Xhaferr Deva,lindi nё Mitrovicё më 21 shkurt 1904.Ishte djali i pestë, ndër shtatë djemtë e Ibrahim Agë Devës dhe Esmës, nga familja Osmani. Ibrahim Deva, babai i Xhaferit, i lindur në Mitrovicë, por me prejardhje nga Gjakova, ishte pronar i një punishte druri. Origjinën familja e kishte nga Deva e Hasit.
Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Deva u vendos në Aleksandri si punonjës në Bankën Osmane. Duke vuajtur nga reumatizmi, la Egjiptin dhe shkoi për kurim në Austri. U rikthye në vendlindje më 1932 për t'u përkujdesur dhe për ta mbarështuar më tej sipërmarrjen e drurit, manifaturën dhe 8 mijë lirat turke që i la i ati i ndjerë. Me paratë ndërtoi një punishte bashkëkohore për përpunimin e drurit, pjesët e së cilës i solli nga Çekosllovakia.
Qe kryetar i dhomës së tregtisë të Mitrovicës dhe anëtar i bordit financiar të njësisë administrative.
Veprimtaria politike
Hyn në politikë pas pushtimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene më 17 prill 1941, pёr organizimin e pushtetit nё rajonin Mitrovicë-Podujevё-Vushtrri, që ishte ajo pjesë e trevës së Kosovёs nёn pushtimin gjerman.
I cilësuar si njeri i afërt me të Plotfuqishmin e Reich-ut në Europën Juglindore Hermann Neubacher,të cilit i kishte fituar besimin; themeloi administratën me nëpunës, agronomë, arsimtarë shqiptarë. Mendohet të ketë punuar pranë Abwehr, shërbimit informativ ushtarak gjerman për një kohe të pacaktuar.
Në bashkëpunim me Rexhep Krasniqin dhe Ernest Koliqin, hap shkolla shqipe në territoret shqiptare të ish-Mbretërisë SKS, e drejtë e cila ishte mohuar nga ish-mbretëria.
Pasi takoi Neubacher në Beograd, niset për Tiranë me Ago Agajn dhe me vete batalionin "Kosova". Xhafër Deva merr postin e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë Mitrovica.
Më 14 shtator 1943 dhe deri nё mbarim tё luftёs ishte kryetar i organizatёs së Lidhjës së Dytё të Prizrenit dhe drejtoi qendresёn pёr tё penguar futjen e trupave partizane jugosllave nё Kosovё.
Në muajt e pranverës ngarkon një ndër krerët e "Lidhjes së Dytë të Prizrenit", Bedri Pejanin, të krijonte divizionin SS "Skanderbeg" - emri i plotë zyrtar: 21. Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr.1).
Nё shtator të 1944 Shefqet Verlaci pat propozuar Xhafër Devën të bëhej kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, por ky propozim nuk u pëlqye nga shumica e asaj kohe.
Mërgimi
Pas mbarimit tё luftёs shkoi nё Austri në dhjetor të 1944, mandej në Itali, nga Italia në Egjipt më 1947 ku takohet me Mbretin Zog.
Takoi anëtarët e grupeve politike të ndryshme dhe nënshkroi një protokoll të quajtur "Protokolli i Aleksandrisë" me katër pika.
Nga Egjipti në Damask të Sirisë në fund të 1947. Këtu filloi një aktivitet politik, sikurse botimi i gazetës "Bashkimi i Kombit" në vitin 1948, si zëdhënse e parë e nacionalizmit shqiptar, pas Luftës II Botërore.
Në shkurt të vitit 1948 ambasada amerikane në Romë e thërret, ku dhe kthehet.
Nga 20 prill 1950 largohet drejt Greqisë e Turqisë e Egjiptit që të takonte dhe rekrutonte njerëz në dobi të axhendës së Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë" dhe operacionin "Valuable".
I zhgënjyer, kthehet në Romë ku punoi pranë Zyrës Polake për Ndihmën e Emigrantëve duke mbledhur fonde për emigrantët shqiptarë.
