Edhe disa ditë , nën siglen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në Nju Jork,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup botohet libri
“Leksikon enciklopedik”

Libri sipas programit të AAAS-it promovohet më 24 mars 2020.
Autor libri : Akademik Pof.Dr. Flori Bruqi,PH.D
Kryeredaktor : Akademik Prof.regjisor Dibran Fylli
Redaktor përgjejgës: Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D
Recensent: Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D
Redaktor gjuhësor(lektor) : Mr.sci.prof.Fatmir Halimi
Korrektor: Prof.Abdullah Troshupa

Nga Flori Bruqi
NË VEND TË HYRJES
PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË
SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE
Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe
Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që
do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë
shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar deri më sot.
Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë,
zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.
28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u
themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në New York.
Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu,
Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.
Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka
anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra,
Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.
Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një serë aktivitetesh
shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të
lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të
lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.
Konferenca për gjuhën e
njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter
Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të
Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe
antishkencore të Arshi Pipës.
Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork
punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë
“Dituria” dhe revista tjera prestigjioze.
Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i
botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli
”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe
librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.
Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i
cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e
shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj. ngase një leksikon i tillë biografik dhe
bibliografik deri me tash nuk ka ekzistuar.
Shkencëtaret, shkrimtarët dhe artistët tanë edhe pse jetuan dhe
krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me
veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e
madje edhe me deklaratat e tyre se janë shqiptarë.
Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë
përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe
sistemimin e të dhënave.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të
Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë
prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i
anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.
Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj
akademie, që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe
bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të
Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në
shkencë, letërsi dhe art.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe
veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në
Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë.
Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të
shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.
Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka
paraqitur vështirësi.
Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej
anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të
mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.
Kjo tregon
seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave
të tilla madhore.
Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra
shkencore, letrare etj., të botuara si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë
biografitë dhe bibliografitë e tyre.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me
shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet
shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve,
pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që
janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre.
Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike, ku veprojnë këta autorë ka
sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u
thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë.
Leksikon Enciklopedik
Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e
secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi, inxhinieri, shkenca
ekzakte, letërsi dhe albanologji, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin
e kombit tonë, i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmët e tij.
Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë
punën kërkimore shkencore në fusha të shkencave ekzakte, mjekësisë,
teknologjisë, albanologjisë e tj., duke shkuar në thellësi të mijëvjeçarëve.
Kjo Enciklopedi është hartuar në atë mënyrë, që edhe lexuesit e
zakonshëm, por edhe studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë
që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata
kërkojnë.
Në këtë botim janë përfshirë një numri të konsiderueshëm
autorësh, të cilët kanë sjellë kontribute të rëndësishme në të gjitha fushat e
dijes, duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në
fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art
dhe letërsi, në ekonomi, teknologjisë, jurispondencës e në çdo sferë tjetër të
dijes njerëzore.
Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të
rëndësishme historike, që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore
të historisë sonë.
Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe
studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në gjithë dimensionin e saj historik, nga lashtësia e deri në ditët e sotme.
Prandaj mund të
themi se kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar.
Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj
Prof. Dr. Skënder Kodra, Ph. D, i cili mundi të bashkojë dijen shqiptare dhe
më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike, ku shqiptarët janë pjesë e
rëndësishme e tyre edhe në Diasporë, pasi që ky kontribut shqiptar po
ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.
Tashmë Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Artit
me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e
mendimit akademik që prodhohet në trojet shqiptare, duke sjellë gjallëri
dhe freski në fushë të artit dhe shkencave.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është
mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë
kontributet e tyre akademike shkencore e letrare si arritje të çmuara dhe i ka
vlerësuar ato vazhdimisht.
Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet
një arritje tjetër. Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto kontribute akademike janë të
rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë, Albanologjisë etj.
Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse
kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe
arkeologji, në besimet pagane, të cilat kanë emërtime pellazgjike dhe që
kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si
akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës, u ka dhënë një ndihmesë të
çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të
albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë
të depërtojnë në atë histori, e cila nga historianët quhet para ilire.
Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë pasur asnjë lidhje
gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone, që e
kanë zanafillën nga ajo periudhë dhe autorët e antikitetit i emërtojnë
pellazgjike, siç është adhurimi për lisin e shenjtë, apo adhurimi për malin e
Tomorit, të cilat ishin rite dhe kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie,
që quhej popullsi pellazge.
Disa nga studimet që janë marrë me periudhat
para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në
botën akademike shqiptare.
Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave
dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet
qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta,
marrëdhëniet me popujt e tjerë, prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë
shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për
një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.
Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e
lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.
Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe
të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka pasur në themel
tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha
fushat e jetës.
Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe
me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë, biznesit,
gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i
dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti
deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike.
Këto studime gjuhësore
janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të
drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e
shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të
lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore.
Ajo shkruhet
brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.
Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë
dimensionin e hapësirës botërore.
Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qenie njerëzore që
lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.
Letërsia shqipe i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e
vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.
Personazhet e letërsisë shqipe aq sa individualizojnë njeriun e shtrirjes
gjeografike ku ata veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale
që mbart njeriu i kohëve moderne.
Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe
kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohëra i
shpirtit paqësor dhe liridashës.
Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen më shumë se 300
autorë të trojeve shqiptare dhe Diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e
dijes njerëzore si shkencë, art, kulturë e letërsi.
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe
artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.
Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e
interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht bibliotekave dhe librarive.
Ky botim do ta bëjë më të lehtë punën e studentëve dhe pedagogëve,
të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë.
Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e
gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë
atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë
institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.
No comments:
Post a Comment