2020-01-18

Hero në luftë dhe paqë :Samail Hajdari


Dje , më 17 janar 2020,  u bënë 18 vjet nga vrasja e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj. 

Në 18 vjetorin e vrasjes së tij, rugovasit  e kanë  përkujtuar atë dhe kanë  shprehur dhimbje për humbjen e tij. Shkrimtari nga Rugova Naim Kelmendi  e ka cilësuar  Smajl Hajdarajn si shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.


Rezultate imazhesh për SMAJL HAJDARAJ


 “Sot, në 18 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj shkrimtari Naim Kelmendi  e përkujton dhe shpreh dhimbje për humbjen e tij. Smajl Hajdaraj ishte deputet e aktivist shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend. Smajl Hajdaraj ishte atdhetar i cili nuk kurseu veten deri në ditën e fundit të jetës, dhe humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë Kosovën.”, shkruan Kelmendi në shkrimin e tij . 

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë. Ai ishte vrarë në një atentat më 17 janar 2002.(Flori Bruqi)


****

Letra e Smajl Hajdaraj një muaj para se të ekzekutohej

Më 17  Janar 2002 , në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë, ishte vrarë në një pritë deputeti i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj.

Askush nuk është shpallur fajtor dhe familja ende vazhdon të kërkojë drejtësi. Floripress , ju sjell letrën e fundit që kishte lënë Smajl Hajdaraj, një muaj para ekzekutimit, ku flet për luftën e UÇK-së, çlirimin e Kosovës dhe grupin që pengonte organizimin ushtarak të asaj kohe.

Familja e konsideron si testamentin e fundit që ruajnë nga familjari i tyre, mirëpo a ka qenë ky paralajmërimi i Smajl Hajdarajt para se të ekzekutohej?


Në një dorëshkrim, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte lënë një porosi për, siç shkruan në letër, hierarkinë e UÇK-së, të cilët tashmë janë në krye të shtetit.

Sipas Hajdarajt, qysh atëherë lufta e mirëfilltë është penguar nga një grup i caktuar. Këta udhëheqës UÇK-në e kishin përdorur për të familjarizuar Ushtrinë dhe për interesa personale.


“Vlen te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtë institucional. Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë, ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karrieriste dhe thjeshtë personale”, shkruan porosia e fundit që i la Kosovës ish- komandanti i zonës së Rugovës.
                          Rezultate imazhesh për SMAJL HAJDARAJ
 

Djali i tij, Shpëtim Hajdaraj, i tha medieve disa heë  se fëmijët po e ruajnë këtë letër si testament të fundit nga prindi.



Rezultate imazhesh për SMAJL HAJDARAJ


Letra që flet me anë të kronologjisë, shpjegon ndodhi të luftës dhe, sipas Shpëtimit, po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe kuptimplotë.

Smajl Hajdaraj, njëri nga disa zyrtarët e lartë të LDK-së të vrarë pas luftës, në letrën-testament shprehet i emocionuar për lirinë e fituar dhe apelon për angazhim drejt pavarësisë.


Në vazhdim është letra e plotë e Smajl  Hajdarajt dhe faksimili i saj:

Mendim

Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare.Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë. Që nga fillimi i veprimit të Shtabit Rajonal të Rugovës (komandant i të cilit isha deri më 14 janar 1999) e deri me ranjën e Rugovës si teritor (me 21 prill 1999) Rugova dhe Rugovasit bënë një luftë karakteristike dhe shumë përmbajtësore:

a) Teritori i Rugovës u mbajt teritor i lirë (Rugova ra me 21 prill 1999)

b) Gjatë tërë kohës bëmë pranimin,strehimin dhe përcjelljen e dhjetëra mijëra të ikurve nga zona e Rrafshit të Dukagjinit.

c) Bëmë pranimin ,strehimin dhe sistemimin e ushtarëve të përzënë nga Rrafshi i Dukagjinit.Pjesa më e madhe e tyre kërkuan përcjelljen gjë të cilën ua kemi mundësuar.

d) Teritori i Rugovës dhe ushtria e saj u vunë në shërbim të përhershëm për kalimin dhe furnizimin e zonave të Kosovës me armatim dhe municion të domosdoshëm.

Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë nuk duhet të harrohen nga askush , e aq më parë nga hierarkia ushtarake e UÇK-së.Vlenë te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtëinstitucional.

Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë,ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karieriste dhe thjeshtë personale.Këtë e ka dëshmuar edhe koha.Lufta e tyre më e madhe ishte kundër atyre pak institucioneve të krijuara dhe ndaj pjesëtarëve të LDK-së (lexo shumica rugovase).

Më në fund .Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm.

Ismail Hajdaraj ish Kom. i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë




21-vjetori i themelimit të Brigades 136 “Rugova “!
 Nga Tahir Cukaj (video)

Një e vertetë historike dhe heroike, Rugova, si çdo Krahinë e Kosovës, rreshtohet në linjën e drejtçlirimit të Kosovës duke respektuar hierarkinë shtetrore dhe duke qendruar në ballë të stuhive dhe sakrificave!



Po në ketë ditë Janari rugovasit se bashku me Komandantin e Shtabit Rajonal Rugova z.Smajl Hajdaraj (i cili funksiononte qe nga Muaji Korrik) respektojnë vendimet dhe qendrimet institucionale të shtetit të Kosovës duke mirëpritur emrimin e Komandantit të Brigadës 136 “Rugova” zotin Florim Qela!




Kosova në luftë dhe në flakëzjarri , vrasje dhe debime të popullates nga shtepit e veta, dhunime e masakrime të njëpasnjëshme bëri që populli ta merr pushkën për ti dalur zot vetvetës!

Edhe Rugova ishte ajo që në kohë krize u gjet krah njeri tjetrit për ta liftuar të keqen dhe armiqet e ketij vendi!

Smajl Hajdaraj, si një burrë i urtive të një intelektuali dhe veprimtari politik, mori guximin dhe besimin e popullit që të jetë në ballë lufte dhe krize!

Duke e ndier përgjegjsinë dhe pasojat e pa prituar qe mund ndodhin ne kriza lufte, bëri që në rendin e parë ta kemi mirkuptimin dhe kordinimin e popullit dhe në rast nevoje edhe tê sakrifikohet!

14-Janari – i vitit 1999 rugovasit i gjen të bashkuar dhe si perfaqësues ushtarak dhe politik Smajl Hajdaraj benë thirrje dhe merr përgjegjsi për unitet duke e mbeshtetur Florim Qelen për Komandant Brigade , si dhe duke respektuar vendimet e Ministrisë se Mbrojtjes që ishte nen udhëheqjen e Ministrit Halil Bicaj!

Një qendrim i tillë beri që Rugova eshtë Krahinë burrash dhe trimash , dhe në kohë krizash e mospajtimesh din të merr edhe vendime të menqura për të miren e popullit!

Për hir të se vertetes dhe maturisë se pa shoqe që deshmoj në kohë lufte dhe paqe z. Smajl Hajdaraj obligohem që ti falem vepres dhe kontributit të tij të pa shoq prej një miku dhe bashkëluftetari të sinqertë!

Duke pritur se një ditë do të dekorohet dhe shperblehet nga institucionet e larata shtetrore në befasi në hyrje të baneses se tij shkrepin rafale plumbash mbi trupin e tij duke i marrë jeten në menyren më të poshter nga dora e kriminelit që tani e 18 vite nuk eshtë i zbular rasti e familja e tij jeton në ankth dhe nê humbje shprese! Respekt dhe nder mundit dhe sakrificës se Komandantit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj!




Shkolla Fillore ,,Një Maji” Haxhaj! 28 Nëntori i Vitit 1998! SHTABI RAJONAL ,,RUGOVA” 


Jeta eshtë kjo qe eshtë.Sakrificat nuk kanë të ndalur në as një brez!

