Libri im "Polemika shqip", është produkt i polemikës time që është zhvilluar serbokroatisht me disa akademikë serb ,në gjuhën serbokroatishte në vitin 2007 (28 vazhdime në gazetë "Politika", të Beogradit) si dhe në në disa gazeta e forume tjerë serb dhe kanadezë, për Rastin e Reçakut (15 janar 1999).
Qeveria e Kosovës (2007) atëbotë heshtte kur sulmohej Reçaku dhe të viktimizuarit trima të UÇK-së,nga akademikët,gazetarët,politikanët dhe qytetarët serb ...
Unë atëbotë nuk heshta....,por me kundër argumenta mbrojta të vërtetën e ndodhur në Reçak.
Unë atëbotë nuk heshta....,por me kundër argumenta mbrojta të vërtetën e ndodhur në Reçak.
Librin të plotë mund ta lexoni këtu: „Literaturë“.
Fejtoni ( 28 ditor) është i botuar në gazetat dhe portalet serbe dhe kanadeze .I njajti është i përkthyer në gjuhën shqipe nga shkrimtari dhe përkthyesi tashmë i ndjerë Nehat S.Hoxha.
Nëse është ngrenë pitja,tepsia ka mbetë.
(Flori Bruqi).
E nderuar Redaksi,
E lexova artikullin me titull “Nuk harrohet Reçaku” në web faqen tuaj.
Turp për të dy “ekspertët” e shquar ligjorë; për patologët gjyqësorë, Otasheviq dhe Dobriçanin, të cilët gënjyen opinionin botëror për viktimat e shqiptarëve, të bëra nga Ushtria Jugosllave( VJ) , Njësitë Speciale Serbe(SJP) dhe formacionet paramilitare serbe .
Klikoni: http://www.novinar.de/2007/05/07/reagovanje-mrsci-flori-bruqi-naucnik-iz-pristine.html
F. Bruqi: Po zgjidhet lëmshi i së vërtetës për Reçakun
Ju transmetojmë letrën-reagimin për artikullin “Reçaku nuk harrohet” nga z. Bruqi, të cilin e kemi pranuar nëpërmjet postës elektronike.
Z. Bruqi është, shkrimtar dhe shkencëtar nga Prishtina.
E nderuar Redaksi,
Së pari, gazetari juaj Vujadin Otasheviq botoi të pavërtetën, sepse Kosova është nën protektoratin e UNMIK-ut që nga viti 1999 dhe nuk është më “krahinë jugore e Serbisë”.
E vërteta është se është një dhe e vetme - ajo e masakrës së Reçakut (Kosovë), të cilën e bënë Njësitet Speciale të Ushtrisë Jugosllave dhe MPb të Serbisë.
Rrëfimi i prof. Dr. Vujadin Otasheviq dhe prof. Dr. Slavisha Dobriçanin në librin “Kosova - zëri i viktimave” është një kallëzim për fëmijë.
Të dy shkencëtarët, para së gjithash, patologë të shquar me reputacion ndërkombëtar, ka qenë dashur të tregonin vetëm të vërtetën.
E vërteta e fotografive të masakrës mbi fëmijë të pafajshëm dhe shqiptarëve të moshuar, më 15 janar 1999 në fshatin Reçak afër Shtimes (Kosovë).
Librin nuk e kam lexuar, por e di tejet bukur seç kanë punuar patologët e njohur gjyqësorë lidhur me viktimat e pafajshme.
Kurrfarë mashtrimi nuk ka ekzistuar nga ana e UÇK-së dhe gazetarëve të medias vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Mashtrimi ka ndodhur në “Qendrën e Medias” në Prishtinë, nga na e mjeteve serbe të informacionit, shërbimeve të inteligjenës së KOS-it të AJ dhe njësiteve speciale të SPB të Serbisë.
Masakra ka ndodhur, dhe në atë masakër janë vrarë egërsisht shqiptarët e pafajshëm: - në vijim shihni 45 emra shqiptarësh.
Në konfliktin me APJ, NJPS, NJSS të MPB të Serbisë, forcave të paramilitarëve radikalë të Vojisllav Sheshelit, ato të paramilitarëve të Zhelko Razhnatoviç - Arkan, me ç’rast janë vrarë në fushë betejë ushtarët e UÇK-së - në vijim shihni emrat e 15 shqiptarëve dhe mbiemrat me vitet e lindjes.
Patronët kryesorë të masakrës mbi qytetarët e pafajshëm - shih 19 emra dhe mbiemra serbësh.
Shefi i Misionit Vëzhgues i OSBE-së në Prishtinë, gjenerali amerikan, Uiliem Uoker ka shpallur forcat serbe për kriminelë në Kosovë, dhe më pas ky ishte preteksti për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi.
Menjëherë pas kësaj, presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton paralajmëroi sulmin shkatërrues të NATO-s mbi Jugosllavinë.
Presidentit iu bashkangjitën: Riçard Hollbruk, Uezli Klark dhe shumë prijës të shquar nga bota.
Klikoni linket dhe do të bindeni se në ilën anë ishte e vërteta mbi masakrën e shqiptarëve në Kosovë, Z. S.Kostiq.
Do të kishte qenë më mirë nëse do të shpenzonit më shumë kohë dhe energji për ngjarjet e vërteta, të ilat do t’i keni ankth sa të jeni gjallë, sepse ka Zot në këtë botë.
Nga ana tjetër, ne i besojmë Zotit dhe të vërtetës!!!
Urdhëroni të hapim polemikën, porse vetëm me argumente dhe jo me histori të rreme dhe propagandë, me të cilën z. Kostiq synon shpërlarjen e trurit (tanimë të shpërlarë fare) të POPULLIT TUAJ SERB!!!
Flori Bruqi
Pjesë nga libri “Polemika shqip”
Flori Bruqi
( Pjesë nga libri “Polemika shqip”)
Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin
Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin
No comments:
Post a Comment