Në vitin 1956, Xhafë Deva shkoi në Amerikë. Në fillim jetoi e punoi në New York, më vonë në Boston, kurse në vitin 1960 shkoi në Kaliforni, ku vendoset në Calavera County.
Më 1966 rikrijoi organizatёn "Lidhja e Dytё e Prizrenit në Mërgim", qё propagandoi çlirimin e Kosovёs e tё trojeve tё tjera shqiptare nё Jugosllavi.
E respektuar nga të gjitha organizatat nacionaliste shqiptare jashtë Atdheut; vërehet në krye të tubimeve politike shqiptare të udhëheqjes nacionaliste, në Aleksandri të Egjiptit, më 1949 dhe në Madrid më 1972.
Ndërroi jetë më 25 maj 1978, në nekrologjinë e tij shkruhet se shërbente si ndihmësdrejtor i shërbimit postar në Universitetin e Stanfordit, ku qe lektor në vitet 1959-1971.
Ndër bëmat e jetës politike së Devës përmendet ngritja në këmbë e
Shpëtimi i hebrenjve
Nga fundi i pranverës së vitit 1944 nazistët kërkuan zyrtarisht jo vetëm listat, po dhe grumbullimin e gjithë hebrenjve në një fushë përqendrimi. Mbështetur në burimet amerikane, sipas Sarner, dy përfaqësues të bashkësis hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrenjtë e deportuar prej vendeve të Europës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë ("Shoah"), iu drejtuan Mehdi Frashërit për ndihmë:
"Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit. Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin. Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva ia doli që t'i bindtte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve".
Xhafer Deva ishte i pasukseshem në luftimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai ishte pro përendimor dhe luftoi që forcat demokratike të fitonin në Shqipëri.
Xhafer Deva ishte lideri më karizmatik i shqiptarëve në Kosovë, duke marrë parasyshe edukimin dhe aftesitë e tij, ai është një faktor shumë i rëndësishem për CIA-në, për ta përmbysur regjimin komunist në Shqipëri.
Xhafer Deva fliste 10 gjuhë: angleze, gjermane, frënge, turqisht, serbo-kroate, arabe, greke, çeke, bullgre duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ai kishte aftesi të jashtëzakonshme sidomos në aftësitë inxhinerike të minerave dhe aftesitë bankare.
Nga ky batak që kemi rënë sa më parë duhet të ngrihemi që të rendim në rrugën e vështirë të demokracisë dhe të bashkohemi me kombet e tjera të qytetëruara.
Trathëtia kombëtare nuk ka qenë kurrë dhe asnjëher në anën e nacionalistëve. Nacionalistët ishin të vendosur në idenë e tyre, të një Shqipërie etnike demokratike të bashkuar me të gjitha trojet e sajë, të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë nga konferenca e Londrës e vitit 1913. Shqipëria dhe çështja kombëtare u trathëtuan nga Enver Hoxha dhe komunistët që shërbyen në veprën e tyre kriminale kundër popullit shqiptar. “Këtu provohet se qendrimi kundrejt Kosovës është trathëtia më e madhe e Enver Hoxhës që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës.” (Shih Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë,” pjesa e dytë, fq.278/79, Londër 1966).
Duhet hedhur poshtë me neveri ideja e historianëve komunistë që ulurijnë nëpër TV të kapura nga Edi Rama se nacionalistët shqiptarë me Mit’hat Frashërin, Xhafer Devën, Abaz Kupin etj. e kan humbur luftën.
Është një gënjeshtër monstruoze. Duke u larguar nga Shqipëria pas marrjes së pushtetit nga komunistët, Mitat Frashëri do të deklaronte:
”Ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën por për të vazhduar luftën për përmbysjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri”.
Ata kishin humbur një betejë por nuk kishin humbur luftën. Dhe me të vertetë, pas shumë përpjekjesh, gjakut të derdhur për lirinë e Shqipërisë, komunizmi u përmbys dhe ka fituar ideja e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarë, ideja e Mit’hat Frashërit për një Shqipëri të lirë, demokratike të bashkuar me Evropën dhe kundër murtajës bolshevike.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment