kineze mbyllën në mënyrë efektive qytetin Wuhan të enjten, duke pezulluar fluturimet dhe trenat jashtë qytetit dhe duke u thënë banorëve që ata nuk mund të largoheshin pa ndonjë arsye të veçantë, thanë media shtetërore.
Ky veprim kishte për qëllim “të përmbante me vendosmëri vrullin e përhapjes së epidemisë” dhe mbrojtjen e jetës, tha qendra speciale e komandës së qytetit qendror kundër virusit, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
Më shumë se një duzinë qytete të tjera kineze kanë miratuar kufizime të transportit, duke prekur 56 milionë njerëz.
Aeroportet në të gjithë botën kanë prezantuar masa shqyrtimi dhe disa vende po punojnë për evakuimin e qytetarëve të tyre nga Wuhan.
6. Nga e ka origjinën virusi?
Autoritetet shëndetësore kineze po përpiqen ende të përcaktojnë origjinën e virusit, për të cilin ata thonë se ka ardhur nga një treg ushqimesh deti në Wuhan, ku edhe jeta e egër tregtohej në mënyrë të paligjshme.
OBSH gjithashtu thotë se një burim shtazor duket se ka shumë të ngjarë të jetë burimi kryesor i shpërthimit.
Gjarprinjtë mund të jenë burimi i virusit të zbuluar rishtazi, sipas shkencëtarëve kinezë.
7. A është kjo një emergjencë globale?
Përhapja nuk përbën ende një emergjencë globale, ka thënë OBSH, duke i kërkuar Kinës të mbajë bllokimin e saj “të shkurtër”.
“Kjo është një emergjencë në Kinë, por ky rast ende nuk është bërë një emergjencë globale shëndetësore”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve.
Koronavirusi/ Përhapja po forcohet, ndalohet shitja e gjallesave të egra
Koronavirusi që është përhapur në më shumë se 2,000 njerëz në Kinë është infektiv që në periudhën e tij të inkubacionit, para shfaqjes së simptomave, duke e bërë atë më të vështirë për t’u izoluar.
Pesëdhjetë e gjashtë njerëz kanë vdekur nga virusi. Ministri i shëndetësisë në Kinë deklaroi se aftësia e përhapjes së virusit duket se po forcohet.
Disa qytete kineze ndërkohë kanë vendosur kufizime të konsiderueshme të udhëtimit. Qyteti Wuhan, i cili është dhe burimi i shpërthimit të virusit, është bllokuar totalisht nga hyrje daljet e njerëzve.
Zyrtarët kanë njoftuar se shitja e të gjithë gjësë së gjallë të egër në Kinë do të ndalohet duke filluar nga e diela. Virusi mendohet se ka origjinën te kafshët, por asnjë shkak nuk është identifikuar zyrtarisht.
Tek njerëzit, periudha e inkubacionit, gjatë së cilës një person ka sëmundje, por ende nuk ka simptoma, varion nga një deri në 14 ditë. Pa simptoma, një person mund të mos e dijë që ka infeksionin, por prapë të jetë në gjendje ta përhapë atë.
Bëhet me dije se, pesë raste janë raportuar në Tajlandë, 4 në Australi, Franca, Japonia, Malajzia dhe Tajvani kanë raportuar tre raste secila. Në Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam autoritetet kanë konfirmuar dy raste dhe një rast raportuar në Nepal.
Dyshohet se ngrënia e lakuriqëve në Kinë ka përhapur Koronavirusin
Një grup shkencëtarësh kinezë raportuan sot se burimi i mundshëm i virusit vdekjeprurës, Koronavirus, janë disa gjitarë, bazuar në analizën gjenetike. Sidoqoftë, disa fotografi të publikuara nga një restorant kinez tregojnë se këta gjitarë janë në menynë e tij dhe njerëzit i konsumojnë.
Gjetjet e shkencëtarëve u botuan në Journal of Medicalology dhe raportojnë se personat e infektuar ishin të ekspozuar ndaj specieve të ndryshme të egra përfshirë edhe gjitarët që po dyshohet se janë burim i virusit, si dhe disa nga kafshë tjera si gjarpërinjtë apo shpendët.
Graphic
#ChinaPneumonia — “Bat Soup” on diners’ desk.#Wildlife animals hv ALWAYS been “delicacies” in #China, some even claim they can improve health & sex performance.
Let’s NOT forget #Bats are reservoirs for <60 viruses.#coronavirus #Wuhan
2,693 people are talking about this
Një analizë e detajuar që zbuloi se është një lloj i ri i virusit që është përzierje e dy koronavirusëve tjerë: njëri vjen nga lakuriqi dhe tjetri nga një burim i panjohur. Ky grup paraqiti prova se virusi para se të kalonte tek njerëzit ishte i pranishëm te një specie, bazuar në shenja të caktuara biologjike në proteinat sipërfaqësore të virusit. Këto proteina janë ato që lejojnë që viruset të kalojnë lehtësisht qelizat njerëzore.
Kështu që sipas shkencëtarëve, në një moment ky virus nga disa gjitarë ka kaluar tek gjarpërinjtë dhe është përshtatur mirë e tij imunitar. Më vonë, njerëzit në tregun e Wuhan ose duke i prekur ose ngrënë mish gjarpri u infektuan.
Por imazhet që shfaqen nga Wuhan dhe të publikuara nga Daily Star Online, ofrojnë një shpjegim tjetër, madje edhe më të rëndë. A mund të ketë ndodhur që virusi ka kaluar drejtpërdrejt te njerëzit nga lakuriqët?
Supë du jour
Kultura të ndryshme hanë ushqime ekzotike dhe kinezët janë të njohur për disa mishra që shumë të tjerë i bëjnë të vjellin. Por supë me lakuriq?! Çuditërisht është shumë e popullarizuar në Kinë dhe konsiderohet një delikatesë atje.
Pamjet e publikuara nga qyteti që u përhap virusi tregojnë për këtë supë ku është i zier një lakuriq në pjatë. Ndërsa, një video tjetër tregon një vajzë duke futur tërë krijesën në gojë ndërsa drekon me miqtë.
Nëse lakuriqi ishte konsumuar nga njerëzit, ky është një burim i mundshëm i virusit që arrin te njerëzit, pasi disa organe po krijojnë baza për viruse.
“Vdekja e Zezë” është rikthyer. Disa persona në Kinë po trajtohen në Pekin për llojin më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës të murtajës, ajo pulmonare.
Dy personat vijnë nga provinca kineze e Mongolisë, ndërkohë që nga shteti i Mongolisë erdhi në maj rasti i një çifti i vdekur për ngrënien e mishit të një marmote, një brejtësi që popullon fushat e mëdha të atij vendi. Autoritetet mjekësore kinez epo marrin masat më të rrepta që personat e infektuar të izolohen dhe që sëmundja mos të shpërndahet.
Murtaja transmetohet tek njeriu pikërisht nga mishi i infektuar i kafshëve, ose nga pickimi i disa pleshtave. Varianti pulmonar është dhe ai më i rëndë, dhe pothuajse gjithmonë vdekjeprurës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në Mesjetë, një epidemi murtaje rrezikojë seriozisht qytetërimin europian, duke vrarë rreth 50 milionë persona. Në kohët tona, janë regjistruar rreth 50 mijë raste në 20 vitet e fundit, sipas OBSH(WHO).