2020-01-28

Kush është zvarraniku dhe shkarravitësi Rrahim Sadiku.



Shkruan: Bardh Frangu,
shkrimtar nga Ferizaji/Kosovë 


 "LOJA ME LIBRA"

Viteve të fundit librat botohen pa vlerë dhe pa kriter. Ato tashmë kanë prishur kuptimin e mitit që kishin dhe janë bërë si albumet e fotografive personale. Në këtë krizë të thellë vlerash kemi arritur stadin, kur si shqiptarë - o jemi këngëtarë, o shkrimtarë! Libri që rastësisht më ra në dorë, nuk do të ishte objekt i këtij shkrimi sikur të ishte ndonjë botim privat i autorit, sepse secili ka të drejtë ta përdorë letrën sipas nevojës. Libri është botuar në kuadër të botuesit “Zgjimi”, në Ferizaj, botim ky që vepron që nga vitet 70 në kuadër të klubit letrar të qytetit “De Rada” dhe që në një mënyrë ishte krah i mirë i shtëpisë botuese “Rilindja”, ku konkurrenca për botim ishte tepër e madhe. Në kuadër të këtij botuesi janë botuar dhjetëra libra me vlerë, kryesisht të autorëve ferizajas. Pas lufte ky botues nisi të keqpërdoret në mënyrën më bizare. Në kuadër të tij nisën të botohen libra pa vlerë dhe pa kriter.
Libri i fundit që doli në kuadër të këtij botimi është ai i poeteshës së re, Afërdita Shabani, me titull shumë prozaik “Kur dielli perëndon errësira ofrohet”. Nuk është se ky libër duhet të merret si mostër për të dëshmuar mungesën e kriterit të këtij botimi, por është tipik për faktin se vetëm në më pak se një faqe tekst, përkatësisht në hyrje të librit, gjejmë jo më pak se 28 gabime gjuhësore, pa përfshirë këtu gabimet në përdorimin e shenjave të pikësimit dhe ato sintaksore. Kjo është shumë dhe e pafalshme për njerëzit e një botuesi. Mbase ky fakt do të duhej të bënte një skandal kulturor.
Poetesha e re nuk ka faj për këtë. Ajo ka mundur edhe të mos e njoh drejtshkrimin, mbase edhe në një nivel të tillë. Ajo, si nxënëse e klasës së XII të shkollës së mesme, është mjaftuar me talentin që ka, të cilin edhe e dëshmon në libër. Ajo ka pasur nevojë për ndihmë dhe për përkrahje, por një gjë të tillë nuk e ka gjetur. Përgjegjësinë për këtë e bartë botuesi, përkatësisht redaktori, shkrimtari Rrahim Sadiku, njëherazi përgjegjës për kulturë në komunën e Ferizajt, i cili edhe e ka nënshkruar këtë libër në emër të redaktuarës. Gabime gjuhësore ka me bollëk edhe nëpër poezitë e këtij libri të papërpunuar, por faqja e parë e tij, e cila ka kuptimin e një prologu, vërtet bën shembullin më tipik të lojës me libra tek ne.

Bardh Frangu

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...