2020-01-16

Amerikanët i kanë refuzuar vizën. FBI vijon hetimin e Bashës për lobimin me para ruse



Rezultate imazhesh për refuzimi i vizes se lulzim bashes nga amerikanet

Amerikanët, të zhgënjyer për mënyrën se si kreu i PD shpëtoi nga akuza e pastrimit të parave përmes lobimit rus në Uashington. Presioni i Edi Ramës mbi drejtësinë alarmon partnerët. FBI po heton dëshmitë e Muzin për 650 mijë USD të paguara nga kompania guackë “Biniatta Trade” në emër të PD. Organet ligjzbatuese amerikane, në dijeni të rrugëtimeve të Bashës në Skoci, për të fshehur gjurmët e parave. Prandaj u iu refuzua viza


Gjykatësi Lazër Sollaku vendosi fatin e dosjes në ngarkim të kreut demokrat, duke i hequr akuzën e pastrimit të parave dhe dhe duke mos i dhënë përgjigje pyetjes se kush ia dha 650 mijë dollarët për të lobuar te presidenti amerikan Donald Trump.

Mbetet në dëshirën e ndonjërit prej prokurorëve të çështjes, nëse ajo do të ankimohet në Apel. Nuk përjashtohet mundësia që prokurori Kolë Hysenaj ta bëjë një gjë të tillë, pasi nuk ka qënë dakord me dërgimin në gjykatë të dosjes së paplotësuar, sidomos me dëshminë e Nick Muzin.




Megjithatë duket se gjithçka ka qënë e kopsitur, pasi presioni i kryeministrit Rama ndaj drejtësisë bëri që Basha të “falet”.

Një lëshim i tillë i kreut të qeverisë shqiptare u shoqërua një ditë më pas me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës, për reformën zgjedhore.

Madje dhe pranimi nga ana e PD si faktor relevant i opozitës së re të kryesuar nga Rudina Hajdari në tryezë tregon se në këto tre ditë gjithçka kishte qënë përgatitur në mënyrë thuajse matematikore.

Teksa SHBA, si një nga tre faktorët që uli në tryezë palët politike në Shqipëri, bashkë me BE dhe Britaninë, e përshëndeti këtë marrëveshje pas një viti për Reformën Zgjedhore, kjo nuk do thotë se e ka “gëlltitur” presionin e Ramës ndaj gjykatës për “shpëtimin” e Bashës.

Burime diplomatike bëjnë me dije se SHBA ka qënë e zhgënjyer me faktin se drejtësia shqiptare nuk mori dëshminë e Nick Muzin për të zbardhur me prova dhe fakte se cili është burimi i financimit të 650 mijë dollarëve të lobimit të Bashës në SHBA.

Organet ligjzbatuese amerikane kanë qënë në dijeni dhe të udhëtimit të Lulzim Bashës në drejtim të Skocisë për të zhdukur me sa të mundë provat që të çojnë tek financimi me para ruse i PD nga kompania guackë “Biniatta Trade”, me qendër në Edinburg.

Duke e lidhur me faktin se Nick Muzin ka raportuar zyrtarisht në Departamentin e Drejtësisë, tek “Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj”, si dhe faktin se aty deklarohet se kompania guackë “Biniatta Trade” do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të PD, FBI amerikane po heton pikërisht këto elementë.

Për të mos pasur “nëpër këmbë” Lulzim Bashën, si dhe faktin se është nën një hetim intensiv nën akuzën e personit bashkëpunues për pastrim parash, aq më tepër të parave ruse, FBI ka kërkuar refuzimin e hyrjes së kreut të PD për një afat të pacaktuar në SHBA.

Ndërkohë që FBI vijon hetimet me kapacitet të plotë, mbështetur dhe në dëshminë e Nick Muzin dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, në kuadër të një goditje të fortë të lobimeve me para ruse në Uashington dhe pastrimit të parave, ekziston mundësia e rihapjes së dosjes së Bashës për pastrim parash.

Nga gjetja e elementëve të rinj pritet të riaktivizohet akuza e pastrimit të parave nga Basha. Duke qënë se një nga elementët e krimit, objekt i hetimit të SPAK në Shqipëri është dhe pastrimi i parave, dosja e kreut të PD pritet të kalojë në këtë institucion të drejtësisë së re për hetim. Për t’u gjykuar më pas nga Gjykata Speciale.

Ndaj, Basha i druhet hetimit të FBI dhe është gati të bëjë lëshime politike deri në banalitet, vetëm e vetëm që të shpresojë tek shpëtimi përfundimtar nga përballja me drejtësinë e re.


Kreshnik Spahiu plas “bombën”: SHBA i ka refuzuar vizën Lulzim Bashës, ja pse anuloi vizitën gjatë muajit tetor 2019-të.


Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë ditën e djeshme një deklaratë të fortë, ku deklaroi se sipas informacioneve të tij 100 për qind të sakta, kreut demokrat Lulzim Basha i është pezulluar hyrja e përkohshme në SHBA 3 muaj më parë. Në një reagim në një studio televizive, Spahiu tha se Basha u detyrua të anulojë në atë kohë si vizitën dhe axhendën në SHBA, si dhe prej 4 muajsh nuk ka shkuar më në Uashington.

Sipas tij, presioni i brendshëm dhe i jashtëm që rëndon mbi kreun demokrat e kanë detyruar atë të bëjë marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama. “Ka dy ngjarje që kanë kaluar pa u vënë re, që kanë çuar në një marrëveshje me Ramën. Ka një pakt të ri. Tre muaj më parë Bashës i është pezulluar hyrja në SHBA. Lulzim Basha është në presion të brendshëm dhe të jashtëm. Tre muaj më parë përpara se të udhëtonte i është pezulluar hyrja e përkohshme në SHBA dhe është detyruar ta anulojë të gjithë axhendën dhe vizitën e tij. I kam 100% këto informacione të sigurta dhe PD të sqarojë pse Basha pas 4 muajsh nuk ka shkuar në SHBA”, deklaroi Spahiu.


Më tej ish kreu i Aleancës Kuq e Zi deklaroi se janë rreth 14 zyrtarë shqiptarë që janë të shpallur non-grata në SHBA, duke shtuar se hetimet nga Uashingtoni kanë nisur sepse klasa politike po punon kundër politikës amerikane. “Emra nuk mund të jap por di i është hequr viza për në SHBA pushtetarëve aktualë, ish-pushtetarë, gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë. Ka një lajm të mirë dhe të keq në këtë mes. Lajmi i keq është se nga 100 persona non-grata 14 janë shqiptarë. Lajmi i mirë është se vëmendja e ShBA-së është nga Shqipëria. Ne jemi populli më pro-amerikan në rajon dhe kemi klasën politike e cila punon kundër interesave të Amerikës, prandaj ka nisur hetimet”, tha ai.

Spahiu shtoi më tej se asnjë nga liderët politik në vend nuk po largojnë pjesëtarët e tyre nga partia, edhe pse sipas tij SHBA i ka shpallur të padëshirueshëm. “Pse nuk dalin në deklaratë 3 bandat politike për të thënë që do bashkëpunojnë me Departamentin Amerikan të Shtetit. A janë të gatshëm liderët kryesorë, Rama, Basha, Meta të pastrojnë partitë e tyre nga personat që janë non-grata në SHBA. Do ishte i gatshëm që Rama të largonte deputetët e tij që janë non-grata në SHBA? Do ishte i gatshëm Lulzim Basha të largonte nga partia Sali Berishën në qoftë se është në këtë listë?Do jetë i gatshëm LSI-ja të largojë Petrit Vasilin”, tha Spahiu.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...