Lufta për drejtësi dhe pavarësi prej shekujsh ishte e veçantë vetem për shqiptarët! Kosova nuk kishte të ndalur në as një përudhë kohe!

Viti 1997/98 ishte një vit i luftës dhe i terrorit në Kosovë. Zjarri dhe masakra kishte përshkuar çdo Zonë të Kosovës e në veçanti Drenica dhe Rrafshi i Dukagjinit ishin në luftë të hapur!

Duke e parë dhe ditur se çka mund të pritej prej një lufte që zhvillohej nga ushtria serbe edhe Zona e Rugovës ishte ajo që iu përgjegj “Kushtrimit”gjithë popullor!

Ajo si çdo here në rendin e parë kishte rregullin dhe urtësin dhe me njëherë filloj një organizim për mbrojtje dhe për liri, ku zgjodhi strukturen e saj ne krye me komandantin e Shtabit Rajonal Rugova , z. Smajl Hajdaraj! Ishte një nder i madh për se cilin rugovas që ishte rreshtuar për interesin e kombit dhe lirisë se tij!

Rugova si as njëhere më parë nuk ishte më e gezuar se sot, ajo edhe pse ishte pjek dhe djeg me dhjetra here nuk e kishte gajle at punë siç thot populli! Ajo e donte lirinë , dhe për te flijohej!

Sot kemi festë thonin rugovasit, sot kemi ngritjen e flamurit dhe ditën më të rendësishme për kombin se kemi 28/Nentorin /diten e pavarësisë se Shqipërisë!

Pra, për herë të parë si Rugovë dhe si popull festojmë diten e flamurit si Ushtri Çlirimtare e Kosovës mu në qerdhen e arsimit , ketu në oborrin e Shkollës Fillore ,,Një Maji” në Haxhaj!

Të rreshtuar dhe të respektuar për luften dhe flamurin rugovasit pa dallim moshe e ideje po ketë ditë festojnë 28 Nentorin më Komandantin Smajl Hajdaraj!

Edhe pse po behen 20 vite nuk do thoja se eshtë vonë të behet një përkujtim i asaj kohe kur dihej se asgjë me afer se vdekjen nuk kemi!

Mendova e ç’mendova dhe të vetmen rrugë zgjodha që për hir të se vertetës dhe rugovasve te mi dhe kontributit të Komandantit dhe ish Deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj të përshkruej dhe ta nderoj festen e 28 Nentorit edhe sot dhe deri sa unë të jem i gjallë!

Kam pritur dhe kam shpresuar se një ditë do thuren vargje dhe artikuj nga miq dhe bashkluftetar të Smajl Hajdarit,por ajo nuk ndodhi,

Kam prtur dhe kam shpresuar se do ngritet zeri në institucione dhe në Kuvende ng rrahagjokës të ndryshem për vlerat dhe guximin qe e deshmoj Smajl Hajdaraj si luftetar dhe si veprimtar,i cili edhe ne vija fronti dhe kundershtime të ashpëra u thirr në institucione shteti dhe në Liderin historik dr. IBRAHIM RUGOVEN,por ajo nuk dodhi!

Unë sot do i them mikut dhe bashkëluftetarit tim z. Smajl Hajdarajt se ti ishe një trim dhe një atdhetar, ishe ai qe u gjete ne ballë istikameve dhe kerkesave të popullit! Mik ajo dorë qe shtiu mbi ty qoftë dorë e turpit dhe e krimit! Respekt për jetë dhe mot miku im! Lavdi vepres!(TAHIR CUKAJ)



VRASJA E SMAJL HAJDARAJT MË 17 JANAR 2002 LA ZBRAZËTIRË TË MADHE JO VETËM NË LDK, POR EDHE NË KOSOVË 

Më 17 Janar 2002, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Fidanishte” në Pejë, në orët e mbrëmjes nga një dorë mizore iu shua jeta deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandantit të UÇK-së për Rugovë, Smajl Hajdarajt. Iu shua jeta pa e shijuar mirë atë, një njeriu që bashkë me familjën e tij atdhetare bënë shumë historikisht për kombin. Në Janarin e tragjedive dhe krenarive kombëtare nga një pritë e organizuar u vra një njeri i urtë, bujar, veprimtar i madh i LDK-së dhe ushtarak i vijës institucionale të presidentit të Kosovës, dr.Ibrahm Rugova.

Vrasja e Smajlit dhe shumë vrasje të tjera mbetën ende të pa ndriçuara. Në atë kohë vrasja e Smajlit kishte bërë jehonë të madhe, se ishte vrarë deputeti i Parlamentit të Kosovës . Edhe një zyrtar i lartë o Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kishte thënë së kjo organizatë do të bëjë maksimumin që të gjejë vrasësit dhe të përcaktoj arsyet e vrasjës së Smajl Hajdarajt.Por, nga këto deklarata dhe shumë te tjera deri më tash së do të bëhët diq në zbardhjën e vrasjeve të motivura politikisht nuk doli asgjë. Por, herdo kur, ky pluhur i harresës do të hiqet, dhe të gjitha vrasjet do ta gjejnë dritën e diellit. E gjejnë dritën e diellit, sepse gjaku i derdhur pa marrë parasysh së sa vite shkojnë nuk e lenë pa i shpërfaqur vrastarët.Smajl Hajdaraj dhe kontribut kombëtar qysh nga mosha rinore, dhe nuk u ndalë kurrë edhe me armë në dorë derisa sa Kosova u bë shtet i lirë dhe i pavarur.

Smajli si komandant i UÇK-së dhe si njeri kishte autoritet të madh jo vetëm në Rugovë por edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Këtë respekt Smajli e kishte fituar me tiparet e tija të larta njerëzore dhe atdhetare. Ai ishte njeri afert më të gjithë ata që patën rastin ta njohin .Ishte njeri plotë elan për jetë, plotë energji dhe shumë optimist për të ardhmen e popullit të vet. Sigurisht se Smajli kishte luftuar për një Kosovë me ndryshe siq e kemi sot.Kishte luftuar për nje Kosovë pa krim të organizuar dhe korrupcion. Kishte luftuar për një Kosovë ku të gjithë do të kënë mirëqenje.Ka luftuar që vendi i tij të bëhët një shtet I prosperuar dhe demokratik. Smajli sigurisht së nuk e ka paramenduar së LDK-ja do të bie në duar të interesagjinjëve politik. Nuk e ka paramenduar se do të nepërkemben aq lehtë vlerat rugoviane të këtij subjekti politik dikur më e madhi në Kosovë.Vrasja e Smajlit la zbrazëtirë të madhe jo vetëm në LDK, por edhe në Kosovë. Ai u vra por nuk vdiq asnjehëre.

Ceremonia e varrimit të tij në fshatin Zahaq ku prehen eshtrat e tij, ishte ceremonia më madhështore pas ceremonisë mortore të presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova. Me mijëra qytetarë nga mbarë Kosova atë ditë ia dhanë lamtumirën e fundit një atdhetari të madh. Vargu i atyre që ishin prezent atë ditë janari dukej i pafund, sikur është edhe e pafundme edhe vepra e tij. Jeta dhe vepra sublime e atdhetarit Smajl Hajdaraj do të mbetet e pavdekshme . Edhe pse vetëm pse fizikisht u nda nga familja , miqët , shokët dhe dashmirët, ai është gjallë me veprën e tij. Jeta dhe vepra e tij, do të jënë udhërrefim për brezat e rinjë së si duhet dashur atdheu dhe kombi.Ai ishte dhe ka mbetur mburrja dhe krenaria e familjës atdhetare Hajdaraj nga Rugova .Ai është krenaria e kombit.Sakrifica e tij për liri dhe pavarësi është e përjetshme. Prandaj , çdo përvjetor që vjen na e shton mallin , dhembjen por edhe krenarinë për atdhetarinë, Smajl Hajdarajn. Lavdi jetës dhe veprës së Smajl Hajdarajt!(SKËNDER MULLIQI)

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...