2020-01-16

Sindikalistët i kërkojnë Glauk Konjufcës krijimin e institucioneve që të mos mbesin pa paga

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla dhe atë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.

Kryetarët e sindikatave të punëtorëve në zyrën e kryetarit të Kuvendit, shprehen shqetësimet e tyre lidhur me vonesën e krijimit të institucioneve, e për pasojë rrezikohet miratimi i Ligjit për buxhetin e Kosovës për këtë vit, transmeton Gazeta Sinjali


Sipas tyre, me mos miratimin e Ligjit, rrjedhimisht do të goditen mijëra punëtorë të sektorit publik. Ata e konsideruan të domosdoshme gjetjen e një zgjidhjeje për të mos ardhur deri te një situatë e tillë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke bashkëndjerë me shqetësimet e sindikalistëve, theksoi se po punohet për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke i hapur kështu rrugë edhe miratimit të Ligjit për buxhetin.

Ai theksoi angazhimin e tij maksimal për të ardhur deri te një zgjidhje, e cila do të evitonte rrezikun e mbetjes pa paga të punonjësve të sektorit publik

